incenerator Archives - 55 News https://55news.al/tag/incenerator/ Thu, 25 Jun 2020 08:50:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png incenerator Archives - 55 News https://55news.al/tag/incenerator/ 32 32 Inceneratori i Fierit/Tabaku nxjerr videon: Qeveria jep 23 milionë euro për një gërmadhë, paratë në xhepin e Klodian Zotos https://55news.al/politike/tabaku-inceneratori-i-fierit-23-milione-euro-vetem-per-nje-germadhe/ Thu, 25 Jun 2020 08:50:05 +0000 https://new.55news.al/?p=165946   Nga Jorida Tabaku. Çfarë po shihni në këto pamje, dy mure dhe një karabina është ajo që qeveria quan “Inceneratori i Fierit”. Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional. Sot, pasi i janë paguar 23 mln […]

The post Inceneratori i Fierit/Tabaku nxjerr videon: Qeveria jep 23 milionë euro për një gërmadhë, paratë në xhepin e Klodian Zotos appeared first on 55 News.

]]>
 

Nga Jorida Tabaku.

Çfarë po shihni në këto pamje, dy mure dhe një karabina është ajo që qeveria quan “Inceneratori i Fierit”. Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional.

Sot, pasi i janë paguar 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e pagesës totale, ajo që shohin shqiptarët është thjeshtë një kantier i braktisur. Paratë nga buxheti drejt xhepit të Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij vazhdojnë të shkojnë normalisht ndërkohë që qytetarët gënjehen nga kryeministri dhe shpura e tij..
Pamjet e mëposhtme janë një tjetër shembull se si kjo qeveri dhe kryeministri i saj kryejnë punët në këtë vend. Mjafton t’ju kujtoj se sa eficente ishte qeveria për t’i dhënë një dorë kompanisë së Zotos për këtë investim serioz strategjik.

Ajo nxorri 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet. Pra një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë.

Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë.

Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.
Sakaq, kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës. Madje eficencën qeveria dhe kryeministri e ka treguar edhe në ditët më të vështira të shqiptarëve. Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morrën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit diten e djeshme.

Gati tre vjet më parë, saktësisht në Nëntor 2017, Partia Demokratike denoncoi aferën e inceneratorëve e cila u reflektua nga shumë pak media. Në shkurt 2018 një interpelancë me tre ministra u mbajt pikërisht për këtë çështje. Një dosje voluminoze u trajtua në parlament nga opozita dhe ministrat e qeverisë nuk denjuan as të jepnin informacion por as t’i përgjigjeshin pyetjeve. Edhe kjo u trajtua shumë pak nga media.

Vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove. Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg.

Një tempizëm perfekt i qeverisë Rama nga dita e parë dhe deri më tani. Një banditizëm dhe hajdutëri me paratë e djersës së shqiptarëve që ua rrit taksat përvit që të përfitojnë Zotot dhe ato që fshihen pas tyre. Nuk ka para për shqiptarët buxheti i shtetit por ka vetëm për inceneratorët. Nuk ka para për qytetarët dhe sipërmarrësit por ka vetëm para për oligarkët dhe shpuren e atyre që i shërbejnë Ramës.

Koha është e pamëshirshme me ato që tallen me djersën dhe mundin e qytetarëve.

The post Inceneratori i Fierit/Tabaku nxjerr videon: Qeveria jep 23 milionë euro për një gërmadhë, paratë në xhepin e Klodian Zotos appeared first on 55 News.

]]>
Berisha:Vjedhje jashte cdo imagjinate https://55news.al/politike/berisha-vjedhje-jashte-cdo-imagjinate/ Thu, 25 Jun 2020 07:45:01 +0000 https://new.55news.al/?p=165934 Nga Sali BerishaVjedhje jashte cdo imagjinate! Balozet e zi te Plehrave, Edvin Kristaq Hajduti,l dhe Arben Ahmet Vjedhesi kane vjedhur deri sot, i kane paguar vetes nepermjet dy hajnave te tyre Klodjan Zotajt dhe Mirel Mertirit mbi 20 milione €. Ata nga buxheti i shtetit i kane dhene gjer sot 23 milione vetem djegesin (inseneratorin) […]

The post Berisha:Vjedhje jashte cdo imagjinate appeared first on 55 News.

]]>
Nga Sali Berisha
Vjedhje jashte cdo imagjinate!

Balozet e zi te Plehrave, Edvin Kristaq Hajduti,l dhe Arben Ahmet Vjedhesi kane vjedhur deri sot, i kane paguar vetes nepermjet dy hajnave te tyre Klodjan Zotajt dhe Mirel Mertirit mbi 20 milione €.

Ata nga buxheti i shtetit i kane dhene gjer sot 23 milione vetem djegesin (inseneratorin) e Fierit, ne te cilin siç tregon video eshte ndertuar vetem karabinaja qe nuk kushton as 1.3 milione €. Kjo eshte nje vjedhje e hapur. Por narkodrejtesia eshte sot ne duart e partise!

ps: Vjedhja e djegesave shtrihet ne Tirane, Elbasan, Fier dhe arrin vleren 320 milione euro!! sb

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1630887437072157/

 

The post Berisha:Vjedhje jashte cdo imagjinate appeared first on 55 News.

]]>
Inceneratorë për të “djegur” paratë publike, jo plehrat që janë rrugëve https://55news.al/aktualitet/inceneratore-per-te-djegur-parate-publike-jo-plehrat-qe-jane-rrugeve/ Thu, 16 Aug 2018 10:09:10 +0000 https://new.55news.al/?p=42533 Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka denoncuar në një postim në rrjetet sociale se qeveria ka ndërtuar inceneratorë të cilët në vend të djegies së plehrave, sipas tij, ” po djegin paratë publike”. Postimi i plotë Ky (pu)shtet ndërton inceneratorë për të “djegur” paratë publike, jo plehrat që janë rrugëve! Nuk është dështim, por krim! […]

The post Inceneratorë për të “djegur” paratë publike, jo plehrat që janë rrugëve appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka denoncuar në një postim në rrjetet sociale se qeveria ka ndërtuar inceneratorë të cilët në vend të djegies së plehrave, sipas tij, ” po djegin paratë publike”.

Postimi i plotë

Ky (pu)shtet ndërton inceneratorë për të “djegur” paratë publike, jo plehrat që janë rrugëve!

Nuk është dështim, por krim!

Krim kundër mjedisit dhe financave publike!

The post Inceneratorë për të “djegur” paratë publike, jo plehrat që janë rrugëve appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i KE e thotë hapur: Inceneratorët investim i dështuar për të ardhmen. Do t’u kushtojë shqiptarëve 230 miliardë lekë https://55news.al/politike/raporti-i-ke-e-thote-hapur-inceneratoret-investim-i-deshtuar-per-te-ardhmen-do-t-u-kushtoje-shqiptareve-230-miliarde-leke/ Wed, 18 Apr 2018 15:09:18 +0000 https://new.55news.al/?p=7221 Qeveria shqiptare habiti ekspertët mjedisorë disa vite më parë, kur pa pritur dha një kontratë koncesionare me propozim të pakërkuar për ndërtimin e një incerneratori në Elbasan. Habia konsistonte në faktin që strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk parashikonte nevojë për ndërtimin e incerneratorëve si një mënyrë për zvogëlimin e volumit të mbetjeve. […]

The post Raporti i KE e thotë hapur: Inceneratorët investim i dështuar për të ardhmen. Do t’u kushtojë shqiptarëve 230 miliardë lekë appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria shqiptare habiti ekspertët mjedisorë disa vite më parë, kur pa pritur dha një kontratë koncesionare me propozim të pakërkuar për ndërtimin e një incerneratori në Elbasan. Habia konsistonte në faktin që strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk parashikonte nevojë për ndërtimin e incerneratorëve si një mënyrë për zvogëlimin e volumit të mbetjeve. Strategjia, e miratuar vite më parë, vlerësonte se grumbullimi i duhur dhe rritja e shkallës së riciklimit të mbetjeve i mjaftonin një vendi të vogël si Shqipëria për të menaxhuar mbetjet për dekadat e ardhshme, kryesisht për shkak se prodhimi i mbetjeve në vend është i ulët, i kushtëzuar nga niveli i ulët ekonomik si dhe nga fakti se zvogëlimi i volumit të mbetjeve me djegie është forma më e kushtueshme e menaxhimit të problemit.

Por qeveria jo vetëm që dha ndërtimin me koncesion të një inceneratori në Elbasan, që do t’i kushtojë shqiptarëve 3.3 miliardë lekë nga taksat e tyre, por vijoi me planet për të ndërtuar, sërish me koncesion, një incernerator në Fier dhe një tjetër, shumë të madh dhe të kushtueshëm, në Tiranë. Nëse do të ndërtohet, incerneratori i Fierit do t’i kushtojë taksapaguesve 4 miliardë lekë ndërsa ai i Tiranës, mund t’i kushtojë taksapaguesve rreth 16 miliardë lekë, për një total prej mbi 23 miliardësh (ë reja) ose afro 176 milionë euro.

Por ka vetëm një problem: incernetatorët kanë dalë nga moda dhe përdorimi i tyre po diskurajohet në shumë vende për disa arsye praktike: e para, incerneratorët janë në konflikt me riciklimin, metoda e parapëlqyer e menaxhimit të mbetjeve, si për shkak të kostos ekonomike më të ulët ashtu edhe për shkak të përfitimeve mjedisore më të larta. E dyta, incerneratorët janë të kushtueshëm, forma më e kushtueshme e menaxhimit të mbetjeve që bota njeh aktualisht.

Bashkimi Europian e bëri të qartë këtë me një fjali të shkurtër në Raportin e Progresit të Shqipërisë të publikuar të martën:

“Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.” [Link Raporti i Progresit]

Raporti në kapitullin e mjedisit e konsideron Shqipërinë një vend me “nivel të ulët të përgatitjes” për anëtarësim ndërsa vlerëson se ecuria nga raporti i fundit i progresit i publikuar më 2016 është “e pakët”.

Shqipëria, thotë raporti, nuk ka instrumentet e nevojshme ekonomike për të promovuar riciklimin e mbetjeve në vend të groposjes apo djegies së tyre, ndërsa vlerëson se kriteret për dhënien e lejeve mjedisore për ndërtime hidrocentralesh apo resortesh turistike në zonat e mbrojtura nuk janë në përputhje me rregullat e BE-së.

Qeveria shqiptare është kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për praktikën e dhënies së koncesioneve, veçanërisht koncesioneve të pakërkuara siç është rasti i incerneratorëve, për shkak se sipas FMN-së, “kapacitetet e qeverisë për të vlerësuar kostot dhe përfitimet” e koncesioneve janë “të pamjaftueshme” për të garantuar se këto koncesione janë në përputhje me interesin publik. Qeveria ka refuzuar të dëgjojë këto këshilla deri tani. Por planet e saj për ndërtimin e incerneratorit të dytë në fshatin Verri të Fierit kanë hasur kundërshtimet e ashpra të banorëve të zonës.

Kryeministri Rama ka deklaruar se dëshiron të bindë banorët e Fierit se projekti i incerneratorit “nuk sjell ndotje, por ky projekt sjell ekonomi, sjell punësim, sjell zhvillim.”

Gjithsesi, siç shkruhet edhe në Raportin e Progresit, banorët e fshatit Verri nuk janë të vetmit që mendojnë se incerneratori është vetëm një gjë e mirë.

Aktualisht Shqipëria nuk ka një sistem “të integruar” për menaxhimin e mbetjeve urbane. Një pjesë e madhe e territorit të vendit nuk kanë fare sistem grumbullimi të mbetjeve ndërsa proceset e riciklimit pothuajse nuk ekzistojnë në mënyrë të organizuar. Megjithatë, një pjesë jo e vogël e mbetjeve, veçanërisht metaleve, plastikës dhe letrës, të cilat kanë një vlerë relativisht të lartë tregtare, riciklohen falë punës së shtresave më të varfra të shoqërisë. Incerneratorët rrezikojnë të dëmtojnë pikërisht riciklimin e letrës dhe plastikës, pasi janë dy llojet e mbetjeve që mund të digjen në këto impjante. Llojet kryesore të mbetjeve si qelqi, nuk digjen në incerneratorë ndërsa mbetjet organike janë shumë të kushtueshme për t’u djegur për shkak të përmbajtjes së ulët energjetike që kanë.

The post Raporti i KE e thotë hapur: Inceneratorët investim i dështuar për të ardhmen. Do t’u kushtojë shqiptarëve 230 miliardë lekë appeared first on 55 News.

]]>