kacavid Archives - 55 News https://55news.al/tag/kacavid/ Wed, 16 May 2018 07:54:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kacavid Archives - 55 News https://55news.al/tag/kacavid/ 32 32 Sherr me kaçavida në Vlorë, plagosen dy adoleshentë https://55news.al/aktualitet/sherr-me-kacavida-ne-vlore-plagosen-dy-adoleshente/ Wed, 16 May 2018 07:54:16 +0000 https://new.55news.al/?p=16241 Një sherr me kaçavida ka ndodhur ditën e djeshme pranë shkollës së mesme profesionale, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. Mësohet se dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me kaçavidë, pas një sherri banal që kanë pasur me dy persona të tjerë.  Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, bashkë me një 24-vjeçar me iniciale M.G, […]

The post Sherr me kaçavida në Vlorë, plagosen dy adoleshentë appeared first on 55 News.

]]>
Një sherr me kaçavida ka ndodhur ditën e djeshme pranë shkollës së mesme profesionale, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Mësohet se dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me kaçavidë, pas një sherri banal që kanë pasur me dy persona të tjerë.

 Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, bashkë me një 24-vjeçar me iniciale M.G, si dhe me një të mitur me iniciale B.B gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me kaçavidë N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, vëllezër me njëri tjetrin, banues në Panaja, Vlorë.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka arrestuar Serxhjo Bedinaj, ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin me iniciale M.G, ndërsa ka proceduar penalisht të miturin.

Blutë e Vlorës sqarojnë se punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, sakaq, materiale hetimore i janë  referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

/55News.al/

The post Sherr me kaçavida në Vlorë, plagosen dy adoleshentë appeared first on 55 News.

]]>