juristi Archives - 55 News https://55news.al/tag/juristi/ Sun, 30 Dec 2018 17:24:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png juristi Archives - 55 News https://55news.al/tag/juristi/ 32 32 Sejko i bashkohet protestës së “Astirit”, juristi paralajmëron autoritetet. Ja çfarë do të ndodhë https://55news.al/aktualitet/sejko-i-bashkohet-protestes-se-astirit-juristi-paralajmeron-autoritetet-ja-cfare-do-te-ndodhe/ Sun, 30 Dec 2018 17:24:55 +0000 https://new.55news.al/?p=77330 Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 57-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti. Ata ashtu siç kanë bërë prej 57 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke […]

The post Sejko i bashkohet protestës së “Astirit”, juristi paralajmëron autoritetet. Ja çfarë do të ndodhë appeared first on 55 News.

]]>
Banorët e zonës “Astirit” kanë dalë për të 57-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Ata ashtu siç kanë bërë prej 57 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.

I pranishëm në këtë protestë është edhe “Njeriu Meme” Genc Sejko, i cili organizoi protestën e Diasporës përballë Kryeministrisë.

Ai u shpreh: “Shumë mirë që opozita po ju mbështet, por mund të them se mund të ishte edhe më e madhe”, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

“Unë do të doja që t’ju jepja një këshillë, bashkohuni të gjithë. Të gjithë të bashkuar e kanë më të lehtë për të fituar”, – tha Sejko.

Më tej juristi Artan Manushaqe, ka paralajmëruar autoritetet se do të mbajnë përgjegjësi për letrën që u është dërguar në shtëpi banorëve se nëse nuk prishin banesën e tyre do të gjobiten me 5 milionë lekë të vjetra. Ai tha kjo është shkelje e plotë e ligjit, e për këtë ata do të mbajnë përgjegjësi një më një. Sipas tij, “Turpi i tyre do marrë fund shumë shpejt”.

Në përkrahje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës, ku Tritan Shehu u shpreh se banorët treguan se projektet janë krijuar për qëllime të mbrapshta e jo për të mirën e qytetarëve. Sipas tij ky projekt do rrëzuar dhe të rishihet tërësisht.

Për më shumë ndiqni videon live:

The post Sejko i bashkohet protestës së “Astirit”, juristi paralajmëron autoritetet. Ja çfarë do të ndodhë appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Digjet makina juristit të Hipotekës, dyshohet për… https://55news.al/aktualitet/foto-digjet-makina-juristit-te-hipotekes-dyshohet-per/ Thu, 08 Nov 2018 15:53:28 +0000 https://new.55news.al/?p=65594 Është djegur makina e juristit të ZVRPP (Hipotekës) në Vlorë. Automjeti tip BMË në pronësi të Ervin Piero, 31 vjeç, është djegur dje gjatë natës ndërsa ndodhej e parkuar në një zonë afër Rrugës Transballkanike. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës. Makina me targë AA 990 SE është përfshirë […]

The post Foto/ Digjet makina juristit të Hipotekës, dyshohet për… appeared first on 55 News.

]]>
Është djegur makina e juristit të ZVRPP (Hipotekës) në Vlorë. Automjeti tip BMË në pronësi të Ervin Piero, 31 vjeç, është djegur dje gjatë natës ndërsa ndodhej e parkuar në një zonë afër Rrugës Transballkanike.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, për shkak të detyrës.

Makina me targë AA 990 SE është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme të saj, por ndërkohë nga zjarri është dëmtuar dhe një automjet tjetër që ishte parkuar pranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35 të së mërkurës, ndërsa është precedenti i dytë i regjistruar në vetëm pak ditë me djegie makinash në qytetin e Vlorës. Ervin Piero, 31-vjeçari, në pronësi të cilit rezulton makina tip BMW, është punonjës në ZVRPP-në (Hipotekën) e qytetit bregdetar, me detyrë jurist.

Nisur nga kjo, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me funksionin e tij. Gjatë marrjes në pyetje, vetë Ervin Piero ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se 31-vjeçari kishte vetëm pak ditë që lëvizte me këtë automjet, pasi prej kohësh ndodhej në servis.

Grupi hetimor që po merret me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës përreth ku ndodhi ngjarja, me qëllim rënien në gjurmët e autorëve të zjarrvënies. Gjithashtu, po merren në pyetje persona që mund të kenë vërejtur lëvizje të dyshimta gjatë natës, atëherë kur ndodhi ngjarja.

Ndërkohë që automjeti i juristit të Hipotekës ka marrë dëmtime të shumta në pjesën e motorit, automjeti tjetër, “Volksëagen” me targë AA 825 LU, ka shpëtuar me dëmtime fare të lehta në pjesën e përparme.

Ky është rasti i dytë në një hark të shkurtër kohor prej tri ditësh ku ndodhin ngjarje të tilla të djegies së makinave.

The post Foto/ Digjet makina juristit të Hipotekës, dyshohet për… appeared first on 55 News.

]]>