IAP Archives - 55 News https://55news.al/tag/iap/ Tue, 25 Sep 2018 08:22:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png IAP Archives - 55 News https://55news.al/tag/iap/ 32 32 Sa gaz do të marrë Kroacia nga IAP? https://55news.al/aktualitet/sa-gaz-do-te-marre-kroacia-nga-iap/ Tue, 25 Sep 2018 08:22:38 +0000 https://new.55news.al/?p=52103 Kroacia pret të marrë rreth 2.5 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet tubacionit Jon-Adriatik (IAP), tha Ministria e Mjedisit dhe e Energjisë së Kroacisë. “Tubacioni Adriatik i Jonit do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e transmetimit të gazit TAP. Gjatësia totale […]

The post Sa gaz do të marrë Kroacia nga IAP? appeared first on 55 News.

]]>
Kroacia pret të marrë rreth 2.5 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet tubacionit Jon-Adriatik (IAP), tha Ministria e Mjedisit dhe e Energjisë së Kroacisë.

“Tubacioni Adriatik i Jonit do të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit të Kroacisë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë me sistemin e transmetimit të gazit TAP. Gjatësia totale e tubacionit të gazit nga Spliti në qytetin e Fierit, Shqipëri është 511 km (gjatësia e seksionit kroat: 252 km). IAP është planifikuar për kapacitet prej 5 miliardë metra kub në vit dhe Kroacia planifikon të marrë rreth 2.5 miliard metra kub”, tha ministria për “Trend News Agency”.

Ministria e energjisë tha se Kroacia e konsideron tubacionin Trans Adriatik si pjesë të rëndësishme të korridorit të gazit jugor dhe si një nga tubacionet që do të ofrojë diversifikimin e rrugëve dhe do të ndihmojë sigurinë e furnizimit për Europën.

IAP është një tubacion i propozuar i gazit natyror në Europën Juglindore që do të shtrihet nga Shqipëria përmes Malit të Zi, Bosnjës dhe Herzegovinës, dhe në Split në Kroaci. Ajo do të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Kapaciteti i gazsjellësit do të arrijë në pesë miliardë metra kub gaz në vit. TAP me vlerë 4.5 miliard euro është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Europian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz i Azerbajxhanit, deri në vendet e BE.

Tubacioni do të lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian në kufirin turko-grek, që kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të dalë në jug të Italisë. TAP do të jetë i gjatë 878 kilometra (Greqi 550 kilometra, Shqipëri 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Itali 8 kilometra). Aksionet e TAP përbëhen nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ose EBRD) po konsideron shpërndarjen e kredisë prej 500 milionë euro për projektin TAP. Përveç EBRD, Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë gjithashtu shpërndarjen e kredisë prej 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt.

The post Sa gaz do të marrë Kroacia nga IAP? appeared first on 55 News.

]]>
IAP, në shtator nis projekti, themelohet kompani mes Shqipërisë dhe 3 shteteve të tjera Ballkanike https://55news.al/aktualitet/iap-ne-shtator-nis-projekti-themelohet-kompani-mes-shqiperise-dhe-3-shteteve-te-tjera-ballkanike/ Fri, 08 Jun 2018 08:33:09 +0000 https://new.55news.al/?p=23907  Projekti IAP do të nisë të konceptohet në shtator të këtij viti, pritet që të themelohet një kompani e përbashkët e shteteve që do të jenë pjesë e këtij tubacioni. Lajmi konfirmohet nga kreu i Socar në Ballkan dhe jepen detaje mbi specifikat e ndërtimit të tubacionit të dytë të transportit të gazit në vendin […]

The post IAP, në shtator nis projekti, themelohet kompani mes Shqipërisë dhe 3 shteteve të tjera Ballkanike appeared first on 55 News.

]]>
 Projekti IAP do të nisë të konceptohet në shtator të këtij viti, pritet që të themelohet një kompani e përbashkët e shteteve që do të jenë pjesë e këtij tubacioni. Lajmi konfirmohet nga kreu i Socar në Ballkan dhe jepen detaje mbi specifikat e ndërtimit të tubacionit të dytë të transportit të gazit në vendin tonë. Kësaj here, shtrirja në hartë do të jetë në katër vende ballkanike.

Filiali i kompanisë shtetërore të naftës Azerbajxhan, SOCAR në Ballkan, tha se katër vende në Evropën Juglindore do të ndërtojnë një kompani të përbashkët deri në shtator, për të zbatuar projektin e tubacionit të gazit Jon-Adriatik, njoftoi agjencia e lajmeve azere, Trend.

Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi do të ngrenë kompaninë e përbashkët me ndihmën teknike të SOCAR Balkan, bëri të ditur drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov.
Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) është planifikuar të traansportojë gaz natyror nga Fieri, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci. Tubacioni 516 km do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor mendohet të jetë 5 miliardë metra kub.

Në Fier, IAP do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), një projekt në ndërtim e sipër nga një konsorcium që përfshin SOCAR. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Evropë.
Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan në gusht 2016 një memorandum mirëkuptimi me SOCAR mbi projektin IAP.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page
Artikuj Të Ngjashëm:

The post IAP, në shtator nis projekti, themelohet kompani mes Shqipërisë dhe 3 shteteve të tjera Ballkanike appeared first on 55 News.

]]>