inagurim Archives - 55 News https://55news.al/tag/inagurim/ Sun, 06 May 2018 18:00:42 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png inagurim Archives - 55 News https://55news.al/tag/inagurim/ 32 32 Rama dhe Veliaj inaguruan projektin e Bashës https://55news.al/politike/rama-dhe-veliaj-inauguruan-projektin-e-bashes/ Sun, 06 May 2018 18:00:42 +0000 https://new.55news.al/?p=12903 Rama dhe Veliaj sot bënë një tjetër shfaqje: Inaguruan një projekt që e kishin bllokuar vetë. Është qesharake të shikosh sesi ato inagurojnë një pjesë bulevardi të cilin po e përdorin, ashtu si pjesën dërrmuese të Tiranës, për ndërtimin e kullave. Tirana, ashtu si inaugurimet fallco të lali Erit dhe Ramës, është kthyer në një […]

The post Rama dhe Veliaj inaguruan projektin e Bashës appeared first on 55 News.

]]>
Rama dhe Veliaj sot bënë një tjetër shfaqje: Inaguruan një projekt që e kishin bllokuar vetë.

Është qesharake të shikosh sesi ato inagurojnë një pjesë bulevardi të cilin po e përdorin, ashtu si pjesën dërrmuese të Tiranës, për ndërtimin e kullave.

Tirana, ashtu si inaugurimet fallco të lali Erit dhe Ramës, është kthyer në një hapësirë e projektuar për ndërtime kullash, ndërtimet e të cilave po bëhen pikërisht nga firmat ndërtuse,  që kanë si pronarë miqtë e ngushtë të Erit dhe Edit.

Bulevardi  i Ri do kishte përfunduar plot para 3 vitesh, në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, por planet për ndërtimin e kullave nuk kishte si të realizohej nëse Edi Rama dhe “këlyshi” i tij i besuar nuk do të ishin në krye të masakrës që po i bëhët sot kryeqytetit.

Ato kanë marrë në dorë rolin e aktorit, dhe po përpiqen të reklamojnë një punë, e cila nga fillimi në fund është një shtirje, kjo për dy arsye

Së pari, sepse ato projektuan projektin e Lulzim Bashës për bulevardin, praktikisht është një punë që nuk ka nisur nga Veliaj.

Kryeministri Rama uroi  ditën e sotme  që në këtë zonë të ngrihen sa më shumë kulla të reja. Debatin për këto të fundit ai e quajti “debat idiot” pasi sipas Ramës bëhet fjalë për zhvillime të domosdoshme nga të gjitha aspektet.

Cilat quan Rama zhvillime të rëndësishme?

Rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit  në kryeqytet? Zvogëlimin e hapsirave të gjelbra?

Apo shtimin e parave në xhepat e miqve të tij që kanë fituar tenderat në mënyrë abuzive për ndërtimin e këtyre pallateve?

Pseudoinagurimi i sotëm ishte për të disatën herë provë e mashtrimit që po i bëhet qytetarëve të Tiranës. E parë në këtë këndvështrim, kostoja e lartë  e ndërtimeve në Tiranë do i rëndojë qytetarëve, pasi çdo ndërtim më tepër në kryeqytet është përkthyer me një taksë më tepër.

The post Rama dhe Veliaj inaguruan projektin e Bashës appeared first on 55 News.

]]>