Ibrahim kodra Archives - 55 News https://55news.al/tag/ibrahim-kodra/ Tue, 14 May 2019 10:53:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Ibrahim kodra Archives - 55 News https://55news.al/tag/ibrahim-kodra/ 32 32 Veprat e Ibrahim Kodrës ekspozohen në Maqedoni https://55news.al/kulture/veprat-e-ibrahim-kodres-ekspozohen-ne-maqedoni/ Tue, 14 May 2019 10:53:11 +0000 https://new.55news.al/?p=99802 Veprat e Ibrahim Kodrës, mjeshtrit të artit shqiptar, janë ekspozuar për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë. Ekspozita është kthyer në një ngjarje të rëndësishme, që ka bërë bashkë personalitete të rëndësishme të politikës dhe kulturës. Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar me famë botërore. […]

The post Veprat e Ibrahim Kodrës ekspozohen në Maqedoni appeared first on 55 News.

]]>
Veprat e Ibrahim Kodrës, mjeshtrit të artit shqiptar, janë ekspozuar për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë. Ekspozita është kthyer në një ngjarje të rëndësishme, që ka bërë bashkë personalitete të rëndësishme të politikës dhe kulturës. Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar me famë botërore.

“Edhe pse kanë kaluar 100 vite nga lindja e Ibrahim Kodrës, jubiletë e këtij lloji janë vetëm një mënyrë për të kujtuar pozitat historike dhe kuptimin e krijimtarisë së një autori kaq të njohur”, u shpreh drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Dita Starova.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor të këtij viti. Piktori, Ibrahim Kodra, ka lindur në vitin 1918, ndërsa ka ndërruar jetë në Milano të Italisë më 7 shkurt të vitit 2006 dhe është varrosur në atdheun e tij në Shqipëri, që ishte dëshira e tij e fundit. 100 vjetori i lindjes së këtij personazhi kaq interesant të artit pamor, është shoqëruar me një sërë aktivitetesh. Pak kohë më parë u hap në Milano një ekspozitë në “Museo della Permanente” në Milano.

vep-1.jpg

The post Veprat e Ibrahim Kodrës ekspozohen në Maqedoni appeared first on 55 News.

]]>
Sot 101 vite nga lindja e Ibrahim Kodrës, piktor shqiptar me famë ndërkombëtare https://55news.al/kulture/sot-101-vite-nga-lindja-e-ibrahim-kodres-piktor-shqiptar-me-fame-nderkombetare/ Mon, 22 Apr 2019 10:53:50 +0000 https://new.55news.al/?p=96090 Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 – më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare. Kodra ajo është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Jetëshkrimi Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë […]

The post Sot 101 vite nga lindja e Ibrahim Kodrës, piktor shqiptar me famë ndërkombëtare appeared first on 55 News.

]]>

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 – më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare. Kodra ajo është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Jetëshkrimi

Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

Varri i Ibrahim Kodrës, në Ishëm, Durrës, Shqipëri

Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së kalasë së Ishmit.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara:

Vatikan Muzetë, Vatikan
Dhoma e Deputetëve (Itali), parlamenti italian, Itali
Muzeu Kodra, Lugano, zvicerane
Kosova Galeria Kombëtare e Arteve, Prishtinë, Shqipëria
Muzeu Kodra, Milano, Itali
Art Gallery nga bazilike Santuario di Santa Maria de Finibus terrae, Santa Maria di Leuca, Itali
Art Gallery mbledhja e Metropolitan qytetin e Milanos (Provincia di Milano), Itali

Ekspozita arti

Disa nga ekspozitat e tij:

Ekspozitë kolektive në “Paradise” me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.
Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.
Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, “Senator” në Stuttgart, poashtu edhe në “New Art Center” në Zurich.
Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
Expozitë personale në Princess Hall në New York, “2D Gallery” në Sassari.

Music Lesson, 1997, oil on canvas, 80×100

the date, 1987, oil on canvas, 80×100

The war for peace, 1977, oil on canvas, 80×100

The birth of the idol, 1971, oil on canvas, 80×100

Seeking new idols, 1968, oil on canvas, 80×100

The sea, 1968, oil on canvas, 80×100

https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2019/04/Ibrahim-Kodra-1961-Copy-288×300.jpg 288w, https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2019/04/Ibrahim-Kodra-1961-Copy-215×224.jpg 215w” sizes=”(max-width: 576px) 100vw, 576px” style=”box-sizing: border-box; border: 0px none; vertical-align: middle; outline: none 0px; text-decoration: none !important; max-width: 100%; margin: 15px 0px; height: auto;”>

Katalogë dhe bibliografi

Ibrahim Kodra : [Catalogue], Ibrahim Kodra, Antonino De Bono, OCLC 22099930, Series: Profili del Comanducci
Il Carpine. Galleria d’arte (1966), Ibrahim Kodra, Walter Fedler, OCLC 25750755, Rome
Solarità mediterranee (2004), Ibrahim Kodra, OCLC 60681846, Palermo – Palazzo della Regione
Nga Ishmi në Brera : Kujtime (2000), Ibrahim Kodra, Demetrio Patituc̦it, ISBN 9789992730218, OCLC 48038281, Onufri, Tirana
Ibrahim Kodra : artist file : study photographs and reproductions of works of art with accompanying documentation 1930?-1990, OCLC 855508359, New York – Museum of Modern Art
Ibrahim Kodra (1974), Antonino De Bono, OCLC 487777958
Ibrahim Kodra (1972), OCLC 717918057, La Spezia – Galleria Il Gabbiano
Kodra (1974), Carlo Munari, OCLC 220465417, Milano – Collana d’oro maestri del mediterraneo
Ibrahim Kodra e il Teatro Massino (1997), OCLC 799494763, Palermo – Centro Paolo Borsellino
Ibrahim Kodra : Palazzo Muncipale dal 16/11 al 9/12/84 (1984), Ibrahim Kodra, Cernusco. Assessorato alla Cultura, OCLC 313541343, Milano – Tipogr. B.C.S. [Dr.].
Ibrahim Kodra : 25 marzo-20 Aprile 1972 (1972), OCLC 2606927, Napoli – Galleria d’arte “Il Tarlo”
Ibrahim Kodra : mostra personale del pittore 14 marzo – 3 aprile 1959, Milano – Galleria Bergamini, OCLC 272565950
Ibrahim Kodra : Galerija e Artit Prishtinë Jugosllavia, Korrik 1968 (1968), Anton Çeta, OCLC 780550902, Pristina, Yugoslavia – Umetnička Galerija Priština
Ibrahim Kodra : omaggio a Positano (2006), Massimo Bignardi, OCLC 849322394
Kodra das Fantastische in der Kunst ; Vernissage am 7. März 1984 … anläßlich der Partnerstadt-Aktion “Die Lombardei & Mailand” (1984), OCLC 179755168, Frankfurt am Main – Hertie Zeil
Ibrahim Kodra : opere degli anni ’80 (1982), Michele Prisco; Giorgio Celli; Carmelo Strano, OCLC 849043385, Palermo – La Tela Petruso
Ibrahim Kodra : colori d’acque e d’Albania, Aldo Gerbino; Ivan Caric; Giorgio Celli, OCLC 849043391
Dal 13 al 28 marzo 1976 per una ricerca comune Ibrahim Kodra più Gigi Gherard (1976), OCLC 797452882, Monza – Galleria Agrati
Kodra (1982), Paul Éluard; Enrico Crispolti; Renzo Bertoni, OCLC 849031229, Palermo – Edizioni Centro d’Arte La Tela
Kodra, një univers (1992), Abdulla Tafa, OCLC 255014199, Tirana – Enti ART
Il lungo inverno (The long winter) (1988), Roberto Ruberto; Ibrahim Kodra, OCLC 52561452, Milano – Rosone
Sav taj crtež : 17 međunarodnih izložba (originalnog) crteža (2009), Daina Glavočić; Ljubica Dujmović Kosovac; Andy Jelčić; Slobodan Drenovac, OCLC 781150027, ISBN 9789536501649, Rijeka (Croatia) – Muzej moderne i suvremene umjetnosti

Ibrahim_Kodra,_Music_lesson,_1997_oil_on_canvas,_80x100_cm
Ibrahim_Kodra,_Seeking_new_idols,_1968_oil_on_canvas,_80_x_100_cm
Ibrahim_Kodra,_The_birth_of_the_idol,_1971_oil_on_canvas,_80x100_cm
Ibrahim_Kodra,_The_date,_1987_oil_on_canvas,_80x100_cm
Ibrahim_Kodra,_The_sea,_1968_oil_on_canvas,_80x100_cm

The post Sot 101 vite nga lindja e Ibrahim Kodrës, piktor shqiptar me famë ndërkombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës https://55news.al/kulture/rinia-e-varfer-e-ibrahim-kodres/ Sun, 20 Jan 2019 08:42:04 +0000 https://new.55news.al/?p=80901 Ibrahim Kodra, kur ishte 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë”. Për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së Institutit Teknik “Naim Frashëri” në Tiranë, me një kërkesë të nënshkruar më 14 qershor 1935, ta lejojnë që të qëndrojë në internat gjatë pushimeve verore. Në anën e pasme të fletës […]

The post Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës appeared first on 55 News.

]]>
Ibrahim Kodra, kur ishte 17 e pak vjeç, ishte “bursjer në kursin e dytë Daltë”. Për shkak të pamundësisë ekonomike, i lutet drejtorisë së Institutit Teknik “Naim Frashëri” në Tiranë, me një kërkesë të nënshkruar më 14 qershor 1935, ta lejojnë që të qëndrojë në internat gjatë pushimeve verore.

Në anën e pasme të fletës së lutjes, shkruar nga një dorë tjetër, ndodhet një tekst që shpjegon rrethanat e jetës së Kodrës në atë kohë: “Familjen e tij e ka pasë në Ishëm të Shijakut, baba vdiq, tash nuk kam (sic.) njeri”.

Ibrahimi u largua nga Shqipëria më 1938, me një bursë të shtetit shqiptar, për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, dhe u bë Mjeshtri Kodra. /Referenca e dokumentit: AQSh i RSh, F. 195, V. 1935, D. 196, fl. 1r+v./

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra lindi në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano ku jetonte prej 30 vjetësh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

The post Rinia e varfër e Ibrahim Kodrës appeared first on 55 News.

]]>
Ekspozohen në Lugano 41 vepra të Ibrahim Kodrës https://55news.al/kulture/ekspozohen-ne-lugano-41-vepra-te-ibrahim-kodres/ Fri, 21 Dec 2018 13:42:06 +0000 https://new.55news.al/?p=75613 Veprat e piktorit të njohur Ibrahim Kodra janë prezantuar këto ditë në Lugano të Zvicrës. Nga krijimtaria e piktorit janë prezantuar 41 vepra në ekspozitë. Mjeshtri Ibrahim Kodra, nuk kishte familje, pikturat dhe paratë që i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët. Fondacioni “Kodra Sëiss Foundation” […]

The post Ekspozohen në Lugano 41 vepra të Ibrahim Kodrës appeared first on 55 News.

]]>
Veprat e piktorit të njohur Ibrahim Kodra janë prezantuar këto ditë në Lugano të Zvicrës. Nga krijimtaria e piktorit janë prezantuar 41 vepra në ekspozitë. Mjeshtri Ibrahim Kodra, nuk kishte familje, pikturat dhe paratë që i kishte krijuar ndër vite i kishte planifikuar të shkojnë për mësimin e artit te fëmijët. Fondacioni “Kodra Sëiss Foundation” (Fondacioni Zvicerian Ibrahim Kodra) në krye me Maria Pacolli, ka në plan që të hap dy qendra rinore në Prishtinë dhe Tiranë, ku fëmijët dhe të rinjtë do ti afrohen rrugës së artit dhe kulturës nëpërmjet figurës dhe veprave të Kodrës.

Ky aktivitet i Maria Pacollit ka bërë bashkë në 100 vjetorin e lindjes së Kodrës diplomatë, ekspert të artit zviceran, italianë dhe shqiptarë, në një ekspozitë që përshkruan të gjitha etapat e transformimit të tij artistik që nga 1944 deri në ditën kur vdiq. Ibrahim Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 – më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare. Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lë Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Picasso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Picasso do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Picasso treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë”.

The post Ekspozohen në Lugano 41 vepra të Ibrahim Kodrës appeared first on 55 News.

]]>
100-vjetori i lindjes, ekspozita “Ibrahim Kodra 1928-2018” do të hapet në Zvicër https://55news.al/kulture/100-vjetori-i-lindjes-ekspozita-ibrahim-kodra-1928-2018-do-te-hapet-ne-zvicer/ Mon, 10 Dec 2018 14:51:39 +0000 https://new.55news.al/?p=73131 Në Qendrën e Arteve Ibrahim Kodra në Melide, më 15 dhjetor do hapet ekspozita me vepra të zgjedhura të Ibrahim Kodrës (1918-2006). Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së piktorit tonë të famshëm me renome ndërkombëtare, shkruan KultPlus. Në inuagurimin e ekspozitës do të marrin pjesë personalitete të jetës kulturore, artistike […]

The post 100-vjetori i lindjes, ekspozita “Ibrahim Kodra 1928-2018” do të hapet në Zvicër appeared first on 55 News.

]]>
Në Qendrën e Arteve Ibrahim Kodra në Melide, më 15 dhjetor do hapet ekspozita me vepra të zgjedhura të Ibrahim Kodrës (1918-2006). Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së piktorit tonë të famshëm me renome ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Në inuagurimin e ekspozitës do të marrin pjesë personalitete të jetës kulturore, artistike dhe shoqërore dhe njohës të specializuar të veprës së Ibrahim Kodrës siç janë Elena Pontiggia, historiane e artit nga Akademia e Arteve të Bukura në Brera – Milano, Stefano Mazzatorta, kurator nga Italia, etj.
Ekspozita është bërë e mundur të hapet me organizimin e „Sëiss Foundation Ibrahim Kodra“, nën patronatin e Ambasadës të Republikës së Kosovës në Bernë dhe të Komunës së Melides (TI), si dhe me bashkëpunim me Komunën Campione të Italisë e të Fondacionit Kodra në Shqipëri. Kjo ekspozitë do të mbetet e hapur deri më 15 shkurt në Centro d‘Arte Ibrahim Kodra, Rezidenca la Romantico Via Cantonale, 3 – 6815 Melide (Lugano) CH.

The post 100-vjetori i lindjes, ekspozita “Ibrahim Kodra 1928-2018” do të hapet në Zvicër appeared first on 55 News.

]]>
Komuna e Prishtinës së shpejti hap muzeun “Ibrahim Kodra” https://55news.al/kulture/komuna-e-prishtines-se-shpejti-hap-muzeun-ibrahim-kodra/ Tue, 19 Jun 2018 10:04:29 +0000 https://new.55news.al/?p=27488 Komuna e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Fonacionin “Ibrahim Kodra”, me qëllim të themelimit, zhvillimit dhe promovimit të muzeut të artistit Ibrahim Kodra. “Komuna do të angazhohet për ta kthyer objektin e ish-Bibliotekës Hivzi Sulejmani në hapësirë kulturore për shfrytëzim si ekspozitë afatgjatë e koleksionit të artistit në fjalë. Do të bëhet projektimi […]

The post Komuna e Prishtinës së shpejti hap muzeun “Ibrahim Kodra” appeared first on 55 News.

]]>
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Fonacionin “Ibrahim Kodra”, me qëllim të themelimit, zhvillimit dhe promovimit të muzeut të artistit Ibrahim Kodra.

“Komuna do të angazhohet për ta kthyer objektin e ish-Bibliotekës Hivzi Sulejmani në hapësirë kulturore për shfrytëzim si ekspozitë afatgjatë e koleksionit të artistit në fjalë. Do të bëhet projektimi dhe do të kryhen punimet e nevojshme ashtu që objekti të jetë i përshtatshëm për nevoja të muzeut. Gjithashtu, Komuna do të caktojë kryesuesin e bordit nismëtar për themelimin e muzeut (bord që do të ketë edhe nga 2 anëtarë nga të dyja palët), si dhe do të ndihmojnë organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftim.

Fondacioni “Ibrahim Kodra” do t’i ofrojë për shfrytëzim pikturat origjinale të autorit për 30 vite, me mundësi vazhdimi, si dhe do të krijojë program edukativ për artin figurativ për fëmijët dhe të rinjtë të cilin do ta ketë në dispozicion muzeu.

Palët në këtë memorandum janë pajtuar që muzeu “Ibrahim Kodra” të menaxhohet nga Muzeu i Prishtinës.

The post Komuna e Prishtinës së shpejti hap muzeun “Ibrahim Kodra” appeared first on 55 News.

]]>
Rikthehet Isa Mustafa, udhëheq mbledhjen e Kryesisë së LDK’së https://55news.al/bota-shqiptare/rikthehet-isa-mustafa-udheheq-mbledhjen-e-kryesise-se-ldk-se/ Thu, 24 May 2018 18:00:22 +0000 https://new.55news.al/?p=19317 Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt. Mbledhja është udhëhequr nga kryetari i partisë, Isa Mustafa. Fillimisht, siç thuhet në kumtesë, me rastin e 24 Majit, Ditës së Presidentit, u përkujtua Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe roli i tij vendimtar në pavarësimin e vendit duke qenë […]

The post Rikthehet Isa Mustafa, udhëheq mbledhjen e Kryesisë së LDK’së appeared first on 55 News.

]]>
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt. Mbledhja është udhëhequr nga kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Fillimisht, siç thuhet në kumtesë, me rastin e 24 Majit, Ditës së Presidentit, u përkujtua Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe roli i tij vendimtar në pavarësimin e vendit duke qenë arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kryesisë së LDK-së diskutuan për aktualitetin politik dhe për proceset e rëndësishme që e presin vendin në të ardhmen.

“Në këtë kontekst, u bisedua për krizën e rëndë institucionale dhe qeverisëse në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqqeverisjes në të gjitha sektorët si dhe mungesës së legalitetit dhe legjitimitetit të strukturës aktuale në pushtet”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Kryesia e LDK-së diskutoi edhe për mbarëvajtjen e tryezave të organizuara nga subjektet politike parlamentare, të inicuara nga LDK-ja.

“Anëtarët e Kryesisë së LDK-së përkrahën unanimisht qëndrimin se këto tryeza duhet të përfundojnë me një tryezë përfundimtare të thirrur nga LDK-ja, e cila duhet të rezultojë me dakordim të partive për datën e zgjedhjeve të reja nacionale, që duhet të mbahen në një periudhë sa më të afërt, si dhe për avancimin konsensual të proceseve tjera të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët”, thuhet tutje.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryesia e LDK-së ishte unanime se ky dialog duhet të hyjë në fazën e përfundimtare dhe që paraprakisht të qartësohen temat si dhe formati i këtij dialogu.

The post Rikthehet Isa Mustafa, udhëheq mbledhjen e Kryesisë së LDK’së appeared first on 55 News.

]]>
Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Kodrës në Maqedoni https://55news.al/kulture/ekspozite-ne-100-vjetorin-e-lindjes-se-ibrahim-kodres-ne-maqedoni/ Thu, 10 May 2018 15:30:05 +0000 https://new.55news.al/?p=14339 Të shtunën më 12 maj në muzeun kombëtar në Shkup “Chifte Hammam” , për nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit Ibrahim Kodra, në galerinë Maqedonisë do të mbahet një ekspozitë me veprat e piktorit të njohur shqiptar. Galeria kombëtare e Maqedonisë në Shkup në bashkëpunim me galerinë kombëtare të Kosovës dhe fondacionin “Ibrahim […]

The post Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Kodrës në Maqedoni appeared first on 55 News.

]]>
Të shtunën më 12 maj në muzeun kombëtar në Shkup “Chifte Hammam” , për nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit Ibrahim Kodra, në galerinë Maqedonisë do të mbahet një ekspozitë me veprat e piktorit të njohur shqiptar. Galeria kombëtare e Maqedonisë në Shkup në bashkëpunim me galerinë kombëtare të Kosovës dhe fondacionin “Ibrahim Kodra” kanë organizuar ekspozitë me veprat e artistit të madh shqiptar.

Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, por, për fat të keq Shqipëria nuk e kujtoi këtë figurë kaq të madhe të arteve figurative. GKA hesht, MK hesht, asnjë ekspozitë.  

Ekspozitën e parë në tokën arbërore e çeli në 1968 në Prishtinë, ndërsa në Shqipëri ende ishte “i panjohur”. Dhe vetëm në vitin 1974 për herë të parë do të ekspozojë pikturat e tij, që kishin mrekulluar botën, që deri në fund të jetës sipas studiuesve kishte krijuar rreth 6 mijë sosh.  Për herë të fundit në Kosovë do të ekspozojë në Galerinë e Arteve të Kosovës, në vitin 2003 ku pat hapur ekspozitë personale, ndërsa që një pjesë e punimeve të tij janë në fondin e Galerisë. Po këtë vit edhe Tiranën do ta vizitojë për herë të fundit dhe poashtu për herë të fundit do të ekspozojë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë ruhen vetëm 2 tablo origjinale të kodrës të viteve “30 dhe disa litografi, riprodhime të temës “Shqipëria fantastike”.

Ndërsa, ka qenë vetëm edhe një herë më parë në Shqipëri, në vitin 1997 i ftuar nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.

Ibrahim Kodra u lind më 22 prill të vitin 1918 në Ishëm të Durrësit. Fëmijërinë e tij e kaloi në oborrin e mbretit Zog, nga i cili edukohet dhe shkollohet fillimisht në studime shkencore dhe më pas në shkollën e artit Odhise Paskali. Në moshën 20-vjeçare fiton bursën e studimit dhe niset për në Milano, për të ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Nën udhëheqjen e Carra Carpi dhe Funi, piktori i ri shqiptar nis udhëtimin e tij në kërkim të njohjes, e cila më pas do ta kalojë çdo skemë dhe formulë. Në vitin 1944 Kodra hapi workshopin e tij të parë në Milano, për të vazhduar më pastaj me sukseset e njëpasnjëshme, siç ishte ai i vitit 1948 kur në “Art Club” të Romës hapi ekspozitën personale e pastaj edhe atë grupore, me ç’rast u njoftua edhe më mjeshtrin e artit Pablo Picasso. Në vitet 50, Kodra pikturoi freskat në muzetë dhe ndërtesat më të njohura të Milanos. Në këto vite në Mostra dell Disegno të Chiavariit, Kodra do të hapë edhe ekspozitat madhështore bashkë me mjeshtrit më të mëdhenj të kohës, Picasso, Rouault, Dufy, Matisse, Modigliani dhe të tjerët. Ai ka hapur edhe një mori ekspozitash individuale dhe grupore anekënd botes, si:

– Ekspozita kolektive në “Paradise” me mjeshtrit Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque etj.

– Ekspozita kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me mjeshtrit Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares etj.

– Ekspozitë personale në ‘Princess Hall” të New Yorkut.

Në mesin e ekspozitave të tjera të Kodrës janë edhe ekspozitat e tij në Milano, Newcastle, Stuttgart, Zurich, Tiranë e Prishtinë.

Veprat e tij dekorojnë muret e Muzeut të Vatikanit, Dhomën e Deputetëve në Romë dhe koleksionet e çmuara private anembanë botës.

Në mesin e pikturave të njohura të, me të cilat është prezantuar edhe në trojet shqiptare, janë “Kompozicioni”, “Muzikantët”, “Lufta për pushtet”, “Lufta për paqe”, “Shqipëria fantastike” etj.

The post Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Kodrës në Maqedoni appeared first on 55 News.

]]>