jelekverdhet Archives - 55 News https://55news.al/tag/jelekverdhet/ Fri, 15 Feb 2019 13:42:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jelekverdhet Archives - 55 News https://55news.al/tag/jelekverdhet/ 32 32 Jelekverdhët në Francë nuk i akuzoi njeri për dhunë. Makroni kërkoi falje… https://55news.al/opinion/jelekverdhet-ne-france-nuk-i-akuzoi-njeri-per-dhune-makroni-kerkoi-falje/ Fri, 15 Feb 2019 13:42:35 +0000 https://new.55news.al/?p=85688 Protesta e famshme e jelekverdhëve në Francë, protesta që nisi për disa cent më pak dhe që herë pas here degjeneroi edhe me djegie makinash, kundërshtim forcash të policisë etj, ku pati edhe të plagosur, nuk  akuzoi kush për dhunë, edhe pse pati vërtet dhunë… Madje kryeministri i Francës kërkoi falje… Por kjo gjë nuk […]

The post Jelekverdhët në Francë nuk i akuzoi njeri për dhunë. Makroni kërkoi falje… appeared first on 55 News.

]]>
Protesta e famshme e jelekverdhëve në Francë, protesta që nisi për disa cent më pak dhe që herë pas here degjeneroi edhe me djegie makinash, kundërshtim forcash të policisë etj, ku pati edhe të plagosur, nuk  akuzoi kush për dhunë, edhe pse pati vërtet dhunë… Madje kryeministri i Francës kërkoi falje… Por kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri. Ende pa nisur protesta, një javë apo dy ditë më parë, tellallët e qeverisë, apo edhe vetë ministra e deputetë të majtë kanë nisur shpifjet dhe me gojët e tyre të liga po trumbetjonë me të madhe se 16 shkruti do të ketë dhunë, do të ketë gjak…

Në media të ndryshme, në portale e gazeta, në studio televizive, në parlament e gjetkë ata që kanë humbur çdo të drejtë legjitime për të akuzuar pasi në këto gjashtë vjet janë akuzuar për të gjitha llojet e korrupsinoit, krimit e paaftësisë, po mundohen për të ruajtur privilegjet, karriget, interesat dhe ofiqet e tyre, duke hapur panik se opozita po përgatitet për ngjarje të zeza… Ata nuk shikojnë e nuk duan të shikjnë se çfarë ndodhi pak javë më parë nëpër rrugët e Athinës, kur qendra mori flakë e protesta arriti kulmin nga kundërshtarët e marrëveshjes së emrit të Maqedonisë, madje këta parasite kanë kohë që rehatohen, pasi janë mësuar të mos u hyjë gjemb në këmbë, pas çdo proteste, sepse kanë mbështtjen edhe të ndërkombëtarëve që heshtin, mbyllin sytë e bëjnë deklarata “për ruajtje qetësinë e marshime paqeje. Për fat të keq janë po ato segmente që frymëzuan edhe 21 Janarin, janë po ata ndërkombëtarë e struktura të tyre që mbështesin e i japin zemër njeriut më të rrezikshëm në Ballakan, por ka ardhur koha që të zgjodhen e dënojnë e zbulojnë hapur atë dhe gjithë onturazhin e tij. Ka ardhur koha, ashtu siç thotë pedagogu Mark Marku se në kushtet aktuale çdo formë reagimi ndaj qeverisë është e ligjshme. “Më mirë të mbajmë demokracinë me dhunë se sa diktaturën me heshtje”.

The post Jelekverdhët në Francë nuk i akuzoi njeri për dhunë. Makroni kërkoi falje… appeared first on 55 News.

]]>
“Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s https://55news.al/globi/jelekverdhet-fitore-absolute-rritja-e-takses-hiqet-nga-buxheti-i-2019-s/ Thu, 06 Dec 2018 08:24:43 +0000 https://new.55news.al/?p=72240 Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve, që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019. Zhvillimi i fundit është njoftuar nga vet kryeministri Edouard Philippe, i cili vetëm një ditë më parë kishte premtuar në fakt se do ta shtynte hyrjen në fuqi të ligjit […]

The post “Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s appeared first on 55 News.

]]>
Rritja e parashikuar e taksave të karburanteve, që shkaktoi protesta javore të dhunshme në Francë, tashmë është hequr nga projektligji për buxhetin e vitit 2019.

Zhvillimi i fundit është njoftuar nga vet kryeministri Edouard Philippe, i cili vetëm një ditë më parë kishte premtuar në fakt se do ta shtynte hyrjen në fuqi të ligjit me 6 muaj, nga 1 janari që ishte parashikuar.

Protestat e “jelekëve të verdhë” (gilets jaunes) prekën thuajse të gjitha qytetet kryesore franceze përgjatë tri fundjavave të fundit, ndërsa në plan janë për t’u mbajtur demonstrata të tjera këtë fundjavë. Ajo që nisi fillimisht si kundërshtim i taksës së naftës, u transformua shumë shpejt në pakënaqësi më e gjerë ndaj politikave qeveritare, e veçanërisht kundër presidentit Macron.

 “Jelekverdhët” u quajtën të tillë për shkak se mbanin veshur jelekët e verdhë fosforeshentë që janë të detyrueshme me ligj për t’u mbajtur në çdo automjet. Që prej nisjes së trazirave kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa dhuna dhe vandalizmat u shtrinë në një masë të paparë prej vitesh në Francë, e sigurisht edhe u dënuan nga masa e gjerë.

Në fakt, kryeministri Philippe tha të martën se rritja e planifikuar e taksës së karbonit te karburantet, që duhej të hynte në fuqi nga 1 janari i 2019-s, do të pezullohej për 6 muaj për të lejuar zhvillimin e konsultave me grupet e interesit. Ai njoftoi gjithashtu se edhe rritja e planifikuar e çmimeve të gazit dhe energjisë gjatë këtij dimri nuk do të zbatohej, sikurse edhe forcimi i rregullave për testet e emetimit të gazrave nga automjetet do të shtyhej.

Por, të mërkurën, Philippe tha përpara deputetëve të dhomës së ulët të Parlamentit se “qeveria është e gatshme për dialog, pasi rritja e taksës është hequr tashmë nga projektbuxheti për 2019-n”.

Kjo është një tërheqje domethënëse nga qeveria e presidentit Macron, i cili kishte argumentuar më herët se këto masa ishin të domosdoshme për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përmbushur objektivat për reduktimin e deficitit buxhetor.

The post “Jelekverdhët”, fitore absolute. Rritja e taksës hiqet nga buxheti i 2019-s appeared first on 55 News.

]]>