kadilli Archives - 55 News https://55news.al/tag/kadilli/ Wed, 13 May 2020 13:17:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kadilli Archives - 55 News https://55news.al/tag/kadilli/ 32 32 Reforma, Kadilli: Opozita kërkon garanci për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve https://55news.al/politike/reforma-kadilli-opozita-kerkon-garanci-per-te-mbrojtur-integritetin-e-zgjedhjeve/ Wed, 13 May 2020 13:17:54 +0000 https://new.55news.al/?p=160677 Opozita kërkon nga reforma zgjedhore garanci, të cilat mbrojnë integritetin e procesit zgjedhor pasi zgjedhjeve të fundit u ka munguar besueshmëria. Kështu u shpreh anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli gjatë një interviste për Euronews Albania teksa foli për zhvillimet e fundit në Këshillin Politik. “Këshilli Politik synon të gjejë marrëveshje politike për […]

The post Reforma, Kadilli: Opozita kërkon garanci për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve appeared first on 55 News.

]]>
Opozita kërkon nga reforma zgjedhore garanci, të cilat mbrojnë integritetin e procesit zgjedhor pasi zgjedhjeve të fundit u ka munguar besueshmëria.

Kështu u shpreh anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli gjatë një interviste për Euronews Albania teksa foli për zhvillimet e fundit në Këshillin Politik.

“Këshilli Politik synon të gjejë marrëveshje politike për zgjedhjet, e cila ka të bëjë vetëm me një gjë, si të garantohet opozita, jo mazhoranca, sepse si garantohet mazhoranca e kemi parë,” – tha Kadilli teksa shtoi se opozita kërkon marrëveshje “për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor integritet për të cilin”, siç tha Kadilli, opozita “ka sakrifikuar shumë duke shkuar deri në veprime ekstreme” duke nënkuptuar këtu djegien e mandateve parlamentare dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019

PD i sheh të padobishme mbledhjet e Këshillit Politik nëse ato nuk tejkalojnë vijat e kuqe të diktuara nga mazhoranca. Në vijat e kuqe bëjnë pjesë propozimi që administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga administrata shtetërore dhe vajtja në zgjedhje pa qeveri tranzitore

“Si mund të garantohet opozita me nëpunësit e administratës? Ky po i heq nga administrata që mbrohen me ligj, kjo vetëm që të mos i ketë demokratët apo jo-socialistët rrotull. Kjo është sëmundja e madhe e administrimit normal, jo më në zgjedhje,” – u shpreh Kadilli teksa mori si shembull Bashkinë Selenicë ku sipas tij janë larguar nga puna mbi 40 persona nga administrata.

Kadilli theksoi se opozita kërkon garanci për administrimin e zgjedhjeve, pasi atyre u mungon besueshmëria.

Për sa i përket kundërshtimit të propozimeve për qeveri tranzitore, Kadilli theksoi se në këtë mënyrë qeveria po tregon se nuk ka vullnet të tolerojë zhvillim zgjedhjesh normale.

The post Reforma, Kadilli: Opozita kërkon garanci për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve appeared first on 55 News.

]]>
Anija me lëndë kimike në Vlorë, Kadilli: Një krim i rëndë për Vlorën, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin https://55news.al/politike/anija-me-lende-kimike-ne-vlore-kadilli-nje-krim-i-rende-per-vloren-qe-nuk-ndodh-pa-bashkepunimin-me-shtetin/ Fri, 21 Feb 2020 13:30:20 +0000 https://new.55news.al/?p=146161 Anetari i kryesise se PD-se, Fatbardh Kadilli, teksa reagon pas lajmit per kapjen e fucive me lëndë kimike të rrezikshme, ardhur ne Vlore me traget nga Italia, e cileson kete si krimin me te rendë, pasojat e te cilit nuk shpaguhen dot lehtë! Sipas Kadillit, ai traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit […]

The post Anija me lëndë kimike në Vlorë, Kadilli: Një krim i rëndë për Vlorën, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin appeared first on 55 News.

]]>
Anetari i kryesise se PD-se, Fatbardh Kadilli, teksa reagon pas lajmit per kapjen e fucive me lëndë kimike të rrezikshme, ardhur ne Vlore me traget nga Italia, e cileson kete si krimin me te rendë, pasojat e te cilit nuk shpaguhen dot lehtë!

Sipas Kadillit, ai traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qenka trageti i vdekjes, nderkohe qe dihet qe licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.

Kadilli poston dy foto denoncuese, ne te cilat duket Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli dhe ne tjetren Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë, mik i Kryeministrit Rama.

Postimi i Fatbardh Kadillit 

Cfarë po i bëni Vlorës?
Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!

Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.

Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli (shih foto 1).

Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama (shih foto 2).

Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.

Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?

Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.

Ky krim në Vlorë është më i rëndi!

Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!

The post Anija me lëndë kimike në Vlorë, Kadilli: Një krim i rëndë për Vlorën, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin appeared first on 55 News.

]]>