indonezi Archives - 55 News https://55news.al/tag/indonezi/ Sun, 23 Dec 2018 16:08:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png indonezi Archives - 55 News https://55news.al/tag/indonezi/ 32 32 Cunami në Indonezi/Mbi 220 persona të vdekur, qindra të plagosur nga valët e shkaktuara nga shpërthimi vullkanik https://55news.al/aktualitet/cunami-ne-indonezi-mbi-220-persona-te-vdekur-qindra-te-plagosur-nga-valet-e-shkaktuara-nga-shperthimi-vullkanik/ Sun, 23 Dec 2018 16:08:17 +0000 https://new.55news.al/?p=75966 Më shumë se 220 vetë kanë humbur jetën dhe 843 të plagosur pasi një cunami goditi qytetet bregdetare në ngushticën Sunda të Indonezisë, thonë zyrtarët qeveritarë. Valët e cunamit goditën natën pa asnjë paralajmërim, duke shkatërruar qindra ndërtesa. Zyrtarët thonë se cunami mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në det pasi vullkani Anak […]

The post Cunami në Indonezi/Mbi 220 persona të vdekur, qindra të plagosur nga valët e shkaktuara nga shpërthimi vullkanik appeared first on 55 News.

]]>
Më shumë se 220 vetë kanë humbur jetën dhe 843 të plagosur pasi një cunami goditi qytetet bregdetare në ngushticën Sunda të Indonezisë, thonë zyrtarët qeveritarë.

Valët e cunamit goditën natën pa asnjë paralajmërim, duke shkatërruar qindra ndërtesa.

Zyrtarët thonë se cunami mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në det pasi vullkani Anak Krakatau shpërtheu.

Strait Sunda, ndodhet midis ishujve të Java dhe Sumatra, lidh Detin Java në Oqeanin Indian.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive ka paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregdetit për shkak të frikës nga një cunami tjetër.

Cunami i së shtunës goditi rreth orës 21:30 të kohës lokale (14:30 GMT), gjatë një festë lokale.

Ajo goditi disa destinacione turistike të njohura duke përfshirë vendpushimin e plazhit Tanjung Lesung në perëndim të ishullit Java.

 

The post Cunami në Indonezi/Mbi 220 persona të vdekur, qindra të plagosur nga valët e shkaktuara nga shpërthimi vullkanik appeared first on 55 News.

]]>
Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u rrëzua në Indonezi https://55news.al/globi/gjendet-kutia-e-zeze-e-aeroplanit-qe-u-rrezua-ne-indonezi/ Thu, 01 Nov 2018 08:29:31 +0000 https://new.55news.al/?p=63198 Autoritetet në Indonezi gjetën “kutinë e zezë” të një aeroplani që u rrëzua të hënën në Detin Java. Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë Lion Air. Aeroplani, me 189 njerëz në bord, u rrëzua shumë shpejt pasi u nis nga Xhakarta – kryeqyteti i Indonezisë.Asnjë i mbijetuar nuk është […]

The post Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u rrëzua në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Autoritetet në Indonezi gjetën “kutinë e zezë” të një aeroplani që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë Lion Air.

Aeroplani, me 189 njerëz në bord, u rrëzua shumë shpejt pasi u nis nga Xhakarta – kryeqyteti i Indonezisë.
Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.

Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t’i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.

Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.

 

The post Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u rrëzua në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Indonezi, balta vret 11 nxënës. Bilanci i viktimave shumë më i madh https://55news.al/globi/indonezi-balta-vret-11-nxenes-bilanci-i-viktimave-shume-me-i-madh/ Sat, 13 Oct 2018 12:10:26 +0000 https://new.55news.al/?p=57541 Të paktën 22 vetë kanë vdekur dhe shumë prej tyre janë zhdukur si pasojë e motit të keq në Indonezi. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë shkaku i vdekjeve. Reshjet nisën që të mërkurën në zonën e Sumatras duke vrarë 17 persona. 11 prej tyre ishin nxënës shkollë të cilët humbën jetën kur shkolla ku […]

The post Indonezi, balta vret 11 nxënës. Bilanci i viktimave shumë më i madh appeared first on 55 News.

]]>
Të paktën 22 vetë kanë vdekur dhe shumë prej tyre janë zhdukur si pasojë e motit të keq në Indonezi. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë shkaku i vdekjeve.

Reshjet nisën që të mërkurën në zonën e Sumatras duke vrarë 17 persona. 11 prej tyre ishin nxënës shkollë të cilët humbën jetën kur shkolla ku ndodheshin u shemb nga rrëshqitja e tokës. Nën baltë ka ende të zhdukur./tch

The post Indonezi, balta vret 11 nxënës. Bilanci i viktimave shumë më i madh appeared first on 55 News.

]]>
1200 viktima si pasojë e cunamit në Indonezi https://55news.al/globi/1200-viktima-si-pasoje-e-cunamit-ne-indonezi/ Mon, 01 Oct 2018 11:09:39 +0000 https://new.55news.al/?p=53850 Qytetet Palu dhe Dongala në Indonezi janë shndërruar në varre masive si pasojë e Cunamit që gjunjëzoi mbarë vendin. Bilanci i viktimave nuk ka të ndalur. Aktualisht mbi 1200 trupa të pajetë janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave, por shifra përfundimtare për fat të keq pritet të jetë edhe më e lartë. Ekipet e emergjencave […]

The post 1200 viktima si pasojë e cunamit në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Qytetet Palu dhe Dongala në Indonezi janë shndërruar në varre masive si pasojë e Cunamit që gjunjëzoi mbarë vendin. Bilanci i viktimave nuk ka të ndalur. Aktualisht mbi 1200 trupa të pajetë janë gjetur nën rrënojat e ndërtesave, por shifra përfundimtare për fat të keq pritet të jetë edhe më e lartë.

Ekipet e emergjencave vijojnë ende kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nën gërmadha. Krahas tragjedisë së humbjes së njerëzve, një tjetër rrezik që u kanoset të mbijetuarve është ai i përhapjes së epidemive.

https://tvklan.al/wp-content/uploads/2018/10/germime-300×169.jpg 300w” data-srcset=”” sizes=”(max-width: 624px) 100vw, 624px” style=”user-select: auto !important; margin: 0px auto; padding: 0px; border: 0px; font-size: 16px; vertical-align: top; max-width: 100%; height: auto; display: block;”>

Edhe më të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit e bën mungesa e pajisjeve moderne dhe dëmtimi i rrjetit të komunikimit. Autoritetet indoneziane kërkuan ndihmë nga organizatat ndërkombëtare, pasi misioni për forcat vendase është i pamundur.

Tërmeti i fuqishëm 7.5 ballë që goditi të shtunën Indonezinë shkaktoi dallgë gjigante që shkuan deri në 6 metra lartësi që shkatërroi qindra ndërtesa. Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe që prej asaj të vitit 2004, kur një cunami shkaktoi 120 mijë viktima në Indonezi.

The post 1200 viktima si pasojë e cunamit në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Tërmeti e cunami lënë dhjetëra të vdekur në Indonezi https://55news.al/globi/termeti-e-cunami-lene-dhjetera-te-vdekur-ne-indonezi/ Sat, 29 Sep 2018 07:47:23 +0000 https://new.55news.al/?p=53260 Indonezia u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 7.5 ballë, i cili gjeneroi edhe tsunam në zonat bregdetare. Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulawesi. Mbi 50 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur, me dhjetëra të plagosur e shumë të tjerë të zhdukur, […]

The post Tërmeti e cunami lënë dhjetëra të vdekur në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Indonezia u godit nga një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 7.5 ballë, i cili gjeneroi edhe tsunam në zonat bregdetare. Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulawesi.

Mbi 50 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur, me dhjetëra të plagosur e shumë të tjerë të zhdukur, transmeton tch.

Video të tmerrshme janë publikuar nga zonat bregdetare, ku njerëzit duken të tmerruar, ndërsa mundohen të braktisin me shpejtësi ndërtesat e tyre.

Muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian Lombokut, ku të paktën 460 persona u konfirmuan të vdekur.

The post Tërmeti e cunami lënë dhjetëra të vdekur në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Tërmet 7.5 ballë në Indonezi, alarm për cunam https://55news.al/globi/termet-7-5-balle-ne-indonezi-alarm-per-cunam/ Fri, 28 Sep 2018 11:25:49 +0000 https://new.55news.al/?p=53057 Një tërmet me fuqi prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi, në lindje të Borneos, duke paralajmëruar për Cunam. Zyrtarët e rajonit thonë se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për viktima, të plagosur apo dëme materiale.  “Ne i këshillojmë njerëzit të qëndrojnë në një zonë të sigurt, të qëndrojnë […]

The post Tërmet 7.5 ballë në Indonezi, alarm për cunam appeared first on 55 News.

]]>
Një tërmet me fuqi prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Sulawesi, në lindje të Borneos, duke paralajmëruar për Cunam.

Zyrtarët e rajonit thonë se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion për viktima, të plagosur apo dëme materiale. 

“Ne i këshillojmë njerëzit të qëndrojnë në një zonë të sigurt, të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara”, tha në një intervistë televizive Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencia për Meteorologji.

Të premten, një lëkundje  me magnitudë 6.1 në shkallën Rihter goditi të njëjtën zonë, duke shkatërruar dëme në disa shtëpi, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën 10 të tjerë. 

The post Tërmet 7.5 ballë në Indonezi, alarm për cunam appeared first on 55 News.

]]>
Indonezi, përfundon në burg gruaja, u ankua për zërin e lartë të ezanit https://55news.al/globi/indonezi-perfundon-ne-burg-gruaja-u-ankua-per-zerin-e-larte-te-ezanit/ Wed, 22 Aug 2018 06:33:47 +0000 https://new.55news.al/?p=43631 Një gjykatë në Indonezi e dënoi një grua me 18 muaj burgim për fyerje ndaj Islamit, pasi ajo ishte ankuar se xhamia në lagjen e saj ishte shumë e zhurmshme. Meiliana, një budiste 44 vjeçare nga Kina, u ankua se ezani dhe lutjet në xhami në Sumatra janë përsëritur pesë herë në ditë dhe sipas […]

The post Indonezi, përfundon në burg gruaja, u ankua për zërin e lartë të ezanit appeared first on 55 News.

]]>
Një gjykatë në Indonezi e dënoi një grua me 18 muaj burgim për fyerje ndaj Islamit, pasi ajo ishte ankuar se xhamia në lagjen e saj ishte shumë e zhurmshme.

Meiliana, një budiste 44 vjeçare nga Kina, u ankua se ezani dhe lutjet në xhami në Sumatra janë përsëritur pesë herë në ditë dhe sipas saj ishte shumë e zhurmshme.

Kjo ankesë e saj ka mjaftuar për gjykatën, që ajo të shpallet fajtore dhe të përfundojë në burg për të vuajtur dënimin që i është shqiptuar.

The post Indonezi, përfundon në burg gruaja, u ankua për zërin e lartë të ezanit appeared first on 55 News.

]]>
Më shumë se 70.000 persona të pastrehë pas tërmetit në Indonezi https://55news.al/globi/me-shume-se-70-000-persona-te-pastrehe-pas-termetit-ne-indonezi/ Wed, 08 Aug 2018 09:37:01 +0000 https://new.55news.al/?p=41062 Më shumë se 70,000 persona kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që ka goditur ishullin Lombok në Indonezi, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën, transmeton AFP. Tërmeti i shkallës 6.9 ka lënë të vdekur 105 persona dhe ka shqetësuar turistët të dielën, një javë pasi një tjetër tërmet që ka ndodhur në këtë […]

The post Më shumë se 70.000 persona të pastrehë pas tërmetit në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Më shumë se 70,000 persona kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që ka goditur ishullin Lombok në Indonezi, kanë njoftuar autoritetet të mërkurën, transmeton AFP.

Tërmeti i shkallës 6.9 ka lënë të vdekur 105 persona dhe ka shqetësuar turistët të dielën, një javë pasi një tjetër tërmet që ka ndodhur në këtë vend ka shkaktuar vdekjen e 17 personave tjerë.

Rreth 236 persona janë plagosur rëndë, mijëra shtëpi janë dëmtuar derisa autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë mjekësore dhe furnizim me gjëra të domosdoshme.

“Përpjekjet për të evakuuar njerëzit janë shpejtuar mirëpo ende ka shumë probleme në këtë pjesë”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë për Katastrofa, Sutopo Purwo Nugroho.

“Numri i viktimave vazhdon të rritet. Më shumë se 70,000 persona janë evakuuar dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar”, është shprehur ai.

Autoritetet lokale, grupet ndërkombëtare për ndihma dhe udhëheqësia qendrore kanë nisur mbledhjen e ndihmave, mirëpo rrugët e dëmtuara kanë ngadalësuar procesin e gjetjes së të mbijetuarve në veri dhe lindje të ishullit Lombok, pjesë të cilat janë prekur më së shumti nga tërmeti.

Mirëpo ushtria indoneziane ka njoftuar se tre aeroplanë të mbushur me ushqim, pajisje mjekësore, tenda dhe ujë tani kanë arritur në Lombok.

The post Më shumë se 70.000 persona të pastrehë pas tërmetit në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
91 viktima në Indonezi https://55news.al/globi/91-viktima-ne-indonezi/ Mon, 06 Aug 2018 06:04:35 +0000 https://new.55news.al/?p=40510 Të paktën 91 persona tani njihen se kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut. Qindra njerëz janë plagosur nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit, shkruan BBC. Shkalla shtatë rihter  ishte jo shumë thellë nën tokë. Ajo ndodhi vetëm 10 km (6.21 milje) nën […]

The post 91 viktima në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Të paktën 91 persona tani njihen se kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut.

Qindra njerëz janë plagosur nga tërmeti i së dielës, thonë zyrtarët, kryesisht në veri të ishullit, shkruan BBC.

Shkalla shtatë rihter  ishte jo shumë thellë nën tokë. Ajo ndodhi vetëm 10 km (6.21 milje) nën tokë dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.

Prej kësaj u ndërpre energjia elektrike.

Në ishullin fqinj të Bali, pamjet video treguan njerëz që vraponin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.

Ka pasur më shumë se 130 tronditje pasi që tërmeti goditi të dielën në mëngjes.

Një paralajmërim për cunami u lëshua por u hoq pas disa orësh.

Ajo vjen një javë pas një tërmeti tjetër që goditi Lombokun, popullor me turistët që vizitojnë plazhet e saj dhe shtigjet për ecje.

Ky tërmet vrau të paktën 16 vetë.

The post 91 viktima në Indonezi appeared first on 55 News.

]]>
Tragjeti në Indonezi/ Mbytet anija, zhduken 190 persona https://55news.al/globi/tragjeti-ne-indonezi-mbytet-anija-zhduken-190-persona/ Wed, 20 Jun 2018 09:48:54 +0000 https://new.55news.al/?p=27796 Më shumë se 190 pasagjerë rezultojnë  të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në liqenin Toba në Indonezi. Kjo shifër u bë e ditur nga policia sipas të cilëve numri i viktimave pritet të rritet sërish. Liqeni Toba, njihet si liqeni më i madh vullkanik në botë. Turistët po festonin një festën vjetore kur anija […]

The post Tragjeti në Indonezi/ Mbytet anija, zhduken 190 persona appeared first on 55 News.

]]>
Më shumë se 190 pasagjerë rezultojnë  të zhdukur pas mbytjes së një anijeje në liqenin Toba në Indonezi. Kjo shifër u bë e ditur nga policia sipas të cilëve numri i viktimave pritet të rritet sërish.

Liqeni Toba, njihet si liqeni më i madh vullkanik në botë. Turistët po festonin një festën vjetore kur anija u mbytën për shka të motit të keq.

Forcat e shpëtimit nënvizuan se nuk dihet numri i personave të ndodhur në bordin e anijes prej druri, që u mbyt në liqen.

Sipas policisë, që bazohet nga informacione të ndryshme, bëhet fjalë për 178 të vdekur. Nëse ky bilanc konfirmohet, bëhet fjalë për një prej katastrofave më të rënda detare të historisë së arkipelagut prej 1700 ishujsh. /55news.al/

The post Tragjeti në Indonezi/ Mbytet anija, zhduken 190 persona appeared first on 55 News.

]]>