jemen Archives - 55 News https://55news.al/tag/jemen/ Mon, 26 Nov 2018 07:27:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jemen Archives - 55 News https://55news.al/tag/jemen/ 32 32 Jemen: Vriten gjashtë militantët të dyshuar të Al-Kaidës në një sulm me dron https://55news.al/globi/jemen-vriten-gjashte-militantet-te-dyshuar-te-al-kaides-ne-nje-sulm-me-dron/ Mon, 26 Nov 2018 07:27:17 +0000 https://new.55news.al/?p=69971 Gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë. Sulmi me dron u bë ndaj një caku të dyshuar të Al-Kaidës në provincën al-Bayad, ku u vranë dy persona, që besohet se janë udhëheqës lokalë të grupit dhe katër militantë të tjerë, thanë […]

The post Jemen: Vriten gjashtë militantët të dyshuar të Al-Kaidës në një sulm me dron appeared first on 55 News.

]]>
Gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë.

Sulmi me dron u bë ndaj një caku të dyshuar të Al-Kaidës në provincën al-Bayad, ku u vranë dy persona, që besohet se janë udhëheqës lokalë të grupit dhe katër militantë të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Reuters.

Forcat e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi kanë kryer sulme ajrore me dron kundër degës së Al-Kaidës në Jemen, e njohur si Al-Kaida në Gadishullin Arabik.

Ky grup ka forcuar prezencën e saj në Jemen, duke shfrytëzuar luftën pothuajse katërvjeçare në mes të rebelëve Huthi dhe forcave të qeverisë së presidentit Abd-Rabbu Mansour.

The post Jemen: Vriten gjashtë militantët të dyshuar të Al-Kaidës në një sulm me dron appeared first on 55 News.

]]>
Jemen, 149 të vrarë në 24 orë https://55news.al/globi/jemen-149-te-vrare-ne-24-ore/ Mon, 12 Nov 2018 07:29:57 +0000 https://new.55news.al/?p=66543 Të paktën 149 persona, mes të cilëve edhe civilë, janë vrarë në 24 orët e fundit të përplasjeve mes forcave besnike të qeverisë dhe rebelëve në qytetin jemenas të Hodeidas, sipas asaj që informojnë burime mjekësore dhe ushtarake gjatë kësaj të hëne.   Një zyrtar i ushtrisë konfirmoi se 7 civilë kishin humbur jetën, pa […]

The post Jemen, 149 të vrarë në 24 orë appeared first on 55 News.

]]>
Të paktën 149 persona, mes të cilëve edhe civilë, janë vrarë në 24 orët e fundit të përplasjeve mes forcave besnike të qeverisë dhe rebelëve në qytetin jemenas të Hodeidas, sipas asaj që informojnë burime mjekësore dhe ushtarake gjatë kësaj të hëne.

 

Një zyrtar i ushtrisë konfirmoi se 7 civilë kishin humbur jetën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Qyteti portual me dalje në detin e Kuq, i kontrolluar nga rebelët Houthi që prej vitit 2014, është një pikë jetike hyrjeje e ndihmave për vendin që po shkon drejt skamjes.

Një burim nga koalicioni ushtarak proqeveritar në Jemen, që gëzon gjithashtu mbështetjen nga aleanca ushtarake e udhëhequr prej Arabisë Saudite, tha se rebelët Houthi u tërhoqën nga një ofensivë madhore që synonte të arrinte dalje në portin e Hodeidas.

Mjekët nëpër spitalet përreth qytetit raportuan se 110 rebelë dhe 32 luftëtarë besnikë të qeverisë ishin vrarë gjatë natës.

Afro 600 persona janë vrarë që prej nisjes së përplasjeve në Hodeida, më 1 nëntor, me këtë të fundit që është një prej qyteteve jemenase me dendësinë më të madhe të popullatës. Rebelët Houthi, nga ana e tyre gëzojnë mbështetjen e Iranit, edhe pse Teherani zyrtar mohon ndihmesën.

The post Jemen, 149 të vrarë në 24 orë appeared first on 55 News.

]]>
Rrezik nga zija e bukës në Jemen https://55news.al/globi/rrezik-nga-zija-e-bukes-ne-jemen/ Wed, 24 Oct 2018 16:02:10 +0000 https://new.55news.al/?p=60853 Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se Jemeni është në rrezik të përfshihet nga zija e bukës. Mark Lowcock, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për operacionet humanitare informoi dje Këshillin e Sigurimit se Jemeni ndeshet tani me zinë më të rëndë të bukës që kanë parë ndonjëherë punonjësit e organizatës. Zyrtari bëri thirrje për […]

The post Rrezik nga zija e bukës në Jemen appeared first on 55 News.

]]>
Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se Jemeni është në rrezik të përfshihet nga zija e bukës. Mark Lowcock, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për operacionet humanitare informoi dje Këshillin e Sigurimit se Jemeni ndeshet tani me zinë më të rëndë të bukës që kanë parë ndonjëherë punonjësit e organizatës. Zyrtari bëri thirrje për përpjekje që të ndalet dhuna dhe të shtohen ndihmat humanitare:

Civilët që u largohen luftimeve mes forcave qeveritare dhe kryengritësve huti përballen tani me rrezikun e urisë masive. Fëmijët vuajnë nga kequshqyerja dhe janë në rrezik të vdesin nga uria, kolera dhe difteria.

“Vajza u sëmur papritur. U përpoqëm të kujdesemi për të por ajo vdiq pas dy ditësh. Pasi e varrosëm atë u sëmur djali. E dërguam në Sana, menduan se do të shërohej por edhe ai vdiq,” thotë një paciente me difteri.

Shefi i operacioneve humanitare në OKB informoi Këshillin e Sigurimit se shumë nga vdekjet janë shkaktuar nga uria:

“E dimë që shumë vdekje nuk raportohen. Vetëm gjysma e klinikave dhe spitaleve funksionojnë dhe shumë jemenas nuk e përballojnë koston e rrugës për të shkuar tek këto objekte,” thotë Mark Lowcock, shefi i Operacioneve humanitare të OKB-së.

Zyrtari i lartë thotë se sipas përllogaritjeve më të hershme, 130 fëmijë nën 5 vjeç vdesin çdo ditë në Jemen nga uria ekstreme dhe sëmundjet dhe se situata po keqësohet.

“Sipas analizës sime aktualisht ekziston një rrezik i qartë dhe i pranishëm që zija e bukës të përfshijë Jemenin në përmasa shumë më të mëdha se ç’kanë parë punonjësit tanë që merren me luftën kundër urisë në terren,” tha zoti Lowcock.

Zyrtarët e OKB-së përllogarisin se 1.8 milionë fëmijë vuajnë nga mungesa akute ushqimi në Jemen, 400 mijë prej të cilëve në nivele të rrezikshme për jetën. Nënsekretari i Përgjithshëm paralajmëron se e gjithë popullata është në rrezik urie nëse vazhdojnë luftimet. Ai thotë se ndihmat ushqimore nuk mjaftojnë për të ushqyer 29 milionë jemenas.

The post Rrezik nga zija e bukës në Jemen appeared first on 55 News.

]]>
Lufta në Jemen – Gjermania miraton shitjen e armëve në Arabinë Saudite https://55news.al/globi/lufta-ne-jemen-gjermania-miraton-shitjen-e-armeve-ne-arabine-saudite/ Thu, 20 Sep 2018 08:05:31 +0000 https://new.55news.al/?p=50653 Gjermania miratoi dorëzimin e armëve në Arabinë Saudite, pasi tha se do të ndalonte shitjen e armëve në vendet e përfshira në luftën në Jemen. Ministri i ekonomisë Peter Altmaier shkroi në një letër ligjvënësve të parë nga Reuters se qeveria nënshkroi për dërgimin e katër sistemeve të pozicionimit të artilerisë .Sistemet e montuara në […]

The post Lufta në Jemen – Gjermania miraton shitjen e armëve në Arabinë Saudite appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania miratoi dorëzimin e armëve në Arabinë Saudite, pasi tha se do të ndalonte shitjen e armëve në vendet e përfshira në luftën në Jemen.

Ministri i ekonomisë Peter Altmaier shkroi në një letër ligjvënësve të parë nga Reuters se qeveria nënshkroi për dërgimin e katër sistemeve të pozicionimit të artilerisë .Sistemet e montuara në automjete mund të lokalizojnë “sulmet e armikut”, duke mundësuar kundër-goditje të sakta.Shitja e këtyre armëve është e para e dokumentuar në Riad që nga marsi, kur koalicioni i kancelares Angela Merkel pranoi ndalimin lidhur me Jemenin.

Një koalicion i udhëhequr nga Sauditi ndërhyri në luftën e Jemenit në vitin 2015 për të rivendosur qeverinë ndërkombëtarisht të njohur, të rrëzuar nga grupi rebel Houthi.

Sipas grupit kërkimor SIPRI, Gjermania është një nga pesë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë, por shitjet e armëve janë një çështje e ndjeshme për shkak të historisë së Luftës së Dytë Botërore.

The post Lufta në Jemen – Gjermania miraton shitjen e armëve në Arabinë Saudite appeared first on 55 News.

]]>
Bobardime të tjera në aeroportin e Hodeidah nga koalicioni saudit https://55news.al/globi/bobardime-te-tjera-ne-aeroportin-e-hodeidah-nga-koalicioni-saudit/ Sun, 17 Jun 2018 12:25:17 +0000 https://new.55news.al/?p=26849 Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vijoi sulmet ajrore në aeroportin Hodeidah të Jemenit, edhe në orët e para të së dielës. Bombardimet nga ajri vijnë në mbështetje të forcave që po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit port të Hodeidah, nga luftëtarët e Houth-it, të lidhur me Iranin. Mediat si pranë Houth-it, ashtu edhe […]

The post Bobardime të tjera në aeroportin e Hodeidah nga koalicioni saudit appeared first on 55 News.

]]>
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite vijoi sulmet ajrore në aeroportin Hodeidah të Jemenit, edhe në orët e para të së dielës. Bombardimet nga ajri vijnë në mbështetje të forcave që po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit port të Hodeidah, nga luftëtarët e Houth-it, të lidhur me Iranin.

Mediat si pranë Houth-it, ashtu edhe ato arabe, pranuan se janë bërë të paktën 5 sulme ajrore paraditen e sotme, ndërsa luftëtarët e mbështetur nga Irani janë në pozitat më të këqija, duke ndjerë rrezikun e humbjes së këtij qyteti.

Trupat tokësore të përbëra nga ushtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sudanit dhe Jemenit, nga fraksione të ndryshme rrethuan kompleksin kryesor të aeroportit të shtunën, tha një burim në ushtrinë aleate të Jemenit.

Qëllimi i aleatëve, i udhëhequr nga Emiratet e bashkuara Arabe, është t’i marrin Hodeidah-un luftëtarëve të Houth-it, pasi është i vetmi port i Detit të Kuq nën kontrollin e tyre, dhe kështu mund t’i presin linjat e tyre të furnizimit në kryeqytetin Sanaa. /tch/

The post Bobardime të tjera në aeroportin e Hodeidah nga koalicioni saudit appeared first on 55 News.

]]>
Jemen, difteria vijon “masakrën” https://55news.al/globi/jemen-difteria-vijon-masakren/ Sat, 26 May 2018 11:52:51 +0000 https://new.55news.al/?p=19831 Të paktën 94 persona kanë ndërruar jetë prej tetorit të vitit të kaluar nga sëmundja e difterisë në Jemen. Përmes rrjetit social “Twitter” Organizata Botërore e Shëndetësisë, bën me dije se në 20 prej 23 qyteteve në Jemen janë regjistruar 1800 raste të dyshuara të difterisë. Kjo sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet me pezmatim […]

The post Jemen, difteria vijon “masakrën” appeared first on 55 News.

]]>
Të paktën 94 persona kanë ndërruar jetë prej tetorit të vitit të kaluar nga sëmundja e difterisë në Jemen.

Përmes rrjetit social “Twitter” Organizata Botërore e Shëndetësisë, bën me dije se në 20 prej 23 qyteteve në Jemen janë regjistruar 1800 raste të dyshuara të difterisë.

Kjo sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet me pezmatim të grykës, të mukozës së fytit e të hundës.

Ajo kryesisht prek fëmijët dhe mund të shkaktojë një epidemi shkatërruese nëse nuk kontrollohet.

The post Jemen, difteria vijon “masakrën” appeared first on 55 News.

]]>
Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë https://55news.al/globi/bilanci-tragjik-i-dasmes-vritet-nusja-dhe-19-dasmore/ Mon, 23 Apr 2018 14:10:19 +0000 https://new.55news.al/?p=8544 Një sulm ajror ka goditur një turmë njerëzish që po festonin martesën e një çifti, në veri të Jemenit. Të paktën 20 vetë duke përfshirë nusen  raportohen të jenë vrarë dhe rreth 45 të tjerëu plagosën  kur një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi dasmën,  thanë zyrtarët e shëndetësisë. Të vdekurit […]

The post Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë appeared first on 55 News.

]]>
Një sulm ajror ka goditur një turmë njerëzish që po festonin martesën e një çifti, në veri të Jemenit.

Të paktën 20 vetë duke përfshirë nusen  raportohen të jenë vrarë dhe rreth 45 të tjerëu plagosën  kur një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi dasmën,  thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Të vdekurit ishin kryesisht gra dhe fëmijë të mbledhur në një tendë të ngritur për martesë në rrethin e Bani Qayis, sipas Khaled al-Nadhri, zyrtari kryesor shëndetësor në krahinën veri-perëndimore të Hajjahut.

Shefi i spitalit Mohammed al-Saëmali tha se dhëndri dhe 45 persona të tjerë të plagosur u sollën në spitalin lokal “al-Jomhouri”.

30 persona nga të lënduarit janë raportuar të jenë fëmijë, disa në gjendje kritike për jetën, pasi kanë pësuar gjymtyrë të prera dhe plagë të thella.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë Abdel Hakim al-Kahlan tha se ambulancat fillimisht nuk ishin në gjendje të arrijnë në vendin e bombardimeve për shkak të frikës nga sulmet ajrore të mëvonshme pasi avionët vazhduan të fluturojnë lart pas sulmit fillestar të dielën.

The post Bilanci tragjik i dasmës, vritet nusja dhe 19 dasmorë appeared first on 55 News.

]]>