Jugori Archives - 55 News https://55news.al/tag/jugori/ Tue, 25 Dec 2018 12:09:51 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Jugori Archives - 55 News https://55news.al/tag/jugori/ 32 32 Dino Mustafić sjell një histori mbi të qenurit ndryshe https://55news.al/kulture/dino-mustafic-sjell-nje-histori-mbi-te-qenurit-ndryshe/ Tue, 25 Dec 2018 12:09:51 +0000 https://new.55news.al/?p=76306 Regjisori i njohur Dino Mustafic ngjiti në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër shfaqjen “Jugori”. Shfaqja ndërtohet sipas tekstit dramatik “ Jugori”, e shkruar në vitin 1968 nga autori i madh Gjerman Reiner Werner Fassbinder. Teksti flet hapur dhe ashper për mungesen e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, […]

The post Dino Mustafić sjell një histori mbi të qenurit ndryshe appeared first on 55 News.

]]>
Regjisori i njohur Dino Mustafic ngjiti në skenën e Teatrit Migjeni në Shkodër shfaqjen “Jugori”. Shfaqja ndërtohet sipas tekstit dramatik “ Jugori”, e shkruar në vitin 1968 nga autori i madh Gjerman Reiner Werner Fassbinder. Teksti flet hapur dhe ashper për mungesen e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, fetar dhe përkatësi etnike, për psikologjinë e turmes, duke provokuar mentalitetin e shqetësuar ( të ulët) qytetar.

Gjatë shfaqjes në një vend të vogël në Bavari vjen një i huaj si krah i lirë pune, qe shkakton reagime të njëpasnjëshme të cilat në fund sjellin edhe dhunë. Pjestarëve të shfaqjes nuk ju intereson vetëm ardhja e fuqisë punëtore të huaj, por mbajtja e qëndrimit në raport me të gjithë “ të tjerët”. Merremi me ksenofobinë dhe mënyrën se si lind ajo: si nga stereotipi lind paragjykimi, e nga frika urrejtja, e cila pasohet me dhunë.

Në shfaqje janë nëntë persona të cilët pasi mes tyre përnjëherë shfaqet “ tjetri” i cili zë vendin e tyre në tregun e punës, kapërcejnë nga qëndrimi neutral dhe i distancuar i qytetarëve të qetë, përmes thashethemit, rrëfimeve të fryra, deri në frike dhe pastaj kalojnë në dhunë. Si konteksti shoqëroro-politik nga koha e Fassbinderit dallohet nga e sotmja, kemi bere adoptimin përmes rrëfimit personal, në të cilin kombinohen teksti origjinal i Fassbinderit, me rrëfimet tona autoriale dhe dokumentare përmes faktografise, sipas raportit të vendeve të BE-së ndaj emigrantëve.

“Ajo qe mundohemi të shfaqim bazohet në hulumtimet sociologjike, intervistat me emigrantët në Europë, të dhënat nga forumet e internetit dhe materialet dokumentare si dhe deklaratave të bashkë atdhetarëve tanë mbi temen e ksenofobise dhe mundësisë që në të ardhmen të vijne punëtorë të huaj. Ne mundohemi të shohim nëse ekziston ndonjë aspekt human përmes së cilit të arsyetojmë veten dhe “ tjetrin”.

Ne mundohemi të themi se nuk është e nevojshme që të jemi ashtu siç shpesh na shohin të tjerët sepse jemi nga Ballkani. Ne mundemi dhe duhet të gjejmë rrugën e mirëkuptimit dhe se drejtimi i shoqërise tonë në të ardhmen që” tjetri” dhe i ndryshmi të bëhen bashkëbisedues.Ky është një nga projektet më të medha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, kërkesave të produksionit, organizimit dhe numrit të bashkëpunëtorëve”, shprehet regjisori.

 

The post Dino Mustafić sjell një histori mbi të qenurit ndryshe appeared first on 55 News.

]]>
Regjisori Dino Mustafiq nis punën në Shkodër për dramën “Jugori” https://55news.al/kulture/regjisori-dino-mustafiq-nis-punen-ne-shkoder-per-dramen-jugori/ Fri, 09 Nov 2018 13:17:50 +0000 https://new.55news.al/?p=65901 Në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës ka filluar puna për vënien në skenë të dramës “Jugori”. Vepra e autorit gjerman Fassbinder do të vijë premierë në skenën teatrore nga regjisori i njohur Dino Mustafiq. Kjo vepër teatrore, që do të vijë në fillim si premierë te teatri “Migjeni” ka angazhuar artistë nga Tirana dhe […]

The post Regjisori Dino Mustafiq nis punën në Shkodër për dramën “Jugori” appeared first on 55 News.

]]>
Në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës ka filluar puna për vënien në skenë të dramës “Jugori”. Vepra e autorit gjerman Fassbinder do të vijë premierë në skenën teatrore nga regjisori i njohur Dino Mustafiq. Kjo vepër teatrore, që do të vijë në fillim si premierë te teatri “Migjeni” ka angazhuar artistë nga Tirana dhe Shkodra. Në skenë në role do të jenë aktorët e trupës së teatrit “Migjeni”, por dhe më gjerë. Në dramën “Jugori” mes aktorëve përmendim Nikolin Ferketa, Rita Gjeka, Merita Smaja, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Nensi Bakalli, Simon Shkreli, Tristan Halilaj etj. Asistent regjisore në dramë është Melisa Becovic, skenograf Sadik Spahija, koreografia Gjergj Prevazi dhe kostumografe Rita Spahija. Për koreografia Gjergj Prevazi ky bashkëpunim me regjisorin Dino Mustafiq vjen në vijim dhe të veprave të tjera, që janë vënë në skena të ndryshme në Shqipëri, por dhe në shtete të tjera. Janë rreth 14 bashkëpunime që Prevazi ka me regjisorin e njohur Dino Mustafic, si në Maqedoni, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Shqipëri. Vepra përcjell mesazhe të forta për shoqërinë tonë. Edhe pse ngjarjet zhvillohen në Gjermani, ajo është aktuale dhe për shtete të tjera. Në dramën e autorit gjerman Fassbinder, që quhet “Jugori”, në qendër të saj është një refugjat. Në vepër është diskriminimi si një nga fenomenet me të cilat po përballet Europa edhe në ditët e sotme. Për pjesëmarrësit kjo vepër që pritet të jetë në skenë ka lidhje dhe me Shqipërinë, pasi shumë shqiptarë kanë emigruar jashtë. Vepra i vendos ngjarjet në Gjermani, dhe në tërësinë e saj e tregon diskriminimi jo vetëm për arsye të individëve me kombësi të huaj, por dhe për arsye të besimit fetar, individualiteteve të ndryshme kulturore, etj. Drama “Jugori” që muajin që vjen do të jetë premierë në skenën e teatrit të qytetit të Shkorës dhe ka bërë bashkë artistë të njohur, zbërthen krizën e shoqërisë gjermane edhe jo vetëm në raport me të huajt. Kush është i huaji dhe çfarë quajmë të huaj? “Jugori”, sepse nuk ka identitet që vjen nga një shtet i përcaktuar, por që vjen nga jugu i Europës. 

The post Regjisori Dino Mustafiq nis punën në Shkodër për dramën “Jugori” appeared first on 55 News.

]]>