Irland Archives - 55 News https://55news.al/tag/irland/ Wed, 05 Sep 2018 18:44:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Irland Archives - 55 News https://55news.al/tag/irland/ 32 32 Mundësi për punë në Irlandë, ja kriteret dhe dokumentet që duhen https://55news.al/aktualitet/mundesi-per-pune-ne-irlande-ja-kriteret-dhe-dokumentet-qe-duhen/ Wed, 05 Sep 2018 18:44:31 +0000 https://new.55news.al/?p=47018 Instituti Shqiptar i PR ka ftuar për aplikim të gjithë të interesuarit për të punuar në Irlandë. Të interesuarit duhet të aplikojnë deri me datën 9 shtator sipas kërkesave të mëposhtme: Aktualisht, kërkohen persona të cilët kanë një dëshmi (diplomë) të vlefshme si Automekanike apo Inxhiniere mekanike të profilit Transport dhe që zotërojnë një nivel […]

The post Mundësi për punë në Irlandë, ja kriteret dhe dokumentet që duhen appeared first on 55 News.

]]>
Instituti Shqiptar i PR ka ftuar për aplikim të gjithë të interesuarit për të punuar në Irlandë. Të interesuarit duhet të aplikojnë deri me datën 9 shtator sipas kërkesave të mëposhtme:

Aktualisht, kërkohen persona të cilët kanë një dëshmi (diplomë) të vlefshme si Automekanike apo Inxhiniere mekanike të profilit Transport dhe që zotërojnë një nivel bazë të gjuhës angleze. Fituesit e një procesi përzgjedhes do të punojnë në Irlande, si Kontrollore Teknike te Automjeteve.

Përveç aftësive gjuhësore, nga kandidatët kërkohen dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi, bazat fillestare të aftësive kompjuterike dhe gatishmërinë për të mësuar.

Sipas njoftimit të Institutit Shqiptar të PR, kompania siguron lejet e punës për punonjësit e tyre, dhe ofron paketë stimuluese financiare, deri ne 37.000 Euro ne vit.

Kontratat e punës janë pa afat, duke ju siguruar mundësinë e qendrimit afatgjatë apo të përhershëm në Irlandë.

Për të gjithë të interesuarit për aplikim është vënë në dispozicion adresën e email-it: [email protected].

Paketa e aplikimit duhet të përmbajë dokumentet e meposhtme, të skanuara:

1. Diplomë profesionale e shkollës së mesme ose universitare

2. Patentën e drejtimit të automjetit

3. Kopje të pasaportës

The post Mundësi për punë në Irlandë, ja kriteret dhe dokumentet që duhen appeared first on 55 News.

]]>