inteligjenca Archives - 55 News https://55news.al/tag/inteligjenca/ Fri, 30 Nov 2018 11:13:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png inteligjenca Archives - 55 News https://55news.al/tag/inteligjenca/ 32 32 Pse inteligjentët nuk mund të jenë të lumtur? https://55news.al/lifestyle/pse-inteligjentet-nuk-mund-te-jene-te-lumtur/ Fri, 30 Nov 2018 11:13:30 +0000 https://new.55news.al/?p=71010 Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Kjo ndodh sepse, fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar […]

The post Pse inteligjentët nuk mund të jenë të lumtur? appeared first on 55 News.

]]>
Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Kjo ndodh sepse, fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre.

Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj. Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”.

Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta.

Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.

Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi.

E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.

Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm.

Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë.

Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë. Ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.

Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.

Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt.

The post Pse inteligjentët nuk mund të jenë të lumtur? appeared first on 55 News.

]]>
Risitë e Google rreth inteligjencës artificiale https://55news.al/lifestyle/risite-e-reja-te-google-rreth-inteligjences-artificiale/ Wed, 09 May 2018 15:07:13 +0000 https://new.55news.al/?p=13944 Google pritet që të tregojë zhvillimin e intelegjencës artificiale në konferencën vjetore që do mbahet këtë mbrëmje. Teknologjia e re e kompanisë, e njohur si asistenti i Google mund të fitojë aftësi të reja për trajtuar veprime si rezervimet e restoranteve pa përdorur duart. Google mund të zbulojë përditësimet për sistemin operativ Android, të mundësojë […]

The post Risitë e Google rreth inteligjencës artificiale appeared first on 55 News.

]]>
Google pritet që të tregojë zhvillimin e intelegjencës artificiale në konferencën vjetore që do mbahet këtë mbrëmje.

Teknologjia e re e kompanisë, e njohur si asistenti i Google mund të fitojë aftësi të reja për trajtuar veprime si rezervimet e restoranteve pa përdorur duart.

Google mund të zbulojë përditësimet për sistemin operativ Android, të mundësojë sugjerime më të mira të lundrimit në Google Maps dhe të shtyjë më tej në teknologjinë e zgjeruar të realitetit, që mbivendos një pamje të botës reale me imazhe dixhitale.

Gjigandi i kërkimit synon të bëjë ndihmësin e tij të dobishëm që njerëzit të mos jetojnë pa të, ose rezbultatet e shpejta që i shfaqen përdoruesve kur kërkojnë dicka.

Një gjë tjetër që mund të prezantojë Google është plani për përmirësuar kujdesin shëndetësor, për të ruajtur mjedisin apo për të bërë zbulime shkencore.

The post Risitë e Google rreth inteligjencës artificiale appeared first on 55 News.

]]>