Kolumbi Archives - 55 News https://55news.al/tag/kolumbi/ Sat, 01 Feb 2020 12:41:24 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Kolumbi Archives - 55 News https://55news.al/tag/kolumbi/ 32 32 Kokainë me vlerë 100 milionë euro! Ushtria kolumbiane në aksion, kap nëndetësen me fibra xhami https://55news.al/globi/kokaine-me-vlere-100-milione-euro-ushtria-kolumbiane-ne-aksion-kap-nendetesen-me-fibra-xhami/ Sat, 01 Feb 2020 12:41:24 +0000 https://new.55news.al/?p=142427 Ushtria kolumbiane ka rënë në gjurmët e një nëndetëseje me fibra xhami, që dyshohet të jetë përdorur për transportin e një sasie të madhe kokaine, vlera e së cilës arrinte në mbi 100 milionë euro. Nëndetësja me gjatësi 17 metra, u gjet e braktisur në një xhungël në Bajo Baudo, shumë pranë kufirit me Panamanë. […]

The post Kokainë me vlerë 100 milionë euro! Ushtria kolumbiane në aksion, kap nëndetësen me fibra xhami appeared first on 55 News.

]]>
Ushtria kolumbiane ka rënë në gjurmët e një nëndetëseje me fibra xhami, që dyshohet të jetë përdorur për transportin e një sasie të madhe kokaine, vlera e së cilës arrinte në mbi 100 milionë euro.

Nëndetësja me gjatësi 17 metra, u gjet e braktisur në një xhungël në Bajo Baudo, shumë pranë kufirit me Panamanë. Autoritetet aludojnë se mjeti lundrues ishte gati të ngarkohej dhe më pas të udhëtonte drejt Oqeanit Paqësor, ndërsa nuk dihet se përse është braktisur.

Komandanti i Batalionit, Giovanni Carrillo tha për mediat lokale se nëndetësja ishte e ndërtuar kohët e fundit dhe se struktura e saj e xhamtë kishte përfunduar tashmë dhe ishte gati për përdorim.

Carrillo shtoi se nëndetëse të tjera të ngjashme janë gjetur përgjatë vijës bregdetare të vendit, kohët e fundit. Nëndetëset shihen nga narkotrafikantët si një mënyrë shumë e mirë dhe e sigurt për të transportuar sasi të konsiderueshme kokaine në vende të ndryshme të botës.

The post Kokainë me vlerë 100 milionë euro! Ushtria kolumbiane në aksion, kap nëndetësen me fibra xhami appeared first on 55 News.

]]>
Kapen 16 ton kokainë, sasia më e madhe në histori https://55news.al/globi/kapen-16-ton-kokaine-sasia-me-e-madhe-ne-histori/ Thu, 20 Jun 2019 07:03:41 +0000 https://new.55news.al/?p=105774 Më shumë se 16 ton kokainë u sekuestruan nga agjentët e antidrogës në shtetin federal amerikan të Filadelfias. Sasia gjigante e drogës ishte nisur nga porti i Buenaventurës në Kolumbi, kishte bërë disa ndalesa, për të mbërritur në destinacionin përfundimtar në Filadelfia. Autoritetet amerikane njoftuan se droga e sekuestruar ishte shpërndarë në 7 kontenierë. Bëhet […]

The post Kapen 16 ton kokainë, sasia më e madhe në histori appeared first on 55 News.

]]>
Më shumë se 16 ton kokainë u sekuestruan nga agjentët e antidrogës në shtetin federal amerikan të Filadelfias. Sasia gjigante e drogës ishte nisur nga porti i Buenaventurës në Kolumbi, kishte bërë disa ndalesa, për të mbërritur në destinacionin përfundimtar në Filadelfia.

Autoritetet amerikane njoftuan se droga e sekuestruar ishte shpërndarë në 7 kontenierë. Bëhet fjalë për një nga sasitë më të mëdha të kapjes së kokainës në historinë e SHBA, sipas mediave lokale.

Nëse do të përfundonte në tregun vendas, droga do të arrinte vlerën e rreth 1 miliardë dollarëve.

Në prangat e policisë ranë 3 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa prokurorët federalë nisën menjëherë hetimet për të zbuluar se cilit kartel i drogës kishte porositur 16 ton kokainë.

Kolumbia konfirmohet edhe një herë si vatra e shpërndarjes së kokainës në botë. Destinacionet më të shpeshta janë Europa dhe pikërisht Shtetet e Bashkuara.

The post Kapen 16 ton kokainë, sasia më e madhe në histori appeared first on 55 News.

]]>
Mike Pence niset për në Kolumbi, takim me Guaidon për Venezuelën https://55news.al/globi/mike-pence-niset-per-ne-kolumbi-takim-me-guaidon-per-venezuelen/ Mon, 25 Feb 2019 15:32:13 +0000 https://new.55news.al/?p=87430 Nënpresidenti amerikan Mike Pence është nisur drejt Bogotas, të Kolumbisë, ku do të takohet me Presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido, të njohur nga Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti Pence do të mbajë edhe një fjalim përpara Grupit Lima, për krizën në rritje në Venezuelë, njofton VOA. Nënpresidenti Pence dhe udhëheqës të tjerë rajonalë pritet […]

The post Mike Pence niset për në Kolumbi, takim me Guaidon për Venezuelën appeared first on 55 News.

]]>
Nënpresidenti amerikan Mike Pence është nisur drejt Bogotas, të Kolumbisë, ku do të takohet me Presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido, të njohur nga Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti Pence do të mbajë edhe një fjalim përpara Grupit Lima, për krizën në rritje në Venezuelë, njofton VOA.

Nënpresidenti Pence dhe udhëheqës të tjerë rajonalë pritet të diskutojnë rreth strategjisë për të përshpejtuar largimin e Presidentit të debatueshëm Nicolas Maduro, si dhe për mënyrën se si ndihmat e grumbulluara në kufijtë me Brazilin dhe Kolumbinë, të futen në Venezuelë ku ka mungesa në furnizimin me ushqime dhe ilaçe.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synojnë të ushtrojnë “të gjithë peshën ekonomike dhe diplomatike” për rastin e Venezuelës dhe se shembuj konkretë të kësaj do të shpalosen gjatë fjalimit të Nënpresidentit Pence.c

Nënpresidenti Pence pritet të zhvillojë takime me zotin Guaido dhe Presidentin kolumbian Ivan Duque, përpara se të mbajë fjalimin e tij. Ai do të takohet gjithashtu me diasporën venezueliane dhe familjet e tyre, përpara se të kthehet sërish drejt Uashingtonit.

Grupi Lima po takohet pas një fundjave trazirash dhe dhune në kufijtë e Venezuelës me Kolumbinë dhe Brazilin, ku forcat e Maduros kanë bllokuar hyrjen e ushqimeve dhe ilaçeve. Maduro këmbëngul se ndihmat janë një pretekst për një ndërhyrje ushtarake amerikane.

Zyrtari i lartë amerikan u tha gazetarëve se “mezi presim të bisedojmë me Grupin Lima dhe partnerët rajonalë, pasi Maduro ka treguar tashmë se cili është në të vërtetë, duke përdorur vandalizmin dhe dhunën për të dëmtuar përpjekjet ndërkombëtare për sjelljen e ndihmave humanitare”.

Përdorimi i forcës

Ndërkohë, përfaqësues të zotit Guaido kanë sinjalizuar se në takim ai do të bëjë thirrje për përdorimin e forcës ndaj Maduros, i cili bllokoi ndihmat humanitare dhe shpalosi dhunën në kufi.

Përfaqësuesi i qeverisë Guaido pranë Grupit Lima, Julio Borges, e konfirmoi këtë nëpërmjet një mesazhi në Twitter në orët e vona të së dielës.

The post Mike Pence niset për në Kolumbi, takim me Guaidon për Venezuelën appeared first on 55 News.

]]>
Shakira hap dy shkolla në Kolumbi https://55news.al/lifestyle/shakira-hap-dy-shkolla-ne-kolumbi/ Fri, 09 Nov 2018 06:13:16 +0000 https://new.55news.al/?p=65755 Këngëtarja me famë botërore, Shakira do të hapë dy shkolla në Kolumbi. Shkollat e reja do hapen në Cartagena dhe Barranquilla me Fondacionin e saj Pies Descalzo. Në shkolla do të kenë mundësinë të shkollohen më shumë se 2000 studentë. “Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të shohësh një fëmijë që mund të ishte […]

The post Shakira hap dy shkolla në Kolumbi appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtarja me famë botërore, Shakira do të hapë dy shkolla në Kolumbi.

Shkollat e reja do hapen në Cartagena dhe Barranquilla me Fondacionin e saj Pies Descalzo.

Në shkolla do të kenë mundësinë të shkollohen më shumë se 2000 studentë.

“Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të shohësh një fëmijë që mund të ishte përfshirë në trafik droge, jo vetëm duke përfunduar shkollën e mesme por edhe duke u përgatitur për universitet”, tha këngëtarja.

The post Shakira hap dy shkolla në Kolumbi appeared first on 55 News.

]]>
Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele rekord https://55news.al/globi/prodhimi-i-kokaines-ne-kolumbi-arrin-ne-nivele-rekord/ Thu, 20 Sep 2018 06:47:30 +0000 https://new.55news.al/?p=50629 Prodhimi i kokainës në Kolumbi arriti nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se prodhimi u rrit rreth 31% nga viti në vit në rreth 1.400 ton kanabis të kultivuar në 171.000 hektarë. Agjencia paralajmëroi se prodhimi i lëndës narkotike mund të dëmtojë përpjekjet […]

The post Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele rekord appeared first on 55 News.

]]>
Prodhimi i kokainës në Kolumbi arriti nivele rekord në vitin 2017, sipas statistikave të reja.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se prodhimi u rrit rreth 31% nga viti në vit në rreth 1.400 ton kanabis të kultivuar në 171.000 hektarë.

Agjencia paralajmëroi se prodhimi i lëndës narkotike mund të dëmtojë përpjekjet e fundit të vendosjes të paqes. Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës, pjesa më e madhe e së cilës përfundon në SHBA, që është konsumatori më i madh në botë.

Gloria Maria Borrero Restrepo, ministrja e drejtësisë e Kolumbisë, i quajti të dhënat “me të vërtetë shumë shqetësuese”.

Sa prodhohet?

Sipas raportit të UNODC, sipërfaqja e prodhimit të kokainës në Kolumbi vitin e kaluar ishte niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke u rritur me 25.000 hektarë nga 2016.

Sipërfaqja e përgjithshme e tokës e kultivuar me lëndën narkotike ishte rreth 17% më e lartë në 2017 se 2016.

Në raport u tha se prodhimi i mundshëm i kokainës kishte një vlerë prej 2.7 miliardë dollarë në tregun lokal.

OKB tha se rajoni në kufi me oqeanin Paqësor në Kolumbi është kultivuar më intensivisht.

Shteti i Narinos në kufi me Ekuadorin ka më shumë tokë bujqësore të dedikuar për kokainë sesa gjithë Peruja, e cila është një prodhues tjetër i madh.

The post Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele rekord appeared first on 55 News.

]]>
Organizata kriminale jep 70 mijë dollarë për të vrarë…qenin anti-drogë! https://55news.al/globi/organizata-kriminale-jep-70-mije-dollare-per-te-vrare-qenin-anti-droge/ Sat, 28 Jul 2018 09:25:56 +0000 https://new.55news.al/?p=38508 Një kartel i drogës në Kolumbi ka vendosur një shpërblim të majmë për këdo që vret apo kap të gjallë një qen të autoriteteve kolumbiane Mediat amerikane shkruajnë që klani kolumbian El Gulfo ka thënë që kushdo që eliminon qenin e policisë – specialist për nuhatjen e drogës – merr si shpërblim plot 70 mijë […]

The post Organizata kriminale jep 70 mijë dollarë për të vrarë…qenin anti-drogë! appeared first on 55 News.

]]>
Një kartel i drogës në Kolumbi ka vendosur një shpërblim të majmë për këdo që vret apo kap të gjallë një qen të autoriteteve kolumbiane

Mediat amerikane shkruajnë që klani kolumbian El Gulfo ka thënë që kushdo që eliminon qenin e policisë – specialist për nuhatjen e drogës – merr si shpërblim plot 70 mijë dollarë.

Ky kërcënim për sigurinë e qenit të policisë në Kolumbi ka detyruar autoritetet që të zhvendosin lokacionin ku qeni i racës gjermane zhvillon veprimtarinë e tij ndaj drogës.

Sombra (në shqip: hija) është qeni më i zhvilluar i policisë në Kolumbi, pasi që ka jashtëzakonisht të zhvilluar shqisën e të nuhaturit.

Së fundi, Sombra ka nuhatur dhe ka zbuluar një sasi kokaine prej 2 tonësh, kapje që goditi keq klanin e drogës. Nga zona kufitare, qeni është bartur për në kryeqytet, në Bogota, i transportuar me mjete të blinduara dhe policë të armatosur.

Kolumbia është shteti me sasisë më të madhe të kultivimit të drogës në botë.

The post Organizata kriminale jep 70 mijë dollarë për të vrarë…qenin anti-drogë! appeared first on 55 News.

]]>
Kolumbia i shpall luftë me dronë kokainës https://55news.al/globi/kolumbia-i-shpall-lufte-me-drone-kokaines/ Wed, 27 Jun 2018 12:22:05 +0000 https://new.55news.al/?p=29835 Dronët do të shërbejnë në betejen e shtetit kolumbian me trafikantët e kokainës.  Presidenti i këtij vendi, Juan Manuel Santos, ka autorizuar përdorimin e tyre për të spërkatur me lëndë të posaçme parcelat ku kultivohet bima e kokainës, duke sjellë dhe eliminimin e një sasie të madhe të saj. Vendimi është marrë vetëm një ditë […]

The post Kolumbia i shpall luftë me dronë kokainës appeared first on 55 News.

]]>
Dronët do të shërbejnë në betejen e shtetit kolumbian me trafikantët e kokainës.  Presidenti i këtij vendi, Juan Manuel Santos, ka autorizuar përdorimin e tyre për të spërkatur me lëndë të posaçme parcelat ku kultivohet bima e kokainës, duke sjellë dhe eliminimin e një sasie të madhe të saj.

Vendimi është marrë vetëm një ditë pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara ku u bë e ditur se është rritur me 11 për qind gjatë vitit 2017, duke shkuar në 209 mijë hektarë të kultivuar me një rritje të prodhimit të lëndës narkotike të përpunuar në 19 për qind.

Në fakt Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, ka ndaluar spërkatjen me lëndën që shkakton tharjen e bimës në vitin 2015, pas qëndrimeve të organizatës ndërkombëtare të shëndetit se lënda e përdorur shkaktonte kancer.

Vendimin, presidenti e ka bërë të ditur në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të luftës ndaj trafiqeve në Bogota.

Santos, i cili do të zëvendësohet këtë vit nga presidenti i zgjedhur Ivan Duque, ka theksuar se fluturimet e ulëta do të zhvillohen në zonat ku është e vështirë ndërhyrja nga forcat tokësore. 

Ndërsa synohet që të operacioni të zhvillohet në 110 mijë hektarë.

Kolumbia është përballur me dhunë me grupet e përfshira në trafikun e drogërave, ndërsa nënvizohet se prej vitesh këto grupe kanë realizuar biliona dollarë nga ky aktivitet i paligjshëm.

Në betejën me ta, Kolumbia ka marrë mbështetjen financiare prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku trafikohet një pjesë e madhe e drogave. 

Në vitet 2000- 2015, në programet ushtarake dhe sociale u vendosën 10 miliardë dollarë,  edhe kjo shumë u reduktua në 400 milionë vjetorë.

The post Kolumbia i shpall luftë me dronë kokainës appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Kolumbia humbi, por tifozet e saj triumfuan https://55news.al/sport/foto-kolumbia-humbi-por-tifozet-e-saj-triumfuan/ Tue, 19 Jun 2018 15:56:11 +0000 https://new.55news.al/?p=27626 Kolumbia humbi në fushë në ndeshjen e luajtur sot me Japoninë, por triumfoi në tribunë pasi spektakli i vërtetë u dhurua nga bukuroshet amerikanolatine. Vajzat kolumbiane arritën të tërhiqnin vëmendjen gjatë ndeshjes jo vetëm për mbështetjen ndaj skuadrës së zemrës, por edhe pë paraqitjen e tyre të jashtme. Si rrjedhojë kamerat u fokusuan tek to […]

The post Foto/ Kolumbia humbi, por tifozet e saj triumfuan appeared first on 55 News.

]]>
Kolumbia humbi në fushë në ndeshjen e luajtur sot me Japoninë, por triumfoi në tribunë pasi spektakli i vërtetë u dhurua nga bukuroshet amerikanolatine. Vajzat kolumbiane arritën të tërhiqnin vëmendjen gjatë ndeshjes jo vetëm për mbështetjen ndaj skuadrës së zemrës, por edhe pë paraqitjen e tyre të jashtme. Si rrjedhojë kamerat u fokusuan tek to dhe u shkrepën dhjetra foto. Shfletoni galerinë për tu njohur me disa prej tyre.

The post Foto/ Kolumbia humbi, por tifozet e saj triumfuan appeared first on 55 News.

]]>
Ish-presidenti konservator Iván Duque fiton zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë https://55news.al/globi/ish-presidenti-konservator-ivan-duque-fiton-zgjedhjet-presidenciale-te-kolumbise/ Mon, 18 Jun 2018 07:17:38 +0000 https://new.55news.al/?p=27053 Ish-presidenti konservator Iván Duque është zgjedhur president i Kolumbisë. Në një tubim me rastin e fitores, në kryeqytetin Bogotas, ai premtoi të bashkonte vendin pas një fushate përçarëse, shkruan BBC. Por ai tha se dëshiron të shohë ndryshime në marrëveshjen historike, por të diskutueshme, të dakorduar me rebelët e FARC në 2016. Z. Duque, i […]

The post Ish-presidenti konservator Iván Duque fiton zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë appeared first on 55 News.

]]>
Ish-presidenti konservator Iván Duque është zgjedhur president i Kolumbisë.

Në një tubim me rastin e fitores, në kryeqytetin Bogotas, ai premtoi të bashkonte vendin pas një fushate përçarëse, shkruan BBC.

Por ai tha se dëshiron të shohë ndryshime në marrëveshjen historike, por të diskutueshme, të dakorduar me rebelët e FARC në 2016.

Z. Duque, i cili fitoi 54% të votave, thotë se do të rishkruhet marrëveshja që garantonte vendet e rebelëve në Kongres dhe u lejoi atyre të konkurronin në zgjedhje.

Ai gjithashtu thotë se do të vendosë ndëshkime më të ashpra për krimet e dyshuara të kryera nga rebelët gjatë konfliktit brutal pesë-dekadësh me qeverinë.

“Me përulësi dhe nder, i them popullit kolumbian se do t’i jap të gjitha energjitë e mia për të bashkuar vendin tonë. Nuk ka ndarje më,” i tha ai një turme simpatizantësh.

“Unë nuk do të qeveris me urrejtje.

Z. Duque shihet si një zgjedhje e favorshme për biznesin, sepse ai dëshiron të ulë taksat dhe të rrisë investimet.

The post Ish-presidenti konservator Iván Duque fiton zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë appeared first on 55 News.

]]>
Kolumbi, shqetësim për mafien nga Shqipëria https://55news.al/aktualitet/kolumbi-shqetesim-per-mafien-nga-shqiperia/ Thu, 03 May 2018 14:46:23 +0000 https://new.55news.al/?p=11834 Ai që njihet tashmë si rasti i ri “NarcoJet”, një ton kokainë e sekuestruar në Spanjë, që ishte nisur nga Kolumbia, zbuloi sipas radios “Caracol” një klient të ri të trafikantëve kolumbianë. Nga 5 të arrestuarit, personi i ndaluar në Combita ishte vendas e me një histori narkotrafiku mbi shpatulla; dy të prangosurit në Spanjë […]

The post Kolumbi, shqetësim për mafien nga Shqipëria appeared first on 55 News.

]]>
Ai që njihet tashmë si rasti i ri “NarcoJet”, një ton kokainë e sekuestruar në Spanjë, që ishte nisur nga Kolumbia, zbuloi sipas radios “Caracol” një klient të ri të trafikantëve kolumbianë.

Nga 5 të arrestuarit, personi i ndaluar në Combita ishte vendas e me një histori narkotrafiku mbi shpatulla; dy të prangosurit në Spanjë ishin shqiptarë, pjesëtarë të një rrjeti kriminal që sipas raporteve të shërbimeve sekrete ishte krijuar me ish-ushtarë që kanë marrë pjesë në luftrat ballkanike.

Radioja pretendon se ka në duar raportin e INTERPOL-it, ku jepen detaje mbi rrezikshmërinë e lartë të këtij grupi që e dërgonte drogën në Europë. “Shumë nga anëtarët e tij ishin pjesëmarrës të luftrave në Ballkan – theksohet aty, – e për këtë arsye veprojnë me një profesionalizëm ushtarak, e dallojnë për nga brutaliteti dhe efikasiteti i tyre”.

Raporti shpjegon më tej sesi arrinin ish-ushtarët ta fitonin besimin e komunitetit përmes kontrollit ekonomik e të kërcënonin sigurinë e anëtarëve të tij. “Këto grupe kriminale nga disa vende të Europës Lindore, – lexohet më tej, – karakterizohen nga mënyra e të vepruarit, mbështetur në besnikërinë e pjesëtarëve që arrijnë t’i menaxhojnë duke i kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri, të cilave u bëjnë pagesa ‘cash’, e në të njëjtën kohë i kthejnë në pengje, ndërsa lidhjet e tyre zgjaten si tentakula në mbarë Europën”.

Nga sa shpjegon media në fjalë, kush hyn në këto grupe, mund ta realizojë një gjë të tillë në dy mënyra: e para, njerëzit që i përkasin qarqeve të besuara të organizatës arrijnë të depërtojnë përmes lidhjeve të gjakut, e tjetra, duke e provuar për vite të tëra sesa të vlefshëm janë për të.

Informacioni është tashmë në duart e autoriteteve të 5 vendeve, që të gjitha të interesuara për të frenuar trafikimin e drogës dhe për kapjen e ish-ushtarëve. TCH

The post Kolumbi, shqetësim për mafien nga Shqipëria appeared first on 55 News.

]]>