irak Archives - 55 News https://55news.al/tag/irak/ Sun, 02 Feb 2020 08:19:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png irak Archives - 55 News https://55news.al/tag/irak/ 32 32 Irak, Allawi zgjidhet për formimin e qeverisë së re https://55news.al/globi/irak-allawi-zgjidhet-per-formimin-e-qeverise-se-re/ Sun, 02 Feb 2020 08:19:13 +0000 https://new.55news.al/?p=142513 Ish-ministri irakian i Komunikimit, Mohamed Tawfiq Allawi është përzgjedhur për formimin e qeverisë së re të vendit, njoftoi agjencia zyrtare irakiane e lajmeve, INA. Në një mesazh video të postuar në Twitter, Allawi tha se presidenti irakian Barham Salih e kishte ngarkuar atë me formimin e një qeverie të re irakiane. Ai u zotua të […]

The post Irak, Allawi zgjidhet për formimin e qeverisë së re appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri irakian i Komunikimit, Mohamed Tawfiq Allawi është përzgjedhur për formimin e qeverisë së re të vendit, njoftoi agjencia zyrtare irakiane e lajmeve, INA.

Në një mesazh video të postuar në Twitter, Allawi tha se presidenti irakian Barham Salih e kishte ngarkuar atë me formimin e një qeverie të re irakiane.

Ai u zotua të luftojë korrupsionin dhe të caktojë një datë për zgjedhje të reja.

Ai gjithashtu premtoi se do t’i mbronte protestuesit dhe do t’i konsideronte përgjegjës vrasësit e demonstruesve.

The post Irak, Allawi zgjidhet për formimin e qeverisë së re appeared first on 55 News.

]]>
Sulmohet me raketa Zona e Gjelbër në Irak, predhat pranë ambasadës së SHBA https://55news.al/aktualitet/sulmohet-me-raketa-zona-e-gjelber-ne-irak-predhat-prane-ambasades-se-shba/ Tue, 21 Jan 2020 09:18:36 +0000 https://new.55news.al/?p=140181 Tri raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, thanë burime të policisë irakiane për Reuters. Raketat u lëshuan nga rrethi Zafaraniyah, jashtë kryeqytetit irakian, ndërkaq dy predha ranë pranë Ambasadës së SHBA-së. Nga këto sulme nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale, njoftoi kanali […]

The post Sulmohet me raketa Zona e Gjelbër në Irak, predhat pranë ambasadës së SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Tri raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen shumë ndërtesa qeveritare dhe misione të huaja, thanë burime të policisë irakiane për Reuters.

Raketat u lëshuan nga rrethi Zafaraniyah, jashtë kryeqytetit irakian, ndërkaq dy predha ranë pranë Ambasadës së SHBA-së.

Nga këto sulme nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale, njoftoi kanali televiziv Al Hadath.

Incidenti ndodhi një ditë pasi rifilluan protestat antiqeveritare në Irak, gjatë të cilave gjashtë irakanë, përfshirë dy oficerë policie, u vranë dhe dhjetëra u plagosën, në Bagdad dhe qytete të tjera.

Protestuesit në Irakun e jugut dogjën goma dhe bllokuan rrugët kryesore në disa qytete, duke thënë se kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi nuk i ka mbajtur premtimet, përfshirë emërimin e një qeverie të re të pranueshme për irakianët.

Demonstratat në Irak po mbahen që nga 1 tetori 2019.

Protestuesit kundërshtojnë një sistem politik, të cilin ata e perceptojnë si të korruptuar dhe që i mban shumicën e njerëzve të varfëruar.

Më shumë se 450 njerëz janë vrarë nga trazirat.

Protestat u pezulluan prej disa javësh pasi vëmendja u drejtua në përshkallëzimin e tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas vrasjes – në fillim të këtij muaji – të Qasem Soleimanit, një gjenerali të lartë iranian.

Teherani iu përgjigj sulmit vdekjeprurës të dronit amerikan ndaj Soleimanit, duke gjuajtur raketa balistike në dy baza ushtarake Irakiane që strehonin trupa amerikane. 

The post Sulmohet me raketa Zona e Gjelbër në Irak, predhat pranë ambasadës së SHBA appeared first on 55 News.

]]>
Kush është gardisti që u vetëvra mëngjesin e sotëm, misionet në Irak https://55news.al/aktualitet/kush-eshte-gardisti-qe-u-vetevra-mengjesin-e-sotem-misionet-ne-irak/ Tue, 02 Oct 2018 10:13:37 +0000 https://new.55news.al/?p=54186 Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëvrasja e gardistit Ariol Mançe. 30-vjeçari u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës. ‘BalkanWeb’ raporton se djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës. Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, […]

The post Kush është gardisti që u vetëvra mëngjesin e sotëm, misionet në Irak appeared first on 55 News.

]]>
Të tjera detaje dalin në dritë nga vetëvrasja e gardistit Ariol Mançe. 30-vjeçari u gjet i pajetë brenda Gardës së Republikës, teksa ishte në krye të detyrës.

‘BalkanWeb’ raporton se djali nga Përmeti kishte qenë turni i tretë, ndërsa u gjet i pajetë në vendin e punës.

Mançe kishte tri vite që shërbente në Gardë, ndërsa ishte një ushtarak i kualifikuar. Po ashtu mësohet se i riu kishte qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse jashtë vendit, si në Irak.

Ndërkohë, nga hetime e grupit hetimor, provat e mbledhura, çojnë në një vetëvrasje. Kjo duke u bazuar tek trajektorja e plumbit, mesazhi i gjetur në telefonin e tij, ku i shpjegonte babait të tij arsyen e vetëflijimit.

Pavarësisht faktit se i riu kishte pranuar si motiv të vetëvrasjes ishte ndarja nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje të gjatë, hetuesit po hetojnë dhe në të tjera pista.

The post Kush është gardisti që u vetëvra mëngjesin e sotëm, misionet në Irak appeared first on 55 News.

]]>
SHBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani https://55news.al/globi/shba-ja-mund-te-mbylle-konsulaten-ne-irak-pas-kercenimeve-nga-irani/ Sat, 29 Sep 2018 07:43:37 +0000 https://new.55news.al/?p=53258 Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsultatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për çdo veprim […]

The post SHBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsultatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për çdo veprim dhe sulm ndaj popullit amerikan dhe stafit diplomatik në shtetin fqinj.

“Kërcënimet ndaj stafit tonë në Irak nga qeveria e Iranit dhe grupe të tjera nën udhëheqjen e liderit të Forcave të Kudsit Qassem Soleimani, janë rritur gjatë javëve të fundit”.

“Unë kam këshilluar qeverinë e Iranit se SHBA do të mbajë përgjegjës direkt Iranin për çdo dëm ndaj amerikanëve dhe ndaj stafit tonë diplomatik në çdo vend. E kam bërë të qartë se SHBA-të do të përgjigjen në mënyrën e duhur ndaj çdo sulmi”, ka shtuar Pompeo.

Pomepo shtoi se Uashingtoni po punon me aleatët tjerë paqedashës për të adresuar këto kërcënime./rel

The post SHBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani appeared first on 55 News.

]]>
Komenti i të ftuarit: Ndërrim pushteti në Irak https://55news.al/globi/komenti-i-te-ftuarit-nderrim-pushteti-ne-irak/ Tue, 22 May 2018 06:51:56 +0000 https://new.55news.al/?p=18303 Nga Rainer Hermann (FAZ) Ai që votoi në Irak për Muktada al-Sadrin, e bëri këtë sepse synoi diçka shumë të përcaktuar, mendon Rainer Hermann nga Frankfurter Allgemeine Zeitung Edhe nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare të së shtunës së kaluar qe i ndryshëm nga ai që kishte shpresuar Perëndimi: për Irakun ai ofron megjithatë shanse. Sepse […]

The post Komenti i të ftuarit: Ndërrim pushteti në Irak appeared first on 55 News.

]]>
Nga Rainer Hermann (FAZ)

Ai që votoi në Irak për Muktada al-Sadrin, e bëri këtë sepse synoi diçka shumë të përcaktuar, mendon Rainer Hermann nga Frankfurter Allgemeine Zeitung

Edhe nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare të së shtunës së kaluar qe i ndryshëm nga ai që kishte shpresuar Perëndimi: për Irakun ai ofron megjithatë shanse. Sepse për herë të parë që prej fitores kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe që prej rimarrjes së Mossulit, tema që i mbizotëronte të gjitha të tjerat nuk ishte më siguria, por korrupsioni i gjithanshëm.
Bojkot me pasoja fatale?
15 vjet pas rrëzimit të Saddam Huseinit, Iraku bën pjesë në vendet më të korruptuara të botës. Të ardhurat nga nafta nuk derdhen në një shtet funksionues me shërbime funksionuese. Për më tepër, shteti irakian është bërë një dyqan vetëshërbimi i një klase politike që pasurohet në mënyrë të pafre.

Prandaj aktivistët patën bërë thirrje për një bojkotim të zgjedhjeve, të cilin shumë, para së gjithash në Bagdad dhe në shtresën e mesme, edhe e ndoqën. Pjesëmarrja në zgjedhje nga ky shkak qe vetëm 45 përqind, në vitin 2014 patën shkuar 60 përqind e votuesve në zgjedhje.
Thirrjen për t’i bojkotuar zgjedhjet nuk e dëgjuan megjithatë mbështetësit e fituesit të zgjedhjeve, të predikuesit shiit Muktada al-Sadr, të cilët para së gjithash vijnë nga shtresat e varfëra të shtresës së ulët.
Sadr e pati bërë luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e stallave të Avgjisë në shtetin irakian në temën më të rëndësishme të fushatës së tij elektorale. Tani predikuesi duhet të ofrojë rezultate dhe ta thajë kënetën e korrupsionit. Me sa duket janë të shumtë ata që besojnë se ai mund ta bëjë këtë.
Duarbosh mbeti lista e kryeministrit të deritashëm Haidar al-Abadi, të cilit i njihet merita që në bashkëpunim të ngushtë me SHBA e drejtoi në mënyre efikase luftën kundër “Shtetit Islamik”. Veç kësaj ai kishte fituar besimin e minoritetit sunit, i cili qe margjinalizuar nën paraardhësin e tij, Nuri al-Maliki. Në këtë mënyrë Abadi e stabilizoi kështu edhe më tej Irakun.
Edhe këtu: Arabi Saudite përballë Iranit
Të dy fituesit e zgjedhjeve të 12 majit, Sadr Hadi al-Ameri, përfaqësojnë një Irak të karakterizuar fort nga feja islame shiite.
Nacionalisti irakian Sadr, i cili drejtoi më 2003 rezistencën kundër pushtuesve amerikanë, do që ta rrënjosë Irakun fort në botën arabe dhe vizitoi për këtë Arabinë Saudite, e cila ka kohë që është tërhequr nga Iraku. Por Ameri është njeriu i Iranit në Bagdad. Ai komandon milicët e fuqishëm shiitë të vendit, të cilët shkollohen dhe financohen nga Irani.
Për t’i forcuar atij krahët, komandanti i njësisë elitë iraniane të Brigadave-Quds, Qassem Soleimani shkoi që në ditën e zgjedhjeve në Bagdad. Me sa duket ai do t’i imponojë el Sadrit një koalicion me Amerin, gjë që Sadr e mohon me vendosmëri. Iraku do të bëhet me këtë një vend tjetër i konfliktit midis Arabisë Saudite dhe Iranit. DW

The post Komenti i të ftuarit: Ndërrim pushteti në Irak appeared first on 55 News.

]]>
Iraku nuk gjen paqe, sulm me bombë edhe ditën e votimeve https://55news.al/globi/iraku-nuk-gjen-paqe-sulm-me-bombe-edhe-diten-e-votimeve/ Sat, 12 May 2018 19:05:10 +0000 https://new.55news.al/?p=15101 Një sulm me bombë ka ndodhur ditën e sotme gjatë votimeve në Irak, duke lënë të vdekur të paktën 3 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë luftojnë ende me jetën. Sipas mediave botërore, tre meshkuj kanë vdekur pasi makina me të cilën ata udhëtonin u hodh në erë në qendër të qytetit Sunni Arab. Dy prej […]

The post Iraku nuk gjen paqe, sulm me bombë edhe ditën e votimeve appeared first on 55 News.

]]>
Një sulm me bombë ka ndodhur ditën e sotme gjatë votimeve në Irak, duke lënë të vdekur të paktën 3 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë luftojnë ende me jetën.

Sipas mediave botërore, tre meshkuj kanë vdekur pasi makina me të cilën ata udhëtonin u hodh në erë në qendër të qytetit Sunni Arab. Dy prej viktimave ishin nisur drej qendrës së votimit, ndërsa i treti ishte ekspert i zgjedhjeve.

Ditën e sotme në Irak janë mbajtur zgjedhjet e para pas 8 vitesh, ndërsa kandidatë për t’u bërë pjesë e qeverisë janë rreth 7 mijë politikanë. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve janë parashikuar të publikohen mbrëmjen e së hënës.

The post Iraku nuk gjen paqe, sulm me bombë edhe ditën e votimeve appeared first on 55 News.

]]>
Pakti bërthamor me Iranin? SHBA-ja “shpëtimtarja” e krizës https://55news.al/globi/pakti-berthamor-me-iranin-shba-ja-shpetimtarja-e-krizes/ Tue, 08 May 2018 12:06:51 +0000 https://new.55news.al/?p=13526 Marrëveshja Bërthamore me Iranin është arritur më 14 korrik të vitit 2015 në Vjenë dhe është firmosur në Teheran. Marrëveshja është firmosur midis vendeve të ashtëquajtura 5+1 Britanisë së Madhe, SHBA, Francës, Rusisë dhe Kinës, plus Gjermaninë. Në këtë marrëveshje është premtuar eleminimimi i sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit vitet e fundit për shkak […]

The post Pakti bërthamor me Iranin? SHBA-ja “shpëtimtarja” e krizës appeared first on 55 News.

]]>
Marrëveshja Bërthamore me Iranin është arritur më 14 korrik të vitit 2015 në Vjenë dhe është firmosur në Teheran. Marrëveshja është firmosur midis vendeve të ashtëquajtura 5+1 Britanisë së Madhe, SHBA, Francës, Rusisë dhe Kinës, plus Gjermaninë.

Në këtë marrëveshje është premtuar eleminimimi i sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Iranit vitet e fundit për shkak të programit të tij bërthamor.

Në këmbim Irani ka pranuar që të limitojë programin e tij bërthamor dhe të lejojë kontrolle periodike nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike “IAEA” në instalacionet e veta bërthamore. Me rrugën e hapur nga Teherani, kjo agjenci ka marrë lejen që të bëjë inspektime edhe në zonat ushtarake. Irani ndër të tjera ka pranuar dhe një moratorium prej 15 vitesh në pasurimin e uraniumit sipër 3.67% dhe reduktimin e numrit të centrifugave prej të cilave nxirret një pjesë e uraniumit natyral.

Marrëveshja parashikon edhe modifikimin e reaktorit të ujit të rëndë të Arak, kështu që nuk mund të prodhohet plutoni i nevojshëm për të ndërtuar bombë atomike. Për pesë vite nga firmosja e akordit në Vjenë, mbetet në fuqi embargoja e OKB-së për armët dhe prej 8 vitesh ajo për raketat balistike.

Në rast se do të dekretohet largimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, pasojat për Iranin nuk do të ishin të pakta. Impakti për ekonominë iraniane mund të jetë shumë i rëndëishëm pasi Kongresi amerikan do të rivendoste sanksionet. Nuk përfshihet dhe dekretimi i një embargoje për eksportimet iraniane të naftës. Një skenar i cili, në kohë të mesme dhe të gjatë, do të çonte në thellimin e krizës në tregjet e karburantëve. E gjithë kjo do të rrisë tensione në Lindjen e Mesme.

The post Pakti bërthamor me Iranin? SHBA-ja “shpëtimtarja” e krizës appeared first on 55 News.

]]>
E reja martohet me një të moshuar: “Kur pashë fotot e tij kuptova që ishte fati im” https://55news.al/globi/e-reja-martohet-me-nje-te-moshuar-kur-pashe-fotot-e-tij-kuptova-qe-ishte-fati-im/ Mon, 07 May 2018 13:47:42 +0000 https://new.55news.al/?p=13111 Tre vite pasi gruaja e tij e parë vdiq, Moussali Mohammed al-Moujamaie, 92 vjeç, një figurë e rëndësishme në një fshat të Irakut ka vendosur të martohet sërish. Nusja është vetëm 22 vjeç dhe kështu çifti kanë 70 vite diferencë, por martesa të tilla janë shumë të përhapura në këto zona. “Mbeta vetëm kur gruaja […]

The post E reja martohet me një të moshuar: “Kur pashë fotot e tij kuptova që ishte fati im” appeared first on 55 News.

]]>
Tre vite pasi gruaja e tij e parë vdiq, Moussali Mohammed al-Moujamaie, 92 vjeç, një figurë e rëndësishme në një fshat të Irakut ka vendosur të martohet sërish.

Nusja është vetëm 22 vjeç dhe kështu çifti kanë 70 vite diferencë, por martesa të tilla janë shumë të përhapura në këto zona.

“Mbeta vetëm kur gruaja më vdiq, nuk kisha me kë të ndaja asgjë. Doja të kaloja kohë të mirë, të merrja kënaqësi, por nuk kisha. Pastaj Zoti ma solli atë (bashkëshorten 22-vjeçare)”, është shprehur 92-vjeçari.

“Pranova të martohesha me të kur pashë fotot e tij dhe kuptova që ishte fati im”, tha 22-vjeçarja Mouna Moukhlif al-Joubari.

The post E reja martohet me një të moshuar: “Kur pashë fotot e tij kuptova që ishte fati im” appeared first on 55 News.

]]>
ISIS hedh kufomat rrugëve, përhapet sëmundja vdekjeprurëse https://55news.al/globi/isis-hedh-kufomat-rrugeve-perhapet-semundja-vdekjeprurese/ Tue, 03 Apr 2018 14:05:39 +0000 https://new.55news.al/?p=3231 Mbi 1000 civilë mendohet se I ka zënë një sëmundje vdekjeprurëse, e cila bën që mishi të kalbet. Kjo sëmundje po shkaktohet pasi ISIS po lë kufomat rrugëve në Siri dhe Irak. Ai i tha Sputnik: “Përhapja e tij është e lidhur ngushtë me kushtet e jetesës dhe kur ato përkeqësohen në mënyrë drastike, për […]

The post ISIS hedh kufomat rrugëve, përhapet sëmundja vdekjeprurëse appeared first on 55 News.

]]>
Mbi 1000 civilë mendohet se I ka zënë një sëmundje vdekjeprurëse, e cila bën që mishi të kalbet.

Kjo sëmundje po shkaktohet pasi ISIS po lë kufomat rrugëve në Siri dhe Irak.

Ai i tha Sputnik: “Përhapja e tij është e lidhur ngushtë me kushtet e jetesës dhe kur ato përkeqësohen në mënyrë drastike, për shembull si rezultat i luftës, një epidemi mund të shpërthejë, si ajo që ndodhi në Siri dhe Irak”.

Në vitin 2015 punonjësi i agjencisë së ndihmës, Dilqash Isa, tha: “Si rezultat i veprimeve të neveritshme të ISIS-it që përfshinin vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe hedhjen e kufomave në rrugë, ky është faktori kryesor për përhapjen e shpejtë të sëmundjes Leishmanisis”.

Dhe një luftëtar kurd tha se përhapja e sëmundjes – që i lë ata të prekur me plagë të hapura nëpër trupat e tyre – ishte veçanërisht e keqe në vendet e shkatërruara nga lufta në Siri.

 The flesh-eating bug rots limbs from the inside out

The post ISIS hedh kufomat rrugëve, përhapet sëmundja vdekjeprurëse appeared first on 55 News.

]]>