isiss Archives - 55 News https://55news.al/tag/isiss/ Wed, 24 Apr 2019 13:33:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png isiss Archives - 55 News https://55news.al/tag/isiss/ 32 32 Dalin shifrat/“Familjarët e luftëtarëve të ISIS do riatdhesohen” https://55news.al/aktualitet/dalin-shifrat-familjaret-e-luftetareve-te-isis-do-riatdhesohen/ Wed, 24 Apr 2019 13:33:31 +0000 https://new.55news.al/?p=96471 Shteti shqiptar po punon për të tërhequr dhe riatdhesuar familjarët e luftëtarëve të ISIS në kampet e Irakut dhe Sirisë. Institucionet shqiptare prej muajsh po koordinohen mes tyre për të tërhequr nga kampet si ai i “Al Holit” gratë dhe fëmijët e shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët luftuan nën flamurin e zi të ISIS. I […]

The post Dalin shifrat/“Familjarët e luftëtarëve të ISIS do riatdhesohen” appeared first on 55 News.

]]>
Shteti shqiptar po punon për të tërhequr dhe riatdhesuar familjarët e luftëtarëve të ISIS në kampet e Irakut dhe Sirisë. Institucionet shqiptare prej muajsh po koordinohen mes tyre për të tërhequr nga kampet si ai i “Al Holit” gratë dhe fëmijët e shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët luftuan nën flamurin e zi të ISIS.

I pyetur nga News 24, Agron Sojati koordinatori kombëtar i qendrës kundra ekstremizmit të dhunshëm thotë që qeveria po punon me seriozitet dhe përgjegjshmëri në bashkëpunim edhe me partnerët për ti kthyer qytetarët nga zonat e konfliktit.

“Tematika është sensitive dhe delikate, sepse flasim për mosha që ligji apo penalitetet ekzekutohen por edhe për kategori të ndryshme të cilët jashtë vullnetit të tyre janë gjendur në një moment të jetës në hapsira që në fakt nuk duhet të ishin dhe kundër dëshirës së familjes apo komunitetit. Jemi te kujdeshëm me planet sesi duhet të sillen institucionet. Aktualisht qeveria shqiptare është në trajtimin e këtij problemi, të gjitha specifikat që kanë të bëjnë më komunkimin apo transportin dhe trajtimin e tyre juridik, këto janë cështje që rast pas rasti do zgjidhen në momentin që ne do ballafaqohemi dhe personat mund ti kemi prezent. Nuk po flasim për një interenar ku presim bileta online dhe të japim orarët se kur kthehen” tha Sojati

I pyetur për numrin e shqiptarëve që janë identifikuar në kampe në hapësirën e Sirisë dhe Irakut, Sojati jep disa shifra të fëmijëve, grave dhe të moshuarve duke shmangur numrin real të burrave që luftuan me ISIS. Ky informacion sipas tij është i ndjeshëm për publikun.

“Të paktën kemi 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të moshuar. Kurse për numrin e burrave ka një statistikë dhe raport tjetër që në presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë”

Gratë dhe burrat e kthyer nga Siria, do të hetohen me t’u kthyer në Shqipëri për përfshirje në grupe terroriste dhe pjesëmarrje ne konfliktet luftarake ne strukturat ushtarake dhe paraushtarake..

“Gjykata aplikon dënime për këto baza ligjore do të trajtojë cdo individe i cili kthehet dha ka këto kushte juridike. Është patjetër në cilësinë e strukturave përgjegjëse të cilat kërkojnë informacion për të përcaktuar qartë se cili është rasti juridik rast pas rasti i çdo individi pavarësisht nga mosha dhe gjinia për të siguruar maksimumin e sigurisë për qytetarët dhe për të respektuar të drejtat e njeriut” – përfundoi Sojati

I pranishëm në konferencën e tretë rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit qe u zhvillua ne tirane ishte dhe koordinatori nga Kosova Fatos Makolli i cili tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara bëri që 110 shqiptar të Kosovës të riatdhesoheshin

The post Dalin shifrat/“Familjarët e luftëtarëve të ISIS do riatdhesohen” appeared first on 55 News.

]]>
Profil/“Profesori” i ISIS nga Elbasani që ngriti në këmbë Italinë https://55news.al/aktualitet/profil-profesori-i-isis-nga-elbasani-qe-ngriti-ne-kembe-italine/ Wed, 24 Apr 2019 12:12:17 +0000 https://new.55news.al/?p=96457 “Bledar Ibrahimi ishte një djalë i ri vetëm njëzet vjeç që erdhi nga Shqipëria dhe përfundoi pothuajse rastësisht në Pozzo d’Adda, një qytet me gjashtë mijë banorë në kufi me krahinën e Bergamas”. Kështu e nis shkimin e saj prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera” e cila ka publikuar detaje mbi jetën e 28-vjeçarit Bledar Ibrahimi, […]

The post Profil/“Profesori” i ISIS nga Elbasani që ngriti në këmbë Italinë appeared first on 55 News.

]]>
“Bledar Ibrahimi ishte një djalë i ri vetëm njëzet vjeç që erdhi nga Shqipëria dhe përfundoi pothuajse rastësisht në Pozzo d’Adda, një qytet me gjashtë mijë banorë në kufi me krahinën e Bergamas”.

Kështu e nis shkimin e saj prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera” e cila ka publikuar detaje mbi jetën e 28-vjeçarit Bledar Ibrahimi, i arrestuar një ditë më parë në Elbasan dhe i dëbuar nga Italia në 3 mars të 2016 me akuzën e përkrahjes së propagandës terroriste të Shtetit Islamik ISIS.

  • foto galeri

Në artikull tregohet se si arriti Bledar Ibrahimi të vendoste kontakte me luftëtarët e ISIS në territorin italian, në rajonin e Lombardisë.

“Islami fundamentalist e ka prekur atë përmes propagandës në internet. Kjo e bëri të mohonte origjinën dhe tokën e tij dhe të betohej në emër të Allahut dhe ushtrisë së Kalifatit. Bledari ndryshoi emrin dhe profilin e Facebook (Yahya Ibrahimi). Në postimet e tij ai shkruan se “Siria dhe Iraku” janë “për të gjithë muslimanët” dhe thërriste të “mbrojnë Allahun” për Kalifin e Bagdadit”,- thuhet ndër të tjera në shkrim.

“Profesori kishte nisur karrierën e studimeve fetare të certifikuara në Egjipt për ‘u bërë një imam radikal. Ishte transferuar në Kajro për të studiuar në një Universitet arab e për të mësuar bazat e fesë myslimane në një shkollë Kurani. Në të njëjtën periudhë në Egjipt ka jetuar dhe motra e tij, Rexhina 20 vjeç e bashkëshorti i saj italian nga Lombardia i konvertuar në mysliman me emrin Icaro Bilal Masseroli. Motra dhe burri i motrës së Bledar Ibrahimit janë dëbuar nga Egjipti të akuzuar për fondamentalizëm. Në fund të muajit shkurt të 2016 Bledar Ibrahimi rikthehet nga Egjipti në Itali duke kaluar përmes Frankfurtit ku qëndron dy ditë e më pas udhëton për 8 orë me autobus drejt Milanos. I sapo kthyer në vendin e rezidencës së tij në komunën Pozzo D’Adda, Bledar Ibrahimi ka kërkuar një kartë të re identiteti dhe pse ajo që zotëronte nuk i kishte skaduar ende. Në kartën e vjetër të identitetit Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër”,- thuhet ndër të tjera në shkrim.

Shkimi vijon më tej: “Ibrahimi kishte lidhur miqësi me një pjesë të mirë të mbështetësve të ISIS në Lombardi si me Giulia Maria Sergio (lady xhihad italiane e martuar me shqiptarin Aldo Kubozi), me pakistanezin e sapo dëbuar nga Italia për terrorizëm, Aftab Farooq , me shqiptarin Idriz Elvis Elezi, me torinezin Halili El Mahdi, autori i dokumentit të parë të ISIS në gjuhën italiane. Ai po ashtu kishte krijuar lidhje me të afërmit e luftëtarit të ISIS nga provincia e Vareses, Oussama Khachia”.

Pasi është dëbuar nga Italia Bledari jetonte në Elbasan me gjyshërit e tij, pasi i është ndaluar të hyjë në territorin e Bashkimit Europian për 10 vite.

Por pse u kërkua ekstradimi i tij nga Shqipëria drejt Italisë? Corriere Della Sera shkruan se autoritetet italiane kanë rindërtuar çdo pjesë të “ushtrisë së xhihadistëve në Lombardi”, janë zbardhur të gjitha kontaktet telematike e telefonike mes personave të arrestuar, të dëbuar e luftëtar të ISIS dhe pikërisht nga gjithë këto prova bie në sy roli “superior” i Bledar Ibrahimit.

The post Profil/“Profesori” i ISIS nga Elbasani që ngriti në këmbë Italinë appeared first on 55 News.

]]>