ish te perndjekurit Archives - 55 News https://55news.al/tag/ish-te-perndjekurit/ Thu, 13 Sep 2018 11:31:09 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ish te perndjekurit Archives - 55 News https://55news.al/tag/ish-te-perndjekurit/ 32 32 “Ish-të përndjekurit”, Tabaku: Vesi del me shpirtin, qeveria vazhdon të gënjejë https://55news.al/politike/ish-te-perndjekurit-tabaku-vesi-del-me-shpirtin-qeveria-vazhdon-te-genjeje/ Thu, 13 Sep 2018 11:31:09 +0000 https://new.55news.al/?p=48842 Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me vendimi e Kuvendit për ligjin për “Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”. Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja e PD-së thotë se mazhoranca do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qëndron në pushtet. Sipas Tabakut, qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, “para për ish-të persekutuarit”, […]

The post “Ish-të përndjekurit”, Tabaku: Vesi del me shpirtin, qeveria vazhdon të gënjejë appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me vendimi e Kuvendit për ligjin për “Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”.

Përmes një postimi në “Facebook”, deputetja e PD-së thotë se mazhoranca do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qëndron në pushtet.

Sipas Tabakut, qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak, “para për ish-të persekutuarit”, dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.

Postimi i plotë:

Vesi del me shpirtin. Kjo mazhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve. Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë. Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë”, shkruan deputetja Jorida Tabaku.

Në seancës e sotme plenare, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjin për “Dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve.

The post “Ish-të përndjekurit”, Tabaku: Vesi del me shpirtin, qeveria vazhdon të gënjejë appeared first on 55 News.

]]>
Rama miraton ligjin, lekët e ish-të përndjekurve i kalojnë shtetit https://55news.al/aktualitet/rama-miraton-ligjin-leket-e-te-ish-te-perndjekurve-i-kalojne-shtetit/ Wed, 29 Aug 2018 15:40:34 +0000 https://new.55news.al/?p=45209 Qeveria bën disa ndryshime në ligjin e dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politik. Sipas draftit, masën e shpërblimit e marrin vetëm personat e afërt të familjes dhe nëse ata nuk jetojnë më, do ti kalojë buxhetit të shtetit. Drafti pritet të diskutohet në komisionet parlamentar me nisjen e sesionit të ri të kuvendit. Qeveria propozon ndryshime […]

The post Rama miraton ligjin, lekët e ish-të përndjekurve i kalojnë shtetit appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria bën disa ndryshime në ligjin e dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politik. Sipas draftit, masën e shpërblimit e marrin vetëm personat e afërt të familjes dhe nëse ata nuk jetojnë më, do ti kalojë buxhetit të shtetit. Drafti pritet të diskutohet në komisionet parlamentar me nisjen e sesionit të ri të kuvendit.

Qeveria propozon ndryshime të ligjit për dëshpërblimit të ish-dënuarve politik, duke i dhënë të drejtën e përfitimit vetëm familjarëve të ngushtë të tij.

Nëse pjestarët e rrethit të ngushtë familjarë ndërrojnë jetën, masa e dëmshpërblimit nuk do ti kaloj më brezave të tjerë, por buxhetit të shtetit.

Sipas projektligjit, ka përcaktime dhe të fondit të vënë në dispozicion. Fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë, thuhet në draft.

Kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.

Ndryshimet në fjalë pritet të kalojnë për diskutime në komisionet parlamentare me nisjen e sesonit të ri të Kuvendit.

P R O J E K T L I GJ
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9831, DATË 12.11.2007, “PËR DËMSHPËRBLIMIN E ISH-TË DËNUARVE POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni, dëmshpërblimi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit.”.

Neni 2

Në nenin 12 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
Paragrafi i parë ndryshon me këtë përmbajtje:
“Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 (një milion) lekë.
Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar.
Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 (një milion) lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.”.
Paragrafi i katërt ndryshon me këtë përmbajtje:
“Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.”.
Paragrafi i pestë shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 13, paragrafi i tretë ndryshon me këtë përmbajtje:
“Ministri përgjegjës për financat urdhëron shpërndarjen e dëmshpërblimit, sipas nenit 12 të këtij ligji.”.

Neni 4

Në nenin 29, pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi i tretë me këtë përmbajtje:
“Gabimet e bëra në të dhëna ose në llogaritjen e masës së shpërblimit, ose ndonjë pasaktësi e dukshme në vendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e dëmshpërblimit financiar, mund të rishikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 5

Kudo në përmbajtjen e ligjit, emërtimet “Ministria e Financave” dhe “Ministri i Financave” zëvëndësohen me fjalët “… ministria përgjegjëse për financat …” dhe “… ministri përgjegjës për financat …”.

Neni 6
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

The post Rama miraton ligjin, lekët e ish-të përndjekurve i kalojnë shtetit appeared first on 55 News.

]]>