jo drejt Archives - 55 News https://55news.al/tag/jo-drejt/ Tue, 17 Apr 2018 12:51:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png jo drejt Archives - 55 News https://55news.al/tag/jo-drejt/ 32 32 Macron: Ballkani nuk duhet të lëviz drejt Turqisë apo Rusisë https://55news.al/bota-shqiptare/macron-ballkani-nuk-duhet-te-leviz-drejt-turqise-apo-rusise/ Tue, 17 Apr 2018 12:51:39 +0000 https://new.55news.al/?p=6937 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me antarsimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Macron tha se duhet të ketë një ofertë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, pasi, sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së ndikimit të fuqive të huaja në vendet e rajonit. “Para nesh ka një rrezik gjeopolitik […]

The post Macron: Ballkani nuk duhet të lëviz drejt Turqisë apo Rusisë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me antarsimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Macron tha se duhet të ketë një ofertë të besueshme për Ballkanin Perëndimor, pasi, sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së ndikimit të fuqive të huaja në vendet e rajonit.

“Para nesh ka një rrezik gjeopolitik nëse Ballkani Perëndimor lëviz drejt Turqisë ose drejt Rusisë. Ky është rrezik”, tha Macron.

Ai foli para Parlamentit Evropian, ku theksoi nevojën e një pragmatizmi nga ana evropiane kur është në pyetje Ballkani Perëndimor.

Ai tha se mbron një qasje të dyfishtë: përafrimin e rajonit kah Evropa, por edhe reformimin e brendshëm të tij përpara anëtarësimit.

“Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua që Evropa të ketë probleme të funksionojë me 28 anëtarët e saj, ndërsa nga nesër do të jenë 27. Ndoshta në disa vite të ardhshme do të vazhdojë me 30, 32 anëtare nën të njëjtat rregulla”, tha Macron.

Ky ka qenë qëndrimi i tij i parë në Parlamentin Evropian prejse ka marrë detyrën e presidentit të Francës.

Franca është në mesin e atyre vendeve të BE-së, që nuk duan të lidhen me afate kohore sa i përket zgjerimit të bllokut./ Radioevropaelire

The post Macron: Ballkani nuk duhet të lëviz drejt Turqisë apo Rusisë appeared first on 55 News.

]]>