kacifa Archives - 55 News https://55news.al/tag/kacifa/ Tue, 13 Nov 2018 12:16:48 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kacifa Archives - 55 News https://55news.al/tag/kacifa/ 32 32 ‘Kacifas’/ PE rrëzon propozimin e eurodeputetit grek https://55news.al/aktualitet/kacifas-pe-rrezon-propozimin-e-eurodeputetit-grek/ Tue, 13 Nov 2018 12:16:48 +0000 https://new.55news.al/?p=66943 Propozimi i eurodeputetit grek Notis Marias se çështjen që lidhet me vrasjen e minoritarit Konstandinos Kacifas do ta çonte në Parlamentin Europian është refuzuar nga ky i fundit. Bëhet me dije se PE ka hedhur poshtë propozimin në fjalë, pasi 200 deputetë kanë votuar kundër dhe vetëm 48 pro. Pala greke kishte pretendime se ngjarja […]

The post ‘Kacifas’/ PE rrëzon propozimin e eurodeputetit grek appeared first on 55 News.

]]>
Propozimi i eurodeputetit grek Notis Marias se çështjen që lidhet me vrasjen e minoritarit Konstandinos Kacifas do ta çonte në Parlamentin Europian është refuzuar nga ky i fundit.

Bëhet me dije se PE ka hedhur poshtë propozimin në fjalë, pasi 200 deputetë kanë votuar kundër dhe vetëm 48 pro.

Pala greke kishte pretendime se ngjarja që ndodhi më 28 tetor të këtij viti në Bularat, ishte shkelje e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Por pavarësisht kërkesës së Greqisë që kjo çështje të futej në axhendë për diskutim, PE e cilësoi të pavend një gjë të tillë.

NGJARJA

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën më 28 tetor. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo pa shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

The post ‘Kacifas’/ PE rrëzon propozimin e eurodeputetit grek appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri grek: Kush mban armë duhet të qëllohet. Deklarata e Ramës, e gabuar https://55news.al/aktualitet/ish-ministri-grek-kush-mban-arme-duhet-te-qellohet-deklarata-e-rames-e-gabuar/ Thu, 01 Nov 2018 12:00:58 +0000 https://new.55news.al/?p=63322 Ish-Ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ka deklaruar se ai është i mendimit që kush civil mban armë duhet të qëllohet menjëherë nga policia. Duke folur të enjten paradite për ngjarjen në Bularat, Pangalos e cilësoi si të “gabuar e në kohën e gabuar”, deklaratën e kryeministrit Edi Rama. Pangalos u pyet gjatë një […]

The post Ish-ministri grek: Kush mban armë duhet të qëllohet. Deklarata e Ramës, e gabuar appeared first on 55 News.

]]>
Ish-Ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodoros Pangalos, ka deklaruar se ai është i mendimit që kush civil mban armë duhet të qëllohet menjëherë nga policia.

Duke folur të enjten paradite për ngjarjen në Bularat, Pangalos e cilësoi si të “gabuar e në kohën e gabuar”, deklaratën e kryeministrit Edi Rama.

Pangalos u pyet gjatë një interviste në televizionin SKAI, nëse shkaktonte shqetësim tensioni me Shqipërinë, inkuadruar dhe në deklaratën e Kryeministrit shqiptar se Kacifas ishte një “ekstremist” “i fandaksur”.

Pangalos: Rama bëri deklaratën e gabuar në kohën e gabuar. Rama është një politikan që do të mbledhë vota në jug të Shqipërisë. Në jug të Shqipërisë nuk jetojnë vetëm grekë, jetojnë edhe shqiptarë.

Gazetari: A mund të pranojmë ne kërcënime nga Shqipëria? Supozohet që ne jemi lojtari më i fortë…

Pangalos: Kështu nuk bëhet gjë. Në radhë të parë, ne nuk jemi lojtar i fortë. Me ekonominë të shkatërruar, nuk jemi lojtar i fortë. Lojtarët e fuqishëm kanë edhe ekonomi të shëndetshme. Këto janë pikëpamje të nacionalistëve, të cilat shesin, ngase nacionalistët bërtasin më fort nga të tjerët. Por në gjykimin tim është që Greqia asnjëherë nuk fitoi në përballjet me Turqinë, atëherë kur nuk kishte aleancë me veriun. Rumania, Bullgaria, Serbia, Makedonski siç duan të quhen, Shqipëria, duhet të jenë aleatët tanë. Dhe ne duhet t’i mbyllim gjithë frontet e hapura që kemi në kufijtë tanë veriorë. Dhe ky është prioriteti numër një.

Së dyti, nuk i është dhënë përgjigje një pyetjeje: Thonë se Kacifas shkoi të vendoste flamurin grek. Po unë kam gjetur në internet fotografi të Derviçanit dhe të Bularatit, dy fshatrat kryesorë të Dropullit ku jeton minoriteti solid. Janë fotografi të bëra më 25 mars apo më 28 tetor dhe janë plot me flamuj grekë rrugët e tyre; janë stolisur me flamuj deri në shëmtim. Përse duhej që dikush të vendoste një flamur? Përse duhej që ai dikushi të vinte nga Greqia, kur aty ka kaq njerëz të guximshëm, pse duhet guxim nga minoriteti që të ngrejë flamurin grek. Dhe e dyta: kishte armë apo nuk kishte? Kishte. Unë jam i mendimit që kush civil mban armë të qëllohet menjëherë nga policia. Siç ndodh në vendet e civilizuara, si në Skandinavi, në SHBA.

The post Ish-ministri grek: Kush mban armë duhet të qëllohet. Deklarata e Ramës, e gabuar appeared first on 55 News.

]]>
Protestë në Selanik/ “Shqiptarë vrasës! Koha juaj mbaroi” (VIDEO) https://55news.al/aktualitet/proteste-ne-selanik-shqiptare-vrases-koha-juaj-mbaroi-video/ Wed, 31 Oct 2018 19:56:17 +0000 https://new.55news.al/?p=63134 “Kostandinos jeton! Ti na udhëheq”, “Kostandinos Kaçifas, i pavdekshëm”, “Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”, shkruhej në pankartat e një proteste të zhvilluar në Selanik pas vrasjes në Shqipëri të Kostandinos Kaçifas. Protestuesit mbanin flamuj grekë dhe pankarta ku shkruhej: “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “E drejta njerëzore mbi Vorio-Epirin”, “Gjirokastra dhe […]

The post Protestë në Selanik/ “Shqiptarë vrasës! Koha juaj mbaroi” (VIDEO) appeared first on 55 News.

]]>
“Kostandinos jeton! Ti na udhëheq”, “Kostandinos Kaçifas, i pavdekshëm”, “Shqiptarë vrasës, koha juaj mbaroi”, shkruhej në pankartat e një proteste të zhvilluar në Selanik pas vrasjes në Shqipëri të Kostandinos Kaçifas.

Protestuesit mbanin flamuj grekë dhe pankarta ku shkruhej: “Vorio-Epiri tokë mëmë ka shtetin grek”, “Vorio-Epiri kërkon autonomi”, “E drejta njerëzore mbi Vorio-Epirin”, “Gjirokastra dhe Dropulli janë Vorio-Epir”, etj.

Një ditë më parë, një protestë e ngjashme u zhvillua në Athinë, ku u dëgjuan thirrje raciste për shqiptarët dhe u dogj flamuri shqiptar.

The post Protestë në Selanik/ “Shqiptarë vrasës! Koha juaj mbaroi” (VIDEO) appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas https://55news.al/aktualitet/foto-vrasja-e-ekstremistit-grek-mberrin-ne-tirane-trupi-i-kacifas/ Tue, 30 Oct 2018 20:42:25 +0000 https://new.55news.al/?p=62760 Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë. Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime […]

The post Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas appeared first on 55 News.

]]>
Pavarësisht pretendimeve të familjarëve për një ekspertizë greke, trupi i ekstremistit grek që u vra tre ditë më parë nga RENEA, pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës per autopsinë.

Mësohet se trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Tiranë rreth orës 21:20 për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për “BalkanWeb” se trupi i Kacifës nuk do varroset deri në përfundim të procedurave dhe autopsisë së plotë të trupit me qëllim që të mos ketë kundërshtime dhe pretendime nga familja.

Kërkesa e Krimeve të Rënda erdhi tre ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të ditës së sotme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familjarët ishin përgatitur që ta bënin ekspertizën privatisht në Dervican me mjek grek.

Më herët në një deklaratë për mediat greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u fymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

The post Foto/ Vrasja e ekstremistit grek, mbërrin në Tiranë trupi i Kacifas appeared first on 55 News.

]]>
Do të ketë edhe ekspertizë greke, pranohet kërkesa e familjes Kaçifa, https://55news.al/aktualitet/do-te-kete-edhe-ekspertize-greke-pranohet-kerkesa-e-familjes-kacifa/ Tue, 30 Oct 2018 13:31:08 +0000 https://new.55news.al/?p=62567 Ekspertiza mjeko ligjore mbi trupin e 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa që u vra nga forcat RENEA dy ditë më parë, do të kryhet edhe nga një mjek grek. Kjo ishte kërkesa e familjes së tij që i përket minoritetit grek në Bularat, e cila ka pasur dyshime për mënyrën se si ka ndodhur vrasja nga forcat […]

The post Do të ketë edhe ekspertizë greke, pranohet kërkesa e familjes Kaçifa, appeared first on 55 News.

]]>
Ekspertiza mjeko ligjore mbi trupin e 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa që u vra nga forcat RENEA dy ditë më parë, do të kryhet edhe nga një mjek grek.

Kjo ishte kërkesa e familjes së tij që i përket minoritetit grek në Bularat, e cila ka pasur dyshime për mënyrën se si ka ndodhur vrasja nga forcat speciale dhe ka kërkuar që trupi i djalit të mos ekzaminohet vetëm nga mjekë shqiptarë.

Kësisoj, mjeku grek pritet të vijë në Gjirokastër, në morgun ku prej dy ditësh mbahet ende i pavarrosur Konstandin Kaçifa.

The post Do të ketë edhe ekspertizë greke, pranohet kërkesa e familjes Kaçifa, appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Detaje të reja nga ngjarja në Bularat, Kaçifa ishte arrestuar për trafik droge https://55news.al/politike/foto-detaje-te-reja-nga-ngjarja-ne-bularat-kacifa-ishte-arrestuar-per-trafik-droge/ Mon, 29 Oct 2018 17:52:22 +0000 https://new.55news.al/?p=62327 Detaje të reja janë zbuluar pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare. Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezulton person me precedentë penalë në Greqi. Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në […]

The post Foto/ Detaje të reja nga ngjarja në Bularat, Kaçifa ishte arrestuar për trafik droge appeared first on 55 News.

]]>
Detaje të reja janë zbuluar pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare. Mediat greke shkruajnë se 35-vjeçari i lindur në Bularat dhe banues në Athinë rezulton person me precedentë penalë në Greqi.

Mësohet se ai është arrestuar në vitin 2009 nga policia greke në Halandri, në periferi të Athinës pasi është kapur me rreth 1 kilogram hashash. Prokuroria në Athinë e ka akuzuar 35-vjeçarin në vitin 2009 për akuzën e trafikut të drogës si dhe si pjesëtar të një organizate kriminale.

kac

The post Foto/ Detaje të reja nga ngjarja në Bularat, Kaçifa ishte arrestuar për trafik droge appeared first on 55 News.

]]>
Lokalizohet greku, Kaçifa qëllon edhe ndaj RENEA-s https://55news.al/aktualitet/lokalizohet-greku-kacifa-qellon-edhe-ndaj-renea-s/ Sun, 28 Oct 2018 13:39:32 +0000 https://new.55news.al/?p=61917 Kostandinos Kaçifa, greku 35 vjeçar që qëlloi me breshëri ndaj policisë është lokalizuar nga forcat e shumta të policisë që janë vënë në ndjekje të tij. Por ai duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Greku Kaçifa ka qëlluar edhe ndaj forcave speciale RENEA, të cilët kanë shkuar për ta arrestuar. Mësohet se ekstremisti […]

The post Lokalizohet greku, Kaçifa qëllon edhe ndaj RENEA-s appeared first on 55 News.

]]>
Kostandinos Kaçifa, greku 35 vjeçar që qëlloi me breshëri ndaj policisë është lokalizuar nga forcat e shumta të policisë që janë vënë në ndjekje të tij.

Por ai duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Greku Kaçifa ka qëlluar edhe ndaj forcave speciale RENEA, të cilët kanë shkuar për ta arrestuar.

Mësohet se ekstremisti grek aktualisht ndodhet pranë depos së ujit në fshatin Bularat.

Vazhdo operacioni për arrestimin e tij.

© SYRI.net

The post Lokalizohet greku, Kaçifa qëllon edhe ndaj RENEA-s appeared first on 55 News.

]]>