jerusalem Archives - 55 News https://55news.al/tag/jerusalem/ Fri, 14 Sep 2018 13:34:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jerusalem Archives - 55 News https://55news.al/tag/jerusalem/ 32 32 Ndryshim i papritur/ “Eurovision” nuk do të mbahet në Jeruzalem në 2019-n https://55news.al/globi/ndryshim-i-papritur-eurovision-nuk-do-te-mbahet-ne-jeruzalem-ne-2019-n/ Fri, 14 Sep 2018 13:34:50 +0000 https://new.55news.al/?p=49150 Festivali më i madh europian i muzikës “Eurovision” vitin tjetër nuk do të mbahet në Jeruzalem siç ishte thënë. Edicioni i 64-t i këngës do të zhvillohet në Tel Aviv vitin 2019, edhe pse më herët qeveria izraelite deklaroi se qyteti ku do të zhvillohej ky kompeticion do të ishte Jeruzalemi. Kujtojmë se fituesja e […]

The post Ndryshim i papritur/ “Eurovision” nuk do të mbahet në Jeruzalem në 2019-n appeared first on 55 News.

]]>
Festivali më i madh europian i muzikës “Eurovision” vitin tjetër nuk do të mbahet në Jeruzalem siç ishte thënë.

Edicioni i 64-t i këngës do të zhvillohet në Tel Aviv vitin 2019, edhe pse më herët qeveria izraelite deklaroi se qyteti ku do të zhvillohej ky kompeticion do të ishte Jeruzalemi.

Kujtojmë se fituesja e këtij kompeticioni ndërkombëtar vitin e kaluar ishte Netta Barzilai me këngën “Toy”. Ndryshimi i qytetit u përcaktua ditën e enjte, pas reagimeve të Ambasadës së SHBA-ve, Izraeli ka hequr dorë nga kërkesa për të mbajtur këtë ngjarje në Jeruzalem.

The post Ndryshim i papritur/ “Eurovision” nuk do të mbahet në Jeruzalem në 2019-n appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Protesta të dhunshme në Gaza https://55news.al/globi/video-protesta-te-dhunshme-ne-gaza/ Mon, 14 May 2018 12:17:26 +0000 https://new.55news.al/?p=15505 Të paktën 18 palestinezë në Gaza janë qëlluar për vdekje nga trupat izraelite, pas përleshjeve të përgjakshme që shpërthyen në kufi, thonë zyrtarët palestinezë. Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila ka zemëruar palestinezët. Ata e shohin atë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin. Zyrtarët […]

The post VIDEO/ Protesta të dhunshme në Gaza appeared first on 55 News.

]]>
Të paktën 18 palestinezë në Gaza janë qëlluar për vdekje nga trupat izraelite, pas përleshjeve të përgjakshme që shpërthyen në kufi, thonë zyrtarët palestinezë. Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila ka zemëruar palestinezët.

Ata e shohin atë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin. Zyrtarët e lartë të SHBA, duke përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump dhe bashkëshortin e saj, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Ushtria e Izraelit tha se 10,000 “protestues të dhunshëm” ishin mbledhur përgjatë rrethojës së sigurisë dhe se trupat e saj po vepronin “në përputhje me procedurat standarde”.

The post VIDEO/ Protesta të dhunshme në Gaza appeared first on 55 News.

]]>
Hilet e Ramës me ceremoninë e hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem https://55news.al/politike/hilet-e-rames-me-ceremonine-e-hapjes-se-ambasades-se-shba-ve-ne-jerusalem/ Mon, 14 May 2018 10:24:33 +0000 https://new.55news.al/?p=15475 Kryeministri Rama është gjendur mes “dy zjarreve” në lidhje me çeljen e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem sot. Qeveria “Rama” ende nuk e ka përcaktuar qartë se në çfarë niveli do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ambasadës, të njoftuar më herët edhe nga DASH-i, por deri tani një gjë është e qartë, ajo […]

The post Hilet e Ramës me ceremoninë e hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Rama është gjendur mes “dy zjarreve” në lidhje me çeljen e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem sot.

Qeveria “Rama” ende nuk e ka përcaktuar qartë se në çfarë niveli do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ambasadës, të njoftuar më herët edhe nga DASH-i, por deri tani një gjë është e qartë, ajo po përpiqet të luaj me “dy porta”.

Nga njëra anë përballë Ramës qëndron presioni i Erdoganit dhe i Xhorxh Sorosit (miqve të kryeministrit), për të mos e njohur si të tillë kryeqytetin e ri të Izraelit, e madje as ambasadën e SHBA-ve, në Jerusalem.

Por këtij presioni u shtohet edhe ai i disa prej vendeve kryesore të BE-së, si Gjermania, të cilat e kanë bojkotuar këtë ceremoni me pretendimin se rrit tensionin në Lindjen e Mesme, por dhe që kanë në dorë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Por nga krahu tjetër përball Ramës qëndron i ashpër reagimi i SHBA-ve, të cilat jo vetëm që sot do të hapin ambasadën e tyre në Jerusalem, duke e njohur menjëherë si kryeqytetin e Izraelit, por dhe duke i shtuar vështrimin e tyre kritik të gjitha atyre shteteve që e bojkotojnë këtë, si dhe që votuan kundër rezolutës në OKB.

Përball gjithë kësaj loje të komplikuar qëndron Rama dhe qeveria e tij, të cilët po mundohen që ta kalojnë këtë situatë me dredhi diplomatike, por dhe me paaftësi qeverisëse dhe politike.

Për të mos ua prishur miqve të tij anti-Izrael (Soros dhe Erdogan), por dhe vendeve që kanë në dorë çeljen e negociatave për Shqipërinë,  mësohet se kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

Po ashtu, si ai, duket se po vepron edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka caktuar në ceremoni vetëm përfaqësimin e shtetit tonë me anë të ambasadorit që kemi në Telaviv, dhëndri i ish-anëtares së Byrosë Politike, Lenka Çukos.

Ndërkohë burime nga Ministria e Jashtme, thanë për “55news.al” se, në këtë ceremoni mund të marrë pjesë edhe një prej Zv.ministrave të Jashtëm, por ende mbetet i papërcaktuar emri i tij.

I kontaktuar nga “55news.al”, ish-deputeti demokrat dhe ish-ministër, Kastriot Islami, tha se “qeveria shqiptare po mundohet të luajë në këtë ngjarje delikate por dhe të rëndësishme me dy standarde, për të gënjyer si amerikanët, ashtu dhe BE-në, por në të dyja rastet mbetet e zbuluar”.

Sipas Islamit, “Delegacioni shqiptar me urdhër të Ramës, do të mundohet ta ‘maskojë’ pjesëmarrjen e tij në 70-vjetorin e themelimit të shtetit Hebre, dhe jo si pjesëmarrje direkte në hapjen e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem”.

Shqipëria votoi në OKB kundër nismës së SHBA për hapjen e ambasadës së SHBA në Jerusalem, vendim që shkaktoi një reagim të fortë politik e publik në Shqipëri kundër këtij vendimi të qeverisë Rama.

Rama dhe Bushati ende nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim zyrtar lidhur me pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem, që koinçidon me 70-vjetorin e krijimit të shtetit të Izraelit.

Mesa duket Rama dhe Bushati preferojnë ta lënë në heshtje këtë çështje me idenë që ajo mund të mos merret vesh dhe të harrohet.

Do të ishte një akt shumë i rëndë dhe i përsëritur nëse Shqipëria nuk rreshtohet me vendet mike të SHBA-ve, aq më shumë që për Shqipërinë, SHBA-të janë një partnere strategjike./55news.al/   

The post Hilet e Ramës me ceremoninë e hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem appeared first on 55 News.

]]>
Pse hesht Dtmir Bushati për ngjarjen e historike të Jeruzalemit https://55news.al/politike/pse-hesht-dtmir-bushati-per-ngjarjen-e-historike-te-jeruzalemit/ Mon, 14 May 2018 10:09:07 +0000 https://new.55news.al/?p=15461 Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vijuar me heshtjen e tij në lidhje me ngjarjen e jashtëzakonshme dhe historike të njohjes si kryeqytet i Izraelit, të Jerusalemit. Pikërisht sot kur kremtohet edhe 70-vjetori i themelimit të shtetit Hebre, Shtetet e Bashkuara vendosën hapjen e ambasadës së tyre në Jerusalem, pasi e kishin njohur […]

The post Pse hesht Dtmir Bushati për ngjarjen e historike të Jeruzalemit appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vijuar me heshtjen e tij në lidhje me ngjarjen e jashtëzakonshme dhe historike të njohjes si kryeqytet i Izraelit, të Jerusalemit.

Pikërisht sot kur kremtohet edhe 70-vjetori i themelimit të shtetit Hebre, Shtetet e Bashkuara vendosën hapjen e ambasadës së tyre në Jerusalem, pasi e kishin njohur më herët atë si kryeqytetin e Izraelit.

Në ceremoninë e madhe ku priten të marrin pjesë autoritet më të larta nga bota, duket se Shqipëria është fshehur dhe nuk figuron.

Duket se pagesat dhe dhuratat e vendeve arabe janë më të rëndësishme për ministrin e Jashtëm, Bushati dhe shefin e tij Rama, që preferon më mirë t’u bëjë ndere turqve se sa Amerikës.

Tirana zyrtare votoi pro rezolutës turke në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por sipas informacioneve ka vendosur të mos e bojkotojë ceremoninë e përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem.

Nëse të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë ceremoni janë të gjitha që kanë votuar pro rezolutës në OKB që dënonte këtë hap të SHBA, vendi ynë është i vetmi që me këtë pjesëmarrje bën një ndryshim radikal dhe madje të çoroditur, pasi vetëm pak kohë më parë u rreshtua me vendet që ishin kundër vendimit të presidentit Trump.

Kjo pjesëmarrje e Shqipërisë, provon se vota e saj në OKB nuk ishte fare parimore dhe në unison me vendet kryesore të BE, siç edhe u trumbetua nga kryeministri Rama, por thjesht një qokë për presidentin e Turqisë Erdogan./55news.al/

The post Pse hesht Dtmir Bushati për ngjarjen e historike të Jeruzalemit appeared first on 55 News.

]]>
Hapja e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem/ Detajet e ceremonisë nga DASH https://55news.al/globi/hapja-e-ambasades-se-shba-ne-jeruzalem-detajet-e-ceremonise-nga-dash/ Mon, 14 May 2018 08:57:05 +0000 https://new.55news.al/?p=15437 Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në “Facebook” bëri me dije hapjen e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem si dhe dha detaje të kësaj ceremonie. Njoftimi i Ambasadës Amerikane: Departamenti i Shtetit ka nderin të njoftojë se sot, më 14 maj, do të mbahet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem. […]

The post Hapja e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem/ Detajet e ceremonisë nga DASH appeared first on 55 News.

]]>
Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në “Facebook” bëri me dije hapjen e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem si dhe dha detaje të kësaj ceremonie.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Departamenti i Shtetit ka nderin të njoftojë se sot, më 14 maj, do të mbahet ceremonia e hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem. Ambsadori David M. Friedman do të drejtojë ceremoninë dhe Zv. Sekretari i Shtetit John J. Sullivan do të udhëheqë delegacionin presidencial në këtë hapje historike, së bashku me Sekretarin e Thesarit Mnuchin, Këshilltarin e Lartë Jared Kushner, Këshilltaren Ivanka Trump dhe Përfaqësuesin e Veçantë për Negociatat Ndërkombëtare Jason Greenblatt. Departamenti do ta transmetojë ceremoninë drejtpërdrejtë në www.state.gov dhe Facebook.com/usdos | https://go.usa.gov/xQnWm

The post Hapja e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem/ Detajet e ceremonisë nga DASH appeared first on 55 News.

]]>
Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump… https://55news.al/globi/njohu-jerusalemin-si-kryeqytet-ja-si-e-nderon-klubi-sportiv-presidentin-trump/ Mon, 14 May 2018 08:26:23 +0000 https://new.55news.al/?p=15423 Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan.  Para përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, këtë të hënë, klubi do të luajë në ligën “ha’Al” me emrin Beitar Trump Jerusalem, si “mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës”. Në Dhjetor […]

The post Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump… appeared first on 55 News.

]]>

Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan. 

Para përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, këtë të hënë, klubi do të luajë në ligën “ha’Al” me emrin Beitar Trump Jerusalem, si “mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës”.

Në Dhjetor të vitit të shkuar, presidenti Trump doli kundër gjithë aleatëve dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Jerusalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”,- thotë njoftimi për shtyp nga Beitar, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.

“Presidenti Trump shfaqi guxim dhe dashuri të pastër për popullin izraelit dhe kryeqytetin e tyre, dhe shtete të tjera po vazhdojnë ta ndjekin, duke i dhënë Jerusalemit statusin që i takon. Për këtë arsye, Beitar Jerusalem, një nga simbolet më të mëdha të këtij qyteti, ka dëshirë ta nderojë presidentin për mbështetjen me një veprim simbolik nga ana jonë”,- vazhdon njoftimi për shtyp.

“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”,- pohon klubi në këtë deklaratë.

Beitar ka fituar gjashtë kupa të ligës ha’Al dhe pritet që sezonin 2017-2018 ta përfundojnë të dytët pas Hapoel Be’er Sheva./TCH/

 

The post Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump… appeared first on 55 News.

]]>
Pas vendimit të Trump/ Izraeli festiv, përgatitje për përurimin e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem https://55news.al/globi/pas-vendimit-te-trump-izraeli-festiv-pergatitje-per-perurimin-e-ambasades-se-shba-ve-ne-jerusalem/ Sun, 13 May 2018 13:30:18 +0000 https://new.55news.al/?p=15249 Izraeli po përgatit një seri aktivitetesh për të festuar nga kjo e dielë hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, një lëvizje kjo që nxiti protesta të shumta mes palestinezëve dhe shtoi frikën për shpërthimin e mëtejshëm të akteve të dhunshme. Mes festimeve të Ditës së Jerusalemit, në 51-vjetorin […]

The post Pas vendimit të Trump/ Izraeli festiv, përgatitje për përurimin e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem appeared first on 55 News.

]]>
Izraeli po përgatit një seri aktivitetesh për të festuar nga kjo e dielë hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, një lëvizje kjo që nxiti protesta të shumta mes palestinezëve dhe shtoi frikën për shpërthimin e mëtejshëm të akteve të dhunshme.

Mes festimeve të Ditës së Jerusalemit, në 51-vjetorin e asaj që vendi hebre i referohet si “unifikim” i qytetit pas luftës së vitit 1967, një vend të posaçëm do të ketë edhe pritja “gala” e së hënës dedikuar ambasadës, që do të përfshijë një delegacion të udhëhequr prej vajzës së presidentit Trump, Ivanka, këshilltarit të tij e njëkohësisht dhëndrit Jared Kushner, si dhe Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin.

Dhjetëra diplomatë të huaj pritet të marrin pjesë gjithashtu, edhe pse shumë ambasadorë të vendeve të Europës, të cilët e kundërshtojnë këtë lëvizje, do të mungojnë. Hungaria, Republika Çeke dhe Rumania raportohen të kenë bllokuar deklaratën e përbashkët të BE-së mbi këtë çështje. Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor në luftën e Lindjes së Mesme të ’67-s, lëvizje që u pasua me aneksimin e saj, por që nuk u njoh ndërkombëtarisht. Palestinezët pretendojnë që Jeruzalemi lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të tyre, ndaj dhe zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e kontestuar e konsiderojnë si një lëvizje thellësisht të njëanshme që zhvlerëson Shtetet e Bashkuara si një ndërmjetësues paqeje në Lindjen e Mesme.

Vendimi i muajit dhjetor nga Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkaktoi muaj të tërë protestash në territoret palestineze. Protestat e përjavshme në kufirin mes Izraelit e Gazës pritet të kulmojnë të hënën, paralelisht me festimet në Jerusalem. Që prej 30 marsit, 42 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të përjavshme, që mbi të gjitha kishin për objektiv bllokadën disa dekadëshe ndaj Rripit të Gazës, e mbi 1.800 të tjerë janë plagosur.

Sundues të Gazës, udhëheqësit e Hamasit kanë udhëhequr protestat që do të kulmojnë këtë javë me 70-vjetorin e asaj që palestinezët e quajnë “nakba”, apo katastrofë, duke iu referuar çrrënjosjes masive të tyre gjatë luftës së Lindjes së Mesme dhe themelimit të Izraelit në vitin 1948. Organizatorët theksojnë se ata mund të tentojnë të thyejnë kufirin me Izraelin.

Megjithatë, vendi hebre ka ritheksuar të drejtën e tij për të mbrojtur kufijtë, e ka akuzuar Hamasin se po shfrytëzon protestat si “mbulim” për të sulmuar Izraelin. Të shtunën, forcat izraelite shkatërruan atë që konsiderohej si tuneli i 6 i Hamasit i zbuluar në po kaq muaj. Grupet e të drejtave të njeriut lëshojnë alarmin se, përdorimi i mundshëm i forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve të paarmatosur është diçka e jashtëligjshme.

Por, pavarësisht gjithçkaje, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të festojë vendimmarrjen e Trumpit. “Presidenti Trump premtoi ta njihte Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe e mbajti fjalën. Ai premtoi ta zhvendoste Ambasadën e SHBA-ve në Izrael dhe po e bën këtë. Sigurisht që do ta festojmë këtë ditë, me një festë të vërtetë ditën e nesërme”, tha ai gjatë një takimi të përjavshëm të kabinetit qeveritar.

Shumica e vendeve, gjithsesi, kanë vijuar t’i mbajnë ambasadat e tyre në qytetin bregdetar të Tel Avivit, e jo t’i zhvendosin ato në qytetin e shenjtë të kontestuar, të Jerusalemit. Të vetmet që do të pasojnë vendimin e Trumpit janë Guatemala dhe Paraguaji.

The post Pas vendimit të Trump/ Izraeli festiv, përgatitje për përurimin e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem appeared first on 55 News.

]]>