itali Archives - 55 News https://55news.al/tag/itali/ Sat, 06 Jun 2020 15:54:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png itali Archives - 55 News https://55news.al/tag/itali/ 32 32 72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali https://55news.al/globi/72-viktima-ne-24-ore-vijon-trendi-zbrites-ne-itali/ Sat, 06 Jun 2020 15:54:03 +0000 https://new.55news.al/?p=163922 72 viktima nga koronavirusi jnë 24 orët e fundit. Këto janë të dhënat të publikuara pak më parë nga Mbrojtja Civile Italiane. Sa i përket rasteve të reja, sot u regjistruan edhe 270 raste të reja pozitiv për një total prej 234 801, ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit arrijnë në 1297. Në […]

The post 72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali appeared first on 55 News.

]]>
72 viktima nga koronavirusi jnë 24 orët e fundit.

Këto janë të dhënat të publikuara pak më parë nga Mbrojtja Civile Italiane.

Sa i përket rasteve të reja, sot u regjistruan edhe 270 raste të reja pozitiv për një total prej 234 801, ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit arrijnë në 1297.

Në Rajonin e Lombardisë, më i prekuri gjatë pandemisë, janë regjistruar vetëm 27 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,249.

Kujtojmë se një ditë më parë Italia regjistronte 85 viktima. 

The post 72 viktima në 24 orë/ Vijon trendi zbritës në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë https://55news.al/aktualitet/sekuestrohen-450-kg-marijuane-arrestohen-dy-shqiptare/ Thu, 04 Jun 2020 14:52:53 +0000 https://new.55news.al/?p=163637 Policia italiane ka arrestuar 4 persona mes tyre dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë  Ferdinand Kekaj 35 vjeç dhe Xhuljano Prifti 35 vjeç. Gjatë operacionit në provincën e Komos autoritetet italiane sekuestruan 450 kilogramë marijuanë. Biznesi ishte në pronësi të 2 prej të arrestuarve, […]

The post Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë appeared first on 55 News.

]]>
Policia italiane ka arrestuar 4 persona mes tyre dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë  Ferdinand Kekaj 35 vjeç dhe Xhuljano Prifti 35 vjeç.

Gjatë operacionit në provincën e Komos autoritetet italiane sekuestruan 450 kilogramë marijuanë.

Biznesi ishte në pronësi të 2 prej të arrestuarve, shqiptarit Ferdinand Kekaj dhe shtetasit zviceran Alessio Barone.

Mes persona të arrestuar është dhe shtetasi italian Antonio Valenzisi, 56 vjeç i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

The post Sekuestrohen 450 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarë appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptari i dehur me biçikletë përplaset me makinën, rrezikon deri dy vjet burg https://55news.al/aktualitet/shqiptari-i-dehur-me-biciklete-perplaset-me-makinen-rrezikon-deri-dy-vjet-burg/ Fri, 08 May 2020 13:21:12 +0000 https://new.55news.al/?p=159956 Një shqiptar rezident në Treviso është arrestuar nga policia pas një aksidenti rrugor, fatmirësisht pa pasoja. Shqiptari, 50 vjeç, krejtësisht i dehur, u përplas teksa ngiste biçikletën me makinën e një gruaje, 40 vjeç. Incidenti nuk pati pasoja serioze, por testi që iu bë shqiptarit, pasi shfaqte shenja të qarta dehjeje, tregoi se ai kishte […]

The post Shqiptari i dehur me biçikletë përplaset me makinën, rrezikon deri dy vjet burg appeared first on 55 News.

]]>
Një shqiptar rezident në Treviso është arrestuar nga policia pas një aksidenti rrugor, fatmirësisht pa pasoja.

Shqiptari, 50 vjeç, krejtësisht i dehur, u përplas teksa ngiste biçikletën me makinën e një gruaje, 40 vjeç.

Incidenti nuk pati pasoja serioze, por testi që iu bë shqiptarit, pasi shfaqte shenja të qarta dehjeje, tregoi se ai kishte nivel alkooli në gjak gjashtë herë mbi normën e lejuar.

Policia lokale pohoi se shqiptari iu nënshtrua pa asnjë kundërshtim testit, megjithatë është denoncuar dhe rrezikon ndëshkim nga gjoba 3000 euro deri në 24 muaj burg.

Sipas policisë, rihapja e shumë bizneseve pas mbylljes nga koronavirusi ka sjellë një rritje të madhe të incidenteve në rrugë.

The post Shqiptari i dehur me biçikletë përplaset me makinën, rrezikon deri dy vjet burg appeared first on 55 News.

]]>
Hiqeshin sikur shpërndanin pica e birra, arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge në Itali https://55news.al/aktualitet/hiqeshin-sikur-shperndanin-pica-e-birra-arrestohen-6-shqiptare-per-trafik-droge-ne-itali/ Wed, 06 May 2020 13:43:07 +0000 https://new.55news.al/?p=159600 Karabinierët në  Torino kanë  arrestuar 6 trafikantë  droge në  qytetin verior italian, të  moshës nga 21 deri 42 vjec, në  bazë të  një  urdhëri të  lëshuar nga ana e Prokurorisë  së  Qarkut, në  një  rast që  ka të  bëjë  me ligjin antimafia. Akuzat në  drejtim të  të  kërkuarve të  drejtësisë  janë  shoqatë  kriminale që  synon […]

The post Hiqeshin sikur shpërndanin pica e birra, arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Karabinierët në  Torino kanë  arrestuar 6 trafikantë  droge në  qytetin verior italian, të  moshës nga 21 deri 42 vjec, në  bazë të  një  urdhëri të  lëshuar nga ana e Prokurorisë  së  Qarkut, në  një  rast që  ka të  bëjë  me ligjin antimafia.

Akuzat në  drejtim të  të  kërkuarve të  drejtësisë  janë  shoqatë  kriminale që  synon trafikun e drogës, trafikimi i lëndëve narkotike, si dhe zhvatja. Këto masa janë  dhënë  nga gjykata, pasi karabinierët kishin nisur më  herët një  operacion policor, për të  parandaluar ngjarje kriminale në  qytet, raportojnë  mediat italiane.

Të  6 të  ndaluarit janë  shqiptarë , ndërsa ata dyshohet se zhvillonin veprimtarinë  kriminale në  në  Canavese. Hetimet kanë  arritur në  pë rfundimin se anëtarët e bandës flisnin me një  gjuhë  të  transkriptuar. Ata kishin për bazë  të  shitjes së  drogës një  restorant në  qendër të  Ciries, ndërsa hiqeshin sikur porosisnin ushqim, piza e birra, por porosia ishte për drogë . Klientëve iu shpërndahej lënda narkotike njësoj sikur veprohet me porosinë  e një  ushqimi, me anë  të  telefonit apo platformave të  vecanta në  internet.

Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës, e cila shpesh ishte e paketuar për shitje me pakicë në një papafingo në periferi të Ciriè, u vlerësuan mbi 50 000 euro. Gjatë  aksionit, karabinierët kanë  sekuestruar 50 gramë  kokainë , por edhe 24 mijë  euro para të  gatshme. Gjatë  kontrollit të  kryer sot, janë  kapur edhe 14 mijë  euro të  tjera.

 

The post Hiqeshin sikur shpërndanin pica e birra, arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Tragjedia në Itali, i riu shqiptar shtypet nga kamioni i firmës ku punonte https://55news.al/aktualitet/tragjedia-ne-itali-i-riu-shqiptar-shtypet-nga-kamioni-i-firmes-ku-punonte/ Tue, 05 May 2020 11:59:41 +0000 https://new.55news.al/?p=159406 Një i ri shqiptar, 29 vjeç, ka mbetur i vdekur sot në mëngjes në Livorno pas një aksidenti të rëndë në punë. Ai është shtypur nga një kamion i firmës për të cilën punonte. Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30, kur, siç shkruan LivornoToday, kamioni po ecte mbrapsht dhe goditi punëtorin shqiptar. Megjithatë, zbardhja e vërtetë […]

The post Tragjedia në Itali, i riu shqiptar shtypet nga kamioni i firmës ku punonte appeared first on 55 News.

]]>
Një i ri shqiptar, 29 vjeç, ka mbetur i vdekur sot në mëngjes në Livorno pas një aksidenti të rëndë në punë. Ai është shtypur nga një kamion i firmës për të cilën punonte.

Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30, kur, siç shkruan LivornoToday, kamioni po ecte mbrapsht dhe goditi punëtorin shqiptar. Megjithatë, zbardhja e vërtetë e ngjarjes nuk është bërë ende nga autoritetet.

‘Për fatin e keq të viktimës nuk mund të bëhej asgjë. Mjeku i urgjencës mbërriti në vend por nuk mund të bënte gjë tjetër përveçse të konstatonte vdekjen.

Në vendngjarje janë edhe karabinierët dhe policia bashkiake, për zbardhjen e ngjarjes, si dhe inspektoriati i punës’, shkruan Livorno Today.

 
 
 

The post Tragjedia në Itali, i riu shqiptar shtypet nga kamioni i firmës ku punonte appeared first on 55 News.

]]>
Ulet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, 269 viktima në 24 orët e fundit 01 Maj, 2020 18:14 | https://55news.al/aktualitet/ulet-serish-numri-i-te-vdekurve-nga-koronavirusi-ne-itali-269-viktima-ne-24-oret-e-fundit-01-maj-2020-18-14/ Fri, 01 May 2020 16:22:39 +0000 https://new.55news.al/?p=158826 Për të disatën ditë me radhe kurba e të vdekurve dhe të infekturve të rinj nga koronavirusi vijon të shënojë ulje në Itali. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë shënuar 269 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 28 236 numrin total që prej nisjes në pandemisë. Ditën e djeshme numri […]

The post Ulet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, 269 viktima në 24 orët e fundit 01 Maj, 2020 18:14 | appeared first on 55 News.

]]>
Për të disatën ditë me radhe kurba e të vdekurve dhe të infekturve të rinj nga koronavirusi vijon të shënojë ulje në Itali.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë shënuar 269 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 28 236 numrin total që prej nisjes në pandemisë. Ditën e djeshme numri i të vdekurve ishte 285 persona.

Numri i të infekturve të rinj është rritur me 1965 raste duke shkuar në total, 207 428. Në 24 oret e fundit është rritur edhe numri i të shëruarve është rritur 2304, duke çuar në 78 249 persona në total.

Autoritetet theksojnë se vijon ulja e numrit të personave të shtruar në spitale dhe atyre që kanë nevojë për terapi intensive.

The post Ulet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali, 269 viktima në 24 orët e fundit 01 Maj, 2020 18:14 | appeared first on 55 News.

]]>
‘Kam video, gjenim uiski dhe birra, hidhnin dhe sende nga ballkoni/ Pronari i hotelit tregon të gjitha prapësitë e stafit mjekësor shqiptar https://55news.al/aktualitet/kam-video-gjenim-uiski-dhe-birra-hidhnin-dhe-sende-nga-ballkoni-pronari-i-hotelit-tregon-te-gjitha-prapesite-e-stafit-mjekesor-shqiptar/ Fri, 01 May 2020 15:30:17 +0000 https://new.55news.al/?p=158816 30 mjekët e infermierët shqiptarë që udhëtuan drejt zonave të ‘nxehta’ të Italisë, për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19 dhe fjalimi prekës i Kryeministrit Rama në momentin e përcjelljes bëri xhiron e medieve në të dyja anët e detit Adriatik. Pati shumë falënderime dhe mesazhe mirënjohje, madje edhe nga vete Kryeministri italian Xhuzepe Konte, […]

The post ‘Kam video, gjenim uiski dhe birra, hidhnin dhe sende nga ballkoni/ Pronari i hotelit tregon të gjitha prapësitë e stafit mjekësor shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
30 mjekët e infermierët shqiptarë që udhëtuan drejt zonave të ‘nxehta’ të Italisë, për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19 dhe fjalimi prekës i Kryeministrit Rama në momentin e përcjelljes bëri xhiron e medieve në të dyja anët e detit Adriatik.

Pati shumë falënderime dhe mesazhe mirënjohje, madje edhe nga vete Kryeministri italian Xhuzepe Konte, por duket se ky udhëtim i këtyre 30 mjekëve dhe infermierëve nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ishte fillimisht gazeta italiane “Corriere Della Sera” që raportoi dje për një gjobë ndaj stafit mjekësor shqiptarë, e cila ndihmoi kundër pandemisë së koronavirusit në Breshia, të cilët kishin thyer rregullat e hotelit, duke organizuar festa me muzikë dhe alkool. Lajmi i medieve italiane që u shpërnda edhe në Shqipëri me një shpejtësi të madhe, fliste për një sjellje të papërgjegjshme të stafit mjekësor shqiptar, të cilët kishin organizuar disa herë festa me muzikë dhe alkool në një nga dhomat e hotelit, por për më tepër kishin shqetësuar edhe klientët e tjerë.

Pas këtij lajmi, gazeta “Panorama” kontaktoi me hotelin, ku mjekët dhe infermierët qëndruan për 1 muaj. Nga hoteli “Regal”, ku qëlloi që recepsionistja të ishte shqiptare na u dhanë mundësia që të flisnin edhe me drejtorin, Luca Andriani. Ky i fundit na tregoi gjithë historinë se si kishte filluar prej disa ditësh dhe ishte përmbyllur me mbërritjen e Policisë italiane, që mori edhe masat përkatëse kundrejt.

Andriani tregoi për gazetën se kishte pasur shqetësime të vazhdueshme nga 30 shqiptarët që ishin akomoduar në hotelin e tij që prej fundit të muaj mars. Në bisedën telefonike, drejtori i hotelit “Regal” theksoi se ndihet mirënjohës për kurajën e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët shkuan në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19, por shtoi se shkelja e rregullave dhe sjellja e pahijshme rrëzon gjithë sakrificën.

Kemi parë lajmin që u publikua në mediet italiane për mjekët shqiptarë që erdhën për të ndihmuar në vendin tuaj. Mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në hotelin që ju drejtoni?

Luca Andriani: Për fat të keq, qëndrimi i mjekëve shqiptarë këtu në hotelin tonë nuk shkoi dhe aq mirë. Dhe këtu e kam fjalën te sjellja, pasi që në momentin e parë që ata erdhën në hotelin tonë ne iu kemi treguar rregulloren e brendshme që duhej të ndiqnin. Për më tepër kishim përfshirë edhe rregullat e reja që imponohen nga pandemia e COVID-19, pra, jo grumbullime dhe takime dhe gjithmonë sipas procedurës. Unë e kuptoj shumë situatën e tyre dhe vështirësinë, por në mbrëmje mblidheshin të gjithë në një dhomë dhe një gjë e tillë, përveçse është një rrezik i shtuar për situatën e pandemisë që po kalojmë, por edhe sepse klientët e tjerë që ne kemi në hotel ankoheshin për gjithë rrëmujën dhe zhurmën që bëhej. Çdo mëngjes ne gjenim shishe birrash, uiski dhe ka pasur disa episode të tjera që më detyruan të merrja në telefon Policinë lokale dhe kjo e fundit ka bërë detyrën e saj. Rregullat e vendosura për të parandaluar pandeminë duhet të respektohen edhe nga mjekët.

Pra, thyerja e rregullave dhe festat nuk kanë ndodhur vetëm 1 natë?

Luca Andriani: Jo. Ishte një sjellje që u përsërit disa herë. Ishin të paktën 4 herë, rastet kur ne kemi kapur përmes kamerave të sigurisë festa dhe grumbullime në një dhomë, ku pinin këndonin dhe kërcenin apo edhe hidhnin sende nga ballkoni. Madje, kishte shumë raste kur i harronin maskat në restorant dhe kjo sjellje ishte e gabuar.

Kur erdhi Policia çfarë ndodhi, është e vërtetë që ka pasur një përplasje?

Luca Andriani: Kur erdhi Policia u njoh me situatën që ndodhte dhe pa që ishin 8 veta në një dhomë, të paktën kjo për natën e fundit para se të largoheshin. Konstatoi festat që bënin, por edhe grumbullimet për të pirë cigare. Disa nga këto veprime në një kohë normale, janë gjëra që mund të bëhen, por në këtë periudhë emergjence që jemi duke kaluar, nuk mund të bëhen. Kur erdhi Policia iu komunikoi se nuk mund të qëndrojnë në një dhomë 8 vetë, duke festuar dhe duke pirë. Por më pas, dy nga pjesëtarët e grupit ngritën zërin dhe pati një lloj konfrontimi me Policinë. Por dua të nënvizoj edhe një fakt tjetër. Këtu në hotel ne kemi dy punonjës shqiptarë, të cilët shumë shpesh kanë dëgjuar të shara dhe ofendime në shqip. Ishin disa raste, kur kameriereve apo pjesëtarëve të tjerë të shërbimit i ngrinin zërin dhe iu thoshin ofendime në shqip dhe është një gjë që nuk tregon edukatë.

Në mendimin tuaj, a e ul sakrificën e bërë kjo sjellje që thoni se ka ndodhur?

Luca Andriani: Unë dua të shtoj edhe se kam vlerësim për kurajën dhe ndihmën që ata dhanë për ne në këto momente të vështira. Por e përsëris se kjo nuk mund të justifikojë një sjellje të tillë. Ata nuk zbatuan rregullat. Dhe me këtë sjellje bie çdo gjë, pasi vjen këtu për të ndihmuar në mënyrë vullnetare dhe pastaj bën një sjellje të tillë, nuk shkon. Unë e kuptoj që ata ishin të rinj dhe ndoshta pa shumë eksperiencë dhe kjo ardhje në Itali mund të ketë qenë një gjë që do e mbajnë gjithmonë mend, por sjellja nuk ishte e duhura.

Hoteli ku ndodhnin festat, ngjitur me Spitalin e Breshias

Hoteli “Regal”, ku u vendos stafi mjekësor shqiptar që shkoi në Itali për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së COVID-19, është ngjitur me Spitalin e Breshias. Disa dhjetëra metra e ndajnë spitalin, ku mjekët shqiptarë punonin kundër koronavirusit, nga hoteli ku në mbrëmje, sipas pronarit italian, Luca Andriani, bënin festa dhe thyenin rregullat që imponon pandemia. Në hotel, gjatë 1 muaj qëndrimi të stafit mjekësor shqiptar, kishte pasur edhe klientë të tjerë, që ishin ndierë të bezdisur nga ajo që ndodhte, sipas rrëfimit të drejtorit të spitalit./Panorama

The post ‘Kam video, gjenim uiski dhe birra, hidhnin dhe sende nga ballkoni/ Pronari i hotelit tregon të gjitha prapësitë e stafit mjekësor shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Ndalohet gjatë shëtitjes, shqiptari ikën me vrap e godet karabinierin https://55news.al/aktualitet/ndalohet-gjate-shetitjes-shqiptari-iken-me-vrap-e-godet-karabinierin/ Tue, 28 Apr 2020 11:31:41 +0000 https://new.55news.al/?p=158231 Një shqiptar banues në Fano të Italisë ka përfunduar në telashe pasi është ndaluar e arrestuar nga karabinierët teksa shëtiste në bregun e detit bashkë me një mikun e tij, çka nuk është e pranueshme në kohën e coronavirusit. Miku i 50-vjeçarit arriti të largohej, ndërsa ky i fundit nuk i kishte me vete dokumentet […]

The post Ndalohet gjatë shëtitjes, shqiptari ikën me vrap e godet karabinierin appeared first on 55 News.

]]>
Një shqiptar banues në Fano të Italisë ka përfunduar në telashe pasi është ndaluar e arrestuar nga karabinierët teksa shëtiste në bregun e detit bashkë me një mikun e tij, çka nuk është e pranueshme në kohën e coronavirusit.

Miku i 50-vjeçarit arriti të largohej, ndërsa ky i fundit nuk i kishte me vete dokumentet dhe për të justifikuar praninë në atë zonë tha se banonte pikërisht në atë rrugë, gjë që nuk ishte e vërtetë.

 

Kur karabinierët i thanë të shkonin te shtëpia ku t’u tregonte edhe dokumentet, shqiptari u largua me vrap. Tentativë e kotë, pasi e arritën shpejt, por shqiptari veproi në mënyrë agresive kundër njërit prej tyre.

Një sherr i vogël, pa asgjë pasojë shqetësuese për karabinierin, ndërsa për 50-vjeçarin e rëndoi më tepër gjendjen, pasuar edhe me faktin që u vërtetua se ai jetonte në një zonë tjetër të Fanos.

Shqiptari u arrestua për dhunë e rezistencë ndaj zyrtarit publik dhe për dhënie deklaratash false për identitetin personal.

The post Ndalohet gjatë shëtitjes, shqiptari ikën me vrap e godet karabinierin appeared first on 55 News.

]]>
Shkon në 138 numri i bluzave të bardha që humbin jetën nga koronavirusi në Itali https://55news.al/aktualitet/shkon-ne-138-numri-i-bluzave-te-bardha-qe-humbin-jeten-nga-koronavirusi-ne-itali/ Mon, 20 Apr 2020 14:13:38 +0000 https://new.55news.al/?p=156955 Në Itali koronavirusi vijon të shkaktojë viktima edhe në radhët e bluzave të bardha. Mësohet se një tjetër mjek 58 vjeç ka humbur jetën nga koronavirusi në Cremona bëjnë me dije mediat italiane duke e çuar në 138 numrin e të vdekurvë. Ndërsa në 24 oret e fundit edhe gjashtë mjekë dhe infermierë humbën jetën […]

The post Shkon në 138 numri i bluzave të bardha që humbin jetën nga koronavirusi në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Në Itali koronavirusi vijon të shkaktojë viktima edhe në radhët e bluzave të bardha. Mësohet se një tjetër mjek 58 vjeç ka humbur jetën nga koronavirusi në Cremona bëjnë me dije mediat italiane duke e çuar në 138 numrin e të vdekurvë.

Ndërsa në 24 oret e fundit edhe gjashtë mjekë dhe infermierë humbën jetën nga COVID-19 në vendin fshinjë. Lajmi i keq u dha nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve. Kujtojmë Deri tani në Itali raportohen mbi 23 mijë viktima nga koronavirusi dhe 174 mijë të infektuar.

The post Shkon në 138 numri i bluzave të bardha që humbin jetën nga koronavirusi në Itali appeared first on 55 News.

]]>
Me biçikletë nga Italia në Shqipëri/ Shqiptari në ankth prej Koronavirusit merr vendimin e çmendur, por… https://55news.al/aktualitet/me-biciklete-nga-italia-ne-shqiperi-shqiptari-ne-ankth-prej-koronavirusit-merr-vendimin-e-cmendur-por/ Sat, 18 Apr 2020 14:41:53 +0000 https://new.55news.al/?p=156723 Në një gjendje ankthi të rënduar për shkak të izolimit të gjatë si pasojë e Koronavirusit ka bërë që një 33-vjeçar shqiptar në Itali të ndërmerrte një veprim që shumëpak do e mendonte. “Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e shqiptarit të ndaluar nga një patrullë e policisë teksa lëvizte me biçikletë në autostradën […]

The post Me biçikletë nga Italia në Shqipëri/ Shqiptari në ankth prej Koronavirusit merr vendimin e çmendur, por… appeared first on 55 News.

]]>
Në një gjendje ankthi të rënduar për shkak të izolimit të gjatë si pasojë e Koronavirusit ka bërë që një 33-vjeçar shqiptar në Itali të ndërmerrte një veprim që shumëpak do e mendonte.

“Dua të kthehem në Shqipëri”. Këto ishin fjalët e shqiptarit të ndaluar nga një patrullë e policisë teksa lëvizte me biçikletë në autostradën A27.

Sipas asaj që shkruan “Il Messaggero”, ishte një skenë në prag të surreales që nuk ka kaluar pa u vënë re nga shoferët e mjeteve që njoftuan policinë.

Ai rrezikohej seriozisht prej trafikut të makinave në autostradë dhe ndërhyrja në kohën e duhur shmangi një tragjedi të mundshme.

Sipas medias italiane, shqiptari 33-vjeçar, me banim në Marca, ishte shtruar në spital në Ca ‘Foncello për shkak se vuante nga problemet me ankthin shkaktuar prej izolimit të gjatë. Në momentin e ndalimit ai mbante ende në kyçin e dorës byzylykun e spitalit me emrin dhe datën dhe shtrimit.

Në momentin e ndalimit 33-vjeçari ishte në gjendje psikologjike të rëndë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur një gjobë shumë të lartë: 42 euro për hyrje të paligjshme në autostradë (biçikletat nuk lejohen) dhe 533.33 euro për mosrespektim të dekretit  të lëshuar nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.

https://www.ilmessaggero.it/italia/coronavirus_treviso_venezia_autostrada_ciclista_fermato_diretto_albania_multa_news-5178123.html

The post Me biçikletë nga Italia në Shqipëri/ Shqiptari në ankth prej Koronavirusit merr vendimin e çmendur, por… appeared first on 55 News.

]]>