Ismail Kadare Archives - 55 News https://55news.al/tag/ismail-kadare/ Tue, 28 Jan 2020 14:09:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Ismail Kadare Archives - 55 News https://55news.al/tag/ismail-kadare/ 32 32 Ismail Kadare sot mbush 84-vjet https://55news.al/kulture/ismail-kadare-sot-mbush-84-vjet/ Tue, 28 Jan 2020 14:09:07 +0000 https://new.55news.al/?p=141561 Më 28 janar të vitit 1936, 84 vjet më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare. Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime […]

The post Ismail Kadare sot mbush 84-vjet appeared first on 55 News.

]]>
Më 28 janar të vitit 1936, 84 vjet më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj.

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”.

Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994, Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).

Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s”. 

Ismail-Kadare-728x430.jpeg

***

Më poshtë mund t’i lexoni dhjetë thënie të Kadaresë që kanë mbetur gjatë në mendjen e shumë lexuesve dhe adhuruesve të tij.

– Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë. – Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

– Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

– Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

– Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

– Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

– Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

– Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

– Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave.

The post Ismail Kadare sot mbush 84-vjet appeared first on 55 News.

]]>
Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin, gjeniu i letrave shqipe ripropozohet për çmimin “Nobel” https://55news.al/aktualitet/akademia-e-shkencave-ripropozon-kadarene-per-nobel/ Tue, 28 Jan 2020 09:29:01 +0000 https://new.55news.al/?p=141465 Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim. Me letërsi nisi […]

The post Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin, gjeniu i letrave shqipe ripropozohet për çmimin “Nobel” appeared first on 55 News.

]]>
Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim.

Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ndanë jetën mes Francës dhe Shqipërisë.

Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa më pas zhvendoset drejt Tiranës për të filluar studimet universitare. Më 1958, mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomohet për Mësuesi. Më pas, studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” nga viti 1958 në vitin 1960.

Detyrohet t’i braktisë studimet, për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les lettres albanaises.

 

Më 1990, Kadare u largua nga Shqipëria për në Paris. Ndër veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Kevin Rista”.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, shkrimtari u nderua me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, në edicionin e 43-të, çmim ky që u ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës.

The post Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin, gjeniu i letrave shqipe ripropozohet për çmimin “Nobel” appeared first on 55 News.

]]>
Ismail Kadare feston 84-vjetorin, Presidenti Meta: Kolos krijues me përmasa botërore, që na bën krenar https://55news.al/politike/gjeniu-i-letrave-sot-84-vjec-meta-uron-ismail-kadarene-shendet-e-jete-te-gjate-suksese-ne-krijimtarine-e-tij-te-ngritur/ Tue, 28 Jan 2020 08:55:30 +0000 https://new.55news.al/?p=141449 Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uron gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, që feston sot 84-vjetorin e lindjes. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo është në datë e shënuar jo vetëm për Kadarenë dhe familjen e tij, por për mbarë kombin shqiptar. “Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit […]

The post Ismail Kadare feston 84-vjetorin, Presidenti Meta: Kolos krijues me përmasa botërore, që na bën krenar appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uron gjeniun e letrave shqiptare, Ismail Kadare, që feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se kjo është në datë e shënuar jo vetëm për Kadarenë dhe familjen e tij, por për mbarë kombin shqiptar.

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes.

Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur. 💐”, shkruan Meta.

The post Ismail Kadare feston 84-vjetorin, Presidenti Meta: Kolos krijues me përmasa botërore, që na bën krenar appeared first on 55 News.

]]>
Rrëfimi i Ani Kokobobos për takimin me Kadarenë https://55news.al/kulture/rrefimi-i-ani-kokobobos-per-takimin-me-kadarene/ Tue, 30 Jul 2019 08:59:12 +0000 https://new.55news.al/?p=111799 Studiuesja edhe përkthyesja Ani Kokobobo, rikthehet në Shqipëri pas një dekade. E ftuar nga Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe Instituti “Pashko”, ajo rrëfen ndër të tjera kontaktin e saj të parë me letërsinë ruse, por edhe punën që ka bërë si përkthyese e eseve të Ismail Kadaresë. “I kam lexuar veprat e […]

The post Rrëfimi i Ani Kokobobos për takimin me Kadarenë appeared first on 55 News.

]]>
Studiuesja edhe përkthyesja Ani Kokobobo, rikthehet në Shqipëri pas një dekade. E ftuar nga Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe Instituti “Pashko”, ajo rrëfen ndër të tjera kontaktin e saj të parë me letërsinë ruse, por edhe punën që ka bërë si përkthyese e eseve të Ismail Kadaresë.

“I kam lexuar veprat e Kadaresë në Amerikë, në gjuhën shqipe, sepse kanë qenë pjesë e studimeve të mia në universitet. Përkthimi i parë që kam bërë ka qenë ‘Ikja e Shtërgut’, për Lasgush Poradecin, edhe për fundin e tij. Për këtë kam komunikuar me agjentët e Kadaresë”, tregon Ani Kokobobo.

Ajo ndalet edhe tek studimi i saj mbi veprat e Ismail Kadaresë, duke e parë se cilat janë dimensionet e figurave botërore, që shkrimtari shqiptar ka përdorur në veprat e tij. Sipas saj, “Dantja i pashmangshëm”, “Eskili, ky humbës i madh” dhe “Hamleti, princ i vështirë”, kanë bërë që letërsia e tij të tejkalojë kufijtë.

“Unë jam larguar në moshën 14-vjeçare nga Shqipëria, por gjuha e tij është shumë e pasur”, tregon ndër të tjera studiuesja.

Teksa e vlerëson penën e Kadaresë për gjuhën e pasur, ajo e thekson se është krenari që “Pallati i ëndrrave” është shkruar nga një shkrimtar shqiptar.

“Për mua libri i preferuar është ‘Pallati i ëndrrave’. Ai libër ka vlerë për të gjithë botën, për të gjitha fenomenet botërore, por shihja se si vendimet për zhdukjen e një njeriu mund të merreshin, si në një ëndërr, kjo më kthehet mua tek Shqipëria komuniste”, thotë përkthyesja.

Vepra e Kadaresë për të është shumë e ndërlikuar, por është një vepër arti e vërtetë. Prandaj, takimi i studiueses me origjinë shqiptare me Kadarenë në Tiranë, ku diskutoi për literaturën botërore dhe veprat e tij, ishte një emocion i madh

“Ishte shumë interesante që të diskutoja me të për literaturën, dhe nga kjo pikëpamje ishte nder shumë i veçantë që unë të ulesha e të diskutoja me një nga autorët më të mëdhenj të literaturës botërore”, shprehet ajo.

Ani Kokobobo është larguar nga Shqipëria në moshën 14-vjeçare. Pas studimeve të larta punon si pedagoge e gjuhëve sllave edhe e letërsisë ruse në Universitetin e Kansas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The post Rrëfimi i Ani Kokobobos për takimin me Kadarenë appeared first on 55 News.

]]>
Ismail Kadare, pretendent për “Nobelin” amerikan https://55news.al/kulture/ismail-kadare-pretendent-per-nobelin-amerikan/ Tue, 23 Jul 2019 12:46:07 +0000 https://new.55news.al/?p=110809 Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një ndër 9 finalistët për çmimin e madh “The Nuestadt International Prize for Literature”, i njohur ndryshe si ‘Nobeli’ amerikan. Ai është në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere dhe Hoa Nguyen. Në njoftimin zyrtar shkruhet se Kadare është sot një ndër shkrimtarët më të […]

The post Ismail Kadare, pretendent për “Nobelin” amerikan appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një ndër 9 finalistët për çmimin e madh “The Nuestadt International Prize for Literature”, i njohur ndryshe si ‘Nobeli’ amerikan. Ai është në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere dhe Hoa Nguyen.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se Kadare është sot një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm në botë, si dhe ofrohet gjithashtu një biografi e tij.

Çmimi i dedikohet letërsisë më të mirë dhe ndahet nga Universiteti i Oklahomës së bashku me revistën e njohur letrare “World Literature Today”. Fituesi do të vlerësohet  më 16 tetor me 50 mijë dollarë. I krijuar në 1969-ën, ky është një ndër çmimet më të rëndësishme në SHBA.

Ndër autorët të cilët janë vlerësuar në të shkuarën me “The Nuestadt International Prize for Literature” janë Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz dhe Giuseppe Ungaretti.

The post Ismail Kadare, pretendent për “Nobelin” amerikan appeared first on 55 News.

]]>
Akademiku ynë Ismail Kadare, tashmë pjesë e librarisë më të bukur në botë https://55news.al/kulture/akademiku-yne-ismail-kadare-tashme-pjese-e-librarise-me-te-bukur-ne-bote/ Mon, 25 Mar 2019 12:21:41 +0000 https://new.55news.al/?p=91619 Të përkthyer në rreth 50 gjuhë të huaja, librat e akademikut tonë, shkrimtarit Ismail Kadare tashmë mund të gjenden edhe tek “El Ateneo Grand Splendid”. Kjo librari, e cila ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, është vlerësuar nga National Geographic si “libraria më e bukur në botë”. Pa dyshim, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm […]

The post Akademiku ynë Ismail Kadare, tashmë pjesë e librarisë më të bukur në botë appeared first on 55 News.

]]>
Të përkthyer në rreth 50 gjuhë të huaja, librat e akademikut tonë, shkrimtarit Ismail Kadare tashmë mund të gjenden edhe tek “El Ateneo Grand Splendid”. Kjo librari, e cila ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, është vlerësuar nga National Geographic si “libraria më e bukur në botë”.

Pa dyshim, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, Kadare është vlerësuar me çmime të shumta. Përmendim këtu anëtarësimin në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike në Francë, çmimet prestigjioze si “Prince of Asturias Awards” apo “Man Booker International”, e deri tek nderimi që iu bë prej presidentit francez me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit.”

The post Akademiku ynë Ismail Kadare, tashmë pjesë e librarisë më të bukur në botë appeared first on 55 News.

]]>
Kadare: Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha https://55news.al/kulture/kadare-isha-dymbedhjete-trembedhjete-vjec-dhe-doja-te-martohesha/ Tue, 12 Mar 2019 12:41:17 +0000 https://new.55news.al/?p=89698 Lili Sula: “Kukulla” është një nga rrëfimet më delikate e mbresëlënëse të prozës suaj. E botuar më 2014, në “Mëngjeset në kafe Rostand: motive të Parisit”, romani u publikua shumë shpejt si libër më vete e më pas në frëngjisht, italisht, spanjisht etj., duke tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës. Po, çfarë është “Kukulla” […]

The post Kadare: Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha appeared first on 55 News.

]]>
Lili Sula: “Kukulla” është një nga rrëfimet më delikate e mbresëlënëse të prozës suaj. E botuar më 2014, në “Mëngjeset në kafe Rostand: motive të Parisit”, romani u publikua shumë shpejt si libër më vete e më pas në frëngjisht, italisht, spanjisht etj., duke tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës. Po, çfarë është “Kukulla” për ju?

Kadare: Për “Kukullën”, në radhë të parë, nuk u nisa të jap ndonjë risi për figurën e nënës në letërsi, se figura e saj në letërsi, duhet pranuar, është ndoshta konceptuale, si shqetësim i shkrimtarëve, si dëshirë për të shkruar, si romantikë, si gëzim ose hidhërim ndonjëherë, në rastet kur ata kanë pasur marrëdhënie jo fort të mira me nënat. Në këtë kuadër, do të thoshim se është e njohur marrëdhënia që shkrimtarët kanë me nënat e tyre.

Pothuajse të gjithë kanë qenë të prirur që të shkruajnë për to, madje edhe në rastet kur marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të mira, siç e përmenda më lart. Po, kjo çuditërisht është e vërtetë! Për këtë kam shkruar hapur edhe unë. Nga shkrimtarët modernë që kanë shkruar për marrëdhëniet jo të mira me nënën do të përmendnim, për shembull, Xhek Londonin, i cili kishte një acarim të vazhdueshëm me nënën e tij. Biografitë profesionale e përmendin këtë, madje e pranonte edhe vetë shkrimtari. Edhe Balzaku kishte një marrëdhënie jo të mirë me nënën, – jo deri në këtë shkallë, – por edhe ai ka shkruar hapur për të. Nëna e Balzakut e qortonte: – Ti s’di të shkruash! – Ti je dështak! E si mund të imagjinohet kjo! Përse nënat nganjëherë, me bijtë e tyre, shkrimtarë gjenialë, të tërë të talentuar, të silleshin në këtë mënyrë?! Tek-tuk mund të qëllonte që biri të sillej keq me nënën, pa ndonjë arsye.

Pra, është vështirë të gjenden në letërsi rastet kur bijtë silleshin keq me nënat e tyre. Arti i nxiste ata që të shkruanin të vërtetën. Po shtroj një pyetje në lidhje me këtë gjë: A kërkon letërsia botërore apo morali botëror, apo kurioziteti kulturor botëror në përgjithësi, të vërtetën apo të pavërtetën për nënën? Kjo është një pyetje naive për letërsinë. Letërsia nuk merret me kërkesa të tilla. Ajo s’ka nevojë për asgjë nga këto. Nuk ka nevojë as për nënë, as për babë, as për nip, as për mbesë [qesh]…

Letërsia është letërsi dhe mbetet e tillë. Ajo ka nevojë për vetveten. Fakti tregon se letërsia e madhe, ajo botërore, shpreh vetveten. Letërsia ka ligjet e saj. Dhe, mbi të gjitha, bukuria dhe hyjnia e saj e brendshme është ajo çka të nxit, prandaj unë nuk u nisa të jap ndonjë të vërtetë për nënën. – Jo! Kam sjellë ndër mend nënën time, me një intuitë letrareartistike. Kam kuptuar se figura e saj të jep dorë për letërsi. Figura e nënës sime ishte e pazakontë e kjo më ndihmoi. Po të mos ishte ashtu, nuk do të shkruaja fare për të, por do ta krijoja vetëm në mendjen time.

Ato të dhëna që kam gjetur te nëna ime ishin të tilla… Thuajse nuk e kam përmendur fare nënën në veprën më përpara. I shmangesha gjithmonë përshkrimit të saj. I shmangesha se e ndieja që donte një sqarim kjo gjë; për të thënë të vërtetën e saj. Për shembull, për gjyshen kam shkruar me shumë dashuri, gjithashtu, edhe për gjyshin nga nëna, babazotin, po ashtu edhe për ungjërit, tezet, për të gjithë…

Domethënë, vetiu e kam shmangur gjithmonë nënën, se ishte e komplikuar për t’u shkruar; ishte jashtë skemave. Siç thashë, kjo nuk është e rëndësishme për letërsinë, pra që të shkruaj si ishte nëna ime. Fundja, janë çështje private. Nuk është parim ky. Por është një rastësi në jetën e shkrimtarit. Fillova të shkruaj për figurën e saj të komplikuar se është bukur për letërsi. Nëna ime, Hatixhe quhej, ishte e lindur për letërsi, me atë mendjen e saj të kufizuar. Unë e kam thënë, pa e fshehur, që s’ishte as e zgjuar shumë e as e pazgjuar [qesh]. Ajo e dinte këtë, e pranonte. Dhe ne bënim humor me të. Ajo ishte e tillë që përjashtonte skemën: nënë e mirë ose nënë e keqe; nënë e kujdesshme ose e pakujdesshme. I përjashtonte këto të gjitha. Do të shkruaj thashë. Në këtë rast nuk kam ndonjë tjetër shtysë sesa të respektoj letërsinë, jo nënën, as familjen.

Lili Sula: Mund të na veçoni ndonjë prej shkrimtarëve botërorë, që ka lënë gjurmë te ju, në qendër të veprave të të cilëve është figura e nënës?

Kadare: Kadare: Plot kam lexuar. Nuk ka vepra kush e di se çfarë për nënën. Ka edhe libra ku trajtohet nëna me tone paksa groteske… Ja, përse e kam marrë zët “Nënën” e Gorkit. Është thuajse e neveritshme! Nëna e tij jepte vetëm këshilla revolucionare. Gorki ishte shkrimtar i madh, të themi të drejtën. Po, si ka rënë ai në këtë personazh?! Nëna e tij qe model për revolucionarët e rinj. Prandaj edhe për letërsinë tonë, ajo [‘Kukulla’] është një arritje. Është një pjekuri që nuk pritet nga një vend ballkanik. Pritej nga Balzaku, për shembull, që të shkruante diçka për nënën, diçka jo të mirë, negative. Por nuk shkroi, vetëm la tek-tuk ndonjë kujtim. Po nëna e Xhek Londonit? Hapi furrë buke vetëm për të turpëruar të birin. Ai filloi të bëhej i pasur nga botimet, ndërsa ajo donte t’i fitonte vetë të ardhurat, kështu u bë furrtare. Siç janë të mira nënat, janë edhe të këqija ndonjëherë. Dhe mua Zoti më dha, si të thuash fati, një nënë që nuk më detyronte as nga njëra anë e as nga ana tjetër që të shformoja gjurmët.

Lili Sula: Si mendoni, a përkon titulli “Kukulla” me pjesën e pazakontë të një nëne të çuditshme, pak koketë e artificiale?

Kadare: Po, e ka këtë lidhje me kukullën si krijesë artistike, artificiale. E kam thënë se ishte pak artificiale si njeri, në kuptimin që nuk ishte e zakonshme. Dhe, në të vërtetë, është një Kukull krejt e veçantë dhe pikërisht këtu qëndron origjinaliteti i saj. Është e thjeshtë! Nëna ime ka vdekur vonë; njëzet vjet pas babait. Dhe më kujtohet, ishte shumë naive. Kishte vërtet një naivitet të theksuar e gati të tepruar. Vuante se mos nuk e merrnim seriozisht. Dhe mirë e kishte, se nga naiviteti thoshte gjëra që të vinte për të qeshur. Ishte gati si fëmijë… Babai im ka qenë i pashëm, ndërsa nëna ka qenë grua e mesme. Në tërë këtë konceptim duhen thënë gjërat që janë… Vërtet lexuesit mund të shfaqin habi për nënën time. E vërteta është se ishte naive, tepër naive, për këtë, jo vetëm babai, por edhe ne, si të thuash, e vinim në lojë. Mospëlqimi i familjarëve për mënyrën se si e kam përshkruar nënën erdhi pa dramaticitet.

Në letërsinë bashkëkohore, “Kukulla” luan rolin e çelësit modern në interpretimin e rrëfimit. Po te ju, si vjen ajo?

Vetë figura e saj, e kukullës, është moderne. Një çelës që të kujton njeriun, sendërgjimin e tij. Është ai a s’është ai. I shkon letërsisë, për të thënë se i shkon shumë bukur. Dhe për çudi, ne kështu e perceptonim, edhe fëmijët e mi, si një kukull. Lozte rolin e kukullës edhe me vajzat. Ndoshta nga kjo e lidha edhe në subkoshiencë. Vajzat e mia i vinin tela, ajo rrinte, se ishte e durueshme dhe e urtë. – Nëna rri kështu tani, – dhe ajo rrinte. Ato e zbukuronin, e kur vinim ne ajo thoshte: – Ç’të bëj unë, më vjen keq t’ua prish vajzave. Kështu ishte tipi i saj [qesh].

Ishte naive. Ajo donte, në kuptimin, i pëlqente dhe ëndërronte të bëhej e famshme, me naivitetin krejt si të fëmijëve, të cilët duan të bëhen mbreti/mbretëresha ose princi/princesha. Ngaqë dëgjonte që unë u bëra i famshëm, me sa duket e ngacmonin gratë dhe me mendjen e saj fare naive mendonte se ç’bëjnë shkrimtarët. Kisha shkruar diku që shkrimtarët e famshëm ndërrojnë nënat, si ndërrohen gratë [qesh]. Nëna ime kujtonte se kjo mund të ndodhte me të vërtetë [qesh]. Nuk e dinte! Dinte ndërrimin e grave, më vonë, që martoheshin e rimartoheshin…

Mirëpo, si të ndërrojë njeriu nënën?! [qesh] Po ishte aq naive, saqë arrinte ta besonte këtë. Me siguri e nxiste fakti që unë isha i dëgjuar, shumë i dëgjuar, dhe ajo e përjetoi këtë gjë; e shijoi si të thuash. Ia thoshin të gjithë: djali yt është i dëgjuar, i famshëm. Dhe i pëlqente që të trajtohej si nëna që ka lindur një fëmijë të famshëm, por edhe këtë e shprehte me naivitet. Gjatë shkrimit të “Kukullës” doja që ajo të më koincidonte me një përfytyrim të bukur të nënës dhe thuajse të gjithë e kanë kapur këtë sens origjinal.

Thënë ndryshe, më nxiti edhe ana e saj artificiale, çka thashë, ana prej manekine, më ndihmoi ai gjaku i saj që ishte pak i ngrirë, në kuptimin statik. Më falte atë përjetësi. Afër statujës. Diçka origjinale që më ka shkuar në mendje është, se më dukej që ajo pagoi një taksë për mua. Pati një mendje të thjeshtë. Nuk do ta besonte njeri që një shkrimtar që quhet i shquar, i madh, e ku e di unë, të ketë një nënë kaq naive e të pamençur, të flasim realisht.

Lili Sula: Nga ana tjetër, ju e keni sofistikuar e modernizuar figurën e saj, duke përmbysur gjithë imazhin e nënës në letërsinë tonë.

Kadare: Mirëpo, e pranoi publiku botëror. E kam vënë re, se ka me qindra artikuj për të. Askund nuk ka diçka jo të mirë ose si të thuash një negacion për të. Përkundrazi, çmohet! Është një nënë e vërtetë dhe e pavërtetë, një nënë e vërtetë për letërsi. E sakrifikuar për letërsinë. Kam përshkruar Izmini Kokobobon, jo vetëm në këtë vepër, por edhe në vepra të tjera, kështu e kishte emrin në të vërtetë.

Ajo kishte studiuar në Itali. Nëna ime pati një rivalitet të hapur me të. Izmini e ngacmonte dhe krijonte situata humori në shtëpinë tonë, duke i thënë: – Ti je nëna e një shkrimtari të famshëm. – E, ashtu jam!, – ia kthente nëna, por me të e kishte si me inat, si të thuash. – Po si nuk del të flasësh në ndonjë konferencë…, – vazhdonte Izmini. Nëna qëndronte pa folur dhe vetëm e dëgjonte, sepse nuk arrinte ta kuptonte a e kishte me të vërtetë apo jo. Unike, në letrat tona, figura e Kukullës-nënë, krijim i fantazisë dhe i kujtesës, që tkurr format trupore për t’i lënë vend lehtësisë së grafikës me tone karikatureske e portretit të zbrazët. Po! E vërtetë është. Nëna ime nuk ishte trupore, njerëzore. Unë nuk e mbaj mend, për shembull, dhe e them me të vërtetë këtë, nuk e mbaj mend ta shihja të hynte ose të dilte nga tualeti. I shmangej kësaj. Por jo vetëm kësaj… Kaq shumë përjashtohej ana trupore tek ajo. Është e çuditshme! Kishte një prudencë, një vetëpërmbajtje, në kohën që unë nuk isha ndonjë i turpshëm [qesh]…

Lili Sula: Siç e përmendët, janë të njohura dy forma kryesore marrëdhëniesh mes fëmijëve, (shkrimtarëve të famshëm) me prindërit e tyre. Ç’mund të na thoni për rolin e kujtesës në sendërtimin e Kukullës-nënë?

Kadare: Është një nga pakënaqësitë e mia! Kam edhe pakënaqësi të tjera, për të cilat kam shkruar edhe gjetkë, siç janë, për shembull, bisedat e tyre në mëngjes, të cilat nuk më pëlqenin fare, për arsye thjesht egoizmi. Mendoja se ata duhet të mendonin të më martonin mua [qesh], e jo të flisnin për ato gjepura; jo nuk na dalin paratë, jo kështu e jo ashtu… Në të vërtetë, unë kisha marrëdhënie të mira me prindërit. Babai dhe nëna ishin njerëz krejt të kundërt. Babai (Haliti) ishte serioz e i heshtur. Kur kam shkruar se babai bënte gjyqe në shtëpi, nuk është trillim, por e vërtetë. Babai im ishte ftues gjyqi. Ftues gjyqi është postier i gjyqit, postier special që dërgon dokumentet gjyqësore.

Pra, ishte një postier i besuar. Një pjesë të kohës e kalonte në sallën e gjyqit. Tërë jetën ka dëgjuar sekrete gjyqësore, që janë të pafundme në një qytet si Gjirokastra; sekrete intime nga ndonjëherë, sekrete që kishin lidhje me trashëgiminë, me tradhtinë bashkëshortore, me tapitë, me ndarje pasurish e të tjera si këto. Ai nuk tregonte asgjë lidhur me to. Ishte institucional, respektonte shtetin, ashtu siç ishin burrat gjirokastritë në përgjithësi.

E siç po thosha, bisedat e tyre të mëngjesit ishin përgjithësisht për anën ekonomike, por unë e kisha mendjen se si nuk më martojnë, të mendojnë për martesën time. Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha [qesh]. Të gjithë ne të vegjlit ishim me ëndërrime të tilla. Ëndërronim si është trupi i femrës dhe thoshim ç’bëjnë këta prindërit tanë, duhet të mendojnë të na martojnë [qesh]. Ishim idiotë nga mendja. Ka sinqeritet

[te ‘Kukulla’]

, por kryesorja është që kam respektuar artin. Kam gjetur një personazh në familjen tonë, që ishte e lindur për letërsi.

*Ismail Kadare në: Bisedë me drejtuesen e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula.

The post Kadare: Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha appeared first on 55 News.

]]>
Kadare feston 83 vjetorin, Meta: Me fat që kombi shqiptar ka një kolos të tillë https://55news.al/aktualitet/kadare-feston-83-vjetorin-meta-me-fat-qe-kombi-shqiptar-ka-nje-kolos-te-tille/ Mon, 28 Jan 2019 10:08:34 +0000 https://new.55news.al/?p=82365 Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar shkrimtarin Ismail Kadaren, për 83-vjetorin e lindjes. Urimi i Metës: Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes. Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të […]

The post Kadare feston 83 vjetorin, Meta: Me fat që kombi shqiptar ka një kolos të tillë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar shkrimtarin Ismail Kadaren, për 83-vjetorin e lindjes.

Urimi i Metës:

Sot krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes.
Kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.
Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e Tij të ndritur!


 

The post Kadare feston 83 vjetorin, Meta: Me fat që kombi shqiptar ka një kolos të tillë appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari Ismail Kadare, 1.301 botime në 45 gjuhë https://55news.al/kulture/shkrimtari-ismail-kadare-1-301-botime-ne-45-gjuhe/ Mon, 14 Jan 2019 13:03:28 +0000 https://new.55news.al/?p=79704 Studiuesi Bashkim Kuçuku ka sjell në një libër, botimet e shkrimtarit Ismail Kadare në gjuhë të tjera. Të dhënat krahasuese, 378 botime në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por […]

The post Shkrimtari Ismail Kadare, 1.301 botime në 45 gjuhë appeared first on 55 News.

]]>
Studiuesi Bashkim Kuçuku ka sjell në një libër, botimet e shkrimtarit Ismail Kadare në gjuhë të tjera. Të dhënat krahasuese, 378 botime në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal.

Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndërruar në dukuri letrare evropiane. Përplotësimi i tretë i “Kadare në gjuhët e botës” ka qenë mjaft befasues. Nga 637 botime në 35 gjuhë, që kishte i dyti, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre.

Nga 23 vepra kritike e studimore, 8 në frëngjisht, 1 holandisht, 1 në spanjisht, 13 në shqip, që kishte botimi paraardhës, i tanishmi ka 68 me përzgjedhje, 16 në frëngjisht, 8 në italisht, 6 në anglisht, 2 në gjermanisht, 1 në holandisht, 3 në spanjisht, 32 në shqip. Burimet janë tri: a) botimet dhe ribotimet e reja në gjuhët “e pushtuara” më parë; b) botimet dhe ribotimet e mëparshme, të cilët, nuk kishim mundur t’i njëjtësonim deri atëherë; c) botimet në gjuhë të tjera, “të pushtuara” rishtas.

Në vitet 2000-2005-2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo-amerikane e veprës së Ismail Kadaresë. Denduri botimesh ka pasur në italisht, spanjisht, portugalisht. Ritmika e përshpejtuar e tyre ka ndryshuar edhe shkallaren e gjuhëve në të cilat është përkthyer. Italishtja, që ishte e nënta, është ngjitur e katërta, spanjishtja nga e teta e gjashta, portugalishtja nga e nënta e shtata.

Të dhënat krahasuese, 378 në shqip dhe 923 në 44 gjuhë të huaja, në përpjesëtimin 1 me 2.5, tregojnë se funksioni kryesor i saj prej vitesh nuk është më në hapësirën kulturore e gjuhësore letrare shqipe, por në kultura e gjuhë të tjera, thënë ndryshe, funksioni kryesor i saj është ai gjithësor/universal. Nëpërmjet saj letërsia shqipe ka fituar një funksion të ri, që, historikisht nuk e ka pasur. Edhe me librat studimorë, në shtatë gjuhë, është shndërruar në dukuri letrare evropiane.

The post Shkrimtari Ismail Kadare, 1.301 botime në 45 gjuhë appeared first on 55 News.

]]>
Kadare në Panair, interesim i madh për një autograf https://55news.al/kulture/kadare-ne-panair-interesim-i-madh-per-nje-autograf/ Fri, 16 Nov 2018 13:05:13 +0000 https://new.55news.al/?p=67855 Në prezantimin e librit ‘Kur sunduesit grinden’ ka qenë i pranishëm vetë shkrimtari i madh Ismail Kadare i cili ka firmosur autografe për lexuesit e shumtë në stendën e shtëpisë botuese “Onufri”. Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar sot librin e tij më të fundit në Panairin e Librit. Është fjala për librin e sapo publikuar me […]

The post Kadare në Panair, interesim i madh për një autograf appeared first on 55 News.

]]>
Në prezantimin e librit ‘Kur sunduesit grinden’ ka qenë i pranishëm vetë shkrimtari i madh Ismail Kadare i cili ka firmosur autografe për lexuesit e shumtë në stendën e shtëpisë botuese “Onufri”. Shkrimtari Ismail Kadare ka prezantuar sot librin e tij më të fundit në Panairin e Librit. Është fjala për librin e sapo publikuar me titullin “Kur sunduesit grinden”, nga shtëpia botuese “Onufri”. Interesi i lexuesve ka qenë i madh. Në prezantimin e librit ka qenë i pranishëm vetë Kadare i cili ka firmosur autografe për lexuesit. Në veprën e re të Kadaresë bëhet një paralele filozofike ku trajtohen marrëdhëniet mes sunduesve të qiejve-perëndive, dhe atyre të tokës, siç janë personazhet e mëdha të politikës. Mësohet ky libër është mbajtur gjatë në dorën e shkrimtarit Ismail Kadare, derisa u vendos për botimin e tij. Shpeshherë në bisedat me gazetarët, vetë Kadare ka folur për diktaturat që janë mbytëse për letërsinë, dhe kur është frymëzuar nga shkrimtarët e mëdhenj që me talentin e tyre i kanë sfiduar diktaturat.

1542365099_kadare3.jpeg1542365099_ismailkadare.jpeg

The post Kadare në Panair, interesim i madh për një autograf appeared first on 55 News.

]]>