irani Archives - 55 News https://55news.al/tag/irani/ Fri, 31 Jan 2020 08:00:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png irani Archives - 55 News https://55news.al/tag/irani/ 32 32 Rusia, regjimi i Asadit dhe Irani shpopullojnë Idlibin https://55news.al/planet/rusia-regjimi-i-asadit-dhe-irani-shpopullojne-idlibin/ Fri, 31 Jan 2020 08:00:19 +0000 https://new.55news.al/?p=142087 Falë mbështetjes ajrore të Rusisë, regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet iraniane, dalëngadalë po marrin kontrollin e Idlibit në Siri dhe po mbizotërojnë në vendbanimet e zbrazura nga civilët që largohen nga frika. Regjimi i Asadit dhe grupet me mbështetje iraniane të cilët marrin fuqi nga sulmet e ashpra ajrore të Rusisë, po përhapin […]

The post Rusia, regjimi i Asadit dhe Irani shpopullojnë Idlibin appeared first on 55 News.

]]>
Falë mbështetjes ajrore të Rusisë, regjimi i Bashar al Asadit dhe grupet iraniane, dalëngadalë po marrin kontrollin e Idlibit në Siri dhe po mbizotërojnë në vendbanimet e zbrazura nga civilët që largohen nga frika.

Regjimi i Asadit dhe grupet me mbështetje iraniane të cilët marrin fuqi nga sulmet e ashpra ajrore të Rusisë, po përhapin tmerr në rajonin e deeskalimit Idlib të Sirisë.

Vendbanimet ku jetojnë miliona civilë, po zbrazen si pasojë e bombardimeve intensive ajrore dhe shqetësimit se ushtria e regjimit që përparon nga toka dhe grupet me mbështetje iraniane do të kryejnë masakra.

Mesatarisht çdo ditë rreth 10 mijë civilë nga rajoni i deeskalimit Idlib përfshirë edhe pjesën periferike të Halepit po migrojnë drejt kufirit Siri-Turqi.

Ndërkohë që edhe qindra mijëra civilë që janë zhvendosur më parë drejt zonave më të sigurta, janë larguar nga vendet e tyre drejt territoret në afërsi të kufirit me Turqinë.

Rusya, Esed Rejimi Ve İran, İdlib'i Insansızlaştırıyor

Merren nën kontroll Maarat Al-Numan dhe dhjetëra vendbanime

Fakti që Rusia, regjimi i Asadit dhe Irani kanë përqendruar sulmet e tyre ndaj vendbanimeve civile nga vijat e frontit ku ndodhen opozitarët e armatosur dhe grupet kundër egjimit, tregon se duan ta zbrazin dhe ta bëjnë Idlibin një zonë pa njerëz.

Ushtria e regjimit dhe grupet nën komandën e Iranit duke përparuar falë Rusisë, marrin kontrollin e komunave dhe fshatrave të evakuuara. Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij që kërcënojnë miliona civilë kanë marrë nën kontroll rrethin Maarat Al-Numan dhe dhjetëra vendbanime të tjera.

Forcat e regjimit me mbështetjen edhe të Rusisë, brenda ditës kanë marrë nën kontroll edhe 6 vendbanime të tjera në pjesën juglindore të Idlibit.

Rusia, regjimi dhe terroristët me mbështetje iraniane të cilët kanë vendosur në objektiv rajonin e deeskalimit Idlib, kanë shkaktuar që në afërsi të kufirit me Turqinë të migrojnë rreth 1 milionë e 300 mijë civilë vetëm nga fillimi i vitit 2019 e deri më tani. Po ashtu gjatë bombardimeve kanë humbur jetën më shumë se 1.600 civilë të tjerë.

Në anën tjetër, theksohet se 10 civilë humbën jetën dhe 37 të tjerë u plagosën pasi avionët luftarakë të Rusisë shënjestruan gjatë natës një spital dhe një furrë në rajonin Ariha në jug të Idlibit. Ndërsa ministria ruse e mbrojtjes mohoi lajmet lidhur me sulmin ndaj spitalit dhe pretendoi se Rusia nuk kishte ndonjë rol në sulm.

Deklarata e Erdoğan-it për Idlibin

Dje presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë kthimit nga vizita e tij në Senegal lidhur me Idlibin për gazetarët u shpreh:

“Me Rusinë ka pasur disa marrëveshje si në Soçi edhe në Astana. Nëse Rusia i qëndron besnike këtyre marrëveshjeve edhe ne do të vazhdojmë këtë rrugë me të njëjtën besnikëri. Aktualisht Rusia nuk i qëndron besnike marrëveshjes Astana dhe të Soçit. Kolegët tanë janë duke kryer bisedime me bashkëbiseduesit e tyre, ku i kanë shprehur se ‘nëse i ndaloni këto sulme në Idlib ndalojini, nëse jo durimi ynë po soset. Pas kësaj edhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme‘. Kohët e fundit nga Halepi po kryhen goditje drejt anës tonë. Këto i kemi duruar deri në një masë, por pas kësaj ne i kryejmë vetë punët tona”.

The post Rusia, regjimi i Asadit dhe Irani shpopullojnë Idlibin appeared first on 55 News.

]]>
“Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë https://55news.al/politike/jemi-kunder-regjimit-iranian-rama-konference-me-stoltenberg-te-perkushtuar-ne-zgjidhjen-e-konfliktit-ne-ukraine/ Wed, 29 Jan 2020 14:24:21 +0000 https://new.55news.al/?p=141794 Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama njëherësh kryetar i misionit të OSBE-së, shfei i Natos, Jens Stoltenberg ka deklaruar se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten një sfidë më vete dhe e rëndësishme në punën një vjeçare të Shqpërisë si kryesuese e organizatës së rëndësishme. Ai ka folur gjatë një […]

The post “Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama njëherësh kryetar i misionit të OSBE-së, shfei i Natos, Jens Stoltenberg ka deklaruar se tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë mbeten një sfidë më vete dhe e rëndësishme në punën një vjeçare të Shqpërisë si kryesuese e organizatës së rëndësishme.

Ai ka folur gjatë një konference për mediat me Ramën edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kërcënimet e Iranit, apo projektet e përbashkëta të Natos me Shqipërinë si vend anëtar i Aleancës Euro-Atlantike në kuadër të sigurisë.

“Mbështes këtë zhvilliim i cili është i mirëpritur në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, janë një hap i rëndësishëm në zhvillimin rajonal. Do të vijomë të punojmë dhe e konsiderojmë një arritje marrjen e kryesimit të OSBE”, tha Rama nga ana e tij

Cila do të jetë përparësia e punës suaj për sigurinë në zona si Ukraina? Ishte një nga pyetjet e adresuara nga gazetarët shefit të NATO-s të cilës ai iu përgjigj:

Ne e vlerësojmë shumë që kryeministri Ram është është këtu. Reflekton rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe OSBE-së. Mbështesim misionin e posaçëm të monitorimit në Ukrainë. Është shumë e rëndësishme që moniterusesit të operojnë lirisht dhe të kenë akses. Ne mbështesim kryeministrin Rama në përpjekjet e tij për të forcuar pozitën e OSBE-së dhe rolit të saj në Ukrainë. Duke qenë në këto momente dhe hapa që janë marrë edhe falë Macron e Merkel përmes formatit të Normandisë, na duhet që të kemi edhe më tepër hapa pozitiv drejt zgjidhjes së konfliktit. Natyrisht është situatë e brishtë por ne duhet të mendojmë se si të kemi masa ta forcojmë monitorimin por edhe duke i ndihmuar dhe nxitur bashkëpunimet”, tha Stoltenberg.

Ka pasur fërkime mes Tiranës dhe Teheranit. A paraqet kjo rrezik për shtim të tensioneve?, u pyet kryeministri Rama, për të cilën dha këtë përgjigje:

“Shqipëria ka strehuar disa mijëra njerëz jeta e të cilëve është kërcënuar nga regjimi Iranian. Është pjesë e traditës sonë. E dimë fort mirë se për hebrenjtë Shqipëria ishte një shtëpi e sigurt gjatë holokaustit. Ishte gjithashtu edhe një deklarim kundër regjimit. Nuk do ta ndryshojmë traditën tonë ndaj një regjimi që kërcënon jetën e njerëzve. Do të vijojmë të qëndrojmë fort, nuk jemi vetëm, jemi pjesë e një aleance të madhe dhe ky operacion është bërë bashkë me aleatët”, tha Rama..

Ndërkohë shefi i Natos foli edhe për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në integrimin e saj në strukturat e NATO-s si dhe çështje të tjera që janë të hapura në Rajon.

“Shpresoj dhe jam i sigurt që Maqedonia do të bëhet pjesë me të drejta të plota e NATO-s, por natyrisht duhet të plotësohen ato çfarë janë kërkuar. Ka qenë proces historitik, Shqipëria është anëtarësuar në 2009, është mirë edhe për atë edhe për Naton. Ne jemi duke bashkëpunuar në ndërtimin e një baze ajrore të modernizuar të Natos në Kuçovë, ne e mbështesim fort edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe rifillimin e tij si e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje politike të gjatë dhe të qëndrueshme”.

The post “Jemi kundër regjimit iranian”, Rama konferencë me Stoltenberg: Të përkushtuar në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë appeared first on 55 News.

]]>
Sulmi me raketa i Iranit lë me dëmtime traumatike 34 ushtarë amerikanë https://55news.al/globi/sulmi-me-raketa-i-iranit-le-me-demtime-traumatike-34-ushtare-amerikane/ Sat, 25 Jan 2020 09:44:32 +0000 https://new.55news.al/?p=140954 Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni. Së paku 17 ushtarë janë ende nën mbikëqyrje mjekësore, deklaruan autoritetet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më herët kishte thënë se asnjë anëtar i trupave […]

The post Sulmi me raketa i Iranit lë me dëmtime traumatike 34 ushtarë amerikanë appeared first on 55 News.

]]>
Së paku 34 trupa amerikane janë diagnostikuar me pasoja traumatike në tru pas një sulmi nga iranianët në bazën e tyre në Irak, ka bërë të ditur Pentagoni.

Së paku 17 ushtarë janë ende nën mbikëqyrje mjekësore, deklaruan autoritetet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më herët kishte thënë se asnjë anëtar i trupave amerikane nuk ishte lënduar nga sulmi i 8 janarit që erdhi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-ja.

I pyetur për zhvillimet e fundit, gjatë Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Trump u përgjigj “Kam dëgjuar se kanë disa dhembje koke, por mund të them se nuk është aq serioze”, shkruan rel. “Nuk i konsideroj si pasoja serioze duke u bazuar në ato se çfarë kam parë më herët”, shtoi ai. Pentagoni kishte deklaruar se asnjë ushtar nuk ishte vrarë gjatë sulmit ajror të Iranit në bazën Ain al-Asad.

Zëdhënësi i Departmentit të Mbrojtjes, Jonathan Hoffman, u tha gazetarëve të premten se tetë nga të prekurit ishin dërguar në SHBA për trajtim të plotë derisa nëntë tjerë janë duke u trajtuar në Gjermani.

The post Sulmi me raketa i Iranit lë me dëmtime traumatike 34 ushtarë amerikanë appeared first on 55 News.

]]>
U shpallën ‘non-grata’, anti-Terrori përcjell në Rinas dy diplomatët iranianë https://55news.al/aktualitet/u-shpallen-non-grata-anti-terrori-percjell-ne-rinas-dy-diplomatet-iraniane/ Sun, 19 Jan 2020 08:30:11 +0000 https://new.55news.al/?p=139890 Dy diplomatët iranianë të shpallur ‘non grata’ të padëshiruar nga qeveria shqiptare, mbrëmjen djeshme në limitet e afatit të vendosur (72 orë) janë larguar përmes aeroportit të Rinasit në drejtim të Turqisë. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor […]

The post U shpallën ‘non-grata’, anti-Terrori përcjell në Rinas dy diplomatët iranianë appeared first on 55 News.

]]>

Dy diplomatët iranianë të shpallur ‘non grata’ të padëshiruar nga qeveria shqiptare, mbrëmjen djeshme në limitet e afatit të vendosur (72 orë) janë larguar përmes aeroportit të Rinasit në drejtim të Turqisë.

Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Sipas Report tv struktura e Antiterrorit në policinë e shtetit ka ndjekur të gjithë procedurën deri në ngritjen e avionit me dy iranianët brenda, pasi sipas informacioneve nga shërbimet partnere, dy diplomatët që u dënuan mund të mos respektonin urdhrin e dëbimit

Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur ligjnin. Vendimi u mor nga qeveria shqiptare tre ditë më parë, ndërsa u përshëndet edhe nga SHBA-ja.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu u dëbua dhe u shpall “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki.

Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri.

Në Shqipëri janë strehuar mbi 3 mijë muxhahedinë iranianë (opozita), që janë shpallur terroristë nga regjimi i Teheranit.

The post U shpallën ‘non-grata’, anti-Terrori përcjell në Rinas dy diplomatët iranianë appeared first on 55 News.

]]>
U vra nga SHBA me dron, Autori britanik: Soleimani kishte strehuar udhëheqësit e al-Kaidës https://55news.al/globi/u-vra-nga-shba-me-dron-autori-britanik-soleimani-kishte-strehuar-udheheqesit-e-al-kaides/ Sun, 19 Jan 2020 08:06:56 +0000 https://new.55news.al/?p=139874 Edhe pse udhëheqësi i lartë ushtarak iranian i vrarë, Gjeneral Qasem Soleimani, është i njohur për shtrirjen e harkut shiit ose ndikimin iranian përtej kufijve të vendit të tij në Irak, Siri, Liban dhe deri në Jemen, pak dihet se ai kishte strehuar edhe luftëtarët e grupit terrorist al-Kaida dhe anëtarët e lartë të këshillit […]

The post U vra nga SHBA me dron, Autori britanik: Soleimani kishte strehuar udhëheqësit e al-Kaidës appeared first on 55 News.

]]>

Edhe pse udhëheqësi i lartë ushtarak iranian i vrarë, Gjeneral Qasem Soleimani, është i njohur për shtrirjen e harkut shiit ose ndikimin iranian përtej kufijve të vendit të tij në Irak, Siri, Liban dhe deri në Jemen, pak dihet se ai kishte strehuar edhe luftëtarët e grupit terrorist al-Kaida dhe anëtarët e lartë të këshillit të tij ushtarak, theksoi një autor britanik.

“Menjëherë pas fillimit të fushatës ushtarake të udhëhequr nga SHBA në Afganistan që çoi në përmbysjen e regjimit taleban në Kabul, udhëheqësi i lartë i al-Kaidës, Mahfouz ibn Ali Ëalid, i njohur gjithashtu si Mauritanian, trokiti në kufirin iranian”, tha Adrian Levy, autor i njohur britanik dhe gazetar hetues, në një intervistë ekskluzive.

Soleimani, kreu i forcës elitare Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC), dhe komandanti i milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis u vranë më 3 janar në një sulm ajror amerikan pranë aeroportit në Bagdad.

Ai drejtoi krahun e jashtëm të Gardës Revolucionare dhe pati një rol kryesor në luftimet në Siri dhe Irak, duke u bërë i famshëm brenda dhe jashtë vendit.

I pyetur se si përshtatet ky akt me imazhin e Soleimanit si një udhëheqës i rreptë shiit, Levy tha se ai kishte hulumtuar raportet e marrjes në pyetje, letrat dhe komunikimet e tjera të liderëve të al-Kaidës, duke dëshmuar praninë e tyre në Iran.

Në rrëfimin e tij të jashtëzakonshëm brenda al-Kaidës në vitet pas 11 Shtatorit, autori në librin e tij “The Exile” ka përshkruar në mënyrë mahnitëse tregimin e evazionit, përplasjes dhe izolimit të udhëheqësit të saj Osama bin Laden.

Duke folur  nga Londra, Levy tha se Mahfouz, kreu fetar i al-Kaedës, i ishte afruar Soleimanit në dhjetor të vitit 2001, kur Pakistani ishte bashkuar me luftën amerikane në Afganistan.

Më parë, al-Kaida kishte shkuar në Irak duke kërkuar ndihmë, por nuk fitoi asgjë nga Saddam Huseini. SHBA do të pretendonte se ai ishte një diktator irakian që ishte sponsori i tyre kryesor dhe një nga arsyet e luftës në vitin 2003”, deklaroi ai.

Ai tha se edhe kur grupi ekstremist po zhvendosej nga Afrika në Afganistan, Irani kishte dhënë premtime të ndryshme dhe atëherë ofroi trajnime për al-Kaidën në Luginën Beqaa, përkrah Hezbollahut.

“Kështu, kur Mahfouz arriti në Taftan, duke kaluar pikën në Iran në provincën Balochistan të Pakistanit, më 19 dhjetor 2001, nga Quetta, ai po ndiqte një shteg të përdorur më parë dhe po ecte përmes derës të hapur. Forcat Kuds donin udhëheqësit e al-Kaidës dhe familjen e Osamës për disa arsye”, tha autori, i njohur për shkrimet e tij investigative.

Sipas tij, eksodi i drejtuesve të al-Kaidës filloi në mars 2002, ndërsa agjentët e Forcave Kuds ngritën një kamp refugjatësh në shkretëtirë në kufirin afgan.

“Ata u shoqëruan më vonë në Teheran, ku gratë dhe fëmijët u vendosën në hotelin me katër yje Hoëeyzeh në rrugën Taleqani të Teheranit, pak më poshtë ish-misionit amerikan. Të tjerët qëndruan përballë rrugës në Hotel Amir. Atyre u janë lëshuar letra që i prezantojnë si luftëtarë arabë dhe familjet e tyre si refugjatë shiitë irakianë nga Lufta Iran-Irak”, tha autori, duke cituar raportet e marrjes në pyetje të luftëtarëve të ndryshëm të al-Kaidës.

Angazhimi midis SHBA-së dhe Iranit

Në hotelin Hoëeyzeh kishte shërbim në dhomë, një palestër vetëm për zonja, filma dhe një pishinë për fëmijë. Në hotelin Amir, luftëtarët e dikurshëm qëndruan në komoditet për herë të parë që nga 11 shtatori.

Familja e Bin Ladenit dhe disa udhëheqës të rangut të lartë të al-Kaedës, përfshirë shefin ushtarak të grupit Saif al-Adel, të cilët ishin në listën e terroristëve më të kërkuar të FBI-së, kishin mbërritur në Iran. Letrat e tyre tregojnë se si ata krijuan një rrjet financimi përmes Iranit dhe filluan të komplotojnë sulme të reja, duke përfshirë edhe bombat vetëvrasëse në Rijad të vitit 2003 në të cilin u vranë 39 njerëz.

Irani dhe SHBA u angazhuan në mënyrë aktive përmes rrugëve dytësore përgjatë vitit 2002 dhe në tremujorin e parë të vitit 2003 në përpjekje për të kërkuar normalizimin e marrëdhënieve. Irani kishte ofruar dorëzimin e udhëheqësve të al-Kaidës, anëtarëve të këshillit fetar dhe familjes së Bin Ladenit si një pazar dhe si kthim, ata kërkonin siguri dhe normalizim.

Por Dick Cheney, i cili shërbeu si Zëvendëspresident i 46-të i SHBA-së më 2001-2009, nuk pranoi.

“Ata që ishin përfshirë thanë që ai (Cheney) argumentoi që pasi SHBA të ishte marrë me Irakun, do të merrej me Iranin dhe nuk kërkonte një marrëveshje”, tha Levy.

“Forcat Kuds mblodhën krerët e al-Kaidës, familjet e tyre dhe familjen e Osamës dhe i transferuan në Teheran, më në fund ngritën kampin e tyre brenda bazës së tyre. Këta njerëz pastaj u bënë një mundësi i mirë për të mbrojtur Iranin nga sulmet dhe u ofruan si figura shahu vendeve të tjera”, shtoi autori.

Gjithashtu, një arsye tjetër e SHBA-së që të shohë me dyshime ofertën iraniane ishte që Shtëpia e Bardhë kishte skepticizëm të thellë për Forcat Kuds dhe IRGC. SHBA nuk ndihej e sigurt për t’i besuar Iranit.

I pyetur pse SHBA nuk pranoi të ndiqte një rrugë më të lehtë sesa të përfshihej në luftëra, autori britanik tha se në disa raste vendet përfitojnë më shumë nga konfliktet sesa nga shuarja e tyre.

– Disa udhëheqës të al-Kaidës kaluan 13 vite në Iran

Administrata e George Bush mund të kishte kapur këshillin fetar të al-Kaidës dhe një pjesë të këshillit të tij ushtarak dhe mbajti gati të gjithë familjen e Bin Ladenit për të detyruar kokat e al-Kaidës të dilnin në skenë, qysh në vitin 2002. Në vend të kësaj, Bush akuzoi Iraku se ndihmonte grupin ekstremist dhe se posedonte armë të shkatërrimit në masë për të justifikuar një axhendë disavjeçare për rrëzimin e Saddam Huseinit.

Autori theksoi se lufta që kishte filluar ta bënte SHBA-në më të sigurtë pas sulmeve të 11 shtatorit ishte shndërruar në një luftë ideologjike për të riformatuar Lindjen e Mesme.

“Ky proces kaotik nuk ka ndihmuar as në shuarjen e al-Kaidës dhe as të përmbajë familjen e Osamës. SHBA ka zgjatur kaosin dhe mund të argumentohet se është përgjegjëse për humbjet masive të jetëve, për ushtarët dhe ushtaret, si dhe civilët e rajonit”, tha ai.

Shumë nga drejtuesit e Al Kaidës mbetën në Iran deri në verën e vitit 2015, kur katër prej tyre fluturuan fshehurazi në Damask.

Në vitin 2016, pasi kaloi 13 vite në Iran, shefi ushtarak Saif al-Adel në heshtje u dërgua në Siri me një fluturim.

Djemtë e Bin Ladenit ishin me Saif al-Adel në Shiraz, të shoqëruar nga planifikuesi operacional Abu Mohammed al-Masri dhe nga Mohamed al-Islambouli, vëllai i të cilit, Khalid, ishte ekzekutuar për pjesmarrje në vrasjen e presidentit egjiptian Anëar Sadat, dhe vajza e të cilit ishte martuar me Othman bin Laden.

Zëdhënësi ngurrues i Osamës, Sulaiman Abu Ghaith, ishte fshehur në një familje sunite në Zahedan. Gjithashtu, sipas autorit, në Iran ishin komandanti Abu Laith al-Libi dhe Thirëat Shihata, ndihmës i Aymen al-Zaëahirit./AA/

The post U vra nga SHBA me dron, Autori britanik: Soleimani kishte strehuar udhëheqësit e al-Kaidës appeared first on 55 News.

]]>
Trump dhe Erdogan diskutojnë për Iranin, Sirinë dhe Libinë https://55news.al/globi/trump-dhe-erdogan-diskutojne-per-iranin-sirine-dhe-libine/ Thu, 16 Jan 2020 09:24:52 +0000 https://new.55news.al/?p=139428 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Libinë gjatë një bisede telefonike. Të dyja vendet e konfirmuan bisedën, përmes komunikatave të ndara, mirëpo nuk dhanë më shumë hollësi. Tensionet po rriten midis Perëndimit dhe Teheranit, pasi Irani pranoi se forcat e saj […]

The post Trump dhe Erdogan diskutojnë për Iranin, Sirinë dhe Libinë appeared first on 55 News.

]]>

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, diskutuan për Iranin, Sirinë dhe Libinë gjatë një bisede telefonike.

Të dyja vendet e konfirmuan bisedën, përmes komunikatave të ndara, mirëpo nuk dhanë më shumë hollësi.

Tensionet po rriten midis Perëndimit dhe Teheranit, pasi Irani pranoi se forcat e saj “pa dashje” qëlluan një aeroplan ukrainas më 8 janar, duke ngjallur zemërim anembanë botës, përfshirë mijëra iranianë që dolën në rrugë për të protestuar.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka planifikuar një takim me udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kinës, Francës dhe Italisë, më 19 janar, për të diskutuar mbi konfliktin e armatosur në Libi.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, gjithashtu ka thënë se do të marrë pjesë në takim.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fillim të janarit, tha se trupat turke kanë nisur të vendosen në Libi, pasi Parlamenti turk e miratoi një masë të tillë.

Erdogan tha se mision i tyre do të jetë sigurimi i stabilitetit për Qeverinë në Tripoli, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Kjo qeveri po lufton një kryengritje të forcave rebele, të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, me bazë në lindje të Libisë.

Haftar mbështetet nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Qeveria në Tripoli e ka mbështetjen e Turqisë dhe të aleates së saj, Katarit.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë kundërshtuar ndërhyrjen e Turqisë në Libi.

The post Trump dhe Erdogan diskutojnë për Iranin, Sirinë dhe Libinë appeared first on 55 News.

]]>
Ky është droni i frikshëm që vrau gjeneralin iranian, vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan https://55news.al/aktualitet/ky-eshte-droni-i-frikshem-qe-vrau-gjeneralin-iranian-vezhgoi-levizjet-e-osama-bin-laden-dhe-te-trupave-serbe-gjate-lufterave-ne-ballkan/ Wed, 15 Jan 2020 08:45:31 +0000 https://new.55news.al/?p=139244 Vrasja me dron e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, po cilësohet si hera e parë kur fluturakja pa pilot e forcave ajrore është përdorur për vrasjen e një komandanti të lartë në një vend tjetër, shkruan Financial Times, duke rikujtuar se dy versionet e para të dronit ishin përdorur gjatë luftërave në Ballkan nga viti 1993. […]

The post Ky është droni i frikshëm që vrau gjeneralin iranian, vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja me dron e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, po cilësohet si hera e parë kur fluturakja pa pilot e forcave ajrore është përdorur për vrasjen e një komandanti të lartë në një vend tjetër, shkruan Financial Times, duke rikujtuar se dy versionet e para të dronit ishin përdorur gjatë luftërave në Ballkan nga viti 1993.

Sipas kronologjisë së publikuar nga e përditshmja angleze, dronët janë përdorur për herë të parë në vitin 1991 për vëzhgim dhe spiunim dhe më pas gjatë luftës dhe operacionit Stuhia e Shkretëtirës, ku asokohe ushtria amerikane vazhdoi t’i përdor fluturaket pa pilot Pioneer dhe Pointer për vëzhgime përfshirë këtu edhe patrullimet ajrore përgjatë kufirit Saudi-Kuvajt, transmeton Telegrafi.

Në vitin 1993 CIA kishte blerë pesë fluturake pa pilot të tipit Gnat që u përdoren gjatë luftërave në Ballkan, me qëllim që të mund të mbikëqyr lëvizjet e trupave dhe tankeve serbe. Gnat ishte një prototip që më vonë është zëvendësuar me Predator.Evoluimi i Predatorit ka përparuar dukshëm në vitin 2001, kur ushtria amerikane arriti që dronët t’i pajisë me raketa. E përdorimi i fluturakeve të armatosura pa pilot, për herë të parë janë testuar gjatë tentimit të pasuksesshëm të CIA për ta vrarë komandantin e talebanëve Mullah Mohammed Omar në tetor të vitit 2001. Droni raportohet se kishte lansuar më herët raketën dhe në vend të cakut të paraparë për ta goditur, kishte qëlluar një kamion të zbrazët.

Siç raporton Financial Times, përdorimi i parë efikas i fluturakes pa pilot ka ndodhur në vitin 2002, kur me Predator u sulmua një grup burrash në Afganistan, e konsiderohej se në mesin e tyre ishte edhe Osama Bin Laden, asokohe njeriu më i kërkuar në botë në listën e terroristëve. Dron kishte goditur cakun, por në mesin e viktimave nuk kishte qenë edhe Bin Laden. E gjatë administratës së George W. Bush, nga viti 2000-2008, janë realizuar 57 sulme me fluturake pa pilot.

Nga viti 2008 deri më 2016, gjatë dy mandatave të presidentit Barack Obama, në 563 sulmet e realizuara në Pakistan, Somali dhe Jemen janë vrarë nga 384 deri në 807 persona. Ndërkaq gjatë administrimit të Donald Trump, vetëm gjatë vitit 2017 në Jemen janë kryer nga 114 deri më 124 sulme me dronë. 

The post Ky është droni i frikshëm që vrau gjeneralin iranian, vëzhgoi lëvizjet e Osama Bin Laden dhe të trupave serbe gjatë luftërave në Ballkan appeared first on 55 News.

]]>
Trump sanksione të tjera për Teheranin: 4 ambasada të SHBA-ve në shënjestër të Soleimanit https://55news.al/globi/trump-sanksione-te-tjera-per-teheranin-4-ambasada-te-shba-ve-ne-shenjester-te-soleimanit/ Sat, 11 Jan 2020 07:59:27 +0000 https://new.55news.al/?p=138759 htetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit pas sulmit me raketa të kryer nga Teherani kundër dy bazave amerikane në Irak. Dënimet prekin, përveç tetë drejtuesve që besohen përgjegjës për sulmin me raketa, sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhimin, tekstilet dhe minierat (çeliku dhe alumini në veçanti). Ndërkohë, Trump deklaroi në një intervistë […]

The post Trump sanksione të tjera për Teheranin: 4 ambasada të SHBA-ve në shënjestër të Soleimanit appeared first on 55 News.

]]>
htetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja kundër Iranit pas sulmit me raketa të kryer nga Teherani kundër dy bazave amerikane në Irak. Dënimet prekin, përveç tetë drejtuesve që besohen përgjegjës për sulmin me raketa, sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhimin, tekstilet dhe minierat (çeliku dhe alumini në veçanti). Ndërkohë, Trump deklaroi në një intervistë televizive se “gjenerali iranian Soleimani kishte në shënjestër 4 ambasada amerikane”.

Soleimani nuk ishte shënjestra e vetme e sulmeve amerikane
Ndërkohë dalin detaje mbi sulmin amerikan ndaj gjeneralit Qassem Soleimani në Bagdad. Sipas mediave amerikane, në të njëjtën ditë Pentagoni gjithashtu u përpoq të godiste një udhëheqës tjetër të lartë iranian, këtë herë në Jemen, bëhet fjalë për Abdul Reza Shahlai, financues dhe një nga drejtuesit e forcave elitare të Kudsit.

Sanksionet gjithashtu edhe për ata që blejnë mallra nga Teherani
Sanksionet amerikane do të prekin edhe shoqëritë e huaja që marrin lëndë të para ose produkte gjysmë të gatshme nga Teherani.
Në mesin e personave të prekur nga sanskionet, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, janë sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë iraniane Ali Shamkhani dhe komandanti i milicisë Basij Gholamreza Soleimani. “Ne do të presim miliarda dollarë mbështetje për qeverinë iraniane dhe do të vazhdojmë të forcojmë entitetet e tjera”, tha ndërkohë Steven Mnuchin, sekretari i thesarit.

Pompeo: Nuk ka dyshim se Irani dëshironte të vriste ushtarët amerikanë
Sekretari amerikan i shtetit shtoi më pas se “nuk ka asnjë dyshim” se Irani kishte qëllim të vriste amerikanë në sulmet raketore kundër dy bazave në Irak, duke mohuar zërat se Teherani donte të bënte vetëm një demonstrim pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

The post Trump sanksione të tjera për Teheranin: 4 ambasada të SHBA-ve në shënjestër të Soleimanit appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadorja e re Yuri Kim i përgjigjet Khameneit: Ne jemi vendi i shqiponjave https://55news.al/politike/ambasadorja-e-re-yuri-kim-i-pergjigjet-khameneit-ne-jemi-vendi-i-shqiponjave/ Sat, 11 Jan 2020 07:52:35 +0000 https://new.55news.al/?p=138753 Yuri Kim ka bërë betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, raportoi Zëri i Amerikës. Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se sheh […]

The post Ambasadorja e re Yuri Kim i përgjigjet Khameneit: Ne jemi vendi i shqiponjave appeared first on 55 News.

]]>

Yuri Kim ka bërë betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, raportoi Zëri i Amerikës. Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019.

Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Zonja Kim pritet gjithashtu të inkurajojë Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

“Jemi vendi i shqiponjave”

 

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendi i saj do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë, ndërsa kishte dhe një përgjigje mbi etiketimet e bëra nga lideri i Iranit, Ali Khamenei.

“Jam e nderuar që presidenti i SHBA, më ka dërguar si përfaqësuese të SHBA në Republikën e Shqipërisë. Pak vende mike dhe aleate kanë pranuar paralajmërime dhe shqetësimet e SHBA për luftë. Pak aleatë kanë qenë besnikë, por pak partnerë janë gati të mbështesin SHBA.

Nuk mund të jetë e mundur, që dy kombe si SHBA dhe Shqipëria të kenë zgjedhur të jenë kombe djallëzore. Ne jemi gjithashtu vendi i shqiponjave. Jemi krenarë, të fortë dhe të pavarura dhe do të luftojmë për këto vlera. Si ambasadore do të siguroj që SHBA dhe Shqipëria të ecin përpara. Ne do të bashkëpunojmë dhe do të sigurojmë që të gjitha mundësitë të fitojnë në fund“, tha znj.Yuri Kim./Marrë nga Americaneye

The post Ambasadorja e re Yuri Kim i përgjigjet Khameneit: Ne jemi vendi i shqiponjave appeared first on 55 News.

]]>
Manjani: Sulmi nga Irani s’do të kishte kaq të vrarë, sa po vriten nga mungesa e rendit https://55news.al/politike/manjani-sulmi-nga-irani-s-do-te-kishte-kaq-te-vrare-sa-po-vriten-nga-mungesa-e-rendit/ Fri, 10 Jan 2020 08:00:24 +0000 https://new.55news.al/?p=138619 Pak orë pas një vrasjeje tjetër tronditëse në llojjin e saj, brenda për brenda familjes shqiptare, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar qeverinë dhe në veçanti Ministrinë e Brendshme për mungesën e rendit publik dhe një seri vrasjesh të rënda, që kanë ndodhur thuajse përditë që nga fillimi i këtij viti. “Me kaq sa […]

The post Manjani: Sulmi nga Irani s’do të kishte kaq të vrarë, sa po vriten nga mungesa e rendit appeared first on 55 News.

]]>

Pak orë pas një vrasjeje tjetër tronditëse në llojjin e saj, brenda për brenda familjes shqiptare, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar qeverinë dhe në veçanti Ministrinë e Brendshme për mungesën e rendit publik dhe një seri vrasjesh të rënda, që kanë ndodhur thuajse përditë që nga fillimi i këtij viti.

“Me kaq sa u vranë nga mungesa e rendit publik këto ditë të vitit 2020, kërcënimi i Iranit duket vërtet qesharak, – ironizoi Ylli Manjani në rrjetet sociale. – Nuk do na kishte marrë kaq shumë jetë, një sulm i një force të huaj në kaq pak kohë.”

Ky qendrim erdhi pas një vrasjeje me snajper në Rrëshen në mes të ditës në mes të qytetit; pak ditë pasi nipi vrau dhe mbyti në rezervuar nusen e xhaxhait dhe mbrëmjen e së enjtes në Paskuqan, kunati vrau kunatën e tij duke e goditur me një shkop druri në kokë.

The post Manjani: Sulmi nga Irani s’do të kishte kaq të vrarë, sa po vriten nga mungesa e rendit appeared first on 55 News.

]]>