ishkapiteni Archives - 55 News https://55news.al/tag/ishkapiteni/ Tue, 30 Oct 2018 16:53:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ishkapiteni Archives - 55 News https://55news.al/tag/ishkapiteni/ 32 32 Ish-kapiteni i Kosovës i bashkohet kombëtares shqiptare https://55news.al/sport/ish-kapiteni-i-kosoves-i-bashkohet-kombetares-shqiptare/ Tue, 30 Oct 2018 16:53:39 +0000 https://new.55news.al/?p=62649 Pas Kastriot Dermakut, një tjetër futbollist i Kosovës pritet t’i bashkohet ekipit tonë kombëtar, bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, 22-vjeçari që luan për Hajduk të Splitit, njëherësh edhe ish-kapiten i kombëtares U-21 të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga “Supersport”, ku shkruhet se mbrojtësi në fjalë është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti […]

The post Ish-kapiteni i Kosovës i bashkohet kombëtares shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Pas Kastriot Dermakut, një tjetër futbollist i Kosovës pritet t’i bashkohet ekipit tonë kombëtar, bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, 22-vjeçari që luan për Hajduk të Splitit, njëherësh edhe ish-kapiten i kombëtares U-21 të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga “Supersport”, ku shkruhet se mbrojtësi në fjalë është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panuçi për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Nations League me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Sipas po të njëjtave burime thuhet se 22-vjeçari e ka luajtur ndeshjen e fundit me Kosovën në ndeshjen ndaj Izraelit, ku Kosova humbi me shifrat 3-0 në transfertë.

Si duket mungesa e një ftese nga trejaneri të përfaqësueses së Kosovës, Bernerd Shalan, ka bërë Ismajlin të marrë këtë vendim, ndërsa PAnucci e ka kërkuar disa herë me ngulm.

The post Ish-kapiteni i Kosovës i bashkohet kombëtares shqiptare appeared first on 55 News.

]]>