idene Archives - 55 News https://55news.al/tag/idene/ Mon, 10 Dec 2018 17:05:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png idene Archives - 55 News https://55news.al/tag/idene/ 32 32 Ariana Grande tregon idenë e klipit, zbulim nga shoqja e saj shqiptare https://55news.al/lifestyle/ariana-grande-tregon-idene-e-klipit-zbulim-nga-shoqja-e-saj-shqiptare/ Mon, 10 Dec 2018 17:05:20 +0000 https://new.55news.al/?p=73185 Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’. Fillimisht, kur është publikuar kënga, është bërë kënga e parë e artistes që ka arritur të marrë vendin e parë në top-listat amerikane. ‘Thank you, next’ është përdorë nga Ariana për të lënë pas të gjithë […]

The post Ariana Grande tregon idenë e klipit, zbulim nga shoqja e saj shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’.

Fillimisht, kur është publikuar kënga, është bërë kënga e parë e artistes që ka arritur të marrë vendin e parë në top-listat amerikane. ‘Thank you, next’ është përdorë nga Ariana për të lënë pas të gjithë ish-të dashurit dhe lidhjet, që ka pasur, duke i përmendur madje secilin prej tyre në tekst.E pyetur se ideja e kujt ishte për të bërë një këngë të tillë, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza.

“Ishte një ditë shumë e vështirë në Nju Jork dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe kam blerë unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.

Njomza është një nga miket më të ngushta të artistes botërore dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët tjera të këngëtares, ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte, ku këndon vetë.

The post Ariana Grande tregon idenë e klipit, zbulim nga shoqja e saj shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Cooper: Duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit https://55news.al/aktualitet/cooper-duhet-pasur-kujdes-me-idene-e-shkembimit/ Thu, 18 Oct 2018 05:16:23 +0000 https://new.55news.al/?p=58884 Opsioni i shkëmbimit të territoreve mund të jetë ide e mirë, por duhet pasur kujdes të madh, ka thënë ish-ndërmjetësi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper. Megjithëse nuk ka treguar nëse ky është opsioni që duhet shmangur nga diskursi i politikanëve në Kosovë dhe Serbi, diplomati evropian ka pranuar se kjo ka […]

The post Cooper: Duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit appeared first on 55 News.

]]>
Opsioni i shkëmbimit të territoreve mund të jetë ide e mirë, por duhet pasur kujdes të madh, ka thënë ish-ndërmjetësi i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper.

Megjithëse nuk ka treguar nëse ky është opsioni që duhet shmangur nga diskursi i politikanëve në Kosovë dhe Serbi, diplomati evropian ka pranuar se kjo ka shkaktuar shqetësim, shkruan sot Koha Ditore.

Para së gjithash, ai e konsideron të rëndësishme arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, e cila, sipas tij, do t’i hapte rrugë perspektivës evropiane të të dyja vendeve.

“Kur shtrohet për diskutim çështja e shkëmbimit të territoreve duhet pasur kujdes. Duhet pranuar se kjo ka shkaktuar rritim, ku po shfaqen komente të shumta rreth idesë për shkëmbim territoresh. Duhet të kihet kujdes në këtë opsion, edhe pse ndoshta mund të jetë një ide e mirë”, ka thënë Cooper, i cili po merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd (BSF), ku temë diskutimi është edhe Kosova. Ai ka shtuar se duhet dhënë kohë lidershipit në Prishtinë dhe Beograd që të gjejnë marrëveshjen e pranueshme. Si ish-negociator ai e ka pranuar se kjo do të jetë e vështirë…

The post Cooper: Duhet pasur kujdes me idenë e shkëmbimit appeared first on 55 News.

]]>