ja kur do te Archives - 55 News https://55news.al/tag/ja-kur-do-te/ Sat, 05 May 2018 13:32:37 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ja kur do te Archives - 55 News https://55news.al/tag/ja-kur-do-te/ 32 32 Del para gjykatës gjermane Arbër Çekaj, ja kur do të ekstradohet në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/del-para-gjykates-gjermane-arber-cekaj-ja-kur-do-te-ekstradohet-ne-shqiperi/ Sat, 05 May 2018 13:32:37 +0000 https://new.55news.al/?p=12565 Media gjermane njofton për kapjen në Dyseldorf të njërit prej personave më të kërkuar aktualisht nga policia shqiptare. Baroni shqiptar i drogës iu paraqit ndërkohë gjykatës së faktit në Dyseldorf. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Visbaden baroni i drogës i shumëkërkuar nga Shqipëria është kapur në Dyseldorf. Arbër Çekaj një 48 […]

The post Del para gjykatës gjermane Arbër Çekaj, ja kur do të ekstradohet në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Media gjermane njofton për kapjen në Dyseldorf të njërit prej personave më të kërkuar aktualisht nga policia shqiptare. Baroni shqiptar i drogës iu paraqit ndërkohë gjykatës së faktit në Dyseldorf.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës në Visbaden baroni i drogës i shumëkërkuar nga Shqipëria është kapur në Dyseldorf. Arbër Çekaj një 48 vjeçar mendohet, se është personi kryesor lidhës për transportimin e 613 kg kokaine, që u tentua të kalohej në shkurt në portin e Durrësit, por që u kap një aksion i policisë shqiptare.

Kundër Arbër Çekaj ka filluar procedura e ekstradimit. Vlera e kokainës së kapur në shkurt konsiderohej një nga më të mëdhatë në konfiskimet e policisë, deri në 4 milionë euro. Kokaina ishte fshehur nën transportin e bananeve. A.Ç duket se është marrë me transportin dhe shitjen e drogës përmes firmës së tij Arbi Garden, u tha në Tiranë. Por ai arriti të largohej pak orë se të zhvillohej aksioni policor në Durrës. Kapja e tij në Dyseldorf u krye nga policia gjermane, shkruan AFP për Gjermaninë.

Shkak për arrestimin e A.C ishte, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës një procedurë e filluar ekstradimi në prokurorinë e Hamit kundër personit që ishte në ndjekje nga policia. Të premten baroni shqiptar i drogës iu paraqit gjykatës së faktit në Dyseldorf, që ka lëshuar urdhrin për paraburgim, procedura e transferimit të tij mund të zgjas 10-15 ditë./DW

The post Del para gjykatës gjermane Arbër Çekaj, ja kur do të ekstradohet në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>