juncker Archives - 55 News https://55news.al/tag/juncker/ Fri, 30 Nov 2018 13:59:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png juncker Archives - 55 News https://55news.al/tag/juncker/ 32 32 “Nuk jemi në luftë me Italinë”, Juncker sheh përparime në buxhet https://55news.al/globi/nuk-jemi-ne-lufte-me-italine-juncker-sheh-perparime-ne-buxhet/ Fri, 30 Nov 2018 13:59:19 +0000 https://new.55news.al/?p=71080 Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se po bëhen përparime në lidhje me bisedimet për buxhetin e Italisë. Komisioni tha javën e kaluar se buxheti i tepërt ekspansionist i 2019 i Italisë ishte në kundërshtim me rregullat fiskale të BE dhe nuk do të ulte borxhin e madh të vendit siç kërkohet. Kjo krijoi […]

The post “Nuk jemi në luftë me Italinë”, Juncker sheh përparime në buxhet appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se po bëhen përparime në lidhje me bisedimet për buxhetin e Italisë.

Komisioni tha javën e kaluar se buxheti i tepërt ekspansionist i 2019 i Italisë ishte në kundërshtim me rregullat fiskale të BE dhe nuk do të ulte borxhin e madh të vendit siç kërkohet.

Kjo krijoi hapësira për një procedurë të mundshme disiplinore që mund të çonte në vënien e gjobave dhe do ta linte Italinë në qendër të vëmendjes së tregut për një periudhë të zgjatur kohe. Por gjatë ditëve të fundit, Roma ka dërguar sinjale se mund të shkulë planet e saj buxhetore.

“Ne nuk jemi në luftë me Italinë” – tha Juncker në një konferencë shtypi në një takim të udhëheqësve të 20 ekonomive më të mëdha në botë (G20) në Buenos Aires.

“Atmosfera është e mirë. Ne po bëjmë përparim” – tha ai, duke shtuar se do të ketë një takim me kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte në ditët në vijim. “Dua që Italia të jetë Italia, Italia gjithmonë e frymëzonte Europën dhe nuk i kthente kurrizin Europës”– tha Juncker, duke kërkuar që të mos “dramatizohet” mosmarrëveshja aktuale me Romën mbi buxhetin e saj.

The post “Nuk jemi në luftë me Italinë”, Juncker sheh përparime në buxhet appeared first on 55 News.

]]>
Juncker: Mund të ketë luftë të re në Ballkan, integrimin po e vonojnë kufijtë https://55news.al/bota-shqiptare/juncker-mund-te-kete-lufte-te-re-ne-ballkan-integrimin-po-e-vonojne-kufijte/ Fri, 05 Oct 2018 13:00:13 +0000 https://new.55news.al/?p=55230 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregoj seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të ri ndizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve 90-ta. “Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës […]

The post Juncker: Mund të ketë luftë të re në Ballkan, integrimin po e vonojnë kufijtë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregoj seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të ri ndizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve 90-ta.

“Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës nëse krijojmë përshtypjen se nuk jemi serioz në lidhje me perspektiven evropiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”, ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Evropë Politike Botërore”, raporton gazeta gjermane ‘Die Presse’.

Megjithatë sipas tij rruga për integrim të Ballkanit Perëndimor në  BE është ende e gjatë. “Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si (Bosnja, Shqipëria, Serbia , Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë” ka shtuar ai.

Sipas tij progresi që po bëjnë këtë vende për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm.

“Në disa vende ka progres, megjithatë ai progres nuk është i mjaftueshëm”, ka deklaruar tutje Juncker.

Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mund të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete të rajonit me kufijtë.

Çështja e kufijve është ri aktualizuar së fundi, pas prezantimit të idesë së Hashim Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjë që u kundërshtua fuqishëm.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të nënkuptonte luftë, ndërkohë edhe shumë ish-diplomatë të cilët e njohin brishtësinë e Ballkanit Perëndimor kanë thënë se çdo prekje e kufijve do kishte pasoja fatale për rajonin

The post Juncker: Mund të ketë luftë të re në Ballkan, integrimin po e vonojnë kufijtë appeared first on 55 News.

]]>
Juncker sulmoi Italinë, Salvini e turpëron me këtë përgjigje epike https://55news.al/globi/juncker-sulmoi-italine-salvini-e-turperon-me-kete-pergjigje-epike/ Wed, 03 Oct 2018 19:49:20 +0000 https://new.55news.al/?p=54731 Kryetari i Komsionit Europian, Jean Claude Juncker, një ditë më parë ka deklaruar se e ardhmja e Italisë do të jetë e ngjashme me krizën greke. Pas këtij krahasimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Italisë zyrtare, e cila iu përgjigj përmes zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini. Salvini lëshoi kritika të forta duke […]

The post Juncker sulmoi Italinë, Salvini e turpëron me këtë përgjigje epike appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Komsionit Europian, Jean Claude Juncker, një ditë më parë ka deklaruar se e ardhmja e Italisë do të jetë e ngjashme me krizën greke.

Pas këtij krahasimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Italisë zyrtare, e cila iu përgjigj përmes zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini.

Salvini lëshoi kritika të forta duke e etiketuar Junckerin si pijanec, i cili drejton 500 milionë europianë. Kreu i Komisionit Europian e krahasoi  Italinë me krizën greke, duke hapur diskutime se monedhës euro po i vjen fundi në këtë vend, shkruan “express.co.uk”

Zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian Matteo Salvini në një intervistë e  ka etiketuar Junnckerin si një pijanec, i cili  bën krahasime që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell: “Nëse bëni një kërkim në Google Juncker esëll apo i pirë do të shihni imazhe impresionuese”, është shprehur Salvini.

E ky zotëri është në krye të një qeverie që drejton 500 milionë europianë. E ky zotëri vjen nga një parajsë fiskale sic është Luksemburgu” është shprehur Salvini. Unë flas vetëm me persona esëll dhe të matur, të cilët nuk bëjnë krahasime që s’janë as në qiell e as në tokë.

Në një familje të madhe nuk ka fëmijë të serisë A e të serisë B, e nëse në Bruksel dikush kërkon një Itali të dobët e të frikësuar ndoshta për t’i blerë nën kosto sipërmarrjet në vend, atëherë ju them se kanë gjetur zëvendëskryeministrin  dhe qeverinë e gabuar”, shtoi ai.

The post Juncker sulmoi Italinë, Salvini e turpëron me këtë përgjigje epike appeared first on 55 News.

]]>
Juncker: Nacionalizmi rrezik i madh për BE https://55news.al/globi/juncker-nacionalizmi-rrezik-i-madh-per-be/ Thu, 13 Sep 2018 08:18:45 +0000 https://new.55news.al/?p=48772 Presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude kundër shteteve anëtare, që kanë venë në rrezik shtetin e së drejtës. Nacionalizmi mendjengushtë është gënjeshtër dhe helm, tha Juncker në fjalimin e fundit si president i KE. Në fjalimin e tij mbi gjendjen në BE, fjalim i cili parashikohet të jetë i fundit për të, Jean-Claude Juncker lëshoi […]

The post Juncker: Nacionalizmi rrezik i madh për BE appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude kundër shteteve anëtare, që kanë venë në rrezik shtetin e së drejtës. Nacionalizmi mendjengushtë është gënjeshtër dhe helm, tha Juncker në fjalimin e fundit si president i KE.

Në fjalimin e tij mbi gjendjen në BE, fjalim i cili parashikohet të jetë i fundit për të, Jean-Claude Juncker lëshoi tone të mendueshme për Parlamentin në Strasburg. Presidenti i Komisionit të BE tha se ai nuk e uron vetveten. Ai do të vazhdojë të punojë çdo ditë megjithë modestinë.
Ai nuk është mësuar me një Bashkim Evropian ku populistët dhe nacionalistët marrin gjithnjë e më shumë ndikim. “Nacionalizmit të sëmurë i duhet thënë jo, patriotizmit i duhet thënë po,” thotë ai: “Kush e do vendin e vet, është në gjendje të dojë edhe Evropën”. Vetëm nëse sovraniteti i shteteve nacionale vazhdon të lidhet me BE, Evropa do jetë në gjendje të flasë me një zë në botë.
BE, thotë Juncker, ka si detyrë të mbrojë qytetarët e vet- edhe për shkak të politikës izoluese të qeverisë amerikane. “Bota ka nevojë për një Evropë të fortë dhe të bashkuar, edhe nëse të tjerët janë të gatshëm të bëjnë luftëra tregtare”, tha Juncker, i cili u mundua muajin korrik në një bisedë me presidentn amerikan Trump që të pengonte vendosjen e tarifave ndëshkuese për mallrat evropiane. BE duhet të bëhet aktor sovran në skenën botërore. “Ne nuk duam të jemi vetëm arkëtar global, duam të bëhemi edhe aktor global”. Nacionalizmi është rrezik i madh për BE, tha Juncker para Parlamentit Europian
Kapërcimi i diferencave
Për të arritur këtë qëllim duhet t’ i jepet fund “teatrit të trishtueshëm të ndarjes së Evropës në Lindje dhe Perëndim dhe Veri e Jug,” tha Juncker më tej, duke patur kryesisht parasysh Poloninë dhe Hungarinë. Kundër qeverisë nacionalist- populiste të Polonisë është hapur një proces sipas nenit 7 të Paktit të Lisabonës për BE-në. Një proces kundër Hungarisë pritet të hapet. “Neni 7 duhet të gjejë zbatim aty ku shteti i së drejtës ndodhet në rrezik”, tha Juncker dhe kërkoi nga Këshilli i Ministrave përkatës, që të kryejnë procesin dhe të mos e lënë të vetëm Komisarin, si deri tani.
Partneritet të ri me Afrikën
Me vështrim nga sfidat e së ardhmes, Jean-Claude Juncker përsëriti propozimin e tij për të bërë partneritete europiano- afrikane me Afrikën. “Afrikës nuk i duhen lëmosha, por i duhen partneritete të ekuilibruara,” tha Juncker. Bazuar në aleancat e reja vitet e ardhshme do të hapen në Afrikë dhjetë milionë vende pune dhe me një fond për Afrikën, do të investohen 44 miliardë euro.
Presidenti i Komisionit të BE theksoi njëkohësisht para pleniumit të mbushur përgjysmë, se BE duhet të mbrojë më mirë kufijtë e vet dhe duhet të dëbojë me shpejt migrantët ilegalë. Për këtë duhet plotësuar me 10 mijë vende të tjera pune Agjencia për mbrojtjen e kufirit, Frontex.  Çfarë duhet të bëjë tamam kjo trupë kufitare nuk është vendosur ende, sepse vendet anëtare të BE nuk janë të një mendjeje. Për çështjet qëndrore të politikës së migracionit, për shembull ndarjen e migrantëve në shtetet anëtare, Juncker nuk bëri propozime të reja, por i kërkoi vendeve anëtare që të bien më në fund dakord. Propozimet kryesore për ligjet ndodhen në tavolinën e Komisionit të BE-së.
Shumicat duhet të marrin më shumë vendime
Juncker, sugjeroi që në këtë fushë dhe në atë të politikës së jashtme të kalohet nga unaninimiteti i kërkuar në vendime të marra nga shumica, gjë që ka pasur kundërshtime të mëdha nga shtetet e qeverisura me populizëm si Polonia, Hungaria, Austria dhe Italia. Polonia dhe Hungaria vazhdojnë edhe sot të mos pranojnë vendimet përkatëse të Gjykatës Evropiane. Jean-Claude Juncker kritikoi ashpër këtë sjellje në fjalimin e tij. “Pranimi i vendimeve të Gjykatës Evropiane nuk është opcion, është detyrim.”
Shefi kristiandemokrat i Komisionit të BE-së, kërkoi edhe një herë që shtetet anëtare të kryesuara nga Austria që ka presidencën e radhës dhe ka qendruar deri tani duarlidhur, të bien dakord për reformimin e ligjeve të azilit. “Ne nuk mund të grindemi sa herë vjen një anije e re me njerëz në bord dhe të kërkojmë zgjidhje ad-hoc.” Europës i duhen zgjidhje të vazhdueshme, tha Juncker. Se si do të sillet ai me qeverinë e padisiplinuar të Romës, e cila refuzon ndërkohë të pranojë anijet, Presidenti nuk e bëri të ditur.
Ballkani perëndimor pret përgjigje
Edhe fqinjët direktë të BE-së, Ballkani perëndimor pret përgjigje për pyetjen se si do të organizohet zgjerimi me gjashtë shtete. “Ne duhet të përcaktojmë përfundimisht, se si duhet të pozicionohemi për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përndryshe ai do merret nga forca të tjera, që do t’i formojnë fqinjët tanë në favor të tyre”, tha Juncker. Ai kishte kryesisht parasysh Rusinë dhe Kinën, që përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në Ballkan.
Forcim i euros
Në përmbledhjen për detyrat që duhen kryer muajt e ardhshëm, Presidenti i Komisionit përmendte gjithnjë një motiv, për të cilin flet me dëshirë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron: Sovraniteti i një Europe, që të mbron. Një vegël e kësaj Europe është euroja, mendon Juncker. Prandaj ai propozoi forcimin e monedhës së përbashkët dhe pozicionimin e saj si monedhë konkurrente me dollarin amerikan. Nuk mund të mos shihet që 80 përqind e importeve evropiane të energjisë paguhen ende me dollarë dhe jo me euro. “Është qesharake që aeroplanët europianë paguhen me dollarë dhe jo me euro”.
Dashuria e Junckerit mbetet
Jean-Claude Juncker nuk do të kandidojë më për postin e Presidentit të Komisionit të BE. Prandaj ai mund të bëjë bilancin e punës së tij. Ekonomikisht BE i ka punët mirë, tha Juncker, kriza financiare u kapërcye, zhvillimi dhe investimet u inkurajuan. Situata e brendshme në BE krijon shqetësime të mëdha. “Nacionalizmi mendjengushtë është gënjeshtër dhe helm”, tha Juncker. Megjithatë ai mbetet tek pohimet e bëra në raportet e mëparshme për gjendjen në BE: “Europa është dashuria e jetës sime dhe vazhdon të jetë ende”. Shumë deputetë u çuan në këmbë dhe duartrokitën Junkerin, por pjesa më e madhe e populistëve nga ana e djathtë qëndruan ulur dhe nuk luajtën asnjë gisht.

The post Juncker: Nacionalizmi rrezik i madh për BE appeared first on 55 News.

]]>
Juncker: Të jemi të bashkuar për Ballkanin Perëndimor https://55news.al/globi/juncker-te-jemi-te-bashkuar-per-ballkanin-perendimor/ Wed, 12 Sep 2018 15:58:56 +0000 https://new.55news.al/?p=48627 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i bëri thirrje të mërkurën Bashkimit Evropian që të jetë i bashkuar sa i përket Ballkanit Perëndimor, për te penguar ndërhyrjet e faktorëve të tjerë në rajon. Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian. “Duhet të jemi bashkë kur […]

The post Juncker: Të jemi të bashkuar për Ballkanin Perëndimor appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i bëri thirrje të mërkurën Bashkimit Evropian që të jetë i bashkuar sa i përket Ballkanit Perëndimor, për te penguar ndërhyrjet e faktorëve të tjerë në rajon.

Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian.
“Duhet të jemi bashkë kur flitet për Ballkanin Perëndimor, njëherë e përgjithmonë. Nëse nuk e bëjmë, atëherë ky rajon fqinj i afërt me ne do të formësohet nga të tjerët”, tha presidenti Juncker.
Gjashte vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Zyrtarë të lartë evropianë u kanë bërë thirrje disa herë gjatë këtij viti vendeve të rajonit që të përfitojnë nga përpjekjet e reja të Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë vitin e ardhshëm.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi shihen si të parat në procesin e integrimeve. Bashkimi Evropian është shprehur në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim më Shqipërinë, por duke e shtyrë vendimin për qershorin e viti të ardhshëm, në pritje të përparimeve të mëtejshme të vendit veçanërisht, lidhur me reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po në qershor të vitit të ardhshëm pritet hapja e negociatave me Maqedoninë, nëse ajo miraton ndryshimin e emrit të saj kushtetues në Republika e Maqedonisë Veriore, sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë.
Kosova mbetet e fundit në proceset integruese. Në të gjitha proceset ajo përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej, pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj që kundërshtohet nga Beogradi me të cilin Prishtina është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve – kusht për të dyja palët për integrimet evropiane.
Juncker kërkon që BE-ja të shtrëngojë muskujt si fuqi botërore
Presidenti Juncker, tha se Komisioni do të jetë i ashpër ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që nuk respektojnë sundimin e ligjit, mes shqetësimesh se Polonia dhe Hungaria nuk respektojnë parime demokratike të Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalimit vjetor ai tha se neni i 7-të Bashkimit Evropian, një proces që mund të çojë në sanksione siç është pezullimi i të drejtës së votës në Këshillin Evropian, duhet të zbatohet sa herë që kërcënohet sundimi i ligjit.
Presidenti, Juncker i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shtrëngojë muskujt si një fuqi botërore, duke thënë se marrëveshja që arriti me presidentin amerikan, Donald Trump, për të shmangur një luftë transatlantike tregtare nuk ishte “kurrfarë befasie”, pasi ai foli në emër të një Evrope të bashkuar.

Duke vënë në dukje pikëpyetjet e shumë vendeve lidhur me rolin e Uashingtonit si udhëheqës ekonomik botëror, ish-kryeministri i Luksemburgut, mbrojti idenë që Euroja duhet ta sfidojë dollarin si monedhën udhëheqëse në botë, duke e quajtur ‘absurd’ faktin se BE-ja paguan për shumicën e energjisë së saj në monedhë amerikane, edhe pse e ble atë kryesisht nga Rusia dhe vendet e Gjirit. Ai tha se kompanitë ajrore duhet gjithashtu të blejnë avionë në euro, e jo në dollarë.
Zoti Juncker, i cili po hyn në vitin e fundit si president i Komisionit Evropian, tha se BE-ja duhet të ofrojë marrëveshje të tregtisë së lirë me gjithë kontinentin afrikan, dhe një aleancë investimesh.
Ai propozoi forcimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian me 10 mijë trupa për të penguar migruesit ekonomikë që kanë nxitur nacionalizmat kundër BE-së.

The post Juncker: Të jemi të bashkuar për Ballkanin Perëndimor appeared first on 55 News.

]]>
Juncker: Çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhet urgjentisht https://55news.al/globi/juncker-ceshtja-e-emrit-te-maqedonise-te-zgjidhet-urgjentisht/ Fri, 27 Apr 2018 06:45:45 +0000 https://new.55news.al/?p=9640 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet urgjentisht, raporton Anadolu Agency (AA). Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, Juncker iu drejtua me një fjalim deputetëve në parlamentin grek, ku mes tjerash foli edhe për mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë […]

The post Juncker: Çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhet urgjentisht appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë duhet të zgjidhet urgjentisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vizitës së tij në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, Juncker iu drejtua me një fjalim deputetëve në parlamentin grek, ku mes tjerash foli edhe për mosmarrëveshjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Duke theksuar se Greqia gjeografikisht gjendet në një pozitë të veçantë, ai tha se nuk duhet të përsëriten tragjeditë të cilat kanë ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan.

Presidenti i KE-së tërhoqi vëmendjen në atë se shtetet e Ballkanit para se të hyjnë në Bashkimin Evropian (BE) duhet të zgjidhin problemet e tyre kufitare.

“Thirrja e komisionit ndaj Shqipërisë dhe FYROM-it (Maqedonisë) për negociata, nuk nënkupton se jep datë për anëtarësim. Nuk duhet t’i vlerësojmë deklaratat joreale. Të gjithë do të vlerësohen në mënyrë objektive”, tha Juncker.

Juncker theksoi se çështja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është një çështje që duhet të zgjidhet urgjentisht

Ndërkohë, para fjalimit të tij në parlamentin e Greqisë, Juncker u takua me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.

The post Juncker: Çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhet urgjentisht appeared first on 55 News.

]]>
Bombardimet në Siri, Juncker: Hera e fundit që Assad përdor armë kimike https://55news.al/globi/bombardimet-ne-siri-juncker-hera-e-fundit-qe-assad-perdor-arme-kimike/ Sat, 14 Apr 2018 10:10:39 +0000 https://new.55news.al/?p=6135 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke rikujtuar se regjimi sirian nuk ka shënjestruar civilët me armë kimike për herë të parë, theksoi se ky sulmi duhet të jetë i fundit. Juncker në një deklaratë me shkrim tha se bashkësia ndërkombëtare ka detyrim që të identifikojë dhe të kërkojë llogari prej atyre që përdorin armë […]

The post Bombardimet në Siri, Juncker: Hera e fundit që Assad përdor armë kimike appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke rikujtuar se regjimi sirian nuk ka shënjestruar civilët me armë kimike për herë të parë, theksoi se ky sulmi duhet të jetë i fundit.

Juncker në një deklaratë me shkrim tha se bashkësia ndërkombëtare ka detyrim që të identifikojë dhe të kërkojë llogari prej atyre që përdorin armë kimike.

Ai duke theksuar se BE-ja fuqishëm dënon përdorimin e armëve kimike, theksoi se të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për një zgjidhje politike e negociuar nën kujdesin e OKB në Siri, ku lufta ka hyrë në vitin e 8-të.

“Regjimi sirian nuk përdori për herë të parë armë kimike ndaj civilëve, por kjo duhet të jetë e fundit”, paralajmëroi Juncker.

The post Bombardimet në Siri, Juncker: Hera e fundit që Assad përdor armë kimike appeared first on 55 News.

]]>