iran Archives - 55 News https://55news.al/tag/iran/ Wed, 18 Mar 2026 18:56:01 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png iran Archives - 55 News https://55news.al/tag/iran/ 32 32 Sulm ndaj zemrës së besimit, Regjimi i Ajatollahve shkel vijën e kuqe https://55news.al/politike/sulm-ndaj-zemres-se-besimit-regjimi-i-ajatollahve-shkel-vijen-e-kuqe/ Wed, 18 Mar 2026 18:56:01 +0000 https://new.55news.al/?p=225299 Regjimi i Ajatollahëve akuzohet se kapërcyer një tjetër vijë të, duke synuar një nga kuqet më të ndjeshme në botë: Jerusalemin, qyteti ku ndërthuren besimet dhe historia e tri feve të mëdha. Imazhet që qarkullojnë rezultatin e raketash të shpërndara brendaimit të qytetit të vjetër, shumë pranë zonave të shenjta, duke krijuar një panoram që […]

The post Sulm ndaj zemrës së besimit, Regjimi i Ajatollahve shkel vijën e kuqe appeared first on 55 News.

]]>
Regjimi i Ajatollahëve akuzohet se kapërcyer një tjetër vijë të, duke synuar një nga kuqet më të ndjeshme në botë: Jerusalemin, qyteti ku ndërthuren besimet dhe historia e tri feve të mëdha. Imazhet që qarkullojnë rezultatin e raketash të shpërndara brendaimit të qytetit të vjetër, shumë pranë zonave të shenjta, duke krijuar një panoram që përzihet e gurëve të rreth me gjurmët e fundit të luftës.

raketat.jpeg
Në këtë pamje, copa metali të djegur dhe të shtrembëruara nga shpërfaqja e shihen të shpërndara në terren, në një hapësirë ​​​​ku çdo gur mbart histori dhe besim. Afërsia me Xhamia Al-Aksa, e bën edhe më të rëndë. Po aq janë edhe Kisha e Varrit të Shenjtë, një nga pikat më të rëndësishme të krishterimit, ndërsa Muri i Lotëve mbetet simboli më i rëndësishëm për hebre. Prania e fshehur të raketave në këtë perimetër e kthen një hapësirë ​​​​lutjeje në një skenë tensioni dhe sigurie.

shiritat.jpg

Gjatë natës së 16 marsit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, mësohet të jenë lëshuar raketa drejt Jerusalemit, duke prekur zona në këto vende të shenjta. Mbetje raketash kanë rënë në afërsi të kompleksit të Al-Aksës së Kishës së Varrit të Shenjtë dhe zonave të tjera edhe Murit Perëndimor. Sulmet janë kundërshtuar si veprim ndaj civilëve dhe objekteve fetare.

WhatsApp_Image_2026-03-18_at_19.46.40.jpeg

catia_raketa_2.jpeg

The post Sulm ndaj zemrës së besimit, Regjimi i Ajatollahve shkel vijën e kuqe appeared first on 55 News.

]]>
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Iran, 1 522 raste në 24 orë https://55news.al/globi/rritet-numri-i-te-infektuarve-me-covid-19-ne-iran-1-522-raste-ne-24-ore/ Sat, 09 May 2020 16:25:28 +0000 https://new.55news.al/?p=160172 Autoritetet iraniane njoftuan sot një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në jugperëndim duke njoftuar më shumë se 1 500 të kontaminuar të tjerë në të gjithë territorin. “Të gjitha provincat kanë shfaqur në rënie progresive të numrit të të infektuarve të rinj (…) me përjashtim të rajonit të Khouzestanit (jugperëndim) ku […]

The post Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Iran, 1 522 raste në 24 orë appeared first on 55 News.

]]>
Autoritetet iraniane njoftuan sot një rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në jugperëndim duke njoftuar më shumë se 1 500 të kontaminuar të tjerë në të gjithë territorin.

“Të gjitha provincat kanë shfaqur në rënie progresive të numrit të të infektuarve të rinj (…) me përjashtim të rajonit të Khouzestanit (jugperëndim) ku situata mbetet shumë shqetësuese”, deklaroi Kianouche Jahanpour, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka ndërprerë publikimin e bilancit të pandemisë në shkallë rajoni që prej një muaji.

Sipas Jahanpour, 1 522 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 106 220.

The post Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Iran, 1 522 raste në 24 orë appeared first on 55 News.

]]>
Helmohen me alkool! Dëgjuan se të mbron nga koronavirusi, vdesin dhjetëra persona në Iran https://55news.al/globi/helmohen-me-alkool-degjuan-se-te-mbron-nga-koronavirusi-vdesin-dhjetera-persona-ne-iran/ Sun, 22 Mar 2020 08:47:12 +0000 https://new.55news.al/?p=151467 Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Iran, pasi janë helmuar me alkool. Mirror raporton se një thashethem fatal i shpërndarë në provincën në fjalë, në lidhje me koronavirusin, i ka shtyrë viktimat të konsumojnë sa më shumë alkool, me mendimin se ky i fundit të mbron nga Covid-19 (nuk është e vërtetuar shkencërisht!). Kështu aktualisht, […]

The post Helmohen me alkool! Dëgjuan se të mbron nga koronavirusi, vdesin dhjetëra persona në Iran appeared first on 55 News.

]]>

Dhjetëra persona kanë humbur jetën në Iran, pasi janë helmuar me alkool.

Mirror raporton se një thashethem fatal i shpërndarë në provincën në fjalë, në lidhje me koronavirusin, i ka shtyrë viktimat të konsumojnë sa më shumë alkool, me mendimin se ky i fundit të mbron nga Covid-19 (nuk është e vërtetuar shkencërisht!).

Kështu aktualisht, në provincë iraniane, numëron më shumë viktima nga frika prej koronavirusit sesa nga vetë ai.

Sipas Mohammad Javad Moradian, drejtor i qendrës së shërbimit të urgjencës në Fars, Covid-19 u ka marrë jetën 13 personave. Në Iran regjistrohen deri tani 20,610 të infektuar dhe 1,556 viktima.

The post Helmohen me alkool! Dëgjuan se të mbron nga koronavirusi, vdesin dhjetëra persona në Iran appeared first on 55 News.

]]>
Në Iran vdes një person çdo 10 minuta për shkak të Covid-19 https://55news.al/globi/ne-iran-vdes-nje-person-cdo-10-minuta-per-shkak-te-covid-19/ Thu, 19 Mar 2020 14:42:46 +0000 https://new.55news.al/?p=150956 Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit të Iranit, Kianoush Jahanpour tha sot gjatë një deklarate se çdo 10 minuta, një iranian vdes nga Covid-19., ndërsa çdo orë, të paktën 50 iranianë janë të infektuar. Ministria e Shëndetësisë në Iran konfirmoi 149 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve […]

The post Në Iran vdes një person çdo 10 minuta për shkak të Covid-19 appeared first on 55 News.

]]>
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit të Iranit, Kianoush Jahanpour tha sot gjatë një deklarate se çdo 10 minuta, një iranian vdes nga Covid-19., ndërsa çdo orë, të paktën 50 iranianë janë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë në Iran konfirmoi 149 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,284. 

Ky  është niveli më i lartë i vendit në numrin e vdekjeve gjatë një periudhe 24-orëshe që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit.

”Kishte edhe 1,046 raste të konfirmuara me Covid-19 qduke e çuar në 18,407 numrin total të të infektuarve”, tha zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit Alireza Raisi.

The post Në Iran vdes një person çdo 10 minuta për shkak të Covid-19 appeared first on 55 News.

]]>
Iran, rritet për 113 numri i viktimave nga koronavirusi, shifra totale shkon në 724 https://55news.al/globi/iran-rritet-per-113-numri-i-viktimave-nga-koronavirusi-shifra-totale-shkon-ne-724/ Mon, 16 Mar 2020 06:41:01 +0000 https://new.55news.al/?p=150235 Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) në Iran është rritur në 724. Gjithsej 113 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë shfaqur 1.209 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 13.938, tha televizioni shtetëror iranian duke cituar zëdhënësin e Ministrisë […]

The post Iran, rritet për 113 numri i viktimave nga koronavirusi, shifra totale shkon në 724 appeared first on 55 News.

]]>
Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) në Iran është rritur në 724.

Gjithsej 113 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë shfaqur 1.209 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 13.938, tha televizioni shtetëror iranian duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

Ndërkaq, 4.590 persona në total janë liruar nga spitalet pas shërimit nga virusi, shtoi Jahanpour.

Rasti i parë i koronavirusit në vend u konfirmua në provincën Qom më 19 shkurt.

Krahas Kinës, Italisë dhe Koresë së Jugut, Irani gjendet në mesin e vendeve më të prekura nga virusi.

Si pjesë e përpjekjeve të saj për të parandaluar përhapjen, Teherani ka ndërmarrë disa masa, duke përfshirë mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve të arsimit të lartë, duke anuluar ngjarjet sportive dhe duke ndaluar zyrtarët qeveritarë të largohen nga vendi.

Kujtojmë se pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në rreth 150 vende dhe territore, duke shkaktuar mijëra të vdekur. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.//AA

The post Iran, rritet për 113 numri i viktimave nga koronavirusi, shifra totale shkon në 724 appeared first on 55 News.

]]>
Irani liron 70 mijë të burgosur, për të ndaluar epideminë e koronavirusit https://55news.al/globi/irani-liron-70-mije-te-burgosur-per-te-ndaluar-epidemine-e-koronavirusit/ Mon, 09 Mar 2020 13:52:43 +0000 https://new.55news.al/?p=149174 Irani ka dhënë leje të përkohshme për 70 mijë të burgosur, në përpjekjen e tij për të luftuar shpërndarjen e epidemisë së Coronavirusit. Është kjo ajo që njofton shefi i gjyqësorit të Teheranit, Ebrahim Raisi. Javën e shkuar u njoftua transferimi në arrest shtëpie i 54 mijë të burgosurve. Sipas të dhënave të qeverisë, Republika […]

The post Irani liron 70 mijë të burgosur, për të ndaluar epideminë e koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
Irani ka dhënë leje të përkohshme për 70 mijë të burgosur, në përpjekjen e tij për të luftuar shpërndarjen e epidemisë së Coronavirusit. Është kjo ajo që njofton shefi i gjyqësorit të Teheranit, Ebrahim Raisi.

Javën e shkuar u njoftua transferimi në arrest shtëpie i 54 mijë të burgosurve. Sipas të dhënave të qeverisë, Republika Islamike është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave, me 194 të vdekur të konfirmuar deri tani.

‘Lëshimi i të burgosurve do të vazhdojë, me kusht që të mos krijohen pasiguri në shoqëri’, ka nënvizuar Raisi.

The post Irani liron 70 mijë të burgosur, për të ndaluar epideminë e koronavirusit appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi prek zv.ministrin iranian të Shëndetësisë, Turqia karantinon 132 pasagjerë të një avioni nga Teherani https://55news.al/globi/koronavirusi-prek-zv-ministrin-iranian-te-shendetesise-turqia-karantinon-132-pasagjere-te-nje-avioni-nga-teherani/ Tue, 25 Feb 2020 12:29:40 +0000 https://new.55news.al/?p=146896 Zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit ka testuar pozitiv pas testit që ka bërë ndaj koronavirusit, ka raportuar agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ILNA. Iraj Harichi ka rezultuar i infektuar me këtë sëmundje, e cila njihet zyrtarish me termin si Covid-19, dhe është vendosur nën karantinë, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Iranit në […]

The post Koronavirusi prek zv.ministrin iranian të Shëndetësisë, Turqia karantinon 132 pasagjerë të një avioni nga Teherani appeared first on 55 News.

]]>
Zëvendësministri i shëndetësisë së Iranit ka testuar pozitiv pas testit që ka bërë ndaj koronavirusit, ka raportuar agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ILNA.

Iraj Harichi ka rezultuar i infektuar me këtë sëmundje, e cila njihet zyrtarish me termin si Covid-19, dhe është vendosur nën karantinë, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë të Iranit në TV shtetëror.

Numri i vdekjeve nga sëmundja në Iran u rrit në 16 të martën, ndërsa i të prekurve ka shkuar në qindra.

Ndërkohë, të gjithë 132 pasagjerët dhe ekuipazhi në një aeroplan të Turkish Airlines nga Teherani duhet të karantinohen për 14 ditë dhe të testohen për infeksione të mundshme në një spital në Ankara, njoftoi ministri i shëndetësisë i Turqisë.

Turqia ka mbyllur tashmë kufijtë me Iranin nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Më shumë se 80,000 njerëz janë testuar pozitivë për koronavirus në Kinë që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, me numrin e vdekjeve që të hënën shkoi në 2.663.

Në Europë, përveç Italisë ku derimë tani janë shënuar 7 viktima dhe më shumë se 200 të infektuar, këtë mesditë është shënuar dhe rasti i parë me person të infektuar në Kroaci.

The post Koronavirusi prek zv.ministrin iranian të Shëndetësisë, Turqia karantinon 132 pasagjerë të një avioni nga Teherani appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi avancon edhe në Azi, rreth 1000 të infektuar në Korenë e Jugut, Irani ‘izolohet’ nga bota https://55news.al/globi/koronavirusi-avancon-edhe-ne-azi-rreth-1000-te-infektuar-ne-korene-e-jugut-irani-izolohet-nga-bota/ Tue, 25 Feb 2020 10:11:56 +0000 https://new.55news.al/?p=146838 Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik. Koreja e Jugut ka shënuar rreth 1 mijë të prekur dhe 10 viktima duke qëndruar në vendin e dytë pas Kinës sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus. Në lindjen e mesme çuditërishte vendi […]

The post Koronavirusi avancon edhe në Azi, rreth 1000 të infektuar në Korenë e Jugut, Irani ‘izolohet’ nga bota appeared first on 55 News.

]]>
Koreja e Jugut dhe Irani janë dy qendrat e reja të përhapjes së koronavirusit pas Kinës në kontinentin aziatik. Koreja e Jugut ka shënuar rreth 1 mijë të prekur dhe 10 viktima duke qëndruar në vendin e dytë pas Kinës sa i përket numrit të të prekurve me koronavirus.

Në lindjen e mesme çuditërishte vendi më i izoluar, Irani diktatorial është prekur nga koronavirusi duke shënuar 61 të infektuar dhe 15 vikitma. Irani ka mbyllur kufijtë me të gjitha vendet fqinje si dhe të gjitha fluturimet nga Irani drejt një vendi tjetër apo anasjelltas janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Tashmë koronavirusi ka bërë që Irani të izolohet totalisht nga bota.

The post Koronavirusi avancon edhe në Azi, rreth 1000 të infektuar në Korenë e Jugut, Irani ‘izolohet’ nga bota appeared first on 55 News.

]]>
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, zhvillon bisedime në Iran https://55news.al/globi/kryediplomati-i-be-se-josep-borrell-zhvillon-bisedime-ne-iran/ Wed, 05 Feb 2020 10:35:17 +0000 https://new.55news.al/?p=143145 Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta mbajë të gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin, tha sot shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell. Deklarata e Borrellit erdhi gjatë vizitës së tij në Iran, ku ai u takua me presidentin e vendit, Hassan Rouhani, ministrin e Jashtëm Javad Zarif dhe kryetarin e Parlamentit, Ali Larijani. “Qëllimi […]

The post Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, zhvillon bisedime në Iran appeared first on 55 News.

]]>
Bashkimi Evropian (BE) dëshiron ta mbajë të gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin, tha sot shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Deklarata e Borrellit erdhi gjatë vizitës së tij në Iran, ku ai u takua me presidentin e vendit, Hassan Rouhani, ministrin e Jashtëm Javad Zarif dhe kryetarin e Parlamentit, Ali Larijani.

“Qëllimi i vizitës është ndërtimi i besimit dhe rritja e stabilitetit dhe sigurisë në rajon” pas “ngjarjeve tragjike” të muajit të kaluar, tha Borrell në një konferencë shtypi pas takimeve të tij në kryeqytetin Teheran.

Në fillim të janarit pësoi një konfrontim dramatik midis SHBA-ve dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga një sulm me dronë përpara aeroportit të Bagdadit më 3 janar.

Pas vrasjes, Irani njoftoi se nuk do të mbështetej më me asnjë angazhim në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar me disa fuqi botërore, të cilat SHBA-ja u tërhoq në vitin 2018.

Duke vepruar në emër të BE-së, Borrell aktualisht është një ndërmjetësues në proces, i cili mbështetet nga të gjithë ministrat e jashtëm të BE-së.

Shefi i politikës së jashtme të BE pranoi se nuk ka zhvillime të fundit lidhur me marrëveshjen bërthamore.

The post Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, zhvillon bisedime në Iran appeared first on 55 News.

]]>
Trump refuzon propozimin e Iranit për rikthim në bisedime https://55news.al/globi/trump-refuzon-propozimin-e-iranit-per-rikthim-ne-bisedime/ Mon, 27 Jan 2020 08:05:14 +0000 https://new.55news.al/?p=141198 Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka refuzuar propozimin e Iranit për rikthim në bisedime me heqjen e sanksioneve. “Jo, faleminderit!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter duke iu përgjigjur propozimit të Iranit se “mund të rikthehet në bisedime me SHBA-të nëse hiqen sanksionet” Përgjigjja e Trumpit vjen pas deklaratës së ministrit të […]

The post Trump refuzon propozimin e Iranit për rikthim në bisedime appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka refuzuar propozimin e Iranit për rikthim në bisedime me heqjen e sanksioneve.

“Jo, faleminderit!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter duke iu përgjigjur propozimit të Iranit se “mund të rikthehet në bisedime me SHBA-të nëse hiqen sanksionet”

Përgjigjja e Trumpit vjen pas deklaratës së ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif se vendi i tij është i hapur për bisedime në rast të heqjes së sanksioneve.

“Ministri i Jashtëm iranian thotë se dëshiron të bisedojë nëse hiqen sanksionet. Jo, faleminderit!”, ka shkruar në llogarinë e tij Trump.

Në një deklaratë për revistën gjermane “Der Spiegel”, Zarif tha: “Për ne nuk ka rëndësi se kush ulet në Shtëpinë e Bardhë. E rëndësishme është se si ata veprojnë. Qeveria e Trumpit mund ta rregullojë gabimin e bërë në të kaluarën, mund të heqë sanksionet dhe mund të rikthehet në tryezën e bisedimeve. Ne akoma jemi në tryezën e bisedimeve. Janë ata që janë larguar”.

The post Trump refuzon propozimin e Iranit për rikthim në bisedime appeared first on 55 News.

]]>