ishkeshilltari Archives - 55 News https://55news.al/tag/ishkeshilltari/ Sat, 12 May 2018 08:34:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ishkeshilltari Archives - 55 News https://55news.al/tag/ishkeshilltari/ 32 32 Minatori që vdiq në Bulqizë, ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër! https://55news.al/aktualitet/minatori-qe-vdiq-ne-bulqize-ish-keshilltari-i-berishes-te-ndershmit-i-kane-njerezit-e-tyre-te-varfer/ Sat, 12 May 2018 08:34:30 +0000 https://new.55news.al/?p=14901 Minatori që humbi jetën ditën e djeshme në Bulqizë është vjehrri i gazetarit të njohur Urim Bajrami. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë gazetari në një postim në rrjetet sociale teksa dha një mesazh prekës për gjyshin e fëmijëve të tij. Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Berisha, Ilir Kadia ka reaguar lidhur me ngjarjen ku […]

The post Minatori që vdiq në Bulqizë, ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër! appeared first on 55 News.

]]>
Minatori që humbi jetën ditën e djeshme në Bulqizë është vjehrri i gazetarit të njohur Urim Bajrami.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë gazetari në një postim në rrjetet sociale teksa dha një mesazh prekës për gjyshin e fëmijëve të tij.

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Berisha, Ilir Kadia ka reaguar lidhur me ngjarjen ku thotë se gazetarët e ndershëm i kanë njerëzit e varfër.

Postimi i plotë:

Gazetarët e ndershëm i kanë njerëzit e tyre të varfër!

Kolegu ynë Urim Bajrami ka humbur sot gjyshin e fëmijve të tij, babain e gruas. E ka zënë miniera në Bulqizë!Goja e kaçedrës që nuk u ngop kurrë! Po të ish si shumë prej nesh Urimi tani, gjyshi i fëmijve të tij do ish duke shëtitur me nipërit e mbesat shëtitores me blira në Tiranë se Urimi, po të ish si shumë prej nesh, do kish “zbuluar” një scoop e për ta mbyllur do kish kërkuar aq para se të blinte shpi për vjehrrin e për vete mes “kolegësh”milionerë! Mirëpo Urimi është gazetar i ndershëm, nuk e shet fjalën! Ndaj njerëzit e tij janë siç kanë qënë:të ndershëm dhe të varfër! Dhe ndaj kuçedra minierë ushqehet me djersën e gjakun e tyre!

Minatori që vdiq në Bulqizë është vjehrri i gazetarit të njohur , ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër!

Postimi i gazetarit:

Miniera që vret…

————————-

Miniera vazhdon të vrasë.

Sot, për fat të keq, në listë shtoi edhe vjehrrin tim, Mehdi Hidri 🙁

Qofsh i Parajsës, mik!

Fli i qetë atje ku do të shkojmë të gjithë. Atje ku do të shkojnë edhe ata që shfrytëzojnë barbarisht minierat dhe njerëzit plot halle: Skllavopronarët e kohëve moderne.

Edhe pse janë bërë miliarderë, falë djersës tënde dhe qindra e qindra kolegëve të tu, po aq do marrin: dy metra vend. Vetëm dy metra që do t’i çojnë drejt Ferrit.

The post Minatori që vdiq në Bulqizë, ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër! appeared first on 55 News.

]]>