kaluar Archives - 55 News https://55news.al/tag/kaluar/ Thu, 07 Feb 2019 08:50:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kaluar Archives - 55 News https://55news.al/tag/kaluar/ 32 32 Xhelal Mziu: Qeveria ende si ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale https://55news.al/aktualitet/xhelal-mziu-qeveria-ende-si-ka-kaluar-kamzes-kompetencat-per-pyjet-dhe-rruget-rurale/ Thu, 07 Feb 2019 08:50:58 +0000 https://new.55news.al/?p=84187 Bashkia Kamëz prej vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet nuk është përfituese e asnjë projekti zhvillues për qytetin e Kamzës nga qeveria. Edhe pse në mënyrë konsistente kryebashkiaku Xhelal Mziu ka paraqitur në institucionet qendrore projektet zhvilluese përsëri indiferenca ka qenë absolute nga ana e qeverisjes qendrore. Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu […]

The post Xhelal Mziu: Qeveria ende si ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale appeared first on 55 News.

]]>
Bashkia Kamëz prej vitit 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet nuk është përfituese e asnjë projekti zhvillues për qytetin e Kamzës nga qeveria. Edhe pse në mënyrë konsistente kryebashkiaku Xhelal Mziu ka paraqitur në institucionet qendrore projektet zhvilluese përsëri indiferenca ka qenë absolute nga ana e qeverisjes qendrore. Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu thotë se: -“Janë mbi 140 projekte që flenë në sirtarët e ministrive përkatëse. Ky është një diskriminim që i bëhet qytetarëve të Kamzës, nëpërmjet diskriminimit që i bëhet institucionit, Bashkia Kamëz. Në vitin 2015, me miratimin e reformës administrativo-territoriale, ku bashkisë Kamëz, ju bashkëngjit ish – Komuna Paskuqan ku një ndër pikat e reformës ishte dhe kalimi i 7- kompetencave të cilat duhej të delegoheshin nga qeverisja qendrore drejt Njësive të Qeverisjes Lokale, të cilat ende nuk kanë kaluar. Ende sot, kompetenca nuk i janë kaluar Bashkisë Kamëz. Ndër 7 kompetencat që duhej ti kalonin Bashkisë Kamëz nga qeveria qendrore që nga viti 2015 janë; administrimi i pyjeve dhe rrugëve rurale”. Sipas kreut të bashkisë Kamëz, një kompetencë që i është kaluar Njësive të Qeverisjes Vendore (por jo bashkisë Kamëz), është administrimi i fondit pyjor dhe kullosor. “Deri në fund të muajit qershor 2016,(VKM nr. 433, datë 08.06.2016) nuk ka patur asnjë akt normativ apo ligjor për administrimin e pyjeve. Kjo VKM është miratuar pa patur bashkëngjitur hartat përkatëse të ndarjes së territoreve ndërmjet Bashkisë Kamëz dhe asaj të Tiranës dhe për rrjedhojë Bashkisë Kamëz i janë transferuar sipërfaqe pyjesh dhe kullotash të cilat nuk janë në territorin e saj, ndërsa Bashkisë së Tiranës i janë dhënë sipërfaqe pyjesh dhe kullotash që janë në territorin e Bashkisë Kamëz. Jo vetëm kaq por Bashkisë Kamëz nuk i është dhënë fondi për administrimin e pyjeve dhe kullotave transfertë që duhej të jepej nga Qeveria Qendrore dhe as personel mbështetës”- thotë kryebashkiaku Mziu. Zoti Mziu shton se –“në Bashkinë Kamëz ka një numër të konsiderueshëm rrugësh rurale, ku kërkohet ndërhyrja për mirëmbajtjen e tyre, por akoma e kësaj dite kjo kompetencë nuk i ka kaluar Bashkisë Kamëz. Bashkia Kamëz i është drejtuar disa herë me shkresa zyrtare Ministrisë së linjës dhe akoma nuk është bërë transferimi i kësaj kompetence. Kjo neglizhencë ka sjellë jo pak probleme në rrjetin rrugor rural ku bashkia ka financuar nga buxheti i saj”. Dëmi që kjo qeveri i ka shkaktuar Kamzës nuk është vetëm në mosfinancimin e projekteve që ndodhen në sirtarët e ministrive të linjes por Rilindja iu ka hequr familjeve të varfra në Kamëz dhe bukën e gojës ku nga 7000 familje që ishin përfituese deri në vitin 2013, sot janë 700 familje etj, probleme.

The post Xhelal Mziu: Qeveria ende si ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale appeared first on 55 News.

]]>
Kredia u rrit në nëntor – Por ngelet 20 mld lekë më pak se vitin e kaluar https://55news.al/aktualitet/kredia-u-rrit-ne-nentor-por-ngelet-20-mld-leke-me-pak-se-vitin-e-kaluar/ Fri, 28 Dec 2018 13:32:32 +0000 https://new.55news.al/?p=76972 Kreditimi i ekonomisë u përmirësuar gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë preku vlerën afro 535 miliardë lekëve ose rreth 4.35 miliardë euro. Gjatë muajit nëntor, portofoli i kredisë u rrit me pak më shumë se dy miliardë lekë, megjithatë ngelet ende në rënie me bazë vjetore. Krahasuar me […]

The post Kredia u rrit në nëntor – Por ngelet 20 mld lekë më pak se vitin e kaluar appeared first on 55 News.

]]>
Kreditimi i ekonomisë u përmirësuar gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë preku vlerën afro 535 miliardë lekëve ose rreth 4.35 miliardë euro. Gjatë muajit nëntor, portofoli i kredisë u rrit me pak më shumë se dy miliardë lekë, megjithatë ngelet ende në rënie me bazë vjetore. Krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, portofoli i kredisë për ekonominë është tkurrur me rreth 20 miliardë lekë. Në këtë rënie ka sigurisht efekt edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron, si edhe pastrimi i portofoleve nga kreditë e humbura, megjithëse ndikimi i këtij komponenti këtë vit është më modest.

Gjatë nëntorit, kredia u rrit në segmentet kryesorë të tregut, përfshi kompanitë publike, ato private dhe individët. Muajt e fundit të vitit sjellin edhe një efekt pozitiv sezonal mbi kreditimin. Megjithatë, për momentin vetëm segmenti i individëve duket të ketë një rritje vjetore të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Kreditimi i biznesit është më i brishtë dhe më i luhatshëm.

Në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori Gent Sejko tha se rritja e qëndrueshme ekonomike e vendit nuk është e mundur pa rigjallërimin e kredisë bankare. Ai iu kujtoi bankave se ato ruajnë kursimet e shqiptarëve dhe kanë për detyrë që t’i vendosin ato në dispozicion të rritjes dhe të zhvillimit të vendit.

Guvernatori kërkoi nga bankat propozime konkrete për masa që do të mund të kontribuojnë në rritjen e kreditimit dhe shtoi se Banka e Shqipërisë do të jetë gjithmonë mbështetëse e këtyre nismave. Vrojtimet e kryera nga banka qendrore tregojnë se bankat vazhdojnë të jenë konservatore në kredidhënie, sidomos kur bëhet fjalë për ekspozime të mëdha.

The post Kredia u rrit në nëntor – Por ngelet 20 mld lekë më pak se vitin e kaluar appeared first on 55 News.

]]>
Gruevski ka kaluar ilegalisht nga Tirana? https://55news.al/globi/gruevski-ka-kaluar-ilegalisht-nga-tirana/ Thu, 15 Nov 2018 10:11:21 +0000 https://new.55news.al/?p=67565 Portali serb KRSTARICA jep lajmin me burim nga media Politika se “ish-kryeministri maqedonas Gruevksi është futur në Budapest përmes Shqipërisë..” Në lajmin e këtij portali shkruhet konkretisht se “Ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski hyri në Hungari nëpërmjet Shqipërisë, ku kërkoi azil”, duke ju referuar medisa së përditshme Politika.Gazeta thotë se “Gruevski, duke përdorur një pasaportë […]

The post Gruevski ka kaluar ilegalisht nga Tirana? appeared first on 55 News.

]]>
Portali serb KRSTARICA jep lajmin me burim nga media Politika se “ish-kryeministri maqedonas Gruevksi është futur në Budapest përmes Shqipërisë..”

Në lajmin e këtij portali shkruhet konkretisht se “Ish kryeministri maqedonas Nikola Gruevski hyri në Hungari nëpërmjet Shqipërisë, ku kërkoi azil”, duke ju referuar medisa së përditshme Politika.
Gazeta thotë se “Gruevski, duke përdorur një pasaportë të rreme, kaloi natën mbrëmë kufirin maqedonas-shqiptar dhe kështu ka mundur të arrijë ilegalisht në Tiranë”.

“Në Tiranë është pranuar në ambasadën e Hungarisë dhe në mëngjesin e të nesërmes është nisur me avionin e kompanisë hungareze “Malev” duke udhëtuar drejtëpërdrejtë nga Tirana në Budapest” shkruan e përditshmja serbe.

“Politika” thotë se “ekuipazhi nuk e dinte se kush ishte pasagjerin me kapelë dhe syze dielli që nuk e kishte hequr në aeroplan.. Ajo shton se në momentin kur vendimi i dënimit me dy vjet burg për Gruevskin hyri Gruevski ishte tashmë në Budapest…”

Zyra e Kryeministrit hungarez Viktor Orban konfirmoi dje se Gruevski kishte paraqitur një kërkesë për azil në zyrën hungareze të emigracionit, duke kërkuar statusin e refugjatit.
Burimi/https://www.krstarica.com/vesti/politika/politika-gruevski-preko-albanije-usao-u-madjarsku/

The post Gruevski ka kaluar ilegalisht nga Tirana? appeared first on 55 News.

]]>
Skaner në Kakavijë/ Orë të tëra pritjeje për të kaluar kufirin https://55news.al/aktualitet/skaner-ne-kakavije-ore-te-tera-pritjeje-per-te-kaluar-kufirin/ Mon, 21 May 2018 13:39:21 +0000 https://new.55news.al/?p=18095 Në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë, atë të Kakavijës është vendosur që në skaner të kalojnë edhe makinat e vogla të udhëtarëve. Vendosja e skanerit nga pala shqiptare ka revoltuar qytetarët të cilët duhet të presin me orë të tëra vetëm për të kaluar doganën. Siç raporton edhe ABC news nëse deri […]

The post Skaner në Kakavijë/ Orë të tëra pritjeje për të kaluar kufirin appeared first on 55 News.

]]>
Në pikën e kalimit kufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë, atë të Kakavijës është vendosur që në skaner të kalojnë edhe makinat e vogla të udhëtarëve.

Vendosja e skanerit nga pala shqiptare ka revoltuar qytetarët të cilët duhet të presin me orë të tëra vetëm për të kaluar doganën.

Siç raporton edhe ABC news nëse deri dje pritje në pikën kufitare të Kakavijës i faturoheshin palës greke qe punonte me pak sportele,  tashmë është pala shqiptare ajo që po shkakton radhë.

Ne këtë pikë kufitare prej disa ditësh po kalojnë në skaner jo vetëm automjetet e rënda te transportit te mallrave por edhe mjete e vogla të qytetarëve.

Më parë kontrolli kryhej nga një oficer policie. Kalimi në skaner mendohej se do të lehtësonte lëvizjen, por në fakt po ndodh e kundërta. Udhëtarët e quajnë këtë veprim të pakuptimi të pasi sipas tyre në skaner mund të kalojnë automjetet për të cilat policia mund të dyshojë.

Kurse qytetarët e thjeshtë nuk kanë pse humbasin me orë të tëra në kufi. “Pse të rri këtu në doganë për çfarë arsye. Kë duan e presin faturën kë duan jo, i lënë të ikin”.

Nga ana tjetër autoritetet te policisë vendore dhe ato doganore e cilësojnë këtë veprim si mënyra më e mirë e parandalimit të kontrabandës.

Kjo pranohej dhe kishte kuptim për transportuesit masivë të mallrave, por për automjetet private, udhëtarët e shohin si veprim të pakuptimtë. Në një kohë që nga pala greke kjo nuk po ndodh.

The post Skaner në Kakavijë/ Orë të tëra pritjeje për të kaluar kufirin appeared first on 55 News.

]]>