ke Archives - 55 News https://55news.al/tag/ke/ Thu, 11 Jun 2020 13:06:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ke Archives - 55 News https://55news.al/tag/ke/ 32 32 KE: Nga 15 qershori të hiqen kontrollet kufitare midive vendeve të BE https://55news.al/politike/ke-nga-15-qershori-te-hiqen-kontrollet-kufitare-midive-vendeve-te-be/ Thu, 11 Jun 2020 13:06:11 +0000 https://new.55news.al/?p=164512 Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në çdo vend që nuk është pjesë e bllokut.  Nga Zëri i Amerikës        

The post KE: Nga 15 qershori të hiqen kontrollet kufitare midive vendeve të BE appeared first on 55 News.

]]>

Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në çdo vend që nuk është pjesë e bllokut. 

Nga Zëri i Amerikës

 
 

Image

 
 

The post KE: Nga 15 qershori të hiqen kontrollet kufitare midive vendeve të BE appeared first on 55 News.

]]>
Rekomandimi i KE: Kufijtë me Ballkanin të hapen në 1 korrik https://55news.al/politike/rekomandimi-i-ke-kufijte-me-ballkanin-te-hapen-ne-1-korrik/ Thu, 11 Jun 2020 11:27:43 +0000 https://new.55news.al/?p=164498 Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike. Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme. […]

The post Rekomandimi i KE: Kufijtë me Ballkanin të hapen në 1 korrik appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Evropian ka rekomanduar të enjten hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet është kërkuar që të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që ‘situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE’.

Sipas tij, ky rekomandim është edhe në përputhje me gatishmërinë e shprehur të Komisionit Evropian që të përfshijë për së afërmi vendet e Ballkanit Perëndimor në zbatimin e udhërrëfyesit për heqjen e masave kufizuese në luftën kundër pandemisë.

Aty është përfshirë edhe rekomandimi për rifillimin e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për dhënien e vizave.

Sa u përket vendeve të tjera, Komisioni ka propozuar që vendimet të kushtëzohen me situatën epidemiologjike në to, me mundësinë e testimeve, vëzhgimit të personave të infektuar si dhe me kufizimet që kanë ato vende për hyrjen e daljen e shtetasve të BE-së.

Mes tjerash është kërkuar që pas 1 korrikut të aplikohen masa lehtësuese për studentët edhe punëtorët sezonalë, si dhe prej datës 15 qershor të hiqen të gjitha kontrollet kufitare mes vendeve të bllokut evropian.

The post Rekomandimi i KE: Kufijtë me Ballkanin të hapen në 1 korrik appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Europian godet Ramën për dhunën dhe shembjen e Teatrit https://55news.al/politike/komisioni-europian-godet-ramen-per-dhunen-dhe-shembjen-e-teatrit/ Mon, 18 May 2020 12:00:16 +0000 https://new.55news.al/?p=161521 Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri. Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog. “Teatri Kombëtar në Shqipëri u […]

The post Komisioni Europian godet Ramën për dhunën dhe shembjen e Teatrit appeared first on 55 News.

]]>
Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri.

Në reagimin e KE-së nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. KE po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,– thuhet në reagim.

Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

“Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në vecanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”,- thekson KE.

KE po ashtu iu bën thirrje të gjithë palëve që të tregojnë përmbajtje.

The post Komisioni Europian godet Ramën për dhunën dhe shembjen e Teatrit appeared first on 55 News.

]]>
KE 180 milionë euro për Shqipërinë, Soreca: Do të jenë në formë kredie, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë https://55news.al/politike/ke-180-milione-euro-per-shqiperine-soreca-do-te-jene-ne-forme-kredie-ndihme-per-te-mbrojtur-qytetaret-dhe-ekonomine/ Wed, 22 Apr 2020 11:30:33 +0000 https://new.55news.al/?p=157302 Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca sqaron se propozimi i KE për t’i dhënë Shqipërisë 180 milionë euro do të jetë kredi në terma të favorshme. Soreca thotë se ky fond do të jetë për të mbrojtur qytetarët dhe për të minimizuar efektet negative në pasojat në ekonomi. STATUSI NGA LUIGI SORECA Ndihma BE […]

The post KE 180 milionë euro për Shqipërinë, Soreca: Do të jenë në formë kredie, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca sqaron se propozimi i KE për t’i dhënë Shqipërisë 180 milionë euro do të jetë kredi në terma të favorshme.

Soreca thotë se ky fond do të jetë për të mbrojtur qytetarët dhe për të minimizuar efektet negative në pasojat në ekonomi.

STATUSI NGA LUIGI SORECA

Ndihma BE për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Në krye të ndihmës së mëparshme,

KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike

 

The post KE 180 milionë euro për Shqipërinë, Soreca: Do të jenë në formë kredie, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë appeared first on 55 News.

]]>
Përgjigje për koronavirusin, Presidentja e KE: BE-së i duhet një plan Marshall që të fillojë përsëri https://55news.al/politike/pergjigje-per-koronavirusin-presidentja-e-ke-be-se-i-duhet-nje-plan-marshall-qe-te-filloje-perseri/ Wed, 15 Apr 2020 11:40:51 +0000 https://new.55news.al/?p=156229 “Evropës i duhet një plan Marshall për të dalë nga kriza e koronavirusit, duhen investime publike dhe private”. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke prezantuar udhëzimet e BE-së për fazën 2. “Çelësi është një buxhet i fortë shtatë-vjeçar, i cili do të duhet të rindezë tregun e përbashkët, fragmentarizimi […]

The post Përgjigje për koronavirusin, Presidentja e KE: BE-së i duhet një plan Marshall që të fillojë përsëri appeared first on 55 News.

]]>
“Evropës i duhet një plan Marshall për të dalë nga kriza e koronavirusit, duhen investime publike dhe private”. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke prezantuar udhëzimet e BE-së për fazën 2. “Çelësi është një buxhet i fortë shtatë-vjeçar, i cili do të duhet të rindezë tregun e përbashkët, fragmentarizimi i tij duhet të shmanget”, shtoi ajo.

Aksionet e ndërmarra deri më tani “përfaqësojnë gati tre trilionë euro në BE dhe masa të tjera do të vijnë”, siç tregon rezultati i Eurogroup javën e kaluar.

Buxheti i BE-së do të jetë përgjigjja për virusin

Për Von der Leyen Europa “ka nevojë për një buxhet të ri disavjeçar, të fuqishëm”. Duke prezantuar hartës për daljen nga kufizimet ndaj Covid-19, numri një i Komisionit të BE-së vuri në dukje se “buxheti i ardhshëm i BE-së do të duhet të dallojë nga të tjerët, sepse do të duhet të japë përgjigjen evropiane ndaj krizës së koronavirusit”.

Të lirohen kufizimet në mënyrë graduale

Paraqitja e udhëzimeve për lehtësimin e masave kufizuese “nuk është një sinjal për të hequr sot masat e kufizimit, por për të siguruar një kornizë për vendimet e shteteve anëtare. Në përgjithësi ne rekomandojmë një qasje graduale. veprimi duhet të monitorohet vazhdimisht”.

Prioritet maskat për operatorët shëndetësorë

“Disa gjëra duhet të jenë të qarta në të gjithë Bashkimin Evropian” në lidhje me përdorimin e maskave mbrojtëse mjekësore, vazhdoi Ursula von der Leyen. “Prioriteti i takon operatorëve shëndetësorë. Nëse ka maska të tjera në dispozicion, këto mund të shërbejnë për të kufizuar infeksionin e koronavirusit, por është e rëndësishme që nuk mund të jenë kurrë zëvendësim për pajisjet dhe masat e tjera. Mund të jenë shtesë, plotësuese, por asnjëherë zëvendësim”.

Michel: Dixhitalizimi dhe marrëveshja e gjelbër janë shtyllat e rimëkëmbjes

Prioritetet dixhitale dhe marrëveshja e gjelbër “mund të jenë shtylla e rimëkëmbjes ekonomike evropiane”, theksoi nga ana tjetër Presidenti i Këshillit Evropian.

Një prioritet tjetër është “riparimi i tregut të përbashkët evropian” dhe “zhvillimi i një strategjie mbresëlënëse investimesh”. “Tregu i përbashkët – vazhdoi Michel – është një e mirë e përbashkët europiane, është zemra e zhvillimit evropian dhe kapaciteteve për kohezionin social. Është dëmtuar dhe prekur nga vendimet e marra” nga vendet anëtare për arsye shëndetësore.

 

The post Përgjigje për koronavirusin, Presidentja e KE: BE-së i duhet një plan Marshall që të fillojë përsëri appeared first on 55 News.

]]>
Letra e hapur e eurodeputetëve për Kurtin: Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur https://55news.al/politike/letra-e-hapur-e-eurodeputeteve-per-kurtin-pas-krizes-zgjedhjet-mund-te-jene-rruga-e-duhur/ Thu, 09 Apr 2020 15:48:29 +0000 https://new.55news.al/?p=155180 Disa ligjvënës të Parlamentit Evropian e kanë këshilluar Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se zgjedhjet mund të jenë shtegdalja e duhur, pasi që të kapërcehet kriza e lidhur me koronavirusin. Përmes një letre të hapur të 9 prillit, e cila i është adresuar Kurtit, deputetë dhe ish-deputetë të PE-së po ashtu kanë bërë […]

The post Letra e hapur e eurodeputetëve për Kurtin: Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur appeared first on 55 News.

]]>
Disa ligjvënës të Parlamentit Evropian e kanë këshilluar Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin se zgjedhjet mund të jenë shtegdalja e duhur, pasi që të kapërcehet kriza e lidhur me koronavirusin.

Përmes një letre të hapur të 9 prillit, e cila i është adresuar Kurtit, deputetë dhe ish-deputetë të PE-së po ashtu kanë bërë të ditur për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në Këshillin Evropian që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave, transmeton KOHA.

Letra është nëshkruar nga Tanja Fajon, deputete, Slloveni; Tonino Picula, deputet, Kroaci; Andreas Schieder, deputet, Austri; Evin Incir, deputete, Suedi; Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani dhe Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani.

Në vijim letra e plotë:

I dashur kryeministër Kurti,

Së pari, do të dëshironim t’ju siguronim për solidaritetin tonë për betejën e juaj të vështirë kundër pandemisë së koronavirusit. Aktualisht ndodhemi në një kohë të rëndë dhe është mirë kur shohim se me këtë gjendje po ballafaqoheni në këtë mënyrë adekuate.

Qeveritë e shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë shprehur më 1 prill të këtij viti këtë qëndrim: “Në këtë gjendje të paprecedent, është legjitime që shtetet anëtare të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme, për t’i mbrojtur qytetarët e tyre dhe për ta tejkaluar krizën. Megjithatë, jemi thellësisht të shqetësuar rreth rrezikut të shkeljeve të parimeve të sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave themelore, gjë që po paraqitet nga miratimi i masave të caktuara të emergjencës”.

Duke qenë përkrahës të fuqishëm të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe demokracisë, jemi thellësisht të shqetësuar rreth gjendjes politike në shtetin e juaj pas votës së mosbesimit kundër Qeverisë së juaj dhe pasi që lexuam paralajmërimin e presidentit Thaçi rreth interpretimeve të mundshme kushtetuese. Askush nuk duhet ta keqpërdorë krizën aktuale për lojëra politike. Dhe, shpresojmë, që të mbretërojë arsyeja në Prishtinë.

Po ashtu, duam t’ju falëndrojmë për vendimin për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. E kuptojmë se ky hap i domosdoshëm tani duhet të inkurajojë shenja vullneti të mirë nga pala serbe.

I dashuri kryeministër

Jemi të bindur se Kosovës i duhet një qeveri funksionale, posaçërisht në këtë kohë krize. Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë mënyra e duhur përpara, në pajtim me kushtetutën e juaj. Ne, anëtarët e Parlamentit Evropian, jemi gjithnjë në anë e popullit të Kosovës.

Jemi duke avokuar vazhdimisht për liberalizimin e vizave tek Këshulli Evropian, për qytetarët e vendit të juaj, pasi që besojmë fuqimisht se e meritoni. Do të donim t’ju inkurajonim ta vazhdoni luftën kundër keqpërdorimit të krizës rreth koronavirusit. Një gjë e tillë vetëm sa do t’ju jepte argumente shtesë atyre që vazhdojnë të punojnë kundër Kosovës.

Sinqerisht

Tanja Fajon, deputete, Slloveni

Tonino Picula, deputet, Kroaci

Andreas Schieder, deputet, Austri

Evin Incir, deputete, Suedi

Viola von Cramon-Taubadel, deputete, Gjermani

Knut Fleckenstein, ish-deputet, Gjermani

The post Letra e hapur e eurodeputetëve për Kurtin: Pas krizës, zgjedhjet mund të jenë rruga e duhur appeared first on 55 News.

]]>
“E pranoj, ditët e para pamë problemet në shtëpinë tonë”, presidentja e KE i kërkon falje Italisë. Ja premtimi për ndihmë https://55news.al/politike/e-pranoj-ditet-e-para-pame-problemet-ne-shtepine-tone-presidentja-e-ke-i-kerkon-falje-italise-ja-premtimi-per-ndihme/ Thu, 02 Apr 2020 13:39:58 +0000 https://new.55news.al/?p=153775 Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një letër të hapur i ka kërkuar falje Italisë, për sjelljen e saj në ditët e para të krizës, në përballimin e pandemisë koronavirus. Teksa bën thirrje për më shumë solidaritet në nivelin e BE për të luftuar emergjencën e koronavirusit, duke shtuar se ndryshimet midis […]

The post “E pranoj, ditët e para pamë problemet në shtëpinë tonë”, presidentja e KE i kërkon falje Italisë. Ja premtimi për ndihmë appeared first on 55 News.

]]>
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një letër të hapur i ka kërkuar falje Italisë, për sjelljen e saj në ditët e para të krizës, në përballimin e pandemisë koronavirus.

Teksa bën thirrje për më shumë solidaritet në nivelin e BE për të luftuar emergjencën e koronavirusit, duke shtuar se ndryshimet midis kombeve po i vinin të gjithë në rrezik, von der Leyen thekson se Bashkimi Evropian do të ndajë deri në 100 miliardë euro për vendet më të goditura nga pandemia, duke filluar nga Italia, për të kompensuar uljen e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Në një letër të botuar në të përditshmen italiane “La Repubblica”, von der Leyen tha që shumë shtet ishin përqëndruar në problemet e tyre në ditët e para të krizës, gjë e cila tha ajo “ishte e dëmshme dhe mund të ishte shmangur”.

“Vetëm solidariteti do të na lejojë të dalim nga kjo krizë,” shkruan von der Leyen në letër. “Distanca midis kombeve evropiane … i vë të gjithë në rrezik. Duhet pranuar që në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një përgjigje  të përbashkët evropiane, shumë kanë menduar vetëm për problemet e tyre të shtëpisë”.

Letra e Von der Leyen u hap me një ndjesë për Italinë e përfundoi me një listë të mënyrave të ndryshme që BE është tashmë duke ndihmuar Italinë të përballet me pasojat ekonomike të bllokimit të saj tre-javor nga kriza e koronavirusit, shkruan Euractiv.

The post “E pranoj, ditët e para pamë problemet në shtëpinë tonë”, presidentja e KE i kërkon falje Italisë. Ja premtimi për ndihmë appeared first on 55 News.

]]>
KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë https://55news.al/politike/ke-rigrupon-fondet-futen-edhe-100-milione-eurot-per-shqiperine/ Sat, 28 Mar 2020 14:18:26 +0000 https://new.55news.al/?p=152733 Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti. Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. […]

The post KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Europian kërkon të rigrupojë fondet e buxhetit të BE. Miliona euro duhet të përdoren kundër krizës së Coronës. E re në buxhet -100 milionë eurot e premtuara për të ndihmuar rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.

Komisioni Europian kërkon të zhvendosë në buxhet disa dhjetëra milionë euro fonde për shkak të pandemisë Corona në Europë. Ai ka përgatitur disa propozime për ndryshime shtesë në buxhet, të cilat duhet t’i miratojnë Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare në Këshillin e BE.

Sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, që i referohet autoriteteve të Brukselit, 75 milionë euro fonde do të përdoren për të marrë qytetarët e BE nga vendet e largëta të bllokuar për shkak të ndalimit të lëvizjes. Avionët që marrin qytetarët e BE në vende të ndryshme kanë marrë ndërkohë 2132 persona nga Kina, Japonia, SHBA, Maroku, Tunizia, Filipinet. Janë planifikuar edhe 80 fluturime për ditët e ardhshme. Po ashtu 80 milionë janë gati për përdorim për mjekësinë në BE për të krijuar rezerva në pajisjet mjekësore, aparate intubimi dhe maska.

Propozimi i Komisionit Europian parashikon, krahas rigrupimit të fondeve të parashikuara për vitin 2020, edhe shpenzime shtesë. Ndër to 350 milionë euro do të shkojnë drejt Greqisë për të ndihmuar emigrantët që jetojnë atje.

Premtimi i 110 milionë eurove për Shqipërinë

E re si shpenzim shtesë në buxhet janë edhe 100 milionë eurot e parashikuara si ndihmë për Shqipërinë për rimëkëmbjen dhe përballimin e pasojave të tërmetit vitin e kaluar. Komisioni Europian kishte premtuar më parë 115 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit të rëndë në nëntor 2019, 15 milionë euro menjëherë pas tërmetit, dhe 100 milionë euro në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë të mbajtur në shkurt.

Nëse Këshilli i BE dhe Parlamenti Europian bien dakord për propozimet e reja buxhetore të Komisionit Europian, atëherë 100 milionë eurot për Shqipërinë do të jenë gati për përdorim./DW

The post KE rigrupon fondet – futen edhe 100 milionë eurot për Shqipërinë appeared first on 55 News.

]]>
ANALIZA/ ‘Pse metodologjia e re e KE i vë frenat zgjerimit të Bashkimit Evropian’ https://55news.al/aktualitet/analiza-pse-metodologjia-e-re-e-ke-i-ve-frenat-zgjerimit-te-bashkimit-evropian/ Thu, 06 Feb 2020 12:11:09 +0000 https://new.55news.al/?p=143434 Rikard Jozwiak/ Në shikim të parë, metodologjia e re e Komisionit Evropian, e bërë publike më 5 shkurt, duket e arsyeshme, me shumë ide të mira. Por, mos harroni, nëse miratohet, ajo nënkupton dy gjëra: anëtarësimi i një vendi në Bashkimin Evropian do të jetë më i vështirë se kurrë dhe shtetet anëtare të BE-së, e jo […]

The post ANALIZA/ ‘Pse metodologjia e re e KE i vë frenat zgjerimit të Bashkimit Evropian’ appeared first on 55 News.

]]>
Rikard Jozwiak/ Në shikim të parë, metodologjia e re e Komisionit Evropian, e bërë publike më 5 shkurt, duket e arsyeshme, me shumë ide të mira.

Por, mos harroni, nëse miratohet, ajo nënkupton dy gjëra: anëtarësimi i një vendi në Bashkimin Evropian do të jetë më i vështirë se kurrë dhe shtetet anëtare të BE-së, e jo burokratët në Bruksel, do të jenë në vendin e shoferit kur të bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të BE-së.

Në fund të fundit, është një lajm i keq për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE, por edhe për vendet si: Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Është e qartë se diçka është dashur të bëhet me politikën e zgjerimit, pas dështimit që ka ndodhur vjeshtën e kaluar.

Edhe pse Komisioni Evropian u ka rekomanduar shtetetve anëtare të BE-së që t’i japin dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, ndërhyrja e Francës – së bashku me atë të Danimarkës dhe Holandës në rastin e Shqipërisë – ka prodhuar një dritë të kuqe.

E njëjta gjë ka ndodhur verën e kaluar dhe një verë para saj.

Mirëpo, propozimi i ri është aty për të qetësuar vendet më skeptike të BE-së.

Ai është hartuar për më pak se dy muaj me urdhër të Francës. Ky duhet të jetë një rekord i shpejtë, marrë parasysh se Brukselit i pëlqen të mendojë gjatë për gjërat.

E vërteta është se fundi është larg dhe se vendet anëtare mund ta refuzojnë atë. Ka pasur thashetheme se disa mund ta zhargisin, në mënyrë që qëllimi i deklaruar i Brukselit për t’i dhënë dritën e gjelbër Tiranës dhe Shkupit përpara se të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor në muajin maj në Zagreb, të dështojë.

Pra, çfarë është në dokument dhe çfarë do të thotë ai për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht për Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, në rrugën e tyre të mëtejshme?

Ai u ofron më shumë mundësi vendeve anëtare të BE-së për të monitoruar përparimin. Ka kontribute financiare të BE-së që mund të shkojnë lart e poshtë varësisht performancës dhe 35 kapitujt e negociatave do të hapen dhe mbyllen në grupe prej 6 dhe jo veç e veç siç është rasti tani.

Pika e fundit mund të duket si një ndryshim i vogël, por nuk është ashtu. Aktualisht, kapitujt hapen në mëyrë josistematike dhe kjo bën të duket se vendet kandidate janë duke bërë përparim.

Me grupe, njëri nuk do të mbyllet derisa të mos mbyllen të gjithë kapitujt. Kjo tregon qartë se zgjerimi në të ardhmen nuk do të udhëtojë në korsinë e shpejtë.

Nëse merret parasysh se me propozimin e ri mund të rihapen edhe kapitujt tashmë të mbyllur, duket qartë se Komisioni Evropian po u jep autoritet kryeqyteteve kombëtare, sidomos atyre që mund ta përdorin procesin e zgjerimit të BE-së për qëllime të brendshme.

Tani është Parisi dhe në njëfarë mase Haga dhe Kopenhaga, por nesër mund të jetë dikush tjetër.

Nga cilado anë që shikoni, pengesat për t’iu bashkuar bllokut janë më të mëdha se kurrë. Një zyrtar i BE-së me të cilin kam biseduar, ka thënë se zgjerimi i madh i BE-së, më 2004 dhe 2007, që ka sjellë në bllok dhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, “ndoshta nuk do të ndodhte kurrë në këto kohë të reja”.

Një aspekt tjetër interesant është se në cilat shtete do të aplikohet kjo metodologji.

Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat e anëtarësimit me BE-në, nuk do të preken. Komisioni Evropian ka thënë se do të ishte gabim ndryshimi i rregullave të lojës derisa loja vazhdon. Por, ato mund të përfshihen në të vetëm nëse duan.

Turqia, e cila ka ngecur në negociatat e saj me Brukselin tash e sa vite, as që përmendet në metodologjinë e re.

Shumë vende në fqinjësinë evropiane ndoshta duan të përfshihen në këtë metodologji, pasi ajo së paku ofron një rrugë – edhe pse mjaft të vështirë. 

The post ANALIZA/ ‘Pse metodologjia e re e KE i vë frenat zgjerimit të Bashkimit Evropian’ appeared first on 55 News.

]]>
Ja momenti historik kur flamuri i Britanisë hiqet nga Këshilli Evropian në Bruksel https://55news.al/globi/video-ja-momenti-historik-kur-flamuri-i-britanise-hiqet-nga-keshilli-evropian-ne-bruksel/ Sat, 01 Feb 2020 11:09:23 +0000 https://new.55news.al/?p=142395 Britania e madhe doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, në mesnatën që lamë pas. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku flamuri i Britanisë së Madhe tërhiqet nga ndërtesa e Këshillit Evropian në Bruksel. Britania e madhe doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, në mesnatën që lamë pas. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku […]

The post Ja momenti historik kur flamuri i Britanisë hiqet nga Këshilli Evropian në Bruksel appeared first on 55 News.

]]>
Britania e madhe doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, në mesnatën që lamë pas. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku flamuri i Britanisë së Madhe tërhiqet nga ndërtesa e Këshillit Evropian në Bruksel.

Britania e madhe doli zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, në mesnatën që lamë pas. Ndërkohë në mediat është publikuar edhe momenti ku flamuri i Britanisë së Madhe tërhiqet nga ndërtesa e Këshillit Evropian në Bruksel.

Më herët, 27 vendet anëtare të BE kanë dhënë miratimin përfundimtar, për largimin e Britanisë së Madhe, duke i hapur rrugën daljes së vendit nga blloku.

Britania e Madhe është vendi i parë që po largohet nga blloku politik dhe ekonomik, 47 vite pas anëtarësimit. Tani, pritet të zhvillohen negociatat për bashkëpunimin e Britanisë së Madhe me BE-në, në të ardhmen. Londra po kërkon arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse tregtare brenda 11 muajve.

The post Ja momenti historik kur flamuri i Britanisë hiqet nga Këshilli Evropian në Bruksel appeared first on 55 News.

]]>