kadare Archives - 55 News https://55news.al/tag/kadare/ Wed, 01 Jul 2020 08:26:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kadare Archives - 55 News https://55news.al/tag/kadare/ 32 32 Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB. https://55news.al/politike/shqiperia-zgjidhet-zevendes-presidente-e-asamblese-se-pergjithshme-ne-okb/ Wed, 01 Jul 2020 08:26:52 +0000 https://new.55news.al/?p=166593 Eshte nje lajm qe kapercen rendesine diplomatike dhe merr nje permase me te gjere fakti qe Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB.Sigurisht ka peshe dhe vlere te rendesishme per shtetin shqiptar ky lloj pozicioni i Shqiperise ne OKB por dhe nje merite e punes intensive se ambasadores Besjana Kadare.Te dy keto […]

The post Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB. appeared first on 55 News.

]]>
Eshte nje lajm qe kapercen rendesine diplomatike dhe merr nje permase me te gjere fakti qe Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB.
Sigurisht ka peshe dhe vlere te rendesishme per shtetin shqiptar ky lloj pozicioni i Shqiperise ne OKB por dhe nje merite e punes intensive se ambasadores Besjana Kadare.
Te dy keto faktore te rendesishem paten influencen e tyre ne kete pozicionim te Shqiperise
Gjithsesi ishte nje dite e mrekullueshme per shqiptaret ku Shqiperia me ambasadore Besjana kadaren si Zv.Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB dhe Elez Biberaj si drejtor i Zerit te Amerikes.

The post Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB. appeared first on 55 News.

]]>
Zëri i Amerikës: Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019 https://55news.al/kulture/zeri-i-amerikes-kadare-nderohet-me-cmimin-pak-kyongni-2019/ Sat, 26 Oct 2019 19:21:32 +0000 https://new.55news.al/?p=125525 Shkrimtari Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin Pak Kyongni 2019. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi u zhvillua sot, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut. Kryetar i komisionit përzgjedhës Kim Uchang, tha se zoti Kadare është një shkrimtar që do ta ngrerë edhe më lart këtë çmim, tani në vitin e nëntë […]

The post Zëri i Amerikës: Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin Pak Kyongni 2019. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi u zhvillua sot, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kryetar i komisionit përzgjedhës Kim Uchang, tha se zoti Kadare është një shkrimtar që do ta ngrerë edhe më lart këtë çmim, tani në vitin e nëntë që nga themelimi. Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

“Jam me të vërtet krenar që marr këtë çmim, që mban emrin e zonjës së madhe të kulturës koreane dhe jo vetëm kaq por edhe të letërsisë, shpirtit dhe moralit të popullit tuaj. Ajo që më prek veçanërisht është dashuria e popullit korean për letërsinë dhe për përfaqësuesen e tij Pak Kyong ni”, tha Ismail Kadare duke marr çmimin.

Misteri më i madh i letërsisë botërore, tha shkrimtari, është fakti se si ajo ka mbijetuar për mijëvjeçarë të tërë, se si populli e ka mbrojtur atë, sepse kundër saj ka patur gjithmonë ushtri armike që kanë dashur ta shkatërrojnë çdo ditë.

 

“Unë vetë kam jetuar në një regjim shumë të vështirë i cili në kujtesën e njerëzve tani që ai është rrëzuar, ka mbetur si një kujtim i ferrit të Dantes”, tha shkrimtari.

Ka qenë një koincidencë shumë e çuditshme mes dy popujve tanë, popullit tim shqiptar dhe popullit tuaj korean. Sot në botë është shumë e rrallë që të ketë dy shtete që t’i përkasin një kombi. Në Evropë është pikërisht shteti evropian i Shqipërisë dhe shteti tjetër po ashtu evropian dhe ballkanik njëkohësisht.

Pastaj Ismail Kadare iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve lidhur me pikëpamjet e tij filozofike për letërsinë dhe lexoi një ese në gjuhën shqipe për Eskilin.

Gjuha shqipe, tha ai, është një gjuhë shumë e vështirë por për shkrimtarin kjo është një gjë e mirë sepse një gjuhë e vështirë shndërrohet në aleatin më të mirë të atyre që bëjnë letërsinë.

Çmimi Pak Kyongni shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit u bë pasi u shqyrtuan rreth 350 autorë nga mbarë bota, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.

The post Zëri i Amerikës: Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019 appeared first on 55 News.

]]>
Ismail Kadare, fiton “Nobelin” amerikan. Ja shuma që do të marrë https://55news.al/kulture/ismail-kadare-fiton-nobelin-amerikan-ja-shuma-qe-do-te-marre/ Thu, 17 Oct 2019 07:16:06 +0000 https://new.55news.al/?p=123596 Shkrimtari shqiptar i njohur në të gjithë botën ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt 2020”. I përshkruar si “Nobel Amerikan”, çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu. Mbrëmjen e të mërkurës, Kadare u përzgjodh fituesi çmimit ndërkombëtar. Kujtojmë se […]

The post Ismail Kadare, fiton “Nobelin” amerikan. Ja shuma që do të marrë appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari shqiptar i njohur në të gjithë botën ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt 2020”.

I përshkruar si “Nobel Amerikan”, çmimi Ndërkombëtar i Letërsisë Neustadt është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Mbrëmjen e të mërkurës, Kadare u përzgjodh fituesi çmimit ndërkombëtar.

Kujtojmë se Kadare ishte pretend për Nobelin në Letërsi, por çmimi iu akordua mbështetësit të Millosheviçit, Peter Handke

Është poet dhe prozator, dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin.

Novela e tij e parë e madhe janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963) dhe “Kronikë në Gur” (1971). Për të vijuar më pas me: “Pallati i ëndrrave”, “Prill i thyer”, “Dosja  H” etj. Proza e Kadaresë vlerësohet për poezinë dhe eksplorimin e saj të pashembullt. Puna e  Kadaresë është një testament monumental për vëzhgimin e tij se si “shkrimtari është armiku natyror i diktaturës”.

Romanet e tij janë përkthyer në dyzet e pesë gjuhë. Në 2005 ai u nderua me çmimin inaugurues të “Man Booker International” dhe më pas i “Princit të Asturias” (2009) etj.

The post Ismail Kadare, fiton “Nobelin” amerikan. Ja shuma që do të marrë appeared first on 55 News.

]]>
Sivjet ndahen dy çmime Nobel për letërsi, kë favorizojnë bastvënësit https://55news.al/kulture/sivjet-ndahen-dy-cmime-nobel-per-letersi-ke-favorizojne-bastvenesit/ Fri, 04 Oct 2019 11:46:42 +0000 https://new.55news.al/?p=121211 Ekspertët janë të kujdesshëm, por bastvënësit preferojnë aktivisten adoleshente për klimën, Greta Thunberg, për laureate të Çmimit Nobel për Paqe, i cili do të ndahet javën e ardhshme. Vlerësimet nga Ladbrokes – kompani e basteve në Londër – tregojnë se 16-vjeçarja do të shpërblehet me këtë çmim, pasi ka nisur një grevë në shkollë, e […]

The post Sivjet ndahen dy çmime Nobel për letërsi, kë favorizojnë bastvënësit appeared first on 55 News.

]]>
Ekspertët janë të kujdesshëm, por bastvënësit preferojnë aktivisten adoleshente për klimën, Greta Thunberg, për laureate të Çmimit Nobel për Paqe, i cili do të ndahet javën e ardhshme.

Vlerësimet nga Ladbrokes – kompani e basteve në Londër – tregojnë se 16-vjeçarja do të shpërblehet me këtë çmim, pasi ka nisur një grevë në shkollë, e cila më pas ka frymëzuar miliona të tjerë për t’iu bashkuar lëvizjes “Të premtet për të ardhmen”.

Çdo parashikim, megjithatë, bart pasiguri të madhe, pasi lista e kandidatëve që shqyrtohet nga Komiteti i Nobelit, nuk bëhet publike dhe ekspertët kanë mendime të ndryshme nëse ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis klimës dhe konflikteve të dhunshme.

Ndryshe nga herat e tjera, Komiteti i Nobelit do të ndajë sivjet dy çmime për letërsinë, për vitin 2018 dhe këtë vit.

Vitin e kaluar – për herë të parë në 70 vjet – çmimi është shtyrë për shkak të një skandali të ngacmimit seksual. Shtatë nga 18 anëtarët e Akademisë suedeze kanë dhënë dorëheqje.

Parashikimet për laureatin në letërsi janë gjithmonë spekulime, që më shumë reflektojnë dëshira sesa një gjykim të vërtetë të prirjeve të Akademisë.

Në mesin e fituesve të mundshëm që përmenden sivjet janë: shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk, shkrimtari kenian, Ngugi Wa Thiong’o, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, shkrimtarja amerikane, Joyce Carol Oates, dhe shkrimtari japonez, Harukii Murakami.

France 24 shkruan se Akademia do të përpiqet të shmangë polemikat këtë vit, andaj do të përpiqet të bëjë zgjedhje të matura. Laureatët pritet të përfshijnë së paku një grua.

Vendimi për të nderuar këngëtarin dhe tekstshkruesin amerikan, Bob Dylan, në vitin 2016 i ka zemëruar tradicionalistët.

Më 2017, ndërkaq, fitorja e Kazuo Ishiguros, një romancier britanik me origjinë japoneze, është parë si zgjedhje konsensuale.

Një Weinstein francez

Trazirat në Akademi kanë nisur në nëntor të vitit 2017, kur 18 gra kanë folur në media dhe kanë akuzuar një figurë kulturore – me lidhje të ngushta me Akademinë – për sulme seksuale, përdhunime dhe ngacmime.

Kjo ka ndodhur shumë shpejt pasi ka nisur lëvizja globale anti-seksizëm #Mee Too, e cila është nxitur nga akuzat kundër producentit amerikan të filmave, Harvey Weinstein.

Në rastin e Suedisë, i akuzuari ishte Jean-Claude Arnault, një francez i martuar me anëtaren e Akademisë, Katarina Frostenson.

Akuzat kanë shkaktuar mosmarrëveshje në institucionin e respektuar për mënyrën se si të trajtohen lidhjet me të. E gjithë kjo ka nxitur edhe një luftë të egër për pushtet dhe ka bërë që mbreti suedez, Carl XVI Gustaf, të ndërhyjë.

Ai i ka ndryshuar statutet, duke iu mundësuar anëtarëve, me pozita të përhershme, të japin dorëheqje.

Arnault më pas është dënuar për përdhunim dhe po vuan një dënim prej dy vjetësh e gjysmë burgim, ndërsa gruaja e tij e ka braktisur Akademinë.

Pas emërimit të anëtarëve të rinj, Akademia është zotuar për më shumë transparencë.

Çmimi i Paqes për Gretën?!

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Paqe u është ndarë dy kampionëve të luftës kundër dhunës seksuale: kirurgut nga Kongoja, Denis Mukwege, dhe aktivistes Yazidi, Nadia Murad.

E preferuara e bastvënësve sivjet është aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, e cila së voni ka fituar çmimin më të lartë të organizatës Amnesty International.

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja ka mobilizuar miliona të rinj prejse ka nisur “Grevën Shkollore për Klimën”, e vetme para Parlamentit suedez, në gusht të vitit 2018.

“Ajo që ka bërë ajo gjatë vitit të kaluar është e jashtëzakonshme”, ka thënë Dan Smith, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm.

“Ndryshimi i klimës është një çështje, e cila lidhet fuqishëm me sigurinë dhe paqen”, ka thënë ai.

Por, homologu i tij në Institutin e Kërkimit të Paqes, me seli në Oslo, Henrik Urdal, ka thënë se nuk mendon se ajo do të fitojë.

“Fare pak gjasa”, ka thënë Urdal, duke përmendur moshën e saj të re dhe faktin se lidhja midis ndryshimit të klimës dhe konfliktit të armatosur mbetet e padëshmuar.

Si fitues të mundshëm të Nobelit për Paqe janë përmendur edhe kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, i cili ka bërë paqe me Eritrenë, si dhe dy organizatat joqeveritare: Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka marrë 301 nominime këtë vit, por ai kurrë nuk i zbulon emrat.

Sezoni Nobel hapet të hënën me Çmimin për Mjekësi dhe përfundon më 14 tetor me Çmimin për Ekonomi/REL

The post Sivjet ndahen dy çmime Nobel për letërsi, kë favorizojnë bastvënësit appeared first on 55 News.

]]>
Nobeli për letërsi më 10 tetor, bastet preferojnë Kadarenë para Kunderës https://55news.al/kulture/nobeli-per-letersi-me-10-tetor-bastet-preferojne-kadarene-para-kunderes/ Fri, 04 Oct 2019 11:44:24 +0000 https://new.55news.al/?p=121209 Shkrimtari dhe gazetari irlandez Dan Sheehan: A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadarénë? Ismail Kadare me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë […]

The post Nobeli për letërsi më 10 tetor, bastet preferojnë Kadarenë para Kunderës appeared first on 55 News.

]]>
Shkrimtari dhe gazetari irlandez Dan Sheehan: A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadarénë?

Ismail Kadare me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë të çmimeve Nobel për Letërsinë. Ky roman që shpreh sintezën e instalimit të diktaturës me një stil të përsosur metaforik, u botua për herë të parë më 1981-shin me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.

Edhe këtë vit, siç ka ndodhur gjithmonë, të pasionuarit bastexhinj të letërsisë, nuk e humbasin shpresën për fitoren e Ismail Kadaresë, duke e renditur herë në krye të listës e herë më mesin e saj, po kurrë në fund, dhe të bashkërenditur me emra të mëdhenj, që ende s’e kanë prekur Nobelin, ndërsa kanë qëndruar me vite të tëra në pritje.

Shpresat e bastexhinjve për fituesin e Nobelit qëndrojnë vazhdimisht tek shkrimtari japonez Haruki Murakami, Milan Kundera, Adonis, Ismail Kadare, etj, ndërsa kësaj liste i janë shtuar tashmë edhe emrat e reklamuar muajve të fundit, së shumti në disa media britanike dhe norvegjeze, siç janë Margaret Atwood, Olga Tokarczuk apo Anne Carson, ku kjo e fundit qëndron në krye të listës së basteve pas një publiciteti të ditëve të fundit që i është bërë në mediat suedeze.

“Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit.”, shkruan jo pa njëfarë ironie shkrimtari dh gazetari irlandez, Dan Sheehan. Ai i referohet faktit se këtë vit për herë të parë pritet të ketë dy fitues të Nobelit që do të jepen përkatësisht për vitin 2018 dhe 2019 pas pezullimit të lauerimit një vit më parë me shkak skandalin seksual. Çfarë ndodh në të vërtetë me parashikimet e të pasionuarëve të letërsisë në lojërat e fatit dhe çfarë supozohet të ndodhë brenda mureve enigmatike të Akademisë Suedeze të Nobelit.

Pasi publikon listën e ngushtë të pikëve që janë marrë nga bastet, mes tyre edhe shkrimtarin shqiptar Ismal Kadare, Ed Sheehan shkruan për historinë e pritjeve të gjata nga autorët e shquar të Nobelit në Literary Hub, një uebfaqe e përditshme letrare që përqendrohet në letërsinë fiction dhe jo-fiction.

Ndërsa vë theksin mbi dy autorë të njohur si Milan Kundera dhe Ismail Kadare, shkrimtari dhe gazetari Ed Sheehan, shprehet se Nobeli është i paparishikueshëm dhe satirizon sajesat publicitare të shtëpive botuese ose qëndrimet nacionaliste në reklamimin paraparak që iu bëhet autorëve si me gjasë janë shumw afër Nobelit. Një nga kriteret e përzgjedhjes së Nobelit pas listës së ngushtë është se përveç jurisë caktohen (telefonohen) edhe 6 anëtarë të orëve të fundit për votim, gjë që e bën të rrëshqitshëm këtë çmim kundrejt pritshmërisë së publikut apo edhe atyre që kapen pas etheve të lojërave të fatit. Dihet që Akademia suedeze e Nobelit nuk zbardh në faqen e saj zyrtare asnjë fazë paraprake të procesit të votimit. Pritet vetëm data 10 tetor, kur të mësojmë se cilët janë dy autorët fitues të çmimeve Nobel për letërsinë për 2018 dhe 2019-n.

Komenti i Dan Sheehan në Literary Hub

“Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni!! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit. Po, siç e dimë të gjithë tani, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze në fillim të vitit të kaluar, si pasojë e një skandali të sjelljes seksuale, ku u mësua se burri i një anëtareje të akademisë u burgos për përdhunim, u ndalua të shpallej laureati i Çmimi Nobel për 2018-n, dhe do të shpallen sëbashku si për vitin 2018 ashtu edhe për 2019-n, ky tymnaja që po lëshohet në Stokholm do të shpërndahet pas kësaj jave.

Megjithëse Çmimi Nobel për Letërsi ka qenë prej kohësh tepër i vështirë për t’u parashikuar – akademia rregullisht kurorëzon kuajt e zinj (bëj thirrje për ta rilindur njeriun Robert Zimmerman) (-emri i lindjes së Bob Dylan-dh.h.)- në kurriz të atyre që prisnin me durim përmes telefonit belbëzimet (thuajeni një për Filipin “mbase vitin tjetër” Roth) – e kjo kurrë nuk i ka ndaluar librashitësit të përpilojnë llogaritë e tyre vjetore. Sipas uebfaqes britanike me famë të njohur Nicer Odds, poeti dhe eseistja kanadeze Anne Carson është fara më e mirë e këtij viti, ndërsa pozicioni i shansit e merr s’e merr, është i zënë nga injoruesi i kohës së preferuar prej të gjithëve, George R. R. Martin.

A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve e Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadaré? A do të zgjatet atje llëra e Olga Tokarczuk, duke mposhtur kockat e forta të bashkëkohësve të saj ? Do ta zbulojmë të premten

The post Nobeli për letërsi më 10 tetor, bastet preferojnë Kadarenë para Kunderës appeared first on 55 News.

]]>
Nobeli për letërsi, ja çfarë thotë kritiku letrar gjerman për Kadarenë https://55news.al/kulture/nobeli-per-letersi-ja-cfare-thote-kritiku-letrar-gjerman-per-kadarene/ Tue, 01 Oct 2019 09:05:53 +0000 https://new.55news.al/?p=120573 Më 10 tetor 2019 do të shpallen fituesit e Çmimeve Nobel në Letërsi, për vitet 2018 dhe 2019 – kësaj herë do të ketë dy çmime. Kritiku letrar gjerman Martin Ebel, ka disa fjalë për kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë. “Të merituar do ta kishte Kadare vlerësimin me çmim, ndër të tjera për romanin […]

The post Nobeli për letërsi, ja çfarë thotë kritiku letrar gjerman për Kadarenë appeared first on 55 News.

]]>
Më 10 tetor 2019 do të shpallen fituesit e Çmimeve Nobel në Letërsi, për vitet 2018 dhe 2019 – kësaj herë do të ketë dy çmime.

Kritiku letrar gjerman Martin Ebel, ka disa fjalë për kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë.

“Të merituar do ta kishte Kadare vlerësimin me çmim, ndër të tjera për romanin e jashtëzakonshëm, “Pasardhësi”.

Ky libër ngre portretin e një diktatori në lartësinë e parablesë, roman, i cili mund të matet me romanet e mëdhenj të Amerikës Latine. 

2832529.jpg200px-Pasardhësi.jpg

The post Nobeli për letërsi, ja çfarë thotë kritiku letrar gjerman për Kadarenë appeared first on 55 News.

]]>
“Ngrinin xhaketat t’u dukej koburja“! Flet poeti që u detyrua të punonte me lopatë: Si më mbrojti Kadareja nga sulmet e dy poetëve ushtarakë https://55news.al/kulture/ngrinin-xhaketat-t-u-dukej-koburja-flet-poeti-qe-u-detyrua-te-punonte-me-lopate-si-me-mbrojti-kadareja-nga-sulmet-e-dy-poeteve-ushtarake/ Sun, 29 Sep 2019 08:08:19 +0000 https://new.55news.al/?p=120239 Memorie.al sjell pjesë nga kujtimet e shkrimtarit dhe poetit Faslli Haliti, i cili në fillimin e viteve ’70-të u dërgua në prodhim si puntor me lopatë për vite me rradhë në fushat e Myzeqesë dhe Komunalen e Lushnjes për shkak të vëllimit të tij poetik “Dielli dhe rrëkerat”, ku akuzohej se “nxinte realitetin”. Si i […]

The post “Ngrinin xhaketat t’u dukej koburja“! Flet poeti që u detyrua të punonte me lopatë: Si më mbrojti Kadareja nga sulmet e dy poetëve ushtarakë appeared first on 55 News.

]]>
Memorie.al sjell pjesë nga kujtimet e shkrimtarit dhe poetit Faslli Haliti, i cili në fillimin e viteve ’70-të u dërgua në prodhim si puntor me lopatë për vite me rradhë në fushat e Myzeqesë dhe Komunalen e Lushnjes për shkak të vëllimit të tij poetik “Dielli dhe rrëkerat”, ku akuzohej se “nxinte realitetin”. Si i kujton poeti rebel dhe problematik i regjimit, diskutimet e debatet e ashpra në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në mes Kadaresë dhe Agollit, si dhe qëndrimin e shkrimtarëve të tjerë si: Viktor Qurku, Agim Shehu, Luan Qafëzezi etj.

Më vjen një ftesë nga Lidhja e Shkrimtarëve. Më 15 mars 1973 organizohej një mbledhje me të gjithë poetët, në sallën e Lidhjes. U nisa për në Tiranë. Mbledhja filloi. Më vunë në presidium. Mbledhjen e drejtonte Dritëro Agolli. Në presidium ishte edhe Ismail Kadare. Dhimitër Shuteriqi ishte në sallë. Qëndronte ulur në rreshtin e parë dhe mbante shënime për cilindo që diskutonte. Më duket sikur protokollin e mbledhjes po e mbante ai vetë.

Në mbledhje folën e diskutuan shumë krijues e kritikë. Kritikuan poemën time, disa poezi të miat, veçanërisht poezinë e “Njeriu me kobure”, “Vetëshërbim” etj., etj. Krahas poemës sime kritikuan edhe poemën e Viktor Qurkut “Shkëlqimi”.

Poezinë “Njeriu me kobure” e sulmuan sidomos dy pseudopoetët ushtarakë, I.G. dhe L.D., etj. Kur flisnin e diskutonin krijuesit ushtarakë, përvishnin mëngët e gjimnastorkave. Revani i tyre ishte i egër shkumbues. Nuk mbaheshin. Filluan të kritikonin edhe Ismail Kadarenë për tregimin “Zbërthimi”, “Provokacioni” etj. Në këte mbledhje u atakua edhe poema “Pse mendohen këto male”, nga dramaturgu oficer, B.K.

Me këtë dramaturg kisha udhëtuar një ditë më parë në tren, duke ardhur për në Tiranë. Gjatë rrugës ai më ndejti ftohtë. Më foli keq për disa krijime të Kadaresë si dhe për poemën “Pse mendohen këto male”. U çudita. E kundërshtova. Tani që ai po fliste në mbledhje për poemën, tani që po e kritikonte atë, kuptova se ushtarakët sikur kishin një mllef kundër Kadaresë dhe ndaj atyre që kishte në konsideratë për Kadarenë. Kush i ndërsente këta ushtarakë, kush ua hapte syrin edhe gojën këtyre?!

Unë vetëm dëgjova. Nuk diskutova, nuk bëra autokritikë për poemën, për poezitë që m’u kritikuan. Viktor Qurku, diskutoi. Mirë diskutoi. Nuk bëri autokritikë. Ai kishte bindje se poema e tij nuk ishte e gabuar.

Kujtim Spahivogli foli pas Viktor Qurkut. Kujtimi ishte i mendimit se poema “Dielli dhe rrëketë” duhej të ishte më e fuqishme. Pra ai kërkonte më tepër prej saj kur atë edhe ashtu siç ishte po e kritikonin për ashpërsi dhe nxirje të realitetit të mrekullueshëm socialist. Kujtim Spahivogli tha se Viktori duhet të tregonte më shumë buonsens në diskutimin e tij. Ai tha se Kadareja me shokë në vitet ‘60-të kishin treguar shumë buonsens gjatë debatit me “gardën e vjetër” të shkrimtarëve.

Qamil Buxheli ndër të tjera mbrojti poezinë time “Vetëshërbim”. Kjo poezi u kritikua si një manifest i hermetizmit, si një poezi që bënte thirrje për zëvendësimin e partishmërisë proletare me atë borgjeze. Kjo poezi u kritikua më vonë në gazetën “Zëri i Popullit” nga Fiqret Shehu, një vit më vonë po Fiqreti e kritikoi për të njëjtën gjë këtë poezi, si dhe poezinë “Njeriu me kobure” në revistën “Rruga e partisë” Nr.3, viti 1974 me rastin e një vjetorit të fjalimit të 15 marsit 1973 të Enver Hoxhës.

Ruzhdi Pulaha e mbrojti poezinë “Njeriu me kobure”. Ai tha:

-Po ju ushtarakët të pakritikueshëm jeni kështu?

Me këto fjalë Ruzhdiu iu drejtua shkrimtarëve ushtarakë që e kishin shumë zët këtë poezi. Dritëro Agolli tha për poezinë “Njeriu me kobure”. -Hë mo mirë e ka Faslliu. Mburren me koburen disa. Edhe ai faturino i autobuzit ngre xhaketën dhe na tregon koburen.

Dalan Shapllo në diskutimin e tij tha se poezitë e Faslli Halitit janë të fuqishme, realiste e të sinqerta, etj., etj.

Kështu më kishte folur edhe Dritëroi në prani të tjerëve si dhe në prani të poetit të ri Fatbardh Rustemi:

“Edhe unë shkruaj poezi, por ti Faslli shkruan poezi burrërore, etj., etj” më tha Dritëroi.

Kurse tani thoshte, të shohim, si do të qëndrojë poezia “Njeriu me kobure”, në dritën e fjalimeve të fundit të Partisë. “Nejse. Punë e tij”. Më tha dikush:

-“Tjetër është talenti, tjetër karakteri, shok i dashur”.

Vetëm më vonë do t’i kuptoja këto fjalë.

Në mbledhje foli edhe Kadareja. Ai tha për Razi Brahimin se:

“Raziu ka një vështrim policesk për poezinë”.

Ismail Kadareja foli për trajtimin e temave të mëdha. Kur Ismaili tha se gjuha nuk është superstrukturë e bazës, se këtë marrëzi të akademikut sovjetik Marri, po e përsëriste edhe Razi Brahimi, duke i gjykuar fjalët si superstrukturë të bazës, por ndërhyri Dritëro Agolli dhe e kundërshtoi Ismailin, duke thënë: “Fjala vërtetë s’ka karakter klasor, por kur ajo kthehet në figurë stilistike, merr konotacion klasor”.

Ismaili nuk iu përgjigj objeksionit të Dritëroit.

Pastaj diskutoi Luan Qafëzezi, i cili atakoi në diskutimin e tij Fadil Paçramin. Tha se Fadil Paçrami, poemën “Baballarët” e kishte quajtur konservatore etj., etj., që s’më kujtohen.

Duke dëgjuar Luan Qafëzezin të kritikonte Fadil Paçramin, m’u kujtuan fjalët e Agim Shehut i cili një natë më parë pasi mbaroi mbledhja në sallën e Lidhjes, më kishte thënë: “E di kush është ai “rrufjani” politik, për të cilin flet Enver Hoxha?

-Jo, i them, – s’e di. E si mund ta di unë. Pse ma bën këtë pyetje mua ti Agim. Ç’punë kam unë me këto gjëra?!

Agimi më tha me nervozizëm: “Edhe ai Ismaili yt nuk është pa gjë. Edhe ai me klika vepron. Prandaj mos ma mbaj për idhull ti atë. Dëgjove”?!

I them prerë Agim Shehut: “Dëgjo ti Agim Shehu, Ismail Kadareja, s’është vetëm imi, ai është i gjithë Shqipërisë, është edhe shoku yt i fëmijërisë. Unë e di se ju edhe tani jeni shokë. Si më flet kështu për Ismailin ti? Ku do të dalësh ti? Fol më shkoqur”.

-“Kaq mund të të them tani për tani. Ai rrufjani politik për të cilin flet në fjalimin e tij Enver Hoxha është Fadil Paçrami, që nuk vlen jo për sekretar por as për kryetar kooperative. Prandaj të mbash qëndrim kritik ndaj Ismail Kadaresë. Mos ma mbaj për idhull”, u përgjigj Agimi.

-“Unë, për idhull e kam mbajtur dhe për idhull do ta mbaj” – i them.

-“Mirë – më thotë – bëj si të duash”.

U ndamë. Tani që Luan Qafëzezi kritikoi Fadilin m’u bë e qartë biseda me Agimin.

Kur Luan Qafëzezi po vazhdonte të fliste për Fadilin, Ismail Kadareja u çua. I thotë Dritëroit:

-“More Dritëro, ndërhy… Ç’flet ky”?!

Dritëroi nuk i ndërhyri Luanit. E la të fliste siç deshi.

Duke parë këtë skenë që për mua ishte e qartë pas bisedës me Agim Shehun, kuptova se Ismail Kadare nuk ishte fare në dijeni se ç’po ndodhte. Agim Shehu siç doli më vonë kishte qenë i mirinformuar.

Të nesërmen u muar vesh se Enver Hoxha e kishte kritikuar rëndë Fadil Paçramin. Gjithçka u sqarua.

Nën dritën e këtij fjalimi sekretari i Komitetit të Partisë së Lushnjes, Rrapi Gjermeni, organizoi një mbledhje që mund ta quaj tani me plot gojën një autodafe të vërtetë mesjetare, vetë Rrapin një inkuizitor.

Në fund të mbledhjes, që zgjati gjer në mesnatë, Kadareja gjithë merak për mua më tha: “Po tani, Faslli, ku do të shkosh të flesh”?

-Në hotel – i thashë.

U ndamë.

Në të vërtet unë nuk fjeta në hotel, por në apartamentin e Viktor Qurkut. Në të vërtet nuk fjetëm si dy të kritikuar rëndë, por e kaluam natën duke biseduar për poemat tona, nëse ishin apo nuk ishin ato në të vërtet kaq të gabuara sa thuhej…

Gjatë natës e kaluam duke diskutuar me këtë temë e duke pare piktura në revistat Iskustvo, koleksion i Viktorit./memorie.al

The post “Ngrinin xhaketat t’u dukej koburja“! Flet poeti që u detyrua të punonte me lopatë: Si më mbrojti Kadareja nga sulmet e dy poetëve ushtarakë appeared first on 55 News.

]]>
Ismail Kadare, intervistë dhënë shtypit koreanojugor me rastin e marrjes së çmimit ndërkombëtar https://55news.al/kulture/ismail-kadare-interviste-dhene-shtypit-koreanojugor-me-rastin-e-marrjes-se-cmimit-nderkombetar/ Tue, 24 Sep 2019 11:35:22 +0000 https://new.55news.al/?p=119429 Ismail Kadare, intervistë dhënë shtypit koreanojugor me rastin e marrjes së çmimit ndërkombëtar “Park Kyung-ni Literature Award”. Shqipëria, një vend i vogël në Gadishullin Ballkanik, ra në komunizëm pas përfundimit të Luftës Botërore. Për dekada, ajo që njerëzit thonin dhe shkruanin u censurua rreptësisht në Shqipërinë komuniste. Ismail Kadare, shkrimtari 83-vjeçar shqiptar ishte adoleshent kur […]

The post Ismail Kadare, intervistë dhënë shtypit koreanojugor me rastin e marrjes së çmimit ndërkombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Ismail Kadare, intervistë dhënë shtypit koreanojugor me rastin e marrjes së çmimit ndërkombëtar “Park Kyung-ni Literature Award”.

Shqipëria, një vend i vogël në Gadishullin Ballkanik, ra në komunizëm pas përfundimit të Luftës Botërore. Për dekada, ajo që njerëzit thonin dhe shkruanin u censurua rreptësisht në Shqipërinë komuniste. Ismail Kadare, shkrimtari 83-vjeçar shqiptar ishte adoleshent kur iu fut rrugës së letërsisë duke kopjuar me dorë Macbethin e Shekspirit dhe bëri emër si një romancier në moshë 27 vjeçare me romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963)”. Kadare kërkoi azil politik në Francë në 1990 dhe vazhdon të shkruajë atje që atëherë. “Bota ende nuk e kupton sa tragjike është të jetosh në një vend që nuk e do letërsinë. Letërsia është gjëja më e çmuar në jetë, ” shkruan Kadare në një intervistë të dërguar me email.

Besoj se ju keni mësuar pak për shkrimtaren korean Pak Kyongni pasi jeni njoftuar për çmimin. Ç’mendim keni për të?

Kam dëgjuar fjalë shumë të mira për shkrimtaren Pak Kyongni dhe më duket një fakt shumë i bukur, që ky çmim mban emrin e saj. Gjithashtu, është një gëzim për mua që këtë çmim e ka marrë para meje një shkrimtar që e çmoj shumë si Amos Oz, një nga miqtë e mi më të mirë. Letërsia është e tillë, ka në thelbin e saj globalizmin. Ne jetojmë në një shtëpi të madhe, që quhet tokë, glob tokësor. Në thelbin e saj, është universale, e përjetshme, e pamoshë, e pa vend, në kuptim e pa caktuar në një vend. Ndjehem i nderuar që e kam fituar këtë çmim në Korenë e Jugut.

Në 1970, Parisin e përshkroi një stuhi letrare, botimi i “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Një libër i cili ju ka dhënë një emër të madh në botën letrare. Si lindi ky roman?

Ka filluar si një tregim i shkurtër, mbresë. Por është e bukur si fakt që të jep jeta ndonjëherë. Jeta shpesh nuk te jep fakte të bukura, por i krijon shkrimtari. Në këtë rast është një dhuratë, një ngjarje e pazakonshme që ka brenda diçka që kapërcen vetveten. Një mision i çuditshëm, që ndodh në botë shumë rrallë, që ndodh midis dy vendeve shumë rrallë. Dhe që ndodhte në Shqipëri në një atmosferë jo të përshtatshmë për të. Do me thënë, vinë përfaqësues të një ushtrie që ende quhej e NATO-s, armiqësore për ne, për të kryer një mision njerëzor, të cilin Shqipëria komuniste dhe nuk e kuptonte mirë. Shqipëria s’ishte mësuar me mallëngjimet e vjetra, të kaluara, të stërkaluara, të harruara, të paharruara, të fajit, të jofajit. Pra ishtë një subjekt, një ngjarje që të jepte liri. Por liria në këtë rast, dhe befasia, janë të përshtatshme për letërsinë por janë të rrezikshme në një vend ku liria nuk çmohet, në një vend ku liria, përkundrazi, të kall frikën. Kjo është. Kjo kundërthenie, bëri që unë t’i kthehesha shumë herë kësaj teme, sepse sapo e shkrova, m’u duk se ishte më e thellë, gjithmonë se ç’mendova në fillim, më e thellë, më e ngatërruar, më problematike. Nisi si tregim, pastaj u pasurua si novelë, u botua në shtyp, pastaj u kritikua.

Ky është romani më i njohur në botë i juaj, por sipas mendimi tuaj nuk është romani më i mirë, apo jo?

Unë mendoj që nuk është romani im më i mirë, por më i njohuri, vërtet pasi unë kam qenë shumë i ri kur e kam shkruar, njëzet e pesë vjeç, shkrimtar i ri në një vend, domethënë, në një rend shoqëror të mjerë, të trishtueshëm, jashtëzakonisht armiqësor për letërsinë, për një talent. Dhe në fillim, sigurisht unë s’krijova… një temë e tillë s’të krijonte asnjë afërsi me shoqërinë socialiste, me shtetin, me klimën, gjithçka ishte e kundërt me atë që neve e kishim bazuar artin tonë, letërsinë tonë të realizmit socialist. Bazohej në një gjë shkretanë, një gjë jashtëzakonisht e trishtueshme për artin. Gëzimi, optimizmi, qielli ishte blu, që shndriste. Kurse ky ishte një roman me baltë, shi dhe vdekje. Ishte i mbarë si letërsi por krejtësisht i mbrapshtë për vendin ku jetoja.

Në romanin tjetër tuaj, “Pallati i Ëndrrave”, ju iu afruat shumë afër rrezikut, duke jetuar në një vend diktatorial si Shqipëria, ku pavarësisht nga alegoria, ishte e qartë që ju i bënit autopsi vendit ku jetonit.

Unë nuk u nisa me këtë qëllim, si të thuash që, po ia hedh regjimit me një temë jo të përshtatshme për të. Në letërsi, zakonisht, shkrimtarët seriozë, nuk nisen nga dikanëri të tilla. Vetvetiu tema e tillë, e shtypjes së njeriut, është e natyrshme, dhe meritat e tij, ose mosmerita e tij, është që ta vërë re këtë gjë ose të mos e vërë re këtë gjë.

Cilët shkrimtarë ju pëlqejnë dhe cilat vepra konkretisht?

Mua më ka pëlqyer letërsia dramatike, për arsye që mund t’i duken një lexuesi, një kritiku, një studiuesi, një akademiku, mund t’i duken mjaft banale. Është njëlloj si të habitesh pse fëmijëve iu pëlqejnë tmerret ndonjëherë. Fëmija sa është natyrë e padjallëzuar, e pastër, aq më shumë do të shikojë tmerrë të frikshme, të kundërta. Dhë unë kur isha fëmijë, më tërhiqnin shumë fantazmat, dhe pak a shumë, shtëpia ku banoja ishte e tillë – në Gjirokastër – që ma nxiste këtë përfytyrim. Ma nxiste përfytyrimin e frikshëm. Këtë çudi ma ma nxiti edhe një shkrimtar që unë s’kuptoja çfarë ishte dhe ai quhej Shekspir, nga Anglia, i përkthyer, dhe u mahnita, se libri quhej “Makbeth”. Sigurisht e shfletova në fillim, pastaj e shfletova me kujdes, e lexova një më një, nuk kuptova thelbin e tij, s’mund ta kuptoja se ishte vepër shumë e thellë. Por ama u kënaqa shumë që atje kishte magjistrica, fantazma, që uleshin në tryezë, që vinin iknin. Më pëlqente çdo gjë e këtij libri dhe m’i errësoi të gjithë librat e tjerë. Shekspiri më errësoi çdo letërsi tjetër, edhe atë greke. Shekspiri ishte kaq i ashpër dhe dramatik, impresionant. Homeri më pëlqente, por, normalisht, ashtu si edhe të tjerëve. Kjo ishte diçka e mirë se më mbajti në ekuilibër, që të mos degradonte fantazia ime vetëm për tmerre. Për çudi, ai që më ekuilibroi vërtetë ishte Servantesi me “Don Kishotin”. Nëse në veprën time ndjehet humori, këtë e kam nga Don Kishoti.

Cila është këshilla që mund t’u jepni shkrimtarëve të rinj kudo në botë.

Botimi i hershëm mund të jetë mbase edhe fatal. Për fat të keq, që më vonë m’u shndërrua në mbarësi, emri im doli në shtyp si shkrimtar, shumë përpara se të isha shkrimtar. Më doli në mënyrë qesharake, në një përgjigje të gazetës “Letrari i ri”, te rubrika “Posta e redaksisë”. Përgjigjja ishte tallëse për mua: “Ismail Halit Kadare. Lexuam vjershat tuaja, por ato, të mos ju vijë keq, që po jua themi, por janë shkruar në një gjuhë që letërsia nuk i pranon fare.” Kishin botuar dhe strofën time të parë. Unë që as doja t’ia dija se çfarë më shkruanin, por isha i mrekulluar nga emri im i shtypur për herë të parë në gazetë. Mendoj se ashtu si pija u ndalohet adoleshentëve, mund t’u ndalohet edhe të botojnë herët.

Çfarë do donit t’i thonit lexuesit tuaj korean?

Lexuesit korean dua t’i shpreh mirënjohjen, sepse ka treguar interesim për veprën time, po ashtu edhe përkthysve dhe botuesve koreanë që kanë sjellë në këtë vend të largët mbi dhjetë libra të mi.

The post Ismail Kadare, intervistë dhënë shtypit koreanojugor me rastin e marrjes së çmimit ndërkombëtar appeared first on 55 News.

]]>
Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe vajza e Ismail Kadaresë https://55news.al/kulture/ne-mbrojtje-te-teatrit-kombetar-edhe-vajza-e-ismail-kadarese/ Tue, 27 Aug 2019 10:48:45 +0000 https://new.55news.al/?p=115267 Nga Franca ku është pedagoge në sheshin e teatrit bashkë me Risto Siliqin Nga Fatmira Nikolli Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë […]

The post Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe vajza e Ismail Kadaresë appeared first on 55 News.

]]>

Nga Franca ku është pedagoge në sheshin e teatrit bashkë me Risto Siliqin

Nga Fatmira Nikolli

Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë nga qytetarë e artistë e po prej një muaji ka hapur një sezon artistik të pazakontë: shfaqje nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, shfaqje me vullnetarë, shfaqje në mbështetje të një kauze: mbro teatrin. Tashmë sheshi ka gjithnjë njerëz. Kushdo që vjen gjen miq ose njeh të rinjë. Dje, rreth orës 19:00 në sheshin e teatrit erdhi Gresa Kadare dhe Risto Siliqi (djali i Llazar Siliqit). Bashkëshortë, ajo pedagoge në Francë e ai kërkues shkencor në një kompani. Kanë studiuar bio kimi dhe prej pothuaj 30 vitesh jetojnë në vendin e “lirisë, barazisë e vëllazërisë”.

Vajza e shkrimtarit me të shoqin u ulën pranë Edmond Budinës dhe folën gjatë. Thanë se e kanë mbështetur gjithnjë kauzën. Thanë se përfaqësojnë vetveten dhe se nuk i janë fshehur atyre që mendojnë. Regjisori u rrëfeu 19 muaj protestë, 13 muaj përditë, e 30 ditë 24 orë. U rrëfeu “24korrikun”. Bashkëshortët treguan mbështetjen e tyre në mbrojtje të teatrit. Më pas kur erdh ora e fjalimeve në shesh, të dy u ulën mes njerëzve. Edmond Budina i prezantoi dhe i falenderoi. “Jemi njerëz që e duam teatrin. Njerëz që besojmë. Ne jemi bashkë. Nuk na përçan askush.kam kënaqësinë të them se sonte kauzës sonë i shtohen edhe dy miq. Janë dy shkencëtarë. Gresa Kadare dhe Risto Siliqi. Ju faleminderit që jeni me ne. Ndaj ky teatër nuk do bjerë. Teatro të rinj të bëhen sa të duan. Këtu është vënë Doruntina, Nata me hënë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë”, tha Budina.

Artistët nga Italia

Më tej fjalën e morën Albert Dedja dhe Dardana Bërdyna, artistët që të dielën në mbrëmje mbajtën shfaqjen “Më pyesin ku je” në sallën e teatrit kombëtar. Dedja që ka firmën e regjisë dhe tekstit të shfaqjes duke ju treguar mbështetjen qëndrestarëve tha “se jemi të vegjël para jush. Ne jemi larg dhe nuk mund tu mbështesim sa duam. Pjesa jonë flet për konceptin e lirisë.Kushdo që shkon kundër artit mbjell një të ardhme që s’është e ardhme. Teatri për artistët është shtëpia e shpirtit. Nuk mund të shembet shtëpia e shpirtit”. Sipas tij, ky teatër nuk do të bjerë se këtu ka njerëz që besojnë. “Nuk mund të bjerë një histori e mrekullueshme e teatrit shqiptar, ka ngarkesë. Kjo ndërtesë ka identitet, ne na duhet identitetit. Arti na ndihmon të mbijetojmë. Ju falenderojmë për këtë që bëni. Na keni përkrah” tha ai. Edhe Bërdyma duke nënvizuar se ndan të njëjtin mendim me Dedjen, shtoi se “jemi në mbështetje të asaj që bëjnë qytetarët e Tiranës”. Një artiste italiane, Serena Battisti pjesë e kompanisë teatrale “La quarta parette” tha se njihej personalisht me shkrimtarin arbëresh Carmine Abate. “Do bëj të pamundurën që ta sjell këtu e të japë një mesazh. Kur hyra në teatër pata një sëmbim në zemër. Është teatër i mrekullueshëm e nuk duhet shembur”, tha ajo./g.sh/

Image

The post Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe vajza e Ismail Kadaresë appeared first on 55 News.

]]>
Letra e Kadaresë për Papa Gjon Palin II në kohën e luftës në Kosovë: Një masakër e madhe po përgatitet kundër tyre https://55news.al/kulture/letra-e-kadarese-per-papa-gjon-palin-ii-ne-kohen-e-luftes-ne-kosove-nje-masaker-e-madhe-po-pergatitet-kunder-tyre/ Wed, 30 Jan 2019 15:21:55 +0000 https://new.55news.al/?p=82840 “Shenjtëria Juaj, Ashtu si miliona shqiptarë, kam ndjekur me ngazëllim interesimin tuaj për fatin e popullit tim. Si At i shenjtë i kishës së krishterë, ju keni nën vështrimin tuaj gjithë popujt e botës, por ka diçka tepër prekëse, e tepër unikale, në qëndrimin tuaj ndaj kombit të shqiptarëve. Kjo vjen nga fakti se, të […]

The post Letra e Kadaresë për Papa Gjon Palin II në kohën e luftës në Kosovë: Një masakër e madhe po përgatitet kundër tyre appeared first on 55 News.

]]>
“Shenjtëria Juaj,

Ashtu si miliona shqiptarë, kam ndjekur me ngazëllim interesimin tuaj për fatin e popullit tim. Si At i shenjtë i kishës së krishterë, ju keni nën vështrimin tuaj gjithë popujt e botës, por ka diçka tepër prekëse, e tepër unikale, në qëndrimin tuaj ndaj kombit të shqiptarëve. Kjo vjen nga fakti se, të veçanta dhe unikale, kanë qenë raportet e këtij kombi me fenë në përgjithësi, e me fenë e krishterë, në veçanti.

Shqipëria e vogël, një nga vendet e para të krishtërimit, do të merrte mbi vete një nga njollat më të rënda të historisë: të ndalonte fenë. Për këtë mëkat të rëndë, një nga më tragjikët, që shkaktoi komunizmi në këtë vend, populli shqiptar, ne të gjithë, kemi pritur ndëshkimin.

Për fat të mirë, kjo turbullirë nuk vazhdoi gjatë dhe Shqipëria po i kthehet prapë zonave të shpirtit prej nga është larguar, duke dëshmuar kështu besimin e vjetër njerëzor se errësira, pavarësisht nga triumfi i përkohshëm, s’mund ta mposhti dritën.

Për fatin e saj të keq, Shqipëria ka qenë gjatë shekujve një fushë ndeshjesh e feve të ndryshme, gjersa u gdhi në shekullin XX, me tri fe. Ishte ky, një nga faktorët kryesorë, që i ndihmoi komunistët për të goditur besimin në përgjithësi. Por, ndërsa u sulën kundër tri feve, zelli kryesor i komunistëve ka qenë drejtuar në radhë të parë kundër krishtërimit katolik, sepse ishte pikërisht ai, që e lidhte këtë vend, me Europën e krishterë.

Tani, e gjithë kjo, i përket një ëndrre të keqe. Por ashtu si pas një lëngate të rëndë, pas shembjes së diktaturës, kanë mbetur shumë brenga e boshësi në shpirtin e këtij populli të lodhur. Si asnjëherë tjetër, ai ka nevojë për besim, purifikim dhe lartësim shpirtëror. Askush më mirë se ju, nuk mund ta kuptojë dhe nuk mund të ndihmojë, për këtë ringjallje shpirtërore.

Kalvari, nëpër të cilën kaloi kombi shqiptar, e ka brenda edhe zinë, por edhe dritën e triumfit. Ndodhën gjëra të tmerrshme, u rroposën në humnerë njerëz dhe ide, por prapë që nga humnera u ngritën të rrëzuarit. Një shkreti e krizë e madhe shpirtërore pushtoi shpirtrat, po mu midis asaj, shkëlqeu fisnikëria njerëzore dhe ndodhën akte të mëdha, të rralla në këtë botë.

Kështu për shembull, gjatë rihapjes së kishave, u përdëllyen e dhanë ndihma myslimanët njësoj si krishterët, kurse djemtë dhe vajzat shqiptare, filluan të mbanin shenjën e kryqit, pavarësisht se cilës feje i përkisnin.

Ka një personazh sublim në historinë e shqiptarëve, i cili mishëron fatin ciklik të Shqipërisë, Ky është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ashtu si Shqipëria, ai ishte në fillim i krishterë, ashtu si një pjesë e shqiptarëve, ai u kthye përkohësisht në fenë islamike, dhe së fundi, ashtu si një pjesë e shqiptarëve té sotëm, ai u kthye prapë në fenë e Krishtit, për t’u pagëzuar si “atlet i Krishtit” dhe mbrojtës i krishtërimit europian.

Pas kalvarit që kaloi, pas rrugës së kryqit, kombi shqiptar është i përgatitur për ta kthyer në një kështjellë të qytetërimit europian. Ndoshta ky mendim, mund të zgjojë buzëqeshje ironike te dikush, por për shumë të tjerë ai është i natyrshëm, siç janë shpesh të natyrshme faktet që duken paradoksale.

Europa e krishterë është treguar shpesh herë e pavëmendshme ndaj këtij “kombi plangprishës”. Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se shpesh e ka merituar një ndëshkim, por jo të asaj shkalle, siç e ka marrë. Sepse, nëse ka merituar ndëshkimin, aq më shumë ka merituar faljen.

Ndërsa shpresojnë se keqkuptimet midis tyre dhe botës janë duke marrë fund, shqiptarët për herë e më tepër i kanë drejtuar sytë nga Ju, Shenjtëria Juaj. Gjysma e tyre, ata që ndodhen brenda kufijve të shtetit Jugosllav, përjetojnë ende skëterrën komuniste.

Me këtë rast, lajmet që vijnë që andej janë të trishtueshme e të frikshme: një masakër e madhe po përgatitet kundër tyre. Në qoftë se ajo nuk ndalohet me kohë, gjaku i derdhur do ta turbullojë për një kohë të gjatë gjumin e njerëzimit mbarë.

Si gjithë shqiptarët, kam shpresë se ju, Shenjtëria Juaj, nuk do të mungoni të drejtoni vëmendjen Tuaj nga ky popull martir. Si gjithë njerëzit, që duan paqen dhe harmoninë në botë, shpresoj se ju do të bëni gjithçka, që ky komb te gjejë më në fund edhe ai paqen dhe qetësinë e tij.

Pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e respektit dhe konsideratës sime më të thellë.”/topkadare

filozofia.al

The post Letra e Kadaresë për Papa Gjon Palin II në kohën e luftës në Kosovë: Një masakër e madhe po përgatitet kundër tyre appeared first on 55 News.

]]>