ka genjyer Archives - 55 News https://55news.al/tag/ka-genjyer/ Thu, 10 May 2018 16:04:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ka genjyer Archives - 55 News https://55news.al/tag/ka-genjyer/ 32 32 Kryetari i Bashkisë Vlorë ka gënjyer qytetarët https://55news.al/politike/kryetari-i-bashkise-vlore-ka-genjyer-qytetaret/ Thu, 10 May 2018 16:04:52 +0000 https://new.55news.al/?p=14365 “Rilindja” dhe përfaqësuesit e saj vendorë vazhdojnë mashtrimin e qytetarëve vetëm e vetëm për të mbushur xhepat e për të plotësuar qejfet e tyre. Dritan Leli, kryetari i Bashkisë Vlorë ka gënjyer për shifrën që ka shpenzuar për dekorimin e qytetit gjatë festave të fundvitit. Nga një investigim i Faktoje.al rezulton se Bashkia e Vlorës […]

The post Kryetari i Bashkisë Vlorë ka gënjyer qytetarët appeared first on 55 News.

]]>
“Rilindja” dhe përfaqësuesit e saj vendorë vazhdojnë mashtrimin e qytetarëve vetëm e vetëm për të mbushur xhepat e për të plotësuar qejfet e tyre.

Dritan Leli, kryetari i Bashkisë Vlorë ka gënjyer për shifrën që ka shpenzuar për dekorimin e qytetit gjatë festave të fundvitit.

Nga një investigim i Faktoje.al rezulton se Bashkia e Vlorës ka shpenzuar për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit 2017 plot 7,615,380 lekë të reja megjithëse deklaron se për këtë shërbim çdo vit jepen fonde modeste.

“Çdo vit programohen fonde modeste me të cilat realizohet blerja e elementëve të rinj për dekorimin e shesheve kryesore dhe akset kryesore në qendër të qytetit”, deklaronte Bashkia e Vlorës në buxhetin për vitin 2017.

Nga të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike flitet për tre tendera që kjo bashki shpalli për të njëjtën punë publike e më pas kontraktoi një kompani me bazë në kryeqytet dhe dy individë.

Kompanitë janë:

  • • “Albafire” që ka fituar tenderin me vlerë 6,654,480 milionë lekë
  • • Zyhni Muçaj me 516, 900
  • • Ervin Luzi me 444, 000

Vetëm për dritat janë shpenzuar afro 3 milionë lekë të reja.

Ndërkaq, e pyetur për këtë çështje Bashkia Vlorë tregon se janë dhënë vetëm dy tendera, ndërkohë që nga kërkimet rezultojnë tre të tillë.

Krahasuar me shumë nga bashkitë e vendit, Vlora mban rekordin e shpenzimeve për dekor fundviti.

The post Kryetari i Bashkisë Vlorë ka gënjyer qytetarët appeared first on 55 News.

]]>