IMSI Catcher Archives - 55 News https://55news.al/tag/imsi-catcher/ Sat, 09 Mar 2019 09:00:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png IMSI Catcher Archives - 55 News https://55news.al/tag/imsi-catcher/ 32 32 Bën karrierë shefi i përgjimeve me IMSI Catcher: Duka në krye të Policisë së Vlorës https://55news.al/opinion/ben-karriere-shefi-i-pergjimeve-me-imsi-catcher-duka-ne-krye-te-policise-se-vlores/ Sat, 09 Mar 2019 09:00:33 +0000 https://new.55news.al/?p=89306 Në krye të Policisë së Vlorës është emëruar një emër i njohur i Policisë së Shtetit, Artion Duka, ish-Drejtori i Forcave Operacionale. Duka, që ngjiti sot një shkallë më lart në karrierën e tij, u bë i famshëm për shkakun se u vu në arrest shtëpie për skandalin e pajisjes së  përgjimit IMSI Catcher dhe në […]

The post Bën karrierë shefi i përgjimeve me IMSI Catcher: Duka në krye të Policisë së Vlorës appeared first on 55 News.

]]>
Në krye të Policisë së Vlorës është emëruar një emër i njohur i Policisë së Shtetit, Artion Duka, ish-Drejtori i Forcave Operacionale. Duka, që ngjiti sot një shkallë më lart në karrierën e tij, u bë i famshëm për shkakun se u vu në arrest shtëpie për skandalin e pajisjes së  përgjimit IMSI Catcher dhe në Gjykatën e Tiranës, bashkë me specialistin e tij Entjol Xhelilaj, luajtën një komedi të zezë duke nxjerrë trëndafila nga valixhja ku supozohej se mbanin pajisjen me të cilën përgjonin opozitën.

Ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar që në atë kohë për mbajtjen ende në radhët e Policisë të Artion Dukës, qëkurse ai pas skandalit të denonduar fort nga opozita, u emërua Drejtor i Policisë së Beratit. Noka akuzoi ish-ministrin Xhafaj për emërimin e Dukës: “Fatmir, merre ligjin e Vettingut në Polici, zieje dhe pija lëngun. Një gote nga ky çaji jepja dhe Ramës. Artion Duka, ish-shefi i Operacionales që është në hetim pasi mori në dorëzim, administroi dhe përdori paligjshmërisht pajisjen e famshme IMSI Catcher për të përgjuar gazetarë, politikanë, analistë e ambasadorë, sot u emërua drejtor i Policisë, qarkut Berat,” tha Noka.

The post Bën karrierë shefi i përgjimeve me IMSI Catcher: Duka në krye të Policisë së Vlorës appeared first on 55 News.

]]>