ID Archives - 55 News https://55news.al/tag/id/ Sat, 12 Jan 2019 08:50:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ID Archives - 55 News https://55news.al/tag/id/ 32 32 Zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe të shtunën https://55news.al/aktualitet/zyrat-e-aplikimit-per-karta-id-jane-te-hapura-edhe-te-shtunen/ Sat, 12 Jan 2019 08:50:24 +0000 https://new.55news.al/?p=79338 Ministria e Brendshme informon se zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ministria e Brendshme ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019. “Hapja e zyrave edhe në […]

The post Zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe të shtunën appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Brendshme informon se zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë

Për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ministria e Brendshme ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.” 

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!

 

The post Zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe të shtunën appeared first on 55 News.

]]>
Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato https://55news.al/teknologji/perdoruesve-te-iphonet-po-iu-bllokohet-apple-id-keshtu-mund-t-i-zhbllokoni-ato/ Wed, 14 Nov 2018 09:43:07 +0000 https://new.55news.al/?p=67199 Një dukuri e çuditshme është duke ju ndodhur shumë përdorues të iPhoneve – atyre po iu bllokohet “Apple ID”. Kjo normalisht do të duhej të ndodhte nëse ndokush tenton disa herë të qaset në “Apple ID” duke shkruar fjalëkalimin gabimisht, por tani pa tentuar fare shumë përdorues nuk po mund të qasen në llogaritë e […]

The post Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato appeared first on 55 News.

]]>
Një dukuri e çuditshme është duke ju ndodhur shumë përdorues të iPhoneve – atyre po iu bllokohet “Apple ID”.

Kjo normalisht do të duhej të ndodhte nëse ndokush tenton disa herë të qaset në “Apple ID” duke shkruar fjalëkalimin gabimisht, por tani pa tentuar fare shumë përdorues nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre, transmeton Koha.net.

Është e paqartë ajo se çfarë po e shtynë sistemin e Apple që të bllokojë llogaritë e njerëzve, por kur kjo po u ndodhë përdoruesve, atyre po u kërkojnë që të ‘resetojnë’ fjalëkalimin.

Përdoruesit mund ta vërejnë nëse ata janë të prekur nga kjo thjesht duke hyrë në Settings, pasi sistemi operativ iOS do t’i njoftojë ata që disa cilësime të “Apple ID” duhet të përditësohen, transmeton Koha.net.

Për shkak të kësaj anomalie, përdoruesit gjithashtu humbin qasjen në iMessage, iCloud e Apple Music nëse nuk verifikojnë identitetin e tyre.

Disa përdorues pasi të hynë në Settings e të rishkruajnë fjalëkalimin “Apple ID” do t’u zhbllokohet, ndërsa atyre të cilëve kjo nuk ju funksionon, duhet të ndërrojnë fjalëkalimin.

The post Përdoruesve të iPhonet po iu bllokohet “Apple ID”, kështu mund t’i zhbllokoni ato appeared first on 55 News.

]]>
Vendimi i Bashkimit Evropian: Shenjat e gishtërinjve do të jenë në ID https://55news.al/globi/vendimi-i-bashkimit-evropian-shenjat-e-gishterinjve-do-te-jene-ne-id/ Wed, 18 Apr 2018 12:32:15 +0000 https://new.55news.al/?p=7155 Një vendim i fundit i Komisionit Evropian ka sanksionuar që në ID e qytetarëve të jenë edhe shenjat e gishtërinjve. Sipas këtij vendimi shenjat e gishtërinjve të detyrueshme për të gjithë në kartat e identitetit, do të ndihmonin në luftën ndaj terrorizmit. Shtimi i identifikimit biometrik, përfshirë shenjat e gishtave dhe të dhënat faciale, në […]

The post Vendimi i Bashkimit Evropian: Shenjat e gishtërinjve do të jenë në ID appeared first on 55 News.

]]>
Një vendim i fundit i Komisionit Evropian ka sanksionuar që në ID e qytetarëve të jenë edhe shenjat e gishtërinjve. Sipas këtij vendimi shenjat e gishtërinjve të detyrueshme për të gjithë në kartat e identitetit, do të ndihmonin në luftën ndaj terrorizmit.

Shtimi i identifikimit biometrik, përfshirë shenjat e gishtave dhe të dhënat faciale, në kartat e identitetit të Bashkimit evropian, është pjesë e një ligji të propozuar së fundmi me qëllim që t’i privojë terroristët dhe kriminelët nga mjetet dhe hapësira për të vepruar.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian tha se ligji po prezantohej me qëllim që të përmirësohet siguria e kartave ekzistuese dhe të ketë një harmonizim të tyre në të gjithë unionin. Dokumente më të sigurta do të forconin menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE dhe mund të rriste mbrojtjen ndaj falsifikimit dhe mashtrimit, sipas komisionit, por ka edhe rreziqe që lidhen me përdorimin e të dhënave biometrike.

The post Vendimi i Bashkimit Evropian: Shenjat e gishtërinjve do të jenë në ID appeared first on 55 News.

]]>