jetes Archives - 55 News https://55news.al/tag/jetes/ Sat, 04 Aug 2018 11:51:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jetes Archives - 55 News https://55news.al/tag/jetes/ 32 32 Sigurimi i jetës – Rritje modeste për 6-mujorin e parë https://55news.al/aktualitet/sigurimi-i-jetes-rritje-modeste-per-6-mujorin-e-pare/ Sat, 04 Aug 2018 11:51:06 +0000 https://new.55news.al/?p=40202 Tregu i sigurimit të jetës shfaqi ritme modeste të rritjes gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të qershorit primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës kishin vlerën e 573 milionë lekëve, me një rritje modeste prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë […]

The post Sigurimi i jetës – Rritje modeste për 6-mujorin e parë appeared first on 55 News.

]]>
Tregu i sigurimit të jetës shfaqi ritme modeste të rritjes gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të qershorit primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës kishin vlerën e 573 milionë lekëve, me një rritje modeste prej 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aktiviteti i jetës vazhdon të mbajë një pjesë modeste kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në Shqipëri, me rreth 7.5% të primeve të shkruara bruto.

Ecuria e tregut gjatë gjysmës së parë të këtij viti është frenuar ndjeshëm nga rënia në produktin kryesor, atë të sigurimit të jetës së debitorit. Primet nga ky produkt kanë rënë me 7% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017. Si një produkt i detyrueshëm, jeta e debitorit zë rreth 60% të primeve totale në sigurimin e jetës.

Në klasat e tjera të sigurimit vërehen ritme të kënaqshme të rritjes, ku produktet me rritjen më të lartë ishin jeta e kombinuar dhe jeta në grup. Megjithatë, tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri ngelet shumë i vogël, ndërsa produktet e mirëfillta vullnetare janë pothuajse të papërfillshme për nga pesha e tyre.

Në aktivitetin e sigurimit të jetës veprojnë tre kompani. Tregu edhe këtë vit dominohet nga Sigal Life, me 63% të primeve, e ndjekur nga SiCRED me 21% dhe Insig Life me 16%.

The post Sigurimi i jetës – Rritje modeste për 6-mujorin e parë appeared first on 55 News.

]]>
Cilësia e jetës, shqiptarët, më të pakënaqurit e Europës dhe Ballkanit https://55news.al/aktualitet/cilesia-e-jetes-shqiptaret-me-te-pakenaqurit-e-europes-dhe-ballkanit/ Tue, 26 Jun 2018 14:30:06 +0000 https://new.55news.al/?p=29548 Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, i hartuar nga Komisioni Europian, ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor është prezantuar ditën e sotme në Beograd, në një event që ka bërë bashkë 50 përfaqësues të autoriteteve publike në nivele europiane dhe rajonale. Fokusi i seminarit ishte […]

The post Cilësia e jetës, shqiptarët, më të pakënaqurit e Europës dhe Ballkanit appeared first on 55 News.

]]>
Raporti “Cilësia e jetës- publikimi i të dhënave për të nxitur politika më të mira”, i hartuar nga Komisioni Europian, ku përfshihen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor është prezantuar ditën e sotme në Beograd, në një event që ka bërë bashkë 50 përfaqësues të autoriteteve publike në nivele europiane dhe rajonale. Fokusi i seminarit ishte prezantimi i gjetjeve për vendet kandidate në Bashkimin Europian – Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, të cilat u përfshinë në anketë për herë të parë.

Në seminar u diskutua lidhur me anketën më të fundit evropiane të Cilësisë së Jetës të Eurofound dhe gjetjet e saj mbi jetën dhe shoqërinë në vendet kandidate të BE. Rezultatet e sondazhit në vendet kandidate ofrojnë të dhëna të reja për të plotësuar statistikat ekzistuese sociale. Seminari ishte një mundësi e parë për pjesëmarrësit që të diskutojnë gjetjet dhe të shohin se si të dhënat mund të ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve dhe formësimin e politikave të reja.
Raporti i studimit tregon rezultatet në tre fusha kryesore: cilësia e jetës, cilësia e shoqërisë dhe cilësia e shërbimeve publike. Për BE28 që nga sondazhi i vitit 2011, nivelet e optimizmit janë rritur, kënaqësia me standardet e jetesës është rritur dhe disa tregues të tjerë të cilësisë së jetës janë kthyer në nivele të para krizës në shumë vende. Megjithatë, pabarazia e vazhdueshme dhe paqartësitë në rritje mbeten, për shembull, në perceptimin e përjashtimit social dhe njerëzit me të ardhura më të ulëta raportojnë më pak përmirësime në cilësinë e shërbimeve publike. Dallime të veçanta janë të dukshme midis vendeve, gjinisë, grupit të të ardhurave dhe të ardhurave.
Anketa Evropiane e Cilësisë së Jetës është një studim unik pan-evropian që shqyrton kushtet e jetës së qytetarëve evropian në lidhje me mirëqenien individuale dhe cilësinë e shoqërisë dhe shërbimeve publike. Ai përfshin tema të tilla si shëndetësia, strehimi, ekuilibri i familjes dhe i punës dhe i jetës, si dhe besimi, pjesëmarrja në shoqëri, përjashtimi social dhe tensionet shoqërore.
Shqiptarët, më të pakënaqurit e Europës
Në përgjithësi vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten pas atyre të bashkimit Europian në të gjithë treguesit e matur në raport. Por, ajo që performon më keq është Shqipëria, e cila është e fundit në pothuajse të gjithë treguesit.
Për pyetjen “Sa të kënaqur jeni ju me jetën tuaj ditët e sotme”, për të gjitha moshat dhe gjinitë, Shqipëria ka një mesatare prej 4.9 pikë, që është më e ulëta në Europë. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia me 5.1 pikë, Greqia me 5.3 pikë dhe Bullgaria me 5.6 pikë .
Nga rajoni, më të kënaqur me jetën janë serbët dhe malazezët, me nga 6.3 pikë secili. Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Shtetet që marrin pikët më të larta janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia.

Edhe për pyetjen tjetër, “Duke i marrë të gjitha në konsideratë, sa të lumtur do të thoni që jeni?”, Shqipëria ka një pikëzim prej 5.2, që është sërish më i ulëti në Europë dhe shumë më i ulët sesa i dyti më i palumtur pas nesh, që është Maqedonia me 6.1 pikë

Për edukimin, Shqipëria ka gjithashtu vlerësimin më të ulët, me 5.8 pikë dhe pas saj vjen Turqia, me 6 pikë dhe Maqedonia me 6.1 pikë.

Kënaqësia me standardet e jetesës është gjithashtu më e ulëta në Europë, me 5.1 pikë, shumë afër nesh është Maqedonia, me 5.2 pikë. Më të kënaqurit me standardet e jetesës në Europë janë danezët dhe suedezët, me përkatësisht 8.3 dhe 8.2 pikë.

Më i ulëti në Europë është dhe perceptimi për cilësinë e akomodimit, me 6.5 pikë dhe i dyti pas nesh është Turqia me 6.6 pikë. Më të kënaqurit me akomodimin janë austriakët, danezët dhe irlandezët, me 8.4 pikë secili.

Shqiptarët mbajnë rekord për vështirësitë që hasin për të zgjidhur problemet e tyre. 57% e tyre kanë pohuar se “kanë vështirësi për të zgjidhur probleme të rëndësishme që u dalin gjatë jetës”. Përqindja e dytë më e lartë është ajo e maqedonaseve dhe grekëve, me 38%.

Një tjetër pyetje, ku nuk ngurrojmë ta shfaqim pakënaqësinë me jetën është “Në jetën time të përditshme, unë rrallë kam kohë që të bëj gjëra që realisht më pëlqejnë”, ku Shqipëria ka përqindjen më të lartë të atyre që bien dakord me këtë shprehje (52%). Të dytët janë turqit me 49%, të ndjekur nga maqedonasit dhe rumunët.

67% e shqiptarëve bien dakord se “bëjnë diçka të vlefshme në jetë “, ndër më të ulëtat në Europë, pas grekëve (53%) dhe turqve (59%). Më të vlefshëm në Europë ndihen irlandezët (90%).

Ndryshe nga ambienti i jashtëm, perceptimi për kënaqësinë e jetës familjare është ndër më të lartët në Europë, me 8.6 pikë, në të njëjtat nivele me Danimarkën, Austrinë, Maltën etj., ndërsa me vlerësimin më të ulët në këtë pyetje janë Turqia, Bullgaria, Italia.

Pavarësisht se janë të pakënaqur me jetën, shqiptarët janë përgjithësisht optimistë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve. 67% e tyre janë optimistë se do të kenë një të ardhme pozitive.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Cilësia e jetës, shqiptarët, më të pakënaqurit e Europës dhe Ballkanit appeared first on 55 News.

]]>
Sigurimi i jetës – Më pak kontrata nga kreditë bankare https://55news.al/aktualitet/sigurimi-i-jetes-me-pak-kontrata-nga-kredite-bankare/ Mon, 25 Jun 2018 13:47:42 +0000 https://new.55news.al/?p=29202 Kontratat e sigurimit të jetës së debitorit kanë pësuar rënie gjatë pjesës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për katër muajt e parë të vitit kompanitë e sigurimit të jetës kanë prerë rreth 18,600 polica të sigurimit të jetës së debitorit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

The post Sigurimi i jetës – Më pak kontrata nga kreditë bankare appeared first on 55 News.

]]>
Kontratat e sigurimit të jetës së debitorit kanë pësuar rënie gjatë pjesës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për katër muajt e parë të vitit kompanitë e sigurimit të jetës kanë prerë rreth 18,600 polica të sigurimit të jetës së debitorit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i këtyre kontratave ka rënë me mbi 12%. Ulja e numrit të kontratave për sigurimin e jetës së debitorëve mund të jetë një tregues i ecurisë së kredisë bankare, sidomos në kreditë afatgjata për individë.

Një numër më i vogël policash sigurimi të jetës së debitorëve, me shumë të ngjarë, nënkupton një numër më të ulët të kredive bankare. Për kreditë afatgjata, bankat kërkojnë një policë sigurimi të jetës së huamarrësit përgjatë gjithë periudhës së kredisë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë ngelet në stanjacion, pa rritje domethënëse të portofolit total krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, ky produkt është shtylla kryesore e tregut të sigurimit të jetës në Shqipëri. Primet nga sigurimi i jetës së kredimarrësve përbëjnë mbi 66% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e jetës.

The post Sigurimi i jetës – Më pak kontrata nga kreditë bankare appeared first on 55 News.

]]>
Bën aksident, 26-vjeçari tenton ti japë fund jetës https://55news.al/aktualitet/ben-aksident-26-vjecari-tenton-ti-jape-fund-jetes/ Wed, 06 Jun 2018 14:30:36 +0000 https://new.55news.al/?p=23324 Një i ri ka tentuar ti jap fund jetës disa orë pasi u përfshi në aksident me makinë. Të afërmit e tij thanë se e ka përjetuar shumë keq faktin që është përfshirë në një aksident dhe në gjendje ankthi ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë ilaçe. Në njoftimin e policisë thuhet se […]

The post Bën aksident, 26-vjeçari tenton ti japë fund jetës appeared first on 55 News.

]]>
Një i ri ka tentuar ti jap fund jetës disa orë pasi u përfshi në aksident me makinë.

Të afërmit e tij thanë se e ka përjetuar shumë keq faktin që është përfshirë në një aksident dhe në gjendje ankthi ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë ilaçe.

Në njoftimin e policisë thuhet se “në rrugën “Skënderbeu” të qytetit të Vorës shtetasi A.V, 26 vjeç pas një aksidenti të ndodhur me mjetin tip “Toyota”, duke qenë në gjendje ankthi, ka pirë një dozë të madhe medikamentesh.

Bëhet me dije se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë”.

The post Bën aksident, 26-vjeçari tenton ti japë fund jetës appeared first on 55 News.

]]>
26-vjeçarja nga Fieri i jep fund jetës në mënyrë të frikshme https://55news.al/aktualitet/26-vjecarja-nga-fieri-i-jep-fund-jetes-ne-menyre-te-frikshme/ Fri, 18 May 2018 13:00:18 +0000 https://new.55news.al/?p=17167 Një 26 vjeçare nga qyteti i Fierit i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sipas të dhënave të policisë 26-vjeçarja ka pirë fotoksinë dhe me pas familjarët e kanë çuar në spital por pa mundur ta rikthejnë në jetë. Sipas raportit të mjekëve 26-vjeçarja nga Ada e Frakullës ,Fier, kishte pire 3 kokrra fotoksinë […]

The post 26-vjeçarja nga Fieri i jep fund jetës në mënyrë të frikshme appeared first on 55 News.

]]>
Një 26 vjeçare nga qyteti i Fierit i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas të dhënave të policisë 26-vjeçarja ka pirë fotoksinë dhe me pas familjarët e kanë çuar në spital por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Sipas raportit të mjekëve 26-vjeçarja nga Ada e Frakullës ,Fier, kishte pire 3 kokrra fotoksinë dhe me gjithë përpjekjet për ta rikthyer në jetë ka qenë e pamundur. Nuk dihen ende motivet e gëlltitjes së 26-vjeçares të helmit vdekjeprurës por mendohet se akti është ndërmarrë në kushte të depresionit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2018, në spital ka ardhur e shoqëruar nga familjarët e vetëhelmuar me fotoksinë, shtetasja B.T, vjeç 26, e cila ndërroi jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

The post 26-vjeçarja nga Fieri i jep fund jetës në mënyrë të frikshme appeared first on 55 News.

]]>