Kabul Archives - 55 News https://55news.al/tag/kabul/ Tue, 21 Aug 2018 12:14:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Kabul Archives - 55 News https://55news.al/tag/kabul/ 32 32 Kabul/ Sulm me raketa pallatit presidencial teksa po falej Kurban Bajrami https://55news.al/globi/kabul-sulm-me-raketa-pallatit-presidencial-teksa-po-falej-kurban-bajrami/ Tue, 21 Aug 2018 12:14:16 +0000 https://new.55news.al/?p=43487 Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, është goditur me 9 raketa mëngjesin e sotëm. Shënjestra e agresorëve ishte Pallati Presidencial dhe zona diplomatike, teksa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit. Disa orë më vonë zyrtarët afganë për agjencinë e lajmeve AFP deklaruan se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve […]

The post Kabul/ Sulm me raketa pallatit presidencial teksa po falej Kurban Bajrami appeared first on 55 News.

]]>
Kryeqyteti i Afganistanit, Kabuli, është goditur me 9 raketa mëngjesin e sotëm. Shënjestra e agresorëve ishte Pallati Presidencial dhe zona diplomatike, teksa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit.

Disa orë më vonë zyrtarët afganë për agjencinë e lajmeve AFP deklaruan se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, ku raportohet për 2 të lënduar.

“Këtë mëngjes një grup terroristësh hipën në një ndërtesë në Reka Khana dhe qëlluan disa raketa drejt Kabulit,”-tha Najib Danishm, një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme.

Trupat ushtarak kanë siguruar zonën e shenjëstruar, por ende nuk dihet me siguri se kush janë autorët e kësaj ngjarje dhe nëse ka viktima.

Në momentet para se të ndodhnin shpërthimet presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt për një televizion për festën e Kurban Bajramit.

Ndërkohë sqarohet se sulmi vjen 1 ditë pasi talebanët refuzuan armëpushimin, duke bërë të qartë se do të vijonin sulmet e tyre. Po me 20 gusht ata sulmuan 3 autobusë nga ku rrëmbyen 200 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ rreth 160 udhëtarë u liruan, ndërsa të tjerët mbetën robër.

The post Kabul/ Sulm me raketa pallatit presidencial teksa po falej Kurban Bajrami appeared first on 55 News.

]]>
SHBA dënon sulmet e gazetarëve në Kabul https://55news.al/globi/shba-denon-sulmet-e-gazetareve-ne-kabul/ Tue, 01 May 2018 15:56:32 +0000 https://new.55news.al/?p=11096 Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas vrasjes së gazetarëve në Afganistan dhe kanë akuzuar militantët se po tentojnë të minojnë zgjedhjet parlamentare afgane, duke sulmuar “gurthemelin e demokracisë”. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka shkruar në Twitter se dy sulmet vetëvarëse, ku u vranë të paktën 25 persona, përfshirë nëntë gazetarë në Kabul më […]

The post SHBA dënon sulmet e gazetarëve në Kabul appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara kanë reaguar pas vrasjes së gazetarëve në Afganistan dhe kanë akuzuar militantët se po tentojnë të minojnë zgjedhjet parlamentare afgane, duke sulmuar “gurthemelin e demokracisë”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka shkruar në Twitter se dy sulmet vetëvarëse, ku u vranë të paktën 25 persona, përfshirë nëntë gazetarë në Kabul më 30 prill, ishin sulme “barbare”.

“Mediat e pavarura janë gurthemel i demokracisë”, ka thënë ai.

“Pavarësisht sulmit, peisazhi vibrant i mediave që janë zhvilluar në Afganistan do të qëndrojë”, ka thënë tutje ai.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ku janë vrarë edhe dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë.

Sulmet e 30 prillit vijnë vetëm një javë pasi më 22 prill nga një sulm vetëvrasës u vranë 60 persona pranë një qendreje regjistrimi të votuesve në Kabul.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë po ashtu ISIS-i.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka thënë se sulmet kishin për qëllim të minonin procesin zgjedhor.

Në Afganistan, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në muajin tetor.

“Kjo është gjë normale për njerëzit që nuk mund të fitojnë përmes votave, prandaj ata përdorin bombat”, ka thënë para gazetarëve në Uashington sekretari Mattis.

Gazetarët u vranë pasi kishin shkuar për të mbuluar një sulm të mëhershëm në zonën Shash Darak të Kabulit, kur një sulmues vetëvrasës, që pretendote se ishte gazetar, shpërtheu eksplozivët e tij.

Në mesin e të vrarëve janë edhe dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë, një grua që po trajnohen të bëhej gazetare e REL-it, një fotograf i agjencisë AFP.

Ndërkaq, gazetarët e tjerë të vrarë në këtë sulm punonin për mediat afgane.

“Kur mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e njeriut janë nën një kërcënim të madh”, ka thënë ambasada amerikane në Kabul.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se është i “zemëruar” pas këtyre sulmeve.

“Sulmi që kishte për cak gazetarët edhe njëherë shfaq rrezikun që përballen gazetarët për të kryer misionin e tyre themelor”, ka thënë ai.

“Përgjegjësit për krime të tilla duhet të dalin para drejtësisë”, ka thënë tutje Guterres.

Shefi ekzekutiv i Afganistanit, Abdullah Abdullah gjithashtu ka thënë se ky sulm është “mbi demokracinë”, ndërkaq, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka thënë se ky sulm është shembull i “krimeve të luftës”.

The post SHBA dënon sulmet e gazetarëve në Kabul appeared first on 55 News.

]]>
SHBA dënon sulmin në Kabul dhe vrasjen e gazetarëve https://55news.al/globi/shba-denon-sulmin-ne-kabul-dhe-vrasjen-e-gazetareve/ Tue, 01 May 2018 07:55:35 +0000 https://new.55news.al/?p=10846 Një ditë më parë për shkak të sulmeve në Kabul humbën jetën 31 persona prej të cilëve 10 ishin gazetarë. Këto akte janë dënuar ashpër nga Ambasada Amerikane në Kabul. Në faqen e saj zyrtare u përcoll mesazhi se atje ku mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e tjera të njeriut gjenden në […]

The post SHBA dënon sulmin në Kabul dhe vrasjen e gazetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë më parë për shkak të sulmeve në Kabul humbën jetën 31 persona prej të cilëve 10 ishin gazetarë. Këto akte janë dënuar ashpër nga Ambasada Amerikane në Kabul.

Në faqen e saj zyrtare u përcoll mesazhi se atje ku mediat janë në rrezik, të gjitha të drejtat e tjera të njeriut gjenden në një kërcënim të madh. Ndër të tjera në mesazh shprehej vendosmëria për të qëndruar në krah të qeverisë afgane në luftën e saj kundër terrorizmit dhe përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbajtur vendin të sigurt përballë sulmeve të tilla burracake.

Lajmi i vrasjes së reporterëve,  u cilëesua nga Tom Kent, Presidenti i Radios Europa e Lirë, si tronditës, kjo edhe për shkak se dy nga të cilët ishin punonjës të institucionit të drejtuar prej tij. 

Përpos Sabaëoon Kakar dhe Abadullah Hananzai, nga sulmi i dytë kamikaz në kryeqytetin afgan humbi jetën edhe 28 vjeçarja Maharram Durrani, e cila ishte duke u trajnuar në byronë e Radios Europa e Lirë në Afganistan, dhe do te niste punën në 15 maj.

Në një incident të veçantë, reporteri i shërbimit vendas të BBC-së, 29 vjeçari Ahmad Shah, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur në provincën e Khostit.

Autoritetet afgane dhe dëshmitarët thanë se sulmi filloi gjate orëve të hershme të mëngjesit nga një kamikaz me motoçikletë që hodhi veten në erë në afërsi të një zyrë të drejtorisë kombëtare të sigurisë.

Kur punonjësit e shpëtimit dhe ekipet e medias u mblodhën në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë, një sulmues i dytë i veshur si gazetar shpërtheu eksplozivet e ngjitur ne trupin e tij, duke shkaktuar shumicën e viktimave.

The post SHBA dënon sulmin në Kabul dhe vrasjen e gazetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Sulm kamikaz në Kabul, mbi 30 të vdekur https://55news.al/globi/sulm-kamikaz-ne-kabul-mbi-30-te-vdekur/ Sun, 22 Apr 2018 09:30:19 +0000 https://new.55news.al/?p=8263 Sulmet vetëvrasëse vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Afganistan.   Të paktën 31 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi kamikaz në një qendër regjistrimi votuesish në kryeqytetin afgan, Kabul.   Ndërkohë më shumë se 50 persona kanë mbetur të plagosur nga ky sulm, i cili goditi turmën që priste në hyrje […]

The post Sulm kamikaz në Kabul, mbi 30 të vdekur appeared first on 55 News.

]]>

Sulmet vetëvrasëse vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në Afganistan.

 

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi kamikaz në një qendër regjistrimi votuesish në kryeqytetin afgan, Kabul.

 

Ndërkohë më shumë se 50 persona kanë mbetur të plagosur nga ky sulm, i cili goditi turmën që priste në hyrje të qendrës.

The post Sulm kamikaz në Kabul, mbi 30 të vdekur appeared first on 55 News.

]]>