kamez Archives - 55 News https://55news.al/tag/kamez/ Sat, 13 Jun 2020 14:33:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kamez Archives - 55 News https://55news.al/tag/kamez/ 32 32 Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese, detajet e para https://55news.al/aktualitet/perfshihet-nga-flaket-kati-i-dyte-i-nje-banese-detajet-e-para/ Sat, 13 Jun 2020 14:33:50 +0000 https://new.55news.al/?p=164862 Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në bashkinë e Kamzës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”   Fatmirësisht, nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale.  Njoftimi i Policisë: “Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë […]

The post Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese, detajet e para appeared first on 55 News.

]]>
Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në bashkinë e Kamzës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”

 

Fatmirësisht, nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.”

The post Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese, detajet e para appeared first on 55 News.

]]>
Kamëz, këshilltari i PS ka humbur mandatin, por vazhdon të kryejë detyrën e këshilltarit! https://55news.al/politike/kamez-keshilltari-i-ps-ka-humbur-mandatin-por-vazhdon-te-kryeje-detyren-e-keshilltarit/ Thu, 04 Jun 2020 14:27:55 +0000 https://new.55news.al/?p=163629 Mbi ligjiin! Miq, keshilltari i PS ka humbur mandatin sepse ka qene i burgosur ne vende te tjera!Vazhdon te kryeje detyren e keshilltarit!Ligji i dekriminalizimit per partine e krimit nuk ekziston! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Pershendetje Doktor Berisha .Une qe ju shkruaj jam punonjese ne bashkin KamezDhe po ju shkruaj per nje person […]

The post Kamëz, këshilltari i PS ka humbur mandatin, por vazhdon të kryejë detyrën e këshilltarit! appeared first on 55 News.

]]>
Mbi ligjiin!

Miq, keshilltari i PS ka humbur mandatin sepse ka qene i burgosur ne vende te tjera!
Vazhdon te kryeje detyren e keshilltarit!
Ligji i dekriminalizimit per partine e krimit nuk ekziston!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha .
Une qe ju shkruaj jam punonjese ne bashkin Kamez
Dhe po ju shkruaj per nje person me te shkuar kriminale, qe eshte antar I bashkise kamez qe merr vendime me ate karton kriminal. Ku ju per kete person e keni ngritur zerin qe duhet te largohet nga bashkia dhe te shkoje per ndjekje penale per fshehje te denimeve ne plotsimin e formularit. Ku KQZ ka urdheruar per nderprerje te mandatit dhe ky vazhdon te jete antar ne kete bashki ku merr vendime te jashte ligjshme me bekimin e Rakipit.
Mirush Troci
Mirush Dema 
Me shume mbiemra 
Ku antar te keshillit 90 % jane dhe pa shkollen 8 vjecare. Respekte Doktor 
Ai qe eshte I rrethuar me rreth te kuq sot sapo ka ngritur kartonin e Radhes Mirush Dema

The post Kamëz, këshilltari i PS ka humbur mandatin, por vazhdon të kryejë detyrën e këshilltarit! appeared first on 55 News.

]]>
Mbërrin kamioni i SPAR në Kamëz, 5 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë https://55news.al/aktualitet/mberrin-kamioni-i-spar-ne-kamez-5-ton-ndihma-ushqimore-per-familjet-ne-nevoje/ Fri, 17 Apr 2020 13:01:16 +0000 https://new.55news.al/?p=156577 Kamëz, Shqipëri- Spar Albania u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë në bashkinë e Kamzës gjatë ditës së sotme, pas kërkesës së bashkisë së këtij qyteti, për të përkrahur ato familje që sipas saj kanë më tepër nevojë. Masat shtrënguese përballë situatës së COVID-19, e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën për familjet […]

The post Mbërrin kamioni i SPAR në Kamëz, 5 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë appeared first on 55 News.

]]>
Kamëz, Shqipëri- Spar Albania u ka ardhur në ndihmë 100 familjeve në nevojë në bashkinë e Kamzës gjatë ditës së sotme, pas kërkesës së bashkisë së këtij qyteti, për të përkrahur ato familje që sipas saj kanë më tepër nevojë.

Masat shtrënguese përballë situatës së COVID-19, e kanë bërë edhe më të vështirë jetesën për familjet në fjalë, të cilat edhe në kushte normale trajtohen me përkrahje sociale.

Spar Albania, në kuadër të përgjegjesisë sociale të Grupit BALFIN, pjesë e të cilit është, nuk kishte si të mos i përgjigjej një kërkese të tillë.

Gjatë dorëzimit të shportave ushqimore prej 5 tonësh ushqime, përfaqësuesja e Spar Irena Dhimitri, e konsideroi detyrim moral të qenit pranë komuniteteve në nevojë, gjë të cilën, ajo theksoi se Spar Albania dhe Grupi Balfin e kanë bërë kurdoherë në mënyrë të pakursyer edhe në kushte normale, e jo më në situata të tilla, kur rrethanat diktojnë një përkujdesje më të madhe dhe reagim më të shpejtë ndaj atyre që kanë më tepër nevojë.

 

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, e falendoroi SPAR për ndihmën e dhënë për bashkëqytetarët e tij, duke kujtuar se kjo ishte kompania e dytë nga Balfin, që i përgjigjej brenda pak ditësh thirrjes së tij për të ndihmuar banorët e qytetit në dyert e Tiranës.

Spar Albania mbështeti edhe Policinë e Shtetit rreth një javë më parë, duke e ndihmuar me dhurimin e 10.000 maskave dhe dorezva mbrojtëse.

Ndërkohë që kompania, kishte përkrahuar me ndihma ushqimore edhe mbi 100 familje në zonat e Bulqizës dhe të Burrelit gjatë valës së përpahpjes së COVID-19.

Nismat e lartpërmendura janë realizuar nën përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

The post Mbërrin kamioni i SPAR në Kamëz, 5 ton ndihma ushqimore për familjet në nevojë appeared first on 55 News.

]]>
Vetëvaret në burg i burgosuri, ja pse ishte arrestuar https://55news.al/kronike/vetevaret-ne-burg-i-burgosuri-ja-pse-ishte-arrestuar/ Fri, 21 Feb 2020 08:30:34 +0000 https://new.55news.al/?p=146089 Behet e ditur se iburgosuri Bilbil Hasani, 43-vjeç nga Kukësi dhe banues në Kamëz qëndronte në paraburgim, në pritje të dënimit. Hasani ishte arrestuar në vitin 2019 per kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

The post Vetëvaret në burg i burgosuri, ja pse ishte arrestuar appeared first on 55 News.

]]>
Behet e ditur se iburgosuri Bilbil Hasani, 43-vjeç nga Kukësi dhe banues në Kamëz qëndronte në paraburgim, në pritje të dënimit.

Hasani ishte arrestuar në vitin 2019 per kryerjen e veprës penale “vjedhje”.

The post Vetëvaret në burg i burgosuri, ja pse ishte arrestuar appeared first on 55 News.

]]>
U rrëzua teksa punonte në një banesë, plagoset 40-vjeçari në Kamëz https://55news.al/kronike/u-rrezua-teksa-punonte-ne-nje-banese-plagoset-40-vjecari-ne-kamez/ Sun, 16 Feb 2020 11:09:53 +0000 https://new.55news.al/?p=145212 Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në rrugën “OSBE” në Kamëz. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi R.D, 40 vjeç, duke punuar në banesën e shtetasit me inicialet R.M., aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe është […]

The post U rrëzua teksa punonte në një banesë, plagoset 40-vjeçari në Kamëz appeared first on 55 News.

]]>
Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në rrugën “OSBE” në Kamëz.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi R.D, 40 vjeç, duke punuar në banesën e shtetasit me inicialet R.M., aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post U rrëzua teksa punonte në një banesë, plagoset 40-vjeçari në Kamëz appeared first on 55 News.

]]>
Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ vendos sot për këshilltarin socialist në Kamëz https://55news.al/opinion/fshehu-dy-denime-ne-zvicer-kqz-vendos-sot-per-keshilltarin-socialist-ne-kamez/ Wed, 12 Feb 2020 07:51:52 +0000 https://new.55news.al/?p=144457 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë pritet të mblidhet për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për anëtarin e këshillit të Bashkisë së Kamzës, Mirush Dema (Troci), në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.   Dy ditë më parë pas kryebashkiakëve […]

The post Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ vendos sot për këshilltarin socialist në Kamëz appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë pritet të mblidhet për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për anëtarin e këshillit të Bashkisë së Kamzës, Mirush Dema (Troci), në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.  

Dy ditë më parë pas kryebashkiakëve të Shkodrës dhe të Vorës, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së që t’i heqë mandatin edhe anëtarit të këshillit bashkiak të Kamzës Mirush Dema pasi sipas verifikimeve ai ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër.

Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t’i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.

Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese. 

Report Tv publikon formularin e vetëdeklarimit të Demës në KQZ para kandidimit, ku pyetjeve nëse ka qenë arrestuar, hetuar apo dënuar brenda apo jashtë vendit i është përgjigjur me ‘JO’ duke e fshehur.

Ai në formular thotë se në Zvicër ka qenë ndaluar në dhjetor të 2014 për një verifikim, por ka rezultuar i pastër dhe dëbimin në Suedi deri në tetor 2019. Sot KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar gjetjet e KQZ-së për këshilltarin socialist Mirush Osman Dema (Troci).

The post Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ vendos sot për këshilltarin socialist në Kamëz appeared first on 55 News.

]]>
Prangoset babai, i biri shpallet në kërkim, shpërndanin drogë në Kamëz.. https://55news.al/kronike/lajm-i-fundit-operacion-ne-kamze-arrestohet-babai-i-nje-te-riu-ja-me-cfare-merrej-djali-i-tij-policia-jep-detajet/ Wed, 05 Feb 2020 11:17:45 +0000 https://new.55news.al/?p=143161 Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar që posedonte lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor djali i tij. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 440.7 gr. lëndë narkotike […]

The post Prangoset babai, i biri shpallet në kërkim, shpërndanin drogë në Kamëz.. appeared first on 55 News.

]]>
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë një 58-vjeçar që posedonte lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor djali i tij.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 440.7 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një makineri grirëse për lëndën narkotike dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të të dhënave të mbledhura në rrugë operative se dy shtetas përgatisnin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, në banesën e tyre, në rrugën “Drini” Bathore, Kamëz, me qëllim shpërndarjen në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Proper Movement”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. J., 58 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: B. J., 24 vjeç banues në Bathore, Kamëz.

Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. J. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në afërsi të shkollave të mesme të Kamzës dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga babai tij M. J.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti 170 doza me lëndë narkotike cannabis, një sasi tjetër të papaketuar cannabis sattiva, një makineri që shërbente për bluarjen e lëndës narkotike cannabis dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në ngarkim të shtetasve M. J dhe B. J.

The post Prangoset babai, i biri shpallet në kërkim, shpërndanin drogë në Kamëz.. appeared first on 55 News.

]]>
Abuzon me të miturën në Kamëz, arrestohet 22-vjeçari. Emri https://55news.al/politike/abuzon-me-te-mituren-ne-kamez-arrestohet-22-vjecari-emri/ Wed, 29 Jan 2020 13:52:25 +0000 https://new.55news.al/?p=141782 Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar. Mesohte se ka qenë vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë denoncuar menjëherë në polici. Uniformat blu janë vënë në […]

The post Abuzon me të miturën në Kamëz, arrestohet 22-vjeçari. Emri appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë e mitur është abuzuar seksualisht nga një 22-vjeçar.

Mesohte se ka qenë vajza e mitur, e cila iu ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të saj, që nga ana e tyre, kanë denoncuar menjëherë në polici.

Uniformat blu janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje, 22-vjeçarin Ardit Domi, i cili ka mohuar krimin para policëve. Nga ana tjetër, vajza e mitur është pyetur nga psikologët për ngjarjen e rëndë, si dhe iu është nënshtruar gjatë ditës së sotme ekzaminimeve mjeko-ligjore.

The post Abuzon me të miturën në Kamëz, arrestohet 22-vjeçari. Emri appeared first on 55 News.

]]>
Pengmarrja në Kamëz/ Kush është i dyshuari kryesor, emër i njohur edhe për drejtësinë amerikane. Shkak dyshohet se është… https://55news.al/aktualitet/pengmarrja-ne-kamez-kush-eshte-i-dyshuari-kryesor-emer-i-njohur-edhe-per-drejtesine-amerikane-shkak-dyshohet-se-eshte/ Tue, 28 Jan 2020 09:10:22 +0000 https://new.55news.al/?p=141455 Ne aksionin e djeshem te RENEA ne Shijak u shpall ne kerkim aktori kryesor i pengmarrjes se ndodhur pak kohe me pare ne Kamez. Ai sipas burimeve nga Policia është Altin Hajri, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe amerikane, nuk u arrit të gjendej, duke u shpallur në kërkim. Të njëjtat burime […]

The post Pengmarrja në Kamëz/ Kush është i dyshuari kryesor, emër i njohur edhe për drejtësinë amerikane. Shkak dyshohet se është… appeared first on 55 News.

]]>
Ne aksionin e djeshem te RENEA ne Shijak u shpall ne kerkim aktori kryesor i pengmarrjes se ndodhur pak kohe me pare ne Kamez. Ai sipas burimeve nga Policia është Altin Hajri, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe amerikane, nuk u arrit të gjendej, duke u shpallur në kërkim.

Të njëjtat burime thanë dje se nga hetimet e kryera që prej momentit kur Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë, pasi u dhunua nga dy persona të maskuar që e futën me forcë në makinë, dyshohet se ngjarja lidhet me një sasi prej 60 kg kokainë

Sasi kjo që, sipas Policisë, ishte marrë në dorëzim nga njëri prej vëllezërve të Prengës, i cili për shkak se u arrestua në Londër, në vitin 2017, nuk arriti t’ua dorëzonte personave që ia kishin besuar.

Por c’ndodhi ne ate kohe? Një operacion ndërkombëtar i Drejtorisë së Antidrogës shqiptare dhe asaj italiane, në bashkëpunim me Guardia di Financa u finalizua në orët e para të mëngjesit të 28 tetorit 2015, duke vënë në pranga 16 persona.

Operacioni i koduar “Enigma”, i koordinuar njëkohësisht në dy shtetet, u realizua në zbatim të 21 urdhrave të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Venecias, pas 5 vitesh hetimi intensiv. Bilanci i këtij aksioni fliste për mbi 500 kilogramë drogë të sekuestruar, nga të cilat 206 kg heroinë, si dhe 10 milionë euro pasuri të sekuestruara, që dyshohej se ishin ndërtuar me të ardhura nga kjo veprimtari.

Dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri, nga Shijaku, u dyshuan në atë kohë se drejtonin trafikun e heroinës që nga vendi ku sigurohej në Afganistan, duke u blerë më pas në Turqi e kaluar transit në Shqipëri me destinacion final Italinë.

Sipas Policisë italiane, vëllezërit shqiptarë kanë drejtuar grupin në një mënyrë të ngjashme me ato të organizatave mafioze, me qeliza të ndryshme, ku të gjithë e dinin se çfarë duhej të bënin, por vetë drejtuesit, kryesisht vëllai i madh, Altini, nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të rrjetit. Jo vetëm për shkak të mënyrës që ka pasur sistem i komunikimit, që ripërtërihej nga koha në kohë, por edhe nga mënyra se si funksiononte organizata. Në rast se njëra qelizë zbulohej, atëherë tjetra vazhdonte punën, pa rënë në gjurmët e Policisë.

Historia e organizatës ishte e lidhur ngushtë me të shkuarën e dy vëllezërve, të cilët duke u larguar nga realiteti i vështirë para 20 vitesh, emigruan drejt Italisë, duke përzgjedhur terrenin ku do të ushtronin aktivitetin kriminal, por edhe njerëzit e tyre të besuar. Altin e Emiljan Hajri konsiderohen nga hetuesit italianë si persona me karizëm, shkathtësi dhe vendosmëri. Shumë prej anëtarëve të grupit nuk e kishin parë asnjëherë Altinin, madje nuk i kishin dëgjuar as zërin, pasi gjithçka ishte e koduar.

Policia pati zbuluar 5 vite më parë se vendi i origjinës së heroinës që trafikohej drejt Italisë, ishte Afganistani. Por asnjë prej anëtarëve të grupit nuk shkonte vetë atje, pasi çmimi ishte i arsyeshëm edhe në Turqi.

Droga blihej në Turqi me 5 mijë euro për kg, duke sjellë një fitim gati 10-fish, pasi merrej parasysh se vlera e shitjes me pakicë është 40 mijë euro për kg (40 euro doza). Të gjitha paratë që përfitoheshin nga kjo veprimtari, transferoheshin në Shqipëri, duke u investuar në sasi të tjera heroine apo pasuri të patundshme.

The post Pengmarrja në Kamëz/ Kush është i dyshuari kryesor, emër i njohur edhe për drejtësinë amerikane. Shkak dyshohet se është… appeared first on 55 News.

]]>
Rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz, arrestohen 3 persona dhe 7 të tjerë në kërkim (EMRAT) https://55news.al/kronike/rrembimi-i-jak-prenges-ne-kamez-arrestohen-3-persona-dhe-7-te-tjere-ne-kerkim-emrat/ Tue, 28 Jan 2020 07:34:39 +0000 https://new.55news.al/?p=141391 Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz mesditën e 17 Janarit. Mësohet se Policia e tiranës ka arrestuar tre persona dhe shtaë të tjera janë shpallur në kërkim. Dyshohet se të arrestuarit Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë të përfshirë në rrëmbimin e Prengës. Ndërsa në kërkim është […]

The post Rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz, arrestohen 3 persona dhe 7 të tjerë në kërkim (EMRAT) appeared first on 55 News.

]]>

Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz mesditën e 17 Janarit.

Mësohet se Policia e tiranës ka arrestuar tre persona dhe shtaë të tjera janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se të arrestuarit Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë të përfshirë në rrëmbimin e Prengës.

Ndërsa në kërkim është shpallur Leonard Hajri dhe gjashtë persona të tjerë.

Kujtojmë që diten e djeshme, u zbulua se rrëmbimi i Prengës lidhet me të kaluarën e të vëllait, pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

The post Rrëmbimi i Jak Prengës në Kamëz, arrestohen 3 persona dhe 7 të tjerë në kërkim (EMRAT) appeared first on 55 News.

]]>