institucione Archives - 55 News https://55news.al/tag/institucione/ Wed, 20 Feb 2019 15:27:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png institucione Archives - 55 News https://55news.al/tag/institucione/ 32 32 Tenderët, institucionet nuk respektojnë specifikimet teknike, problem edhe marrja në dorëzim https://55news.al/aktualitet/tenderet-institucionet-nuk-respektojne-specifikimet-teknike-problem-edhe-marrja-ne-dorezim/ Wed, 20 Feb 2019 15:27:51 +0000 https://new.55news.al/?p=86580 Agjencia e Përgjithshme e Prokurimeve u ka tërhequr së fundmi vëmendjen institucioneve që të jenë të kujdesshme lidhur me tenderët, pasi nga formularët standard të dërguar lidhur me zbatimin e kontratave dhe monitorimet janë vënë re problematika të lidhura me disa aspekte. Së pari APP vlerëson se nga ana e institucioneve bëhet marrja në dorëzim […]

The post Tenderët, institucionet nuk respektojnë specifikimet teknike, problem edhe marrja në dorëzim appeared first on 55 News.

]]>
Agjencia e Përgjithshme e Prokurimeve u ka tërhequr së fundmi vëmendjen institucioneve që të jenë të kujdesshme lidhur me tenderët, pasi nga formularët standard të dërguar lidhur me zbatimin e kontratave dhe monitorimet janë vënë re problematika të lidhura me disa aspekte.

Së pari APP vlerëson se nga ana e institucioneve bëhet marrja në dorëzim e mallrave apo artikujve objekt prokurimi, duke mos u shoqëruar me procesverbalin e marrjes në dorëzimi dhe fletëhyrjen konform legjislacionit në fuqi. “Për këtë qëllim sjellim në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të dokumentojnë marrjen në dorëzim të objektit të prokurimit nëpërmjet mbajtjes së dokumentacionit përkatës që parashikon legjislacioni në fuqi”, – thuhet në dokumentin e APP.

Nga ana tjetër, kjo e fundit nënvizon se mallrat apo artikujt objekt kontrate, të paraqitura nga operatori ekonomik fitues, nuk janë sipas specifikimeve teknike pjesë e dokumenteve të tenderit mbi bazën e të cilave është paraqitur, vlerësuar dhe shpallur fitues operatori ekonomik. Në këtë rast APP thekson se autoritetet kontraktore që të verifikojnë mallrat/artikujt objekt kontrate të dorëzuara nga kontraktori, nëse ato janë në përputhje me specifikimet teknike të vendosura në dokumentet e tenderit mbi bazën e të cilave është konkurruar.

APP nënvizon se ka konstatuar se autoritetet kontraktore përfituese nuk respektojnë afatin e përcaktuar në rregullat e prokurimit publik për dërgimin e formularit të njoftimit të kontratës së nënshkruar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

“Sjellim në vëmendje të autoriteteve kontraktore se duhet të respektojnë afatin e përcaktuar në nenin 6 të VKM ku shprehimisht përcaktohet se: “Në rastin e prokurimit të përqendruar, autoritetet kontraktore përfituese duhet të dërgojnë njoftimin e kontratës së lidhur pranë organit qendror të blerjes jo më vonë se 5 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Organi qendror blerës dërgon për publikim Buletinin e Njoftimeve Publike njoftimin e kontratës së lidhur jo më vonë se 5 ditë pas marrjes së këtij njoftimi nga autoriteti kontraktor”, thuhet në shkresën e APP.

The post Tenderët, institucionet nuk respektojnë specifikimet teknike, problem edhe marrja në dorëzim appeared first on 55 News.

]]>
Dhuna ndaj 4-vjeçarit/ Vokshi: Institucionet të hetojnë kopshtet e Tiranës https://55news.al/politike/dhuna-ndaj-4-vjecarit-vokshi-institucionet-te-hetojne-kopshtet-e-tiranes/ Tue, 30 Oct 2018 19:04:40 +0000 https://new.55news.al/?p=62741 Kryetarja e Komisionit të Arsimit, njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të këtij rasti si dhe vënien […]

The post Dhuna ndaj 4-vjeçarit/ Vokshi: Institucionet të hetojnë kopshtet e Tiranës appeared first on 55 News.

]]>
Kryetarja e Komisionit të Arsimit, njëkohësisht deputete e Partisë Demokratike, ka reaguar menjëherë pas rastit skandaloz të bërë sot publik, ku një fëmijë 4 vjeçar është rrahur dhe djegur në një nga kopshtet që menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vokshi kërkon hetimin e menjëhershëm të këtij rasti si dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësit të dhunës ndaj këtij fëëmije 4 vjeç.

Postimi i plotë:

Tronditëse historia e vogëlushit të dhunuar në kopshtet që menaxhohen nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

As policia, as prokuroria nuk po reagojnë…

Pse sa herë flitet për përgjegjësitë direkte të Kryetarit të bashkisë Tiranë keto institucione nuk reagojnë??

Apo sepse Kryetari u jep qindra milionë euro pronë publike familjarëve të prokurorëve për të mbyllur hetimet, për dhunimin apo shfrytëzimin për vdekje të fëmijëve, siç bëri me rastin e Ardit Gjoklajt.

Pse nuk ndërmerret asnjë veprim ndaj drejtoreshës së kopshtit nr 1,  njëherazi drejtuese e partisë socialiste??

Prindër dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve duhet të gjithë të reagojmë.

Dhuna ndaj fëmijëve dhe mosreagimi i institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve është i papranueshëm.

I bëj thirrje Avokates së Popullit të nisë një hetim të thelluar për këtë ngjarje shokuese.

Më poshtë keni edhe linkun e lajmit për rrahjen e 4-vjecarit.

The post Dhuna ndaj 4-vjeçarit/ Vokshi: Institucionet të hetojnë kopshtet e Tiranës appeared first on 55 News.

]]>
Skandaloze/ Qyteti dhe të gjitha institucionet në Shkodër pa energji https://55news.al/aktualitet/skandaloze-qyteti-dhe-te-gjitha-institucionet-ne-shkoder-pa-energji/ Thu, 25 Oct 2018 15:06:33 +0000 https://new.55news.al/?p=61163 Pjesa më e madhe e qytetit të Shkodrës ka mungesë të energjisë elektrike. OSHEE bëri të ditur se “për shkak të një avarie në çelësin 20kV të nënstacionit Shkodra 1, kanë mbetur pa energji disa lagje të qytetit Shkodër. Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit”. […]

The post Skandaloze/ Qyteti dhe të gjitha institucionet në Shkodër pa energji appeared first on 55 News.

]]>
Pjesa më e madhe e qytetit të Shkodrës ka mungesë të energjisë elektrike. OSHEE bëri të ditur se “për shkak të një avarie në çelësin 20kV të nënstacionit Shkodra 1, kanë mbetur pa energji disa lagje të qytetit Shkodër. Brigadat e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit”. Ndër të tjera abonentëve familjare dhe bizneseve pa energji kanë mbetur edhe zyrat e shtetit, policia, ujësjellësi, etj.

Konkretisht janë pa energji

Bashkia Shkodër

Prefektura

Ujësjellësi

Komisariati i Policisë

Lagjet “Vasil Shanto”, “Skenderbeg”, “Tom Kola”, “Perlat Rexhepi”, Hotel “Koloseu”, Rus, Dergut, Sarreq, Dobraç, Kiras, “Fari Ramadani”, “Vojo Kushi” “Qemal Stafa”.

The post Skandaloze/ Qyteti dhe të gjitha institucionet në Shkodër pa energji appeared first on 55 News.

]]>
Miron Kotani: Drejtuesit e institucioneve kanë alergji nga muzika shqiptare https://55news.al/kulture/miron-kotani-drejtuesit-e-institucioneve-kane-alergji-nga-muzika-shqiptare/ Fri, 21 Sep 2018 10:25:30 +0000 https://new.55news.al/?p=51019  Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje. Veprat e autorëve shqiptarë mungojnë në koncerte të ndryshme, dhe sipas kompozitorit Miron Kotani kjo është përgjegjësi e institucioneve. “Orkestrat tona kombëtare nuk e kanë në program krijimtarinë muzikore shqiptare. Edhe orkestrat frymore nuk luajnë pjesë shqiptare. Pse? Kur vijnë te ne orkestrat angleze dhe luajnë muzikë angleze, […]

The post Miron Kotani: Drejtuesit e institucioneve kanë alergji nga muzika shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
 Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje. Veprat e autorëve shqiptarë mungojnë në koncerte të ndryshme, dhe sipas kompozitorit Miron Kotani kjo është përgjegjësi e institucioneve.

“Orkestrat tona kombëtare nuk e kanë në program krijimtarinë muzikore shqiptare. Edhe orkestrat frymore nuk luajnë pjesë shqiptare. Pse? Kur vijnë te ne orkestrat angleze dhe luajnë muzikë angleze, ndërsa ne jo muzikën tonë. Pjesët shqiptare nuk luhen, sepse nuk duan. Ndiqet një politikë antikombëtare nga ata që drejtojnë institucionet tona kulturore. Çdo titullar institucioni nuk e ka në qendër të vëmendjes krijimtarinë muzikore shqiptare, por e ka alergji. Kemi në vend një politikë antikombëtare në këtë drejtim. Ne kemi kompozitorët shqiptarë, por pjesët shqiptare nuk janë në koncertet e orkestrave tona. Kanë pjesë të huaja, por duhet në fillim të kemi promovim të muzikës sonë shqiptare, të luhet muzika jonë. Nuk e kam kuptuar këtë filozofi, që nuk vendosin asnjë pjesë të muzikës shqiptare në programacion. Aq më tepër kur bëhet fjalë që janë orkestra kombëtare dhe jo rrethi. E kanë detyrim kombëtar”.

Lidhur me idene e krijimit te një muze për krijimtarinë muzikore shqiptare si dhe një bibliotekë, Kotani thote: “Se ka vënë njeri ujin në zjarr për këtë punë. Do të ishte shumë mirë që ne të kishim një muze për krijimtarinë muzikore, ku aty të përfshihet çdo kompozitor shqiptar, që të jetë i pajisur me krijimtarinë e tij, me veprat, me dorëshkrimet e ndryshme, me fotografi nga familjarët, etj. Kjo duhet të bëhet nga institucionet tona shtetërore, sepse do të vijë një moment, që nuk do të kemi më asgjë. Kemi kompozitorë që ndahen nga jeta,  dhe pas disa dekadash ne nuk do të kemi asnjë të dhënë qoftë për jetën e këtyre autorëve shqiptarë, por dhe për krijimtarinë e tyre në muzikë. Në këtë është detyrë primare e shtetit, sa nuk është vonë që duhet të krijojë urgjent muzeun e muzikës shqiptare, ku të përfshihet biblioteka me literaturën e muzikës shqiptare si dhe pavione me të dhënat për autorët shqiptarë, me të dhënat për krijimtarinë dhe jetën e tyre.”

Si kompozitor Miron Kotani po merret këto kohë me muzikë filmash, por dhe të një monodrame, që do të jetë në skenën e teatrore të Fierit.  “Në fushën e krijimtarisë muzikore unë po punoj për dy muzikë filmash, dhe muzikë për një shfaqje teatri që jam drejt përfundimit. Një muzikë e filmit është shumë interesante, dhe regjisori dhe skenarist është Petrit Ruka. Por ka rëndësi, sepse këtë muzikë e kishte nisur për ta shkruar kompozitori Aleksandër Lalo,  por fatkeqësisht ai u nda nga jeta. Ai e kishte çuar deri në gjysmë të rrugës këtë krijimtari, dhe me largimin e tij nga jeta u detyrova ta përfundoj unë. Pra jemi dy autorë me këtë muzikë filmi me skenar dhe regji nga Petrit Ruka. Ndërsa për filmin tjetër jemi akoma, duke folur për kontratën me regjisorin, dhe në vijim mund të flasim për më tepër. Për teatrin po punoj për një monodramë, që titullohet “Infermiere Eva” me skenariste Valentina Tafa që do të jetë në skenën e teatrit të Fierit brenda muajit shtator. Aktorja, që do të interpretojë është Miola Seitaj e Fierit. Në lidhje jo me krijimtarinë time, por të hënën do të jetë një koncert te amfiteatri. Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura si një nga më të mirat e vendit në bashkëpunim me dirigjent dhe instrumentistët anglezë.”

The post Miron Kotani: Drejtuesit e institucioneve kanë alergji nga muzika shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Kreditimi në bujqësi – 3 banka dhe 5 institucione mikrokredie, marrëveshje me Ministrinë https://55news.al/aktualitet/kreditimi-ne-bujqesi-3-banka-dhe-5-institucione-mikrokredie-marreveshje-me-ministrine/ Tue, 03 Jul 2018 06:09:50 +0000 https://new.55news.al/?p=31425 3 banka dhe 5 institucione të mikrokredisë i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Bujqësisë për mbështetjen e investimeve në këtë sektor. Ato kanë nënshkruan me Ministrinë një marrëveshje bashkëpunimi për të lehtësuar kredimarrjen e fituesve nga programi IPARD II dhe që do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR. Ministri i Bujqësisë, Ministri Niko Peleshi tha […]

The post Kreditimi në bujqësi – 3 banka dhe 5 institucione mikrokredie, marrëveshje me Ministrinë appeared first on 55 News.

]]>
3 banka dhe 5 institucione të mikrokredisë i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Bujqësisë për mbështetjen e investimeve në këtë sektor. Ato kanë nënshkruan me Ministrinë një marrëveshje bashkëpunimi për të lehtësuar kredimarrjen e fituesve nga programi IPARD II dhe që do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR.

Ministri i Bujqësisë, Ministri Niko Peleshi tha në fjalën përshëndetëse se Bujqësia po kthehet në një magnet për rialokimin e investimeve nga sektorët e tjerë dhe se investitorët po e shohin gjithnjë e me më shumë interes.

Marrëveshja u nënshkrua pasditen e së hënës nga Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe nga 8 përfaqësuesit e bankave dhe të institucioneve të mikrokredisë.

The post Kreditimi në bujqësi – 3 banka dhe 5 institucione mikrokredie, marrëveshje me Ministrinë appeared first on 55 News.

]]>