ilir meta Archives - 55 News https://55news.al/tag/ilir-meta/ Sun, 27 Sep 2020 09:36:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ilir meta Archives - 55 News https://55news.al/tag/ilir-meta/ 32 32 “Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit https://55news.al/politike/te-reflektojme-mesazhi-i-metes-shqiperia-potenciale-te-jashtezakonshme-t-i-japim-frymemarrje-turizmit/ Sun, 27 Sep 2020 09:36:43 +0000 https://new.55news.al/?p=174729   Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët. Përmes një postimi në ‘Facebook’ presidenti theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjeturAi pohoi se është momenti për të […]

The post “Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit appeared first on 55 News.

]]>
 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ presidenti theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur
Ai pohoi se është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit.

MESAZHI I METËS
E bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popull mikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur.
Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti.

Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti.
Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa!
Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët! 🇦🇱

The post “Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit appeared first on 55 News.

]]>
“Një komb që fle vdes”, presidenti Meta flet për Luftën e Vlorës: Të nderojmë figurat tona kombëtare https://55news.al/politike/nje-komb-qe-fle-vdes-presidenti-meta-flet-per-luften-e-vlores-te-nderojme-figurat-tona-kombetare/ Wed, 02 Sep 2020 09:30:33 +0000 https://new.55news.al/?p=172670   Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur fjalën përshëndetëse në Konferencën Shkencore me temën “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”. Meta citoi një thënie të Ismail Qemalit, “Një komb që fle, vdes”, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë figurat kombëtare, edhe pse ndoshta ndonjëherë mund të kenë dritë-hije të vogla […]

The post “Një komb që fle vdes”, presidenti Meta flet për Luftën e Vlorës: Të nderojmë figurat tona kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
 

Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur fjalën përshëndetëse në Konferencën Shkencore me temën “Lufta Kombëtare e Vlorës, luftë për mbrojtjen dhe rikonfirmimin e Pavarësisë”.

Meta citoi një thënie të Ismail Qemalit, “Një komb që fle, vdes”, ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të vlerësojnë figurat kombëtare, edhe pse ndoshta ndonjëherë mund të kenë dritë-hije të vogla

“Heronjtë kanë frymëzuar arritje të mëdha për krahina të caktuara, për shtetin, për kombin. Më 1920, të gjithë u bashkuan në Vlorë për të çliruar Vlorën e Shqipërinë. Ata heronj, pavarësisht se pas luftës ndoshta ndokush ka parë jetën e tij, është përfshirë në vendim-marrje etj. Mes Kongresit të Lushnjës dhe Luftës së Vlorës, kemi një akt të rëndësishëm për shtetin. Kemi veprimin e Avni Rustemit. Ne e dimë se Esat Pasha tradhtoi interesat e kombit. Ky akt madhor krijoi entuziazëm. U krijua urrejtje ndaj tradhtarëve.
Më 1920 kemi dy figura të rëndësishme si Ahmet Zogu dhe Avn Rustemi. Mund të themi se janë figura të rëndësishme, që kanë dhënë kontribut, por në disa momente ndoshta nuk kanë parë interesin e përgjithshëm, por në tërësi kanë dashur demokracinë e kanë luftuar për të. Të ngremë lart figurat që kanë dhënë kontTë ngremë lart figurat që kanë dhënë kontribut të çmuar. Do e mbyll me Dritëro Agollin. Ai thotë se kënga e ka shpëtuar kombin tonë, sepse përmes këngës janë transmetuar ngjarjet më të mëdha. Poezitë e Vlorës shkëlqejnë sepse shkëlqeu kjo luftë. Të lartësojmë figurat historike. Një komb që fle, vdes”, tha Meta.

The post “Një komb që fle vdes”, presidenti Meta flet për Luftën e Vlorës: Të nderojmë figurat tona kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Zgjedhjet e 30 gushtit, Presidenti Meta:I bindur se bashkëkombasit tanë në Mal të Zi do të mbështesin alternativat shqiptare https://55news.al/politike/zgjedhjet-e-30-gushtit-presidenti-meta-i-bindur-se-bashkekombasit-tane-ne-mal-te-zi-do-te-mbeshtesin-alternativat-shqiptare/ Thu, 27 Aug 2020 06:51:48 +0000 https://new.55news.al/?p=172168   Presidenti Ilir Meta përmes u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit. Përmes një videomesazhi, Presidenti Meta thekson se këto zgjedhje janë një mundësi për të forcuar perspektivën europiane, dhe se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori […]

The post Zgjedhjet e 30 gushtit, Presidenti Meta:I bindur se bashkëkombasit tanë në Mal të Zi do të mbështesin alternativat shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
 

Presidenti Ilir Meta përmes u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Malit të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit.

Përmes një videomesazhi, Presidenti Meta thekson se këto zgjedhje janë një mundësi për të forcuar perspektivën europiane, dhe se shqiptarët duhet të ndihen krenarë për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

The post Zgjedhjet e 30 gushtit, Presidenti Meta:I bindur se bashkëkombasit tanë në Mal të Zi do të mbështesin alternativat shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti: Kontribut i jashtëzakonshëm https://55news.al/politike/kryegjyshata-boterore-jep-gjak-per-femijet-talasemike-presidenti-kontribut-i-jashtezakonshem/ Thu, 13 Aug 2020 11:07:05 +0000 https://new.55news.al/?p=170993   Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat, jo vetëm për shkak të stinës së verës, po dhe sfidës së pandemisë. “Është me shumë domosdoshmëri të organizojmë […]

The post Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti: Kontribut i jashtëzakonshëm appeared first on 55 News.

]]>
 

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Tiranë. Meta e ka vlerësuar shumë këtë akt të ndërmarrë në një moment kaq delikat, jo vetëm për shkak të stinës së verës, po dhe sfidës së pandemisë.

“Është me shumë domosdoshmëri të organizojmë një seancë të tillë edhe në ditët e ardhshme, që të ndihmojmë fëmijët që vuajnë nga talasemia apo kanë sëmundje kronike dhe e kanë të domosdoshme dhurimin e gjakut për një jetë sa më normale, – tha Meta. – Falenderoj edhe njëherë Kryegjyshin për këtë përgjigje të menjëhershme, falenderoj shumë besimtarët dhe përfaqësuesit e komunitetit që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me një organizim perfekt.
Jam i bindur se me këtë akt, ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për fëmijët dhe bashkëqytetarët që kanë nevojë për gjak për të vazhduar normalisht jetën të pashqetësuar nga mungesa e gjakut.”

The post Kryegjyshata Botërore jep gjak për fëmijët talasemikë, Presidenti: Kontribut i jashtëzakonshëm appeared first on 55 News.

]]>
Presidenca:Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike https://55news.al/politike/presidenca-mjerim-per-kedo-qe-perzgjedh-llumin-e-llumit-te-udb-se-per-sajesa-ordinere-mediatike/ Thu, 06 Aug 2020 18:57:31 +0000 https://new.55news.al/?p=170437 Këshilltari i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar me një status të fortë kundrejt një shkrimi në të cilën përmendej Kreu i Shtetit. Blushi i cilëson sajesa ordinere mediatike dhe autorin në shërbim të UDB-së. “Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk […]

The post Presidenca:Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike appeared first on 55 News.

]]>
Këshilltari i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar me një status të fortë kundrejt një shkrimi në të cilën përmendej Kreu i Shtetit.

Blushi i cilëson sajesa ordinere mediatike dhe autorin në shërbim të UDB-së.

“Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë, që gjoja sipas tij kanë bërë publikimin e papërshtatshëm të poezive të poetëve të dënuar në komunizëm për fjalën e lirë. Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike! Kush vjell helm, nga helmi mbytet!”, shkruan Blushi.

The post Presidenca:Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti uron komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës https://55news.al/politike/presidenti-uron-komunitetin-maqedonas-te-pustecit-per-festen-e-shen-marenes/ Thu, 30 Jul 2020 11:25:17 +0000 https://new.55news.al/?p=169749 Presidenti Ilir Meta ka uruar sot komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se “në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për […]

The post Presidenti uron komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta ka uruar sot komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës. Në një mesazh në Facebook, Presidenti shprehet se “në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre”.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:

Një urim të përzemërt për komunitetin e mrekullueshëm, paqedashës e punëdashës maqedonas të Bashkisë së Pustecit që sot kremton Festën e Shën Marenës, që jo vetëm i bashkon njerëzit, u jep shpresë dhe kurajo për të ardhmen, por njëkohësisht forcon themelet tona të bashkëjetesës.

Në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre.

The post Presidenti uron komunitetin maqedonas të Pustecit për Festën e Shën Marenës appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Presidencë, takim me Ilir Metën https://55news.al/politike/ambasadorja-e-shba-yuri-kim-ne-presidence-takim-me-ilir-meten/ Wed, 22 Jul 2020 09:22:56 +0000 https://new.55news.al/?p=168803   Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është parë sot të ngjisë shkallët e presidencës. Burimet thanë se ambasadorja Kim është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Takimi mes zyrtares së SHBA dhe kreut të shtetit vjen pak orë para mbledhjes së këshillit politik të thirrur nga maxhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes […]

The post Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Presidencë, takim me Ilir Metën appeared first on 55 News.

]]>
 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është parë sot të ngjisë shkallët e presidencës. Burimet thanë se ambasadorja Kim është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Takimi mes zyrtares së SHBA dhe kreut të shtetit vjen pak orë para mbledhjes së këshillit politik të thirrur nga maxhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.

 

Një ditë më parë, ambasadorja Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të bisedës ishte pikërisht marrëveshja e 5 qershorit e firmosur mes palevë.

The post Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Presidencë, takim me Ilir Metën appeared first on 55 News.

]]>
Meta i uron shendet dhe jete te gjate Kryepeshkopit Janullatos.”Krenar per rolin e Fortlumturise se tij” https://55news.al/politike/meta-i-uron-shendet-dhe-jete-te-gjate-kryepeshkopit-janullatos-krenar-per-rolin-e-fortlumturise-se-tij/ Sat, 27 Jun 2020 19:44:16 +0000 https://new.55news.al/?p=166281 Nga Ilir Meta Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm. I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye […]

The post Meta i uron shendet dhe jete te gjate Kryepeshkopit Janullatos.”Krenar per rolin e Fortlumturise se tij” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ilir Meta

Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën.

The post Meta i uron shendet dhe jete te gjate Kryepeshkopit Janullatos.”Krenar per rolin e Fortlumturise se tij” appeared first on 55 News.

]]>
Meta takohet ne Skrapar me poetin Xhevahir Spahiu. https://55news.al/politike/meta-takohet-ne-skrapar-me-poetin-xhevahir-spahiu/ Thu, 25 Jun 2020 10:20:45 +0000 https://new.55news.al/?p=165960 Nga Ilir MetaShumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme. 🇦🇱

The post Meta takohet ne Skrapar me poetin Xhevahir Spahiu. appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ilir Meta
Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme. 🇦🇱

The post Meta takohet ne Skrapar me poetin Xhevahir Spahiu. appeared first on 55 News.

]]>
Meta nderon me titullin ‘Nderi i Kombit’ etnomuzikologun e shquar Ramadan Sokoli https://55news.al/politike/meta-nderon-me-titullin-nderi-i-kombit-etnomuzikologun-e-shquar-ramadan-sokoli/ Tue, 23 Jun 2020 08:50:03 +0000 https://new.55news.al/?p=165728 Presidenti Ilir Meta vlerësoi kompozitorin dhe pedagogun e shquar Ramadan Sokoli (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Titulli në fjalë kishte motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje si themelues i etnomuzikologjisë shqiptare, muzikolog, kompozitor e pedagog. Vepra e tij studimore e muzikore është pjesë e patjetërsueshme e identitetit kulturor evropian të shqiptarëve. […]

The post Meta nderon me titullin ‘Nderi i Kombit’ etnomuzikologun e shquar Ramadan Sokoli appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta vlerësoi kompozitorin dhe pedagogun e shquar Ramadan Sokoli (pas vdekjes) me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Titulli në fjalë kishte motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje si themelues i etnomuzikologjisë shqiptare, muzikolog, kompozitor e pedagog. Vepra e tij studimore e muzikore është pjesë e patjetërsueshme e identitetit kulturor evropian të shqiptarëve. Kontributet e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që të flasin shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore, duke dhënë përgjigje shteruese për mënyrën e organizimit dhe tipologjisë bazë të folklorit muzikor shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të vendit tonë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, në ceremoninë solemne të organizuar, Meta shprehu kënaqësinë dhe privilegjin që po nderon një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës dhe artit kombëtar.

“Profesor Ramadan Sokoli lindi 100 vjet më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa në Vlorë kishin nisur krismat për të hedhur në det pushtuesit e fundit që kishin mbetur në tokën tonë. Viti 1920 është një vit i bekuar në historinë e kombit e të shtetit shqiptar. Nis me një ngjarje të madhe siç ishte Kongresi i Lushnjes. Vazhdoi me një ngjarje tjetër në Paris, shumë të madhe që gjithashtu ishte një akt shtetformues. Dhe përfundoi me hedhjen në det të pushtuesve të fundit, duke i dhënë kështu jetë shtetit shqiptar dhe kurorëzuar me sukses ato tetë vite aq të mundimshme, të lodhshme e rraskapitëse që nga 28 Nëntori 1912. Profesor Ramadan Sokoli kaloi nëpër shumë sfida jetësore duke u shndërruar në një shtyllë të patjetërsueshme referimi për zbulimin dhe shpalosjen e vlerave të jashtëzakonshme kulturore të kombit tonë. Ai rridhte nga një familje atdhetare dhe qytetare shkodrane, i mëkuar që në djep me patriotizëm nga familja historike e Sokolëve, si pasardhës i denjë i Hodo Pashë Sokolit, njërit prej komandantëve kryesorë të Lidhjes së Prizrenit. I kthyer plot me ëndrra nga studimet në atdhe, pas Luftës së Dytë Botërore ai u burgos padrejtësisht nga diktatura komuniste, që u mundua më kot të thyente karakterin e paepur të këtij burri kryelartë e fisnik shqiptar. Profesor Sokoli pavarësisht kalvarit personal dhe persekutimeve si familje ia doli të ngrihej mbi presionin dhe vështirësitë e kohës falë talentit, dinjitetit, formimit kulturor, pasionit dhe trashëgimisë shpirtërore të familjes! Në moshën 16 vjeç Profesor Ramadani filloi të sjellë në jetë këngët e para si: ‘Blegëron delja’, e më pas, këngën ‘Lulja me erë’, që në demonstratat e viteve ‘80-‘82 në Kosovë e në mbarë viset ku jetonin shqiptarët, u përhap si hymn frymëzues kushtuar lirisë. Në vitin 1954, si pedagog i ri në Liceun Artistik ‘Jordan Misja’, ai trajtoi për herë të parë lëndën e Folklorit Muzikor duke hapur një kapitull të ri në etnomuzikologjinë shqiptare, që nuk ekzistonte deri në fillim të viteve ‘50-të. I gjithë kontributi etnomuzikologjik i profesor Sokolit është një enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit të dukurisë së folklorit muzikor shqiptar në kohë dhe hapësirë shumë të gjerë. Talentin dhe kapacitetin profesional Profesor Sokoli e tregoi edhe në udhëheqjen e ekspeditave hulumtuese, bashkë me studiues gjermanë, rumunë, etj., në krahina të ndryshme të Shqipërisë, me të cilat pasuroi Fonotekën e Institutit të Folklorit shqiptar.” – vuri në dukje Presidenti Meta.

 

Ai shtoi mes të tjerash se; “Vlerat e veprës së Profesor Sokolit janë ravijëzuar së bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike të vetë autorit.
Ajo çka i ka ngjizur ato në një unitet të vetëm rrezatues, është shpirti, puna dhe përkushtimi i tij prej rilindësi të vërtetë. Falë kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe interpretimeve të tij shkencore, kanë folur shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore sikurse janë të mëdhenjtë Niketë Dardani, Jan Kukuzeli e Danush Lapacaja si edhe figura e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut në muzikë.
Gjithashtu janë kryer studime thelbësore për mënyrën e organizimit dhe tipologjitë bazë të folklorit muzikor shqiptar duke filluar prej veglave tona muzikore e deri te përgjigjet e ndërlikuara të origjinës së muzikës sonë popullore, brenda dhe jashtë kufijve tanë shtetërorë. Po kaq të rëndësishme e konsiderojmë edhe krijimtarinë e tij muzikore të të gjitha llojeve dhe gjinive mbështetur në vlerat e etnomuzikës; e po aq edhe konstatimi se në studimet e tij albanologjike, vështrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik është më se origjinal. Duke theksuar se puna e tij e jashtëzakonshme u krye pa mbështetjen e duhur dhe pa kujdesin e veçantë që meritonte ky kolos i trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare, vepra e tij bëhet edhe më e çmuar sot. E gjithë vepra e tij mban vetëm vulën e punës së palodhur, të kryer jashtë ambienteve të institucioneve zyrtare të studimit të traditave, nën kujdesin e veçantë edhe të zonjës Lili, gruas së tij të dashur dhe të përkushtuar ndaj tij deri në çastet e fundit. Asaj ai i ka kushtuar veprën ‘16 Shekuj’, për shkak të dashurisë dhe kontributit të saj për veprën e përbashkët.
Vepra e tij studimore dhe muzikore tashmë është pjesë e identitetit kulturor europian të shqiptarëve. Emri i tij renditet në enciklopeditë e huaja krahas më të mëdhenjve etnomuzikologë të botës. Pas viteve 1990-të vlerat e kontributit të tij u rivendosën në piedestalin e merituar, i kërkuar në gjithë hapësirën shqiptare si udhëheqës e drejtues artistik i shumë festivaleve folklorike kombëtare e rajonale. Krijimtaria e tij studimore vazhdoi deri në çastet e fundit të jetës. Me veprën e tij të jashtëzakonshme profesor Ramadan Sokoli është bërë tashmë pjesë e panteonit të personaliteteve më të shquara të kombit tonë. Për profesor Ramadan Sokolin do të ketë vetëm ditëlindje! – theksoi Presidenti Meta, duke i dorëzuar zonjës Linda Sokoli-Duma dekoratën e lartë për babain e saj.
Në ceremoninë solemne, ku ishin të pranishëm familjarë e të afërm, miq e kolegë, muzikologë, artistë dhe personalitete, fjalën e hapjes e mbajti Zhani Ciko, dhe më pas u luajtën disa pjesë muzikore nga veprat e Ramadan Sokolit, të interpretuara nga artistët Shqipe Zani dhe Kastriot Tusha.

The post Meta nderon me titullin ‘Nderi i Kombit’ etnomuzikologun e shquar Ramadan Sokoli appeared first on 55 News.

]]>