ishpolici Archives - 55 News https://55news.al/tag/ishpolici/ Mon, 16 Jul 2018 14:39:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ishpolici Archives - 55 News https://55news.al/tag/ishpolici/ 32 32 Vrasja e çiftit në Shkodër, dyshohet se ish-polici ishte pjesë e një bande të rrezikshme https://55news.al/politike/vrasja-e-ciftit-ne-shkoder-dyshohet-se-ish-polici-ishte-pjese-e-nje-bande-te-rrezikshme/ Mon, 16 Jul 2018 14:39:31 +0000 https://new.55news.al/?p=35321 Ndonëse mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit. Nga hetimet në këtë drejtim […]

The post Vrasja e çiftit në Shkodër, dyshohet se ish-polici ishte pjesë e një bande të rrezikshme appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.

Nga hetimet në këtë drejtim ka rezultuar se 30-vjeçari ka qenë një efektiv problematik dhe jo korrekt në detyrë. Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore. Po sipas burimeve, ish-titullarët e Policisë së Shkodrës, por edhe drejtuesit aktualë, kanë dyshime të forta se i ndjeri, si gjatë kohës në detyrë, por edhe pas largimit me dëshirë nga policia, ka qenë bashkëpunëtor i një grupi kriminal të rrezikshëm në qytetin verior.

Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte tranferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill. Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Megjithëse janë kryer disa veprime në terren dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët që mësohet se kanë qenë dy persona.

Pasi kryen vrasjen, autorët dogjën edhe makinën me të cilën u larguan, duke humbur çdo gjurmë të mundshme. Ish-polici u ekzekutua me një armë automatike MP5 së bashku me bashkëjetuesen Silvi Ndoci, rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, teksa po parkonte automjetin e tij. Breshërisë së plumbave i shpëtoi fatmirësisht fëmija i tyre 2-vjeçar, i cili qëndronte në sediljen e pasme.

Për ngjarjen e rëndë mësohet se në Shkodër ka shkuar vetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Eduard Merkaj./Tch

The post Vrasja e çiftit në Shkodër, dyshohet se ish-polici ishte pjesë e një bande të rrezikshme appeared first on 55 News.

]]>
Detaje të reja/ Cilët janë ish-polici dhe partnerja e tij që u vranë mëngjesin e sotëm (foto) https://55news.al/aktualitet/detaje-te-reja-cilet-jane-ish-polici-dhe-partnerja-e-tij-qe-u-vrane-mengjesin-e-sotem-foto/ Sun, 15 Jul 2018 07:12:00 +0000 https://new.55news.al/?p=34936 Sapo janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në qytetin e Shkodrës ku mbetën të vrarë dy bashkëjetuesit. Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja plumbash. Mësohet se viktima kanë mbetur ish-polici i Pukës Boran Berçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci. 30-vjeçari nuk njihej si person problematik gjatë kohës […]

The post Detaje të reja/ Cilët janë ish-polici dhe partnerja e tij që u vranë mëngjesin e sotëm (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Sapo janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në qytetin e Shkodrës ku mbetën të vrarë dy bashkëjetuesit.

Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja plumbash. Mësohet se viktima kanë mbetur ish-polici i Pukës Boran Berçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci.

30-vjeçari nuk njihej si person problematik gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e policit në komisariatin e policisë në Pukë.

Në zonë ku është vrarë çifti, është përqendruar një pjesë e mirë e bizneseve, edhe pse thonë që nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ka qenë një person që ka ditur intinerarin e çiftit.

Duhet të kujtohet se në vendngjarje është gjetur fëmija i çiftit 1 vjeç, që për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim.

ppppppppp

The post Detaje të reja/ Cilët janë ish-polici dhe partnerja e tij që u vranë mëngjesin e sotëm (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Ngjarje rëndë në Shkodër/ Vritet ish-polici dhe gruaja e tij, ja ku dyshohet https://55news.al/aktualitet/ngjarje-rende-ne-shkoder-vritet-ish-polici-dhe-gruaja-e-tij-ja-ku-dyshohet/ Sun, 15 Jul 2018 06:42:06 +0000 https://new.55news.al/?p=34928 Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burrë e grua janë gjetur të vrarë brenda në makinën e tyre tip “Benz” me targë AA006HA, rreth orës 06:40 nga banorë të lagjes “Naim Gjylbegu”, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Deri më tani mësohet se i vrarë […]

The post Ngjarje rëndë në Shkodër/ Vritet ish-polici dhe gruaja e tij, ja ku dyshohet appeared first on 55 News.

]]>
Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burrë e grua janë gjetur të vrarë brenda në makinën e tyre tip “Benz” me targë AA006HA, rreth orës 06:40 nga banorë të lagjes “Naim Gjylbegu”, ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Deri më tani mësohet se i vrarë ka mbetur shtetasi Boran Bërçama, ish-efektiv policie në Pukë, dhe gruaja e tij. Bashkë me ta në makinë në momentin e ngjarjes ndodhej edhe fëmija i tyre, një vjeç, por që fatmirësisht nga pa pësuar lëndime.

Motivet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës kur Barcama shërbente në Policinë e Shtetit, pasi së fundmi ishte polic në lirim.

The post Ngjarje rëndë në Shkodër/ Vritet ish-polici dhe gruaja e tij, ja ku dyshohet appeared first on 55 News.

]]>