influent Archives - 55 News https://55news.al/tag/influent/ Sun, 21 Oct 2018 10:51:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png influent Archives - 55 News https://55news.al/tag/influent/ 32 32 Cristiano Ronaldo njeriu më influent në botë, ia kalon Messit, Trumpit dhe Papës https://55news.al/sport/cristiano-ronaldo-njeriu-me-influent-ne-bote-ia-kalon-messit-trumpit-dhe-papes/ Sun, 21 Oct 2018 10:51:19 +0000 https://new.55news.al/?p=59800 Portugezi Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale dhe jo vetëm në fushën e sportit, por edhe mes emrave të njohur të planetit. Ky përfundim erdhi falë një sondazhi të bërë nga KPMG. Sipas rezultatit të kësaj agjencie, portugezi i Juves rezulton të jetë personazhi më me influencë në botë. Më shumë se Messi, Papa […]

The post Cristiano Ronaldo njeriu më influent në botë, ia kalon Messit, Trumpit dhe Papës appeared first on 55 News.

]]>
Portugezi Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale dhe jo vetëm në fushën e sportit, por edhe mes emrave të njohur të planetit.

Ky përfundim erdhi falë një sondazhi të bërë nga KPMG.

Sipas rezultatit të kësaj agjencie, portugezi i Juves rezulton të jetë personazhi më me influencë në botë. Më shumë se Messi, Papa Françesku dhe Donald Trump.

Në botën e futbollit, CR7 numëron rreth 340 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, kundrejt vetëm 205milionë ndjekësve të Neymar dhe 189milionë ndjekësve të Messi-t.

Në nivel sportistësh të të gjitha fushave, ‘diva e futbollit’ është edhe më superior, pasi i pari nga sportet e tjera është Le Bron James, i cili ka vetëm 106milionë ndjekës.

E kanë të pamundur të krahasohen me Ronaldon edhe njerëz të tjerë të famshëm, jashtë fushës së sportit.

Kështu, Justin Bieber dhe Taylor Sëift kanë vetëm 300 milionë fansa, ndërsa Barack Obama ndalon në 176milionë, i ndjekur nga Trump dhe Papa, të cilët janë shumë larg, me vetëm 90 dhe 11milionë ndjekës.

Me pak fjalë, i pamposhtur?

Mbase jo, sepse sipas një postimi që mban firmën e Instagram, ‘Topi i Artë’ është i treti në klasifikim, pas Kylie Jenner dhe Selena Gomez në një klasifikim të veçantë, i cili ka parasysh përfitimet ekonomike të çdo postimi fotografik: 750 mijë dollarë kundër 800 mijë të Gomez-it dhe 1 milionëshit të Jenner.

The post Cristiano Ronaldo njeriu më influent në botë, ia kalon Messit, Trumpit dhe Papës appeared first on 55 News.

]]>