jetesen Archives - 55 News https://55news.al/tag/jetesen/ Fri, 05 Oct 2018 05:00:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jetesen Archives - 55 News https://55news.al/tag/jetesen/ 32 32 Rënia e lirës shtrenjton jetesën – Inflacioni në Turqi rritet me 25% në Shtator https://55news.al/globi/renia-e-lires-shtrenjton-jetesen-inflacioni-ne-turqi-rritet-me-25-ne-shtator/ Fri, 05 Oct 2018 05:00:19 +0000 https://new.55news.al/?p=55060 Inflacioni në Turqi u rrit në thuajse 25% gjatë Shtatorit me bazë vjetore, duke shënuar nivelin më të lartë në 15 vite dhe vënë në dukje ndikimin e krizës së valutës te ekonomia dhe konsumatorët.  Lira turke ka humbur 40% këtë vit, prej shqetësimeve mbi kontrollin e presidentit Erdogan te politikat monetare si dhe prej […]

The post Rënia e lirës shtrenjton jetesën – Inflacioni në Turqi rritet me 25% në Shtator appeared first on 55 News.

]]>
Inflacioni në Turqi u rrit në thuajse 25% gjatë Shtatorit me bazë vjetore, duke shënuar nivelin më të lartë në 15 vite dhe vënë në dukje ndikimin e krizës së valutës te ekonomia dhe konsumatorët.  Lira turke ka humbur 40% këtë vit, prej shqetësimeve mbi kontrollin e presidentit Erdogan te politikat monetare si dhe prej përplasjeve diplomatike me SHBA. Rënia e lirës ka rritur çmimet e çdo produkti, nga karburanti e deri te ushqimi dhe ka ulur besimin e investitorëve.

Pas publikimit të inflacionit lira turke vazhdoi rënien, duke prekur 6.06 kundër dollarit. Inflacioni u rrit me 24.52% në Shtator me bazë vjetore, sipas institutit të Statistikave në Turqi.  Nga muaji i kaluar, pati rritje me 6.3%, shumë sipër projeksioneve të analistëve. Ushqimi dhe pijet jo-alkoolike u rritën me 6.4% nga muaji Gusht dhe me 27.7% nga e njëjta periudhë një vit më parë .
Mobiliet dhe pajisjet shtëpiake patën rritjen më të madhe mujore me 11.4%, ndërsa transporti me 9.15%. Pas rritjes së inflacionit me 18% në muajin Gusht, Banka e Turqisë deklaroi se do të ndërhyjë për të stabilizuar nivelin e çmimeve. Më pas, institucioni rriti normën  bazë të interesit me 6.25%, duke i dhënë mbështetje lirës.  Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit me 46.15% në Shtator nga e njëjta periudhë një vit më parë.

The post Rënia e lirës shtrenjton jetesën – Inflacioni në Turqi rritet me 25% në Shtator appeared first on 55 News.

]]>