jetë Archives - 55 News https://55news.al/tag/jete/ Mon, 08 Apr 2019 14:52:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jetë Archives - 55 News https://55news.al/tag/jete/ 32 32 Një jetë mes dy kulturash https://55news.al/kulture/nje-jete-mes-dy-kulturash/ Mon, 08 Apr 2019 14:52:19 +0000 https://new.55news.al/?p=93694 Dionesa Ebibi / Beograd Aktorja jugosllave Branka Petriq, që karrierën e zhvilloi në film, teatër e televizion, vazhdon të jetë e pasionuar pas profesionit që ka zgjedhur edhe sot, në moshën 83-vjeçare. Ylli filmik që në Kosovë njihet si gruaja e Bekim Fehmiut po vazhdon të prezantohet para publikut në Beograd, ku jeton. Në një […]

The post Një jetë mes dy kulturash appeared first on 55 News.

]]>
Dionesa Ebibi / Beograd

Aktorja jugosllave Branka Petriq, që karrierën e zhvilloi në film, teatër e televizion, vazhdon të jetë e pasionuar pas profesionit që ka zgjedhur edhe sot, në moshën 83-vjeçare. Ylli filmik që në Kosovë njihet si gruaja e Bekim Fehmiut po vazhdon të prezantohet para publikut në Beograd, ku jeton. Në një intervistë për gazetën “Zëri” Petriq ka folur për karrierën e saj në aktrim, jetën me Fehmiun, si dhe zhvillimin e jetës kulturore mes dy vendeve tona

Gjashtë dekada në aktrim

Aktorja e mijëra roleve, Branka Petriqi, vitin e kaluar ka festuar 60-vjetorin e zhvillimit të karrierës në aktrim e pas kaq shumë vitesh ajo thotë se prapë do ta kishte ndjekur rrugën e njëjtë. “Me aktrim profesional unë merrem qëkur kam përfunduar Akademinë e Arteve dhe profesionalisht vitin e kaluar kam mbushur 60-vjetorin e të qenët pjesë e aktrimit. Prej viteve 59-60, qëkur profesionalisht merrem me aktrim, unë akoma edhe sot kur kam mbushur 83 vjet do të zgjidhja drejtimin, profesionin e njëjtë”, nis kështu rrëfimin për “Zërin” artistja.

Prej mijërave roleve që ka luajtur, e pyetur se cili rol ka qenë më i dashuri për të, ajo thotë se asnjë aktor nuk do të mundë të përgjigjet për këtë pyetje për faktin se sipas saj prej momentit që aktori e fiton një tekst, përderisa e lexon fillon të mendojë në çdo drejtim se si do të duket në atë rol. “Të gjithë mundin, energjinë, talentin nëse posedohet, durimin, frikën e madhe, dertin se si do të lindë ai rol tek ju ju e jepni nga vetja. Rolet janë si bebet, siç e thotë një mike artiste. Disa vlerësohen me notë pesë, disa me dhjetë. Mund të them se ka shfaqje në të cilat je pjesë vetëm me ndonjë rol të vogël, por që shfaqja është e rëndësisë së madhe, edhe për mua, edhe për kohën në të cilën luhet e edhe për problemet të cilat trajtohen. Në njëfarë forme ti mund të jesh artiste e mrekullueshme dhe të kesh rol të rëndësishëm, por ajo nuk mund të jetë më e mira e mundshme nëse shfaqja nuk është e mirë”, rrëfen Petriqi.

Por ajo ka veçuar disa shfaqje, si ajo “Budiljnik”, e cila ka trajtuar në mënyrë satirike mënyrën sesi jeta na trajton dhe ka qenë shfaqje e cila ka kërkuar guxim.

Shfaqje e decenies po ashtu ka qenë sipas saj “Sumrak” e Isak Babelj, në të cilën ka luajtur rolin e një vajze të vjetër, që nuk e ka fatin kurrsesi të martohet dhe për këtë ajo është e mërzitur, sepse secilën herë që dëshirojnë ta martojnë u prishet plani.

Edhe pse në moshë të shtyrë, ajo për “Zërin” ka treguar se para dy muajve ka luajtur në shtatë shfaqje dhe është aktive në skenën e artit. Para dy muajve ajo mori pjesë në shfaqjen e Nikolay Kolyadas. Shfaqje kjo e cila është shkruar për artistët që mbushin të 60-at e më shumë, për të cilën ajo thotë se do të duhet të ndihen të gëzuar artistët që është shkruar një shfaqje e tillë, sepse shumë rrallë shkruhen role për moshat më të vjetra, pos të “gjysheve” që mund të luajë një artist në atë moshë.

Të jetosh me një artist siç ishte Bekim Fehmiu

Kur e pyesim se a e ka bashkuar arti me aktorin Bekim Fehmiu Petriq, duke qeshur thotë se më shumë se arti vëmendjen ia ka marrë një djalë i pashëm. Ndërkohë që për “Zërin” rrëfen se si ishte personaliteti i Fehmiut edhe në jetën private. Sipas saj, ai u ka pëlqyer të gjithëve sepse ka qenë shumë pedant dhe kjo është vërejtur gjithmonë tek ai. “Para se të ishim të lidhur ne kemi qenë shokë për pesë ose gjashtë vjet, ne i kemi ndihmuar njëri-tjetrit. Unë i kam ndihmuar Bekimit me serbisht, pasi që nuk ka qenë gjuha e tij amë, pastaj kemi mësuar bashkë me të edhe gjuhën angleze, sepse ai në shkolla pati mësuar gjuhën frënge. Mund të them se para lidhjes ne kemi pasur jetët tona e më interesant ka qenë sepse ai gjithmonë e ka thënë se kurrë nuk do ta martojë një aktore. Vite më vonë pasi patëm filluar të lidheshim, pas ushtrimeve që kishim pasur për shfaqje ai më kishte pyetur nëse mund të bëhem e dashura e tij dhe përgjigja ime ishte se ai është shumë i ri për mua. Por koha ecte e Fehmiu pati shkuar në ushtri, pastaj kujtoj kohën kur e para i pata uruar vitin e ri”, rrëfen Petriq, e cila shton se arti ndoshta ka qenë shkallë për t’u ngjitur deri tek ideja e bashkimit. Petriqi thotë se gjatë kohës kur kanë qenë të martuar është munduar t’i ndihmojë Fehmiut që të përkushtohet në anën profesionale dhe të mos i kushtojë shumë rëndësi nëse ka ndonjë borxh pa paguar, dertin dhe problemet e familjes e të vendit të vet. “Mendoj se është dashur të lirohet nga problemet që i sillte jeta e përditshme”, thotë ajo.

E pyetur se si e vlerëson Fehmiun në aspektin profesional si artist, Branka thotë se ai fluturon shumë lart. “Unë mendoj se ai është artist i nivelit botëror. E kemi shikuar së bashku edhe me kolegë, të cilët i kanë dhënë të gjitha meritat që mund t’i marrë një artist botëror dhe e kanë ngritur në pikat më të larta në qiell”, kujton ajo.

E sipas saj ajo për të cilën më së shumti i vjen keq është se të gjithë e kujtojnë si artist dramash, kurse ai ka qenë një komik i jashtëzakonshëm dhe për këtë fakt askush nuk e di, përveç saj. Artistja rrëfen se si kur kanë ushtruar në prova në akademi, kur ka qenë në disponim shumë të mirë Fehmiu ka imituar dikë, ka treguar ngjarje komike dhe për këtë ai ka qenë i mrekullueshëm.

Ajo e përshkruan atë edhe si një njeri i cili si i ka pasur rolet, ashtu ka qenë edhe në jetën e përditshme dhe kjo rrallëherë mund të jetë veti që gjendet. “E ajo që më së shumti i vlerësohet si artist e që rrallëkush e zotëron është se ai ka qenë zot i udhëheqjes së trupit të vet, duke i kombinuar duart me fytyrën dhe atë që ai e ka thënë. Siç edhe thuhet, lëviz me duar sikur të jetë duke prerë me sharrë drurin”, shprehet e veja e Fehmiut.

Petriq ka vlerësuar më së shumti rolin të cilin Fehmiu e ka pasur në shfaqjen “Specijalno vaspitanje”, ku luan rolin e mësuesit e për të cilin sipas saj ai mbahet mend.

Kosova, brenga e përjetshme e Fehmiut

Jeta e çiftit Fehmiu, që patën dy fëmijë bashkë, Uliksin dhe Hedonin, ishte e ndarë mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës. Petriq thekson se djalin e madh e emëruan Uliks, si sinonim i emrit Odise, njëri nga rolet më të famshme të Fehmiut, kurse të dytin Hedon, duke u bazuar në emrin e nënës së Bekimit, Hadije, emër për të cilin ajo thotë se djali është shumë i lumtur që e mbart.

Petriq kujton se Fehmiu ishte tejet i lidhur dhe i preokupuar për vendin nga vjen, si dhe familjen e tij. Sipas saj, shpërbërja e Jugosllavisë, urrejtja dhe nacionalizmi gradualisht e shkatërruan shpirtin e burrit të saj.

Artistja thekson se ajo lidhjet me Kosovën asnjëherë nuk i ka humbur, edhe pas vdekjes së Fehmiut. Ajo akoma viziton shtëpinë e Bekim Fehmiut në Kosovë, të cilën ai, siç shprehet ajo, prej A-së e deri në Zh e kishte ndërtuar dhe ia kishte bërë dhuratë nënës së tij. Për “Zërin” Petriq ka folur edhe për gjithë familjen e Fehmiut, se si i viziton ata dhe ka kontakte shumë të mira. Branka konsideron se e mira më e madhe që e ka pasur Bekimi është familja e ngritur dhe kjo i ka sjellë shumë privilegje jetësore.

Bekim Fehmiu sipas saj asnjëherë nuk ka dashur të jetë pjesë e ndonjë rryme ose partie dhe nuk ka dashur t’i përkasë ndokujt. “Ai ka qenë shqiptar që plusin më të madh e ka pasur se ka qenë fëmija i Ibrahim Fehmiut, familjes që ka bërë dritë në shpirtin e tij”, thekson Petriq. E pyetur se sa ka ndikuar te fëmijët e saj rritja në mesin e dy kulturave, ajo ka thënë se dhënia nga secila kulturë është pasuri. “Në jetë duhet të jesh i hapur, në secilin besim kur arrin deri te toleranca e dashuria dhe ajo që duhet ta pranosh tjetrin janë shumë të rëndësishme. Nuk dua të jem religjioze, por njeri shpirtëror që merr frymë”, shprehet ajo. Petriq kujton edhe thënien e babait të Bekimit dhe e citon se nuk ka popull të keq dhe të mirë, por ka njerëz të këqij dhe njerëz të mirë.

Duke qenë se djali i tyre Uliksi është aktor, e pyetur se çfarë këshillash ia kanë dhënë si prindër, ajo thotë se nuk u është përzier asnjëherë fëmijëve se në cilët rrugë të shkojnë. Sipas saj, Uliksi ka zgjedhur vetë të jetë pjesë e botës së artit. Ajo duke qeshur kujton kohën kur Fehmiu u thoshte djemve se ata duhet të kenë zanat dhe të jenë zot të vetes.

Branka Petrriqi është edhe përkrahëse e festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, që mëton përmes kulturës t’i përafrojë të dyja vendet. “Unë mendoj se nuk është duke u bërë shumë, edhe kaq është mirë, por do të doja të bëhet më shumë në këtë aspekt”, shprehet ajo. Ajo tregon se ndihet shumë e lumtur kur e sheh se sa edhe sot bëhet për Bekim Fehmiun, burrin e saj. Këtu veçon ekspozitën e fundit që i është organizuar në Kosovë me fotografi të shtëpisë ku ka jetuar në Sarajevë, kapelën, çmimet, cigaret e filxhanin e tij që u ekspozuan aty. “Jetojmë në kohën kur i kemi të njohura çështjet politike dhe situatën nën tension që kanë krijuar këto dy shtete, artistët janë ‘bashkësia inxhiniere’. Ata që do të ndërtojnë urat lidhëse, përderisa politikanët gjithë ditën mund të ngritin konflikte, mbajnë njerëzit nën tension dhe në fund të ditës ulen, pinë e hanë së bashku”, thotë Branka Petriq.

Ajo konsideron se grupi i njerëzve që mund të ndihmojë në përafrimin e dy vendeve janë si në ushtri, një grup udhëheqës me formacion, me artistë, gazetarë, piktorë e regjisorë. Sipas saj, ky grup i njerëzve mund të ndihmojë jo vetëm në raportin e shteteve tona, por edhe të cilitdo shteti në botë që ekziston.

 

The post Një jetë mes dy kulturash appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ Ja sa do të jetë pensioni minimal me Bashën kryeministër https://55news.al/aktualitet/video-ja-sa-do-te-jete-pensioni-minimal-me-bashen-kryeminister/ Sun, 07 Apr 2019 13:35:51 +0000 https://new.55news.al/?p=93560 Gjatë takimeve të zhvilluara në Luz të Vogël të Kavajës, kreu i opozitës Lulzim Basha, përveçse premtoi subvencionim deri në 100 milionë euro në vit për fermerët, bëri edhe një tjetër premtim. Ai u zotua se në fund të katër viteve të qeverisjes së tij nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë. “Ne […]

The post VIDEO/ Ja sa do të jetë pensioni minimal me Bashën kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë takimeve të zhvilluara në Luz të Vogël të Kavajës, kreu i opozitës Lulzim Basha, përveçse premtoi subvencionim deri në 100 milionë euro në vit për fermerët, bëri edhe një tjetër premtim.

Ai u zotua se në fund të katër viteve të qeverisjes së tij nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.

“Ne krye te 4 viteve te qeverisjes sone, nuk do të ketë pension poshtë 250 mijë lekë në muaj. Do t’ja heqim hurin e vjedhjes, të 1.7 miliardë eurove vjedhje në 1 vit Edi Ramës, dhe me këto fonde do të nisim politikën e rritjes së pensioneve. Të mos kemi më pensionistë, që pasi harxhojnë lekët për korrentin, pasi harxhojnë lekët për ilaçet, s’u ngelen lekë as për bukë e për faturën e ujit. Pensionisti mbi moshën 70 vjeç harxhon 60-80 mijë lekë për faturën e tij të ilaçeve.

Unë nisem nga prindërit e mi, të cilët kanë punuar gjithë jetën dhe po të mos kenë ndihmë nga unë, pensioni s’u mjafton as për ilaçet dhe energjinë elektrike. Gjithë jetën nana ime mësuese, hiq faturën e ilaçeve, s’u ngelet as 5 mijë lekë në ditë për muajin.

Po jua them se e di fare mirë këtë situatë. Dhe të mendosh se prindërit e mi nuk kanë pensione të ulëta. Po ata që marrin vetëm 70, 80 apo 90 mijë lekë pension, me ça jetojnë? E çan kokën ky (Rama) me ça jetojnë ata? Ky një shishe verë e blen sa dy pensione.

Shoh nganjëhere se disa qeshin me batutat e kryeministrit. Mos qeshni o të mjerë se për çdo shaka që bën, është duke ju vjedhur, ju ka fut dorën në xhep, ju ka fut dorën në shpi. Vetëm sipas shifrave të KLSH, vjedhja është 100 mijë euro në orë. Një orë me Edi Ramën u kushton shqiptarëve 100 mijë euro. Nuk është humor falas, po tallet me ju.

Thirrini mendjes, Bashkohuni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike. Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë”, premtoi Basha..

The post VIDEO/ Ja sa do të jetë pensioni minimal me Bashën kryeministër appeared first on 55 News.

]]>
Edhe për sa kohë padrejtësia do të jetë ligj? https://55news.al/aktualitet/edhe-per-sa-kohe-padrejtesia-do-te-jete-ligj/ Fri, 22 Mar 2019 17:02:35 +0000 https://new.55news.al/?p=91240 Nga Klarisa Rexhvelaj Protestojnë Studentët për shfuqizimin e ligjit të arsimit. Protestojmë për largimin e trurit nga vendi.Protestojmë për rend dhe siguri.Përotestojmë për ekonomi.Protestojmë për munges të investime.Protestojmë për të rinjtë që largohen çdo ditë.Protestojmë kundër korrupsion.Protestojmë në Astir për mbrojtjen e shtëpit.Protestojmë për Teatrin.Protestojmë në Lushnje për qumshtin.Protestojmë në Shkodër për gjithçka.Protestojmë në Kukës […]

The post Edhe për sa kohë padrejtësia do të jetë ligj? appeared first on 55 News.

]]>
Nga Klarisa Rexhvelaj

Protestojnë Studentët për shfuqizimin e ligjit të arsimit.
Protestojmë për largimin e trurit nga vendi.
Protestojmë për rend dhe siguri.
Përotestojmë për ekonomi.
Protestojmë për munges të investime.
Protestojmë për të rinjtë që largohen çdo ditë.
Protestojmë kundër korrupsion.
Protestojmë në Astir për mbrojtjen e shtëpit.
Protestojmë për Teatrin.
Protestojmë në Lushnje për qumshtin.
Protestojmë në Shkodër për gjithçka.
Protestojmë në Kukës për taksën e rrugës.
Protestojmë Korcë për prodhimet qê po kalben.
Protestojmë për hec-at në Valbon, Cem…
Protestojmë për vrasjet çdo ditë.
Protestojmë për papunësin.
Protestojmë për taksat.
Protestojmë për ndihmen ekonomike.
Protestojmë për mjerimin masiv.
Protestojmë për falimentimin e biznesit.
Protestojmë për arsimin e dështuar.
Protestojmë për dritat.
Protestojmë për ujin.
Protestojmë për rrugët.
Protestojmë për gazin dhe helmimin masiv.
Protestojmë për bluzat e bardha që ikin çdo ditë.
Protestohet për 1001 arsye secili ka arsyen e tij të protestës.

Thonë se do arrestohemi të gjithë ne protestuesit.
A thua kanë pranga për të gjithë?!

Vendi ynë supozohet të jetë një shtet që e ka përqafuar DEMOKRACINË vite më parë,por nga ngjarjet e fundit kuptohet që jemi akome në një komunizem të moderuar, një diktatur e rilindur ku ligji 55 është në fuqi…

Marrë shkas nga ngjarjet e ditës së djeshme për të bërë këtë parantezë.

Miqt e mi , të rinjtë e FRPD janë marrë me forcë nga protesta nga disa indivit të veshur civil . Nga sheshi ku të gjithë bashkë protestonim kundër një sistemi të marrëpeng, të kalbur deri në palcë,ato i terhoqen zvarrë duke i prangosur pa bërë asnjë gjë të jashtligjshme, i dërguan në komisariat.

Pavarsisht protestës masive para Drejtoris së Policisë nuk na lejuan as t’u japim ushqime, apo rroba për të kaluar natën, pasi nga protesta i kanë marrë me bluza me mëngë të shkurtra.

E sikur të mos mjaftonte kjo me urdhër nga shumë lartë, aq sa lartgjatësia e tij do të mbahen të burgosur për 72 orë, sikur të kishin vrarë dike do ishin në “Bllok” kafesh duke shijuar diellin e kësaj dite.

Nuk mund të funksionojnë shteti me dy standarte, nuk mund të burgoset zëri i rinisë që do liri!!

Edhe sa kohë padrejtësia do jetë ligj?!

The post Edhe për sa kohë padrejtësia do të jetë ligj? appeared first on 55 News.

]]>
Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë https://55news.al/politike/bozdo-me-16-mars-do-te-jete-protesta-me-e-madhe-e-organizuar-ndonjehere/ Tue, 05 Mar 2019 15:10:41 +0000 https://new.55news.al/?p=88697 Anetari i Kryesise se PD, Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 komentoi protestën e mbajtur sot para Kuvendit. Bozdo tha se pavarësisht orarit të vendosur nga Kuvendi për të shkurajuar protestuesit, prezenca qytetare ishte e madhe. Ish-zv.ministri u ndal edhe te protesta e paralajmëruar sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. […]

The post Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë appeared first on 55 News.

]]>
Anetari i Kryesise se PD, Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 komentoi protestën e mbajtur sot para Kuvendit. Bozdo tha se pavarësisht orarit të vendosur nga Kuvendi për të shkurajuar protestuesit, prezenca qytetare ishte e madhe.

Ish-zv.ministri u ndal edhe te protesta e paralajmëruar sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, 16 marsi do të jeta protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë.

“Ne nuk e dimë nëse do ketë seancë plenare. Nëse Kuvendi do të ketë guximin të shpallë seancën plenare dhe të ketë guximin ta bëjë publiken. Në qoftë se do të ketë një seancë plenare nuk do e tregojnë as orarin. Gramoz Ruçi përpara dy javësh anuloi një seancë të tërë. Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë të ngrihen. Pavarësisht gjithë retorikës së mazhorancës nuk mund të barazojmë zemërimin e qytetarëve. Ka një dallim më të madh mes asaj që quhet dhunë dhe që është e organizuar. Unë besoj që jemi në kushtet e një zemërimi dhe jo në kushtet e dhunës.
Partia Demokratike nuk nxit asnjëherë dhunë, janë shprehur pro të drejtës qytetare.Të dallojmë zemërimin me dhunën. Dhuna është e organizuar i drejtohet institucioneve. Kjo nuk ka ndodhur. Përdorimi i gazit lotjsellës është një përshkallëzim i tmerrshëm i të drejtës për të ruajtur institucionit. Unë besoj që asnjë manual i policisë nuk e lejon përdorimin e një lëndë të tillë në këtë lloj intensiteti”, u shpreh ai.

Ka qenë e frikësuar PD përgjatë këtyre ditëve?
Kam përshtypjen që ka qenë e kundërta. Unë besoj që përgjigjia që i ka dhënë opozita tregon klimin ku ndodhet vendi. Vajtja deri në fund ka vetëm një zgjidhje, ikjen e Ramës dhe një qeverie tranzitore.

 

The post Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë appeared first on 55 News.

]]>
Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën https://55news.al/aktualitet/aksident-tragjik-ne-itali-shqiptari-humb-jeten/ Wed, 13 Feb 2019 12:05:57 +0000 https://new.55news.al/?p=85231 Një 20- vjeçar shqiptar humbi jetën sot në Itali teksa po shkonte në punë. Sipas mediave italiane shqiptari humbi jetën pas një aksidenti në rrugën provinciale që lidh Gallipolin me Sannicolan. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Chiesanuova, aty ku shoferi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte. Makina ishte në pronësi të babait të […]

The post Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën appeared first on 55 News.

]]>
Një 20- vjeçar shqiptar humbi jetën sot në Itali teksa po shkonte në punë.

Sipas mediave italiane shqiptari humbi jetën pas një aksidenti në rrugën provinciale që lidh Gallipolin me Sannicolan.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Chiesanuova, aty ku shoferi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte.

Makina ishte në pronësi të babait të të riut, teksa doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Disa shoferë kalimtarë dhanë alarmin.

 

I riu humbi jetën para se të arrinte në një supermarket ku punonte.

The post Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën appeared first on 55 News.

]]>
Për varfërinë që “kërcënon” Kurbinasit me jetë! https://55news.al/aktualitet/per-varferine-qe-kercenon-kurbinasit-me-jete/ Sun, 03 Feb 2019 20:59:47 +0000 https://new.55news.al/?p=83626 Nga Elton Laska Pas Durrësit, Shkodrës, Mallakastrës, Fierit, Elbasanit është radha e Kurbinit për t’i realizuar një pritje madhështore Kryetarit të Partisë Demokratike ,Lulzim Basha, njeriu i cili përmes disa betejave të gjata politike mundi t’i çirrte maskën e krimit Rilindjes, e cila këto vite qeverisje nuk përfaqësoi as socialistët e as shqiptarët por vetëm […]

The post Për varfërinë që “kërcënon” Kurbinasit me jetë! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Elton Laska

Pas Durrësit, Shkodrës, Mallakastrës, Fierit, Elbasanit është radha e Kurbinit për t’i realizuar një pritje madhështore Kryetarit të Partisë Demokratike ,Lulzim Basha, njeriu i cili përmes disa betejave të gjata politike mundi t’i çirrte maskën e krimit Rilindjes, e cila këto vite qeverisje nuk përfaqësoi as socialistët e as shqiptarët por vetëm interesat e krimit të organizuar.

Kurbini, vatra e demokratëve të betejave të vështira, ditën e hënë në orën 12:00, do dalin për të pritur Lulzim Bashës për t’i treguar atij se në 16 shkurt do jemi në ballë të protestës mbarëpopullore kundër këtij narkoshteti, që shtetin ua dorëzoi bandave dhe shqiptarët po i largon me forcë nga atdheu, për të kthyer Shqipërinë në një çiflig të Beut të Surrelit, Edi Rama.

Në 16 shkurt ne do të dalim të protestojmë kundër keqqeverisjes që po rrënon ëndrrat e të rinjve.

Në 16 shkurt Kurbinasit do dalin të protestojnë edhe për Dashamir Jahjën, i cili në qershor të 2018-ës humbi jetën në rrënojat e ish superfosfatit në Kurbin, teksa mblidhte skrap për të siguruar bukën.

Janë me dhjetëra të rinj dhe fëmijë nga Kurbinit që çdo ditë rrezikojnë jetën duke mbledhur skrap në rrënojat e kësaj ish uzinë, pasi varfëria i detyron të përballen çdo ditë me vdekjen.

Kurbinasit do dalin në protestë edhe për djemtë e tyre më të mire që skamja i detyroi të braktisin atdheun e të marrin rrugët e Evropës, duke lënë nënat në portë më lot në sy e baballarët me zemër të thyer, motrat e vëllezërit me shpresën se do bëhet më mirë.
Kurbinasit do të dalin në shesh për të gjithë ata të rinj që nuk kanë mundësi financiare të ndjekin shkollën, pasi varfëria i detyron t’i bëhen krah familjes.

Do dalim për ata të mitur që nuk shkojnë në shkollë, por dalin rrugës së Kishës Laçit, për t’u shitur qirinj e shkrepëse vizitorëve e besimtarëve, me shpresë se do çojnë bukë në darkë në shtëpi.

Në protestë, do dalim edhe për ata pensionistë që pensioni nuk u del të paguajnë ilaçet, dritat e ujin.

Do dalim për të gjithë ata skamnorë që skemat meskine të Rilindjes i nxorrën nga skema e ndihmës ekonomike.

Do dalim për ata blegtor, bujq e fermerë që detyrohen të hedhin në kanal mundin dhe djersën, pasi shteti do favorizojë disa oligarkë që na sjellin produktet me hormone nga Greqia, Serbia e Maqedonia.

Do dalim për ata tregtarë që taksat dhe haraçi i taksidarëve po i detyron ti vënë kyçin biznesit të tyre.

“Aryset” që kjo narkoqeveri na jep për të dalë në shesh janë të pafundme ndaj ne nuk duhet të rrimë duarkryq, pasi koha nuk pret dhe Shqipëria nuk pret, pasi nderin asaj do ja kthejmë vetëm ne, bijtë e bijat e saj.

The post Për varfërinë që “kërcënon” Kurbinasit me jetë! appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek https://55news.al/aktualitet/shqiptari-gjendet-i-pa-jete-ne-burgun-grek/ Sun, 27 Jan 2019 18:23:19 +0000 https://new.55news.al/?p=82307 Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj Nga të dhënat e para mësohet se behët fjalë për një […]

The post Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek appeared first on 55 News.

]]>
Një i burgosur tjetër u gjet sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Raportohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk behët me dije është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin fqinj

Nga të dhënat e para mësohet se behët fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i vdekur të dielën në qelinë e burgut. Dëshmia e parë çon në përfundimin se vdekja e 33-vjeçarit erdhi nga droga. Megjithatë, arsyeja përfundimtare është ekspertiza mjeko – ligjore që do të zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit.

The post Shqiptari gjendet i pa jetë në burgun grek appeared first on 55 News.

]]>
Rriten temperaturat/ Ja si do jetë moti sonte e nesër https://55news.al/aktualitet/rriten-temperaturat-ja-si-do-jete-moti-sonte-e-neser/ Fri, 18 Jan 2019 15:03:57 +0000 https://new.55news.al/?p=80639 Nga pasditja e sotme dhe nesër pritet që të ketë një rritje temperaturash në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me rritjen e temperaturave pritet rikthimi i reshjeve. Reshje do të jenë në formë shiu dhe dëbore, thuajse në të gjithë Shqipërinë. Më poshtë […]

The post Rriten temperaturat/ Ja si do jetë moti sonte e nesër appeared first on 55 News.

]]>
Nga pasditja e sotme dhe nesër pritet që të ketë një rritje temperaturash në të gjithë Shqipërinë.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me rritjen e temperaturave pritet rikthimi i reshjeve.

Reshje do të jenë në formë shiu dhe dëbore, thuajse në të gjithë Shqipërinë.

Më poshtë keni parashikimin e motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër sot pasdite në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të shkurtër).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në Veri, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.
emperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 6 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

The post Rriten temperaturat/ Ja si do jetë moti sonte e nesër appeared first on 55 News.

]]>
Ateizmi si rrezik jete https://55news.al/aktualitet/ateizmi-si-rrezik-jete/ Thu, 20 Dec 2018 14:09:00 +0000 https://new.55news.al/?p=75367 Ata nuk besojnë në Zot dhe duan të jetojnë të lirë nga rregullat fetare: Ateistët nga bota vijnë si azilkërkues në Gjermani. Jo vetëm në atdheun e tyre ata kërcënohen dhe vriten. Edhe në Gjermani ata nuk janë të sigurtë. Emri i tij ishte në listën e vdekjes në Bangladesh. Pas vrasjes së pesë miqve […]

The post Ateizmi si rrezik jete appeared first on 55 News.

]]>
Ata nuk besojnë në Zot dhe duan të jetojnë të lirë nga rregullat fetare: Ateistët nga bota vijnë si azilkërkues në Gjermani. Jo vetëm në atdheun e tyre ata kërcënohen dhe vriten. Edhe në Gjermani ata nuk janë të sigurtë.

Emri i tij ishte në listën e vdekjes në Bangladesh. Pas vrasjes së pesë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, autoritetet e paralajmëruan blogerin, “Ne nuk mund të bëjmë asgjë më për ju.” Në vitin 2015, Mahmudul Haque Munshi duhej të largohej nga vendi i tij. Ai së pari iku në Nepal, pastaj në Sri Lanka dhe në fund erdhi në Gjermani.
Kur më në fund ai arriti në një qendër për refugjatët në Detmold, nuk u besoi me syve: disa nga banorët ishin gjithashtu nga Bangladeshi dhe ata nuk ishin të kënaqur me të. “Ditën tjetër kam marrë 4500 kërcënime me vdekje në faqen time në Facebook në një ditë të vetme”, thotë ai. Por kjo nuk është e gjitha: emri i Munshit është tani në një të ashtuquajtur “Lista e Përgjithshme Globale”, e cila liston emrat e bengalëve të arratisur jashtë vendit të cilët duhet të vriten.
Frika nga Allahu
Mahmudul Haque Munshi ndodhet nën patronazhin e Ndihmës Ndërkombëtare të Refugjatëve. Ai është një nga 37 azilkërkuesit e pranuar fetarë që organizata i mbështet që nga nëntori 2017. Dhe ata shtohen çdo ditë. Frika e vdekjes i shoqëron shumë refugjatë në Gjermani. Pa pushim, vullnetarët e Shoqatës së Ndihmës të Refugjatëve Laikë, të njohur gjithashtu si “Atheist Refugee Relief”, janë të zënë me mbrojtjen e grave në veçanti nga persekutimi i mëtejshëm këtu në Gjermani.
“Myslimanët konservatorë i kritikojnë gratë që ecin pa shami,” thotë supervizori, Dittmar Steiner i Ndihmës Shekullare për Refugjatët: “Ne në të vërtetë  kemi të bëjmë me sulme, përjashtime, kërcënime dhe dhunë”. Irakianja Worood Zuhair e ka përjetuar këtë vetë. Biologia nga qyteti Kerbela merr kërcënime me vdekje dhe është nën mbrojtje të policisë. “Do të vijmë për gjysmë ore tek ju dhe do të të vrasim,” e kërcënoi atë një zë mashkullor në telefon kohët e fundit.
Të besuarit në Engjëllin e vdekjes
Ajo duhet të ndalojë provokimin e Lindjes së Mesme me postimet e saj laike. Deri më tani, 31-vjeçarja ka dhimbje të mëdha të shpinës dhe të këmbës. Për shkak se ajo ishte rrahur nga vëllai i saj derisa humbi vetëdijen. Arsyeja: ajo ishte larguar nga shtëpia pa leje atërore dhe kishte zbuluar dyshime për besimin e saj mysliman. Abuzimi fizik dhe mendor e la atë me trauma të thella. “Kur babai yt e dorëzon shpirtin tënd tek engjëlli i vdekjes Azrael, atëherë është jashtëzakonisht e dhimbshme”, thotë ajo në një intervistë për DW: “Ai e ka bërë këtë kaq shumë herë, nuk mund ta duroja më atë”.
Ndërkohë, Worood Zuhair është njohur si refugjate. Ajo arrin të flasë për hidhërimin e saj dhe për të luftuar për gratë e tjera, të cilat gjithashtu kanë përjetuar dhunë. Zuhair mbështet punën e organizatës për të drejtat e grave‘ Organizata e Lirisë së Grave në Irak (OWFI)‘. Ajo punon së bashku me aktivisten e të drejtave të njeriut, Mina Ahadi nga “Këshilli Qendror i Ish-Myslimanëve”. Biologia Worood Zuhair nga Iraku dhe blogeri Mahmudul Haque Munshi nga Bangladesh janë në mesin e grupit të refugjatëve që janë persekutuar për braktisjen e besimit islam dhe vazhdojnë të ndiqen nga shtetet e tyre. Për të dy ata, mospajtimi i tyre me Zotin ishin një çështje jete apo vdekjeje.
Lufta kundër kriminelëve të luftës
Kur blogeri Munshi themeloi lëvizjen Shahbag në vitin 2013 në Bangladesh kapi zemërimin e islamistëve. Lëvizja kërkoi dënimin e atyre që ishin përgjegjës për krimet e luftës të vitit 1971. Në atë kohë Bangladeshi luftoi për pavarësinë e tij kundër Pakistanit. Gjatë luftës, vdiqën rreth tre milionë njerëz. Munshi ishte një yll në atdheun e tij. 500,000 përdorues e ndoqën atë në blogun e tij, një milion njerëz dolën në rrugë kur rrjeti i tij “Blogerët në rrjetin e aktivistëve online” bëri thirrje për protesta. “Ishte e mrekullueshme, një ëndërr”, thotë Munshi duke i shkëlqyer sytë. Por ëndrra u shndërrua në një makth. Me demostratat masive erdhën edhe kërcënimet me vdekje. Lëvizja ishte jo-islame, udhëheqësit e saj ishin ateistë, kështu argumentuan kundërshtarët. Pastaj filloi një gjueti sistematike për Munshin dhe udhëheqësit e “Lëvizjes Shahbag”.
Ateistët, një pakicë në rritje
Edhe sikur të duket kështu në shikim të parë, lufta e refugjatëve ateistë nuk është një luftë kundër Islamit. Është një luftë për liri nga feja. Një luftë për të drejtën për të sfiduar doktrinat dhe traditat. Një luftë për të drejtat e grave dhe të pakicave, për të drejtën për të udhëhequr një jetë pa rregulla fetare. Ateistët janë ende një pakicë. Sipas „Indeksit Global të Fesë dhe Ateizmit” nga një hulumtim i vitit 2012 del se 13 përqind e popullsisë së botës i referohen vetes si ateistë.
Në Arabinë Saudite dhe SHBA, përqindja është pesë përqind, në Gjermani, sipas këtyre statistikave, 15 përqind e quajnë veten ateistë, në Kinë 47 përqind. Në politikën gjermane të refugjatëve, grupi i ateistëve  nuk është marrë në konsideratë. “Origjina nga ndonjë vend i caktuar ose një arsye specifike për emigrim, për shembull, përkatësia fetare ose ateizmi, nuk çojnë automatikisht në një status mbrojtjeje”, thuhet në një deklaratë të Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF).
Rasti i parë në të cilin ateizmi ishte njohur si arsye për emigrim nga BAMF kishte të bënte me kameramanin iranian Siamak Zare. Pas një beteje të gjatë ligjore, ai u njoh zyrtarisht si një refugjat në prill 2010, rasti i parë në të cilin persekutimi fetar i personave jofetar u pranua nga shteti si arsye për azil. Deri më tani, lufta ligjore dhe politike për njohjen e ateizmit si arsye për azil është kryesisht i nxitur nga fondacionet që merren me çështjen.
Këtu përfshihen Fondacioni Giordano Bruno, Fondacioni Heinrich Böll dhe organizatat amerikane “Fondacioni i Lirisë nga Feja” dhe “Freedom House”. Në nivelin e partisë politike, puna lobuese në këtë vend është mjaft e vështirë. Të paktën kjo është ajo që konstatojnë Konfederata Ndërkombëtare e Jo-Fetarëve dhe Ateistëve (IBKA) dhe Ndihmës Sekulare të Refugjatëve e shohin atë. Dittmar Steiner është i bindur se kjo do të ndryshojë.  “Numri i të prekurve është në rritje,” thotë ai. “Një vit më parë ishte 2-3 kërkesa në javë, tani kemi mes shtatë dhe nëntë ditë.”

The post Ateizmi si rrezik jete appeared first on 55 News.

]]>
Pse protesta është dhe duhet të jetë politike https://55news.al/opinion/pse-protesta-eshte-dhe-duhet-te-jete-politike/ Thu, 13 Dec 2018 14:21:22 +0000 https://new.55news.al/?p=73869 Nga Fatos Lubonja Një nga gjërat që bie në sy në protestën e studentëve është ngulmimi i një pjese jo të vogël për të deklaruar se protesta nuk është politike. Siç e kuptoj unë, ky ngulmim vjen për t’i mbajtur të gjithë bashkë në një emërues të përbashkët, që mbledh sa më shumë studentë në […]

The post Pse protesta është dhe duhet të jetë politike appeared first on 55 News.

]]>
Nga Fatos Lubonja

Një nga gjërat që bie në sy në protestën e studentëve është ngulmimi i një pjese jo të vogël për të deklaruar se protesta nuk është politike. Siç e kuptoj unë, ky ngulmim vjen për t’i mbajtur të gjithë bashkë në një emërues të përbashkët, që mbledh sa më shumë studentë në protesta: plotësimi i tetë pikave, ndër të cilat më e rënda për qeverinë duket se është rritja e shpenzimeve për arsimin në buxhet në 5%.

Po, a mund të konsiderohet kjo një kërkesë “jopolitike”? Le ta arsyetojmë. Që të ndryshosh buxhetin, duke e çuar në 5% pjesën për arsimin, do të thotë minimumi të bësh ndryshime në politikat e investimeve të parashikuara. Ajo që bie në sy në investimet e qeverisë janë milionat, që do të derdhen në rrugët e florinjta të Edi Ramës, ndër të cilat p.sh. 40 milionë shkojnë vetëm për 2 km rrugë tek “Astiri”. E pra, aritmetika më e thjeshtë ekonomike ta do që, nëse do të transferosh të holla te studentët, duhet t’ua heqësh këto një pjese prej këtyre rrugëve.

Mirëpo, Edi Rama e ka shumë zor ta bëjë këtë, pasi sistemi, që ai ka zgjedhur për të qeverisur e që po e çon nga krimi në krim, është ai i bashkëpunimit me një pakicë (që fëmijët i çon nëpër shkolla private jashtë shtetit) për të sunduar shumicën. Kjo pakicë është shumë më me vlerë për Edi Ramën sepse me atë kontrollon krejt buxhetin sipas qejfit, që pastaj e përdor për të blerë votën, për të korruptuar drejtësinë, shoqërinë civile, televizionet, por edhe për t’u pasuruar reciprokisht, duke futur në xhepa një pjesë të majme të parave të këtyre investimeve.

Është kaq e thjeshtë, të dashur studentë. Kryeministri nuk është “me ju” dhe “për ju” në atë zyrë, pasi është “me ata” dhe “për ata”, me të cilët ju vjedh e grabit përditë. Siç e keni kalkuluar edhe vetë, rikryerja e provimeve për së dyti për ata që ngelin, i kushton shtetit një shifër tejet të vogël, por Kryeministri jua dhjetëfishoi tarifën, pasi pjesën tjetër synonte ta çonte te rrugët e florinjta, prej ku do të merrte pjesën që i duhet për partinë, për xhepat e veta, të ministrave e me radhë. Ai sot është vënë në hall të madh nga protestat sepse po i prishin planet e parasë që i siguron pushtetin dhe të pushtetit që i siguron paranë. Mjafton të shikosh se si i ka stërfryrë buxhetet e rrugëve të florinjta për të kuptuar se nuk ka hallin tuaj e të njerëzve, por të vjedhjeve.

Protesta juaj, edhe kur thoni “jo politikës” prandaj do qëndrojmë te Ministria, edhe kur thoni “po politikës” prandaj do shkojmë te Kryeministria, është politikë. Ndryshimi është se janë dy politika të ndryshme që të çojnë në dy zgjidhje/zgjedhje të ndryshme.

Zgjidhja e parë “jopolitike” është ajo që Edi Rama aplikoi pas protestave në Kukës dhe që, për fat të keq, u aprovua nga kuksianët dhe nuk u denoncua si duhet nga opozita. Rama pranoi që kuksianët të paguajnë më pak, por vendosi që paratë që do të merrte “Kastrati” të paguheshin nga gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve. Në rastin tuaj kjo zgjidhje do të thotë që, nga halli, t’ua plotësojë juve kërkesat (në një masë të caktuar) dhe paratë që kishte parashikuar nga buxheti për t’i grabitur e për t’i çuar në offshore t’i mbledhë nëpërmjet taksash të tjera që do t’ju vihen në mënyra të tjera juve dhe prindërve tuaj. Me një fjalë, ajo që do t’ju jepet me një dorë, do t’ju merret me dorën tjetër dhe ju dhe prindërit tuaj do të dilni në të njëjtën qafë mali. Kjo është zgjidhja që ju premton zgjedhja e kësaj politike “jo politike”, që nuk kërkon të merret me sistemin e sundimit politik që ka ngritur Edi Rama & Co.

Zgjedhja tjetër, e protestave “politike”, nënkupton që, nisur edhe nga halli juaj, të hidhni vështrimin në krejt trupin e sëmurë të Shqipërisë – siç edhe ju takon. Të ndërgjegjësoheni pra, se “halli” juaj është thjesht një metastazë, siç është metastazë edhe skandali i falsifikimeve te tenderi i “Astirit”, edhe ai i rrugëve të florinjta të Edi Ramës. Dhe ju takon ta bëni këtë më shumë se kujtdo, si pjesa më intelektuale e vendit. Sepse nuk është e ndershme dhe as inteligjente që ju të shihni vetëm hallin tuaj. Nuk është e ndershme dhe as inteligjente që ju të keni hall vetëm t’ju kthehen lekët dhe të mos denonconi dhe dënoni hajdutët. Nuk është e ndershme dhe as inteligjente të mos bashkoheni me protestuesit e “Astirit” e këdo tjetër që synon të ndalë turravrapin kriminal të këtij regjimi.

Nëse bëni zgjedhjen e parë që ju e quani “jopolitike”, në fakt, do të votoni për një politikë nënshtrimi ndaj këtij sistemi hajdutërie, që rrezikon t’ju vendosë në anën e gabuar të barrikadës. Prandaj, gjykoj se duhet të bëni zgjedhjen e dytë: të shkoni te burimi i kancerit, që e ka lënë arsimin në Shqipëri në ditë të hallit, që i ka bërë shqiptarët të kërkojnë të ikin nga sytë këmbët prej këtij vendi të bekuar për nga pasuritë dhe klima, që do t’ju ofronte të gjitha të mirat sikur të qeverisej nga njerëz të ndershëm siç kërkojmë nga ju të bëheni. Mos harroni për asnjë çast se protesta juaj u ka dhënë shpresë shumë shqiptarëve të dëshpëruar, jo sepse ju do të zgjidhni hallin tuaj, por sepse te ju ata panë të ringjallet shpresa se e mira dhe drejtësia mund të fitojnë në këtë vend, se shqiptarët mund t’i japin fund një sistemi qeverisjeje të bazuar në grabitjen dhe shkatërrimin e së ardhmes së shumicës nga një pakicë kriminale. Po të luftoni edhe në emër të tyre, do të bëheni shumë më shumë e mund t’i jepni udhë një procesi ndryshimi për mirë. Po të luftoni vetëm për hallin tuaj, shumë shpejt do të mbeteni vetëm, nën kthetrat e së keqes.

Botuar sot në gazetën Panorama

The post Pse protesta është dhe duhet të jetë politike appeared first on 55 News.

]]>