kompanite Archives - 55 News https://55news.al/tag/kompanite/ Sun, 24 Feb 2019 17:43:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png kompanite Archives - 55 News https://55news.al/tag/kompanite/ 32 32 Kompanitë prodhuese amerikane janë në momentin e tyre më të mirë https://55news.al/globi/kompanite-prodhuese-amerikane-jane-ne-momentin-e-tyre-me-te-mire/ Sun, 24 Feb 2019 17:43:36 +0000 https://new.55news.al/?p=87306 Ngadalësimi i planeve të Foxconn për të prodhuar televizorë në Wisconsin është kompensuar nga lajme të tjera, edhe më të mira Udhëtimi i dikurshëm në rrugët e ngushta të fshatit Wisconsin nuk kishte asgjë të veçantë. Ju do të vinit re një fermë që kultivonte kunguj, një tjetër fermë të çuditshme në pamje dhe një […]

The post Kompanitë prodhuese amerikane janë në momentin e tyre më të mirë appeared first on 55 News.

]]>
Ngadalësimi i planeve të Foxconn për të prodhuar televizorë në Wisconsin është kompensuar nga lajme të tjera, edhe më të mira

Udhëtimi i dikurshëm në rrugët e ngushta të fshatit Wisconsin nuk kishte asgjë të veçantë. Ju do të vinit re një fermë që kultivonte kunguj, një tjetër fermë të çuditshme në pamje dhe një hambar gjigant në ngjyrë të kuqe, shkruan The Economist.

Por nëse ju do ta vizitonit atë në ditët e sotme do të përballeshit me ndërtimin e një fabrike të re, në këtë cep të Midwest. Vendi ku dikur mbaheshin pulat është zëvendësuar sot me gjigantin nga Tajvani, Faxconn, i njohur në botë për përvojën në montimin e pjesëve të iPhone-ve.

Kur kjo kompani prezantoi në vitin 2017 planet për të ndërtuar një fabrikë gjigante për prodhimin e televizorëve të cilësisë së lartë, shumë e pritën me gëzim këtë lajm, përfshirë këtu edhe Presidentin, Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë nisjes së projektit vitin e kaluar. Prodhuesit e elektronikës e kanë braktisur Amerikën kohë më parë dhe e kanë zëvendësuar atë me shtete më të lira, ku mund të përmendim këtu veçanërisht Kinën.

Për këtë arsye, investimi u vlerësua dhe u konsiderua si pika e kthesës në këtë drejtim. Pasi mori premtimin për një subvencionim prej mbi 4 miliardë dollarësh nga Wisconsin, Foxconn u zotua se do të hapë 13,000 vende pune, shumica prej të cilave në sektorin e montimit, me një pagesë mesatare vjetore prej 54,000 dollarësh. Por ajo që Foxconn do të bëjë në këto zona të thella, mbetet pikëpyetje për shumë njerëz. Kompania ka zbuluar se është vështirë që të arrijë të punësojë mijëra vetë nga Midwesti, të cilët të bien dakord të punojnë me orë të zgjatura në një vend pune që ka lodhje të madhe dhe mbi të gjitha, kundrejt një pagese relativisht të ulët.

Ditët e fundit, Presidenti Trump ndërhyri personalisht për të bindur bosin e Foxconn, Terry Gou, që të mos tërhiqej. Megjithatë, Foxconn ka reduktuar planet e prodhimit masiv dhe sipas një personi të brendshëm të kompanisë, ajo do të prodhojë vetëm sasi të përcaktuara të produkteve me cilësi të lartë. Në lidhje me hapjen e vendeve të reja të punës, kompania nuk i ka tërhequr premtimet e bëra, megjithëse vëzhguesit dyshojnë se ajo do të jetë në gjendje që të punësojë në shkallën e parashikuar fillimisht. Në pamje të parë, ndryshimi i qëndrimit të Foxconn konfirmon se industria e prodhimit amerikan është në telashe.

 

The post Kompanitë prodhuese amerikane janë në momentin e tyre më të mirë appeared first on 55 News.

]]>
Kompanitë offshore shqetësojnë KE: Mund të shërbejnë për pastrimin e parave https://55news.al/aktualitet/kompanite-offshore-shqetesojne-ke-mund-te-sherbejne-per-pastrimin-e-parave/ Tue, 18 Dec 2018 13:32:43 +0000 https://new.55news.al/?p=74856 Prezenca e kompanive offshore në Shqipëri shihet me shqetësim nga insitucionet ndërkombëtarë. Raporti i fundit i Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit vë një theks të veçantë për risqet që paraqet prezenca e kompanive që nuk kanë pronësi të qartë, të […]

The post Kompanitë offshore shqetësojnë KE: Mund të shërbejnë për pastrimin e parave appeared first on 55 News.

]]>
Prezenca e kompanive offshore në Shqipëri shihet me shqetësim nga insitucionet ndërkombëtarë. Raporti i fundit i Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin e Shqipërisë për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit vë një theks të veçantë për risqet që paraqet prezenca e kompanive që nuk kanë pronësi të qartë, të ashtuquajtura “beneficiary onwnership”, pra ku përfituesit realë nga këto sipërmarrje nuk dihen. Raporti thekson se ato mund të keqpërdoren për pastrim parash dhe bën thirrje që të ketë kushte më të forta dhe më shumë informacion për to.

“Janë identifikuar mangësi teknike në lidhje me saktësinë dhe përshtatshmërinë e të dhënave në lidhje me kompanitë offshore si dhe kontrollin e informacionit të personave juridikë si dhe mungesa e masave për të garantuar që bartësit e aksioneve nuk keqpërdoren për pastrim parash, dhe financim të terrorizimit. Rekomandimet e reja të Task Forcës për Veprim Financiar vendosin kushte më të hollësishme në veçanti në lidhje me grumbullimin dhe disponueshmërinë e informacionit për kompanitë offshore”.

“Nuk ekzistojnë mekanizma që identifikojnë dhe përshkruajnë proceset për sigurimin dhe regjistrimin e informacionit për kompanitë offshore përveçse si pjesë e proceseve verifikimit të të entiteteve raportuese.

Shqipëria ka zhvilluar analiza risku që shfaqin organizatat jofitimprurëse për financimin e terrorizimit në nivel kombëtar. Në mënyrë të veçantë Shqipëria ka kryer një Vlerësim Kombëtar Risku, ku u analizua risku i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit në disa sektorë financiarë dhe jo financiarë Gjithsesi nuk është bërë asnjë vlerësim gjithëpërfshirës i risqeve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit që lidhen me të gjitha llojet e personave juridikë të krijuar në vend” thuhet në raport.

Nga ana tjetër nënvizohet se sot nuk ka kërkesa për personat juridikë dhe as për regjistruesit apo autoritete të tjera kompetente për të marrë mbajtur apo të vlerësojnë masa të arsyeshme për sigurimin në vijim të informacionit për pronarët përfitues.

“Vetëm në rast se drejtorët apo anëtarët partnerët, aksionarët, themeluesit janë në të vërtetë pronarët përfitues informacioni në regjistër do të jetë i duhuri. Shqipëria mund të jetë duke zbatuar pjesërisht kërkesat për identifikimin e pronarëve përfitues përmes kërkesave që vijnë nga masat kundër pastrimit të parave apo lufta kundër terrorizmit për entitetet raportuese për të kryer verifikimin e pjesës që përfshin identifikimin e pronarëve përfitues të personave juridikë.

Shqipëria është kryesisht në përputhje me kërkesat për identifikimin e llojeve të personave juridikë dhe regjistrimin e informacionit bazë. Megjithatë, ka dobësi në lidhje me vlerësimin e rrezikut lidhur me personat juridik; mungesa e një mekanizmi të qartë për të siguruar se informacioni i ruajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë është i saktë dhe të dhënat e mbajtura nga gjykata janë të përditësuar në mënyre të vazhdueshme; mungesa e sanksioneve për shoqatat, fondacionet dhe qendrat për të rifrskuar informacionin e regjistruar; mekanizëm për të siguruar disponueshmërinë, saktësinë dhe monedhën e informacionit të përfituesit të titullit, dobësitë në lidhje me rregullimin e aksioneve të bartësit dhe drejtorët e emëruar” vlerëson raporti.

Viteve të fundit kompanitë offshore kanë rritur prezencën e tyre ne Shqipëri duke përfituar kontrata të rëndësishme koncesionare sin ë shfrytëzimin e burimeve të natyrës ashtu edhe në shërbime dhe kontrata pune.

Rasti më i fundit dhe më flagran ishte i kompanisë offshore DH Albania, e cila fitoi dy tendera me vlerë totale 30 milionë euro për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re dhe një linje të brendshme të interkonjeksionit të energjisë, ku mediat zbuluan se kompania kishte dokumenta të fallsifikuara, çka çoi në anulimin e tenderit.

The post Kompanitë offshore shqetësojnë KE: Mund të shërbejnë për pastrimin e parave appeared first on 55 News.

]]>
Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund! Kë favorizojnë kompanitë e basteve? https://55news.al/aktualitet/imazhi-i-kartemonedhes-se-re-50-paund-ke-favorizojne-kompanite-e-basteve/ Tue, 27 Nov 2018 16:49:50 +0000 https://new.55news.al/?p=70383 Banka e Anglisë ka publikuar një listë shkencëtarësh që janë propozuar si imazh për kartëmonedhën e re 50 paund. Në listë janë pionerët i kompjuterave Alan Turing dhe Ada Lovelace, shpikësi i telefonit Alexander Graham Bell apo astronomi Patrick Moore. Banka ka marrë gjithsej 174 mijë e 112 propozime, nga të cilat 114 mijë përmbushin […]

The post Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund! Kë favorizojnë kompanitë e basteve? appeared first on 55 News.

]]>
Banka e Anglisë ka publikuar një listë shkencëtarësh që janë propozuar si imazh për kartëmonedhën e re 50 paund. Në listë janë pionerët i kompjuterave Alan Turing dhe Ada Lovelace, shpikësi i telefonit Alexander Graham Bell apo astronomi Patrick Moore.

Banka ka marrë gjithsej 174 mijë e 112 propozime, nga të cilat 114 mijë përmbushin kriterin e zgjedhjes.

Për të qenë në listë, individët duhet të jenë realë, që nuk jetojnë më dhe që kanë kontribuar në fushën e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Në listë është gjithashtu eksperti i vrimave të zeza Stephen Hawking, zbuluesi i penicilinës Alexander Fleming por edhe ish kryeministrja Margaret Thatcher, që ka qenë shkencëtare para se të bëhej kryeministre.
Baronesha Thatcher ka studiuar kimi në “Oxford” dhe pas diplomimit ka punuar si kimiste kërkuese në sektorin e ushqimit.

Në fakt, kandidatura e kësaj të fundit po shkakton jo pak debate e ndasi në Britani ku pikëpyetja është nëse do të kalojë “testin”e bankës qendrore apo jo. Madje për të në “change.org” ka nisur edhe një peticion, që shoqërohet me një imazh se si mund të jetë kartëmonedha e re me imazhin e Thatcher (foto mësipër)

Madje diskutimet kanë kaluar në një fazë tjetër, atë të vënies së basteve. Kompania e basteve “William Hill” ka kuotuar si favorit për të qenë imazhi kryesor i kartëmonedhës Stephen Hawking ndërsa në vend të dytë fituesin e çmimit Nobel në kimi, Dorothy Hodgkin.

Propozimet janë të hapura deri me 14 dhjetor, ku kushdo mund të bëjë propozimin e tij ose të votojë për një nga kandidatët në faqen zyrtare të Bankës së Anglisë.
Por votën përfundimtare nuk e ka publiku në këtë rast. Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet nga anëtarët e komitetit përkatës të bankës që do të krijojnë një listë të shkurtër me kandidatët më të votuar nga publiku për të zgjedhur në fund imazhin zyrtar.

The post Imazhi i kartëmonedhës së re 50 paund! Kë favorizojnë kompanitë e basteve? appeared first on 55 News.

]]>
Perëndimi i biznesit të lojërave të fatit, ja kompanitë që punësojnë mbi 7,000 persona https://55news.al/aktualitet/perendimi-i-biznesit-te-lojerave-te-fatit-ja-kompanite-qe-punesojne-mbi-7-000-persona/ Mon, 15 Oct 2018 06:50:48 +0000 https://new.55news.al/?p=57859 Biznesi i lojërave të fatit pritet të marrë një goditje pas vendimit të qeverisë që do t’i largojë kazinotë dhe pikat e basteve nga qendrat e qyteteve deri në 31 dhjetor të këtij viti. Disa kanë filluar të mbyllen tashmë, ndërsa nga janari pritet që në treg të krijohet një ofertë e lartë për ambiente […]

The post Perëndimi i biznesit të lojërave të fatit, ja kompanitë që punësojnë mbi 7,000 persona appeared first on 55 News.

]]>
Biznesi i lojërave të fatit pritet të marrë një goditje pas vendimit të qeverisë që do t’i largojë kazinotë dhe pikat e basteve nga qendrat e qyteteve deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Disa kanë filluar të mbyllen tashmë, ndërsa nga janari pritet që në treg të krijohet një ofertë e lartë për ambiente me qira. Pikat e lotove basteve e kazinove e kishin rritur ndjeshëm tregun e qirave sidomos në kryeqytet, teksa ishin të gatshëm të paguanin më shumë (psh një pikë bastesh afër Bllokut paguante deri në 200 euro për metër katror qira, nga 35-40 euro që është qiraja në qendrat e biznesit të kategorisë A).

Nga ky ves shqiptarët shpenzonin mbi 130 milionë eur në vit, që ishte qarkullimi vjetor i kazinove e basteve sportive në 2017-n, teksa të ardhurat e kompanive po shënonin rritje dyshifrore vit pas viti, pas 2013-s. Shpenzimet më të mëdha janë në kazino, me rreth 60% të totalit.

Zgjerimi i këtyre kompanive ka rritur dhe numrin e të punësuarve, sidomos në pikat e basteve sportive, të cilët, së bashku me kompanitë call center, vitet e fundit janë dhe ndër punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Në total, sipas të dhënave nga tatimet, janë mbi 7,000 të punësuar në kazinotë e bastet sportive, me të dhëna që i referohen fundit të 2017-s. Bastet sportive janë ato që punësojmë më shumë, për vetë natyrën e aktivitetit të tyre me shumë pika të hapura në gjithë vendin, ndonëse kazinotë kanë një qarkullim vjetor më të lartë.

ITSGA, me 3,027 të punësuar deri në fund të 2017-s, sipas të dhënave nga tatimet është punëdhënësi më i madh privat në vend dhe i dyti në Shqipëri, pas kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE, që ka rreth 6,300 të punësuar). Kompania kishte një qarkullim vjetor prej rreth 11 milionë eurosh në 2017-n.

LOTTO SPORT SH.A, është punëdhënësi i nëntë më i madh në vend, me 1,722 të punësuar në total.

Më pas renditen kazinotë. Adriatik Game dhe Astra Albania kishin përkatësisht nga 292 dhe 239 punonjës deri në fund të 2017-s.

Apex-Al, ndonëse është operatori më i madh i lojërave të fatit në vend, sipas qarkullimit vjetor, me 20 milionë euro në 2017-n, kishte vetëm 231 të punësuar.

Regency Casino dhe VLT Albania kishin përkatësisht nga 217 dhe 144 të punësuar.

Operatorët e tjerë kanë më pak se 100 të punësuar.

Numri i lartë i të punësuarve në pikat e basteve dhe fakti që subjektet e lojërave të fatit u kthyen në punëdhënësit më të mëdhenj privatë në vend ,reflekton modelin jo produktiv të ekonomisë shqiptare, të orientuar drejt vesit dhe jo drejt vlerës së shtuar, duk e e nxjerrë zbuluar përballë këtij vendimi drastik të qeverisë, pesë vjet pas lulëzimit të kësaj industrie .

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi së fundmi në Kuvend se “po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm”.

The post Perëndimi i biznesit të lojërave të fatit, ja kompanitë që punësojnë mbi 7,000 persona appeared first on 55 News.

]]>
Sigurimi i detyrueshëm – Kompanitë fituan 4.6 milionë euro https://55news.al/aktualitet/sigurimi-i-detyrueshem-kompanite-fituan-4-6-milione-euro/ Thu, 11 Oct 2018 13:25:39 +0000 https://new.55news.al/?p=56979 Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve fituan 580 milionë lekë ose rreth 4.6 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat e detajuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se produkti kryesor i industrisë së sigurimeve, por edhe ai që shkakton dëmet më të shumta, në fakt rezultoi fitimprurës. Madje, rezultati i vitit 2017 […]

The post Sigurimi i detyrueshëm – Kompanitë fituan 4.6 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>
Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve fituan 580 milionë lekë ose rreth 4.6 milionë euro nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat e detajuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se produkti kryesor i industrisë së sigurimeve, por edhe ai që shkakton dëmet më të shumta, në fakt rezultoi fitimprurës. Madje, rezultati i vitit 2017 ishte më i larti i pesë viteve të fundit.

Raporti mes dëmeve dhe primeve për këtë produkt ishte rreth 28%, në linjë me mesataren e tregut shqiptar, por shumë i ulët krahasuar me tregjet e tjerë.

Kompanitë shqiptare vijojnë të kenë raporte krejtësisht anormale, sepse primet shkojnë më shumë për shpenzime të marrjes në sigurim dhe administrative, sesa për të paguar dëme.

Siguruesit vazhdojnë të kenë shuma të mëdha detyrimesh të pashlyera ndaj fondit të kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Këto detyrime lidhen pikërisht me dëmet e shkaktuara ndaj personave të siguruar nga mjete të tjera të pasiguruara ose të paidentifikuara. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, detyrimet ende të bartura arrijnë në rreth 1.7 miliardë lekë ose 13 milionë euro.

Sipas raportimeve financiare të subjekteve, rezultati i përgjithshëm për të gjitha kompanitë e sigurimit të jo jetës vitin e kaluar kishte vlerën e 958 milionë lekëve ose 7.5 milionë eurove.

The post Sigurimi i detyrueshëm – Kompanitë fituan 4.6 milionë euro appeared first on 55 News.

]]>
Teknologji e lartë dhe Wi-Fi – Kompanitë ajrore më të mira në botë! https://55news.al/teknologji/teknologji-e-larte-dhe-wi-fi-kompanite-ajrore-me-te-mira-ne-bote/ Sun, 07 Oct 2018 06:23:12 +0000 https://new.55news.al/?p=55600 Vende të rehatshme dhe shërbimi i mirë zë një pjesë të madhe që udhëtimi ynë të jetë sa më komod, por kur vjen puna për udhëtime të gjata, shumë prej nesh kanë vetëm tre pyetje: A ka Wi-Fi? A ka vend për karikim ? Çfarë filmash keni? Traveloka ka analizuar 50 kompanitë më të mira […]

The post Teknologji e lartë dhe Wi-Fi – Kompanitë ajrore më të mira në botë! appeared first on 55 News.

]]>
Vende të rehatshme dhe shërbimi i mirë zë një pjesë të madhe që udhëtimi ynë të jetë sa më komod, por kur vjen puna për udhëtime të gjata, shumë prej nesh kanë vetëm tre pyetje: A ka Wi-Fi? A ka vend për karikim ? Çfarë filmash keni?

Traveloka ka analizuar 50 kompanitë më të mira ajrore që operojnë me fluturime të gjata dhe i krahasoi ato në aspektin e shpejtësisë dhe kostos së Wi-Fi, disponueshmërisë së prizës së energjisë, argëtimit gjatë fluturimit dhe mundësisë së dërgimit të mesazheve me tekst dhe thirrjeve telefonike. Qatar Airways, numri 2 i linjës ajrore në botë sipas Skytrax, kryeson listën. Katari u përgjigj kërkesës së konsumatorëve duke nisur shërbimin e saj “Super Wi-Fi” në fillim të këtij viti, me shpejtësi që mund të arrijnë 50 Mbps. Pasagjerëve u ofrohet 1 orë akses në internet falas me shpejtësi të lartë por ato mund të blejnë për pjesën e mbetur të udhëtimit edhe internet pa kufizim për 10 dollarë.
Nga 50 linjat ajrore të përfshira në raport, 36 ofronin Wi-Fi. Linjat ajrore më të mira janë Qatar AirWays, Emirates, Cathay Pacific, Etihad AirWays dhe Virgin Atlantic, të cilët janë të vetmet që sigurojnë TV Live si dhe aftësinë për të bërë telefonata dhe për të dërguar mesazhe me tekst. “Ne po shohim që linjat ajrore po përpiqen të fitojnë një avantazh konkurrues duke bërë përmirësime në ofertat e tyre të teknologjisë.”-thuhej në raport.
Kompanitë ajrore më të mira për shërbimin e internetit janë:

Qatar Airways (92.3)

Emirates (88.4)

Delta Air Lines (85.7)

British Airways (84.9)

JetBlue Airways (82.4)

Cathay Pacific (82.0)

Alaska Airlines (80.1)

Turkish Airlines (79.6)

Etihad Airways (78.6)

Eva Air (77.4)

Oman Air (77.4)

Lufthansa (75.7)

Virgin Atlantic (72.1)

Singapore Airlines (72.0)

Air Canada (71.9)

Saudi Arabian Airlines (70.6)

Finnair (68.9)

Aer Lingus (68.6)

Hong Kong Airlines (65.1)

Malaysia Airlines (65.0)

China Southern (62.4)

Virgin Australia (61.1)

Austrian (59.9)

Air New Zealand (59.7)

Southwest Airlines (59.3)

Informacioni mbi objektet përkatëse u mblodh kryesisht nga faqet zyrtare të internetit të linjave ajrore.

The post Teknologji e lartë dhe Wi-Fi – Kompanitë ajrore më të mira në botë! appeared first on 55 News.

]]>
Gara për “Telekom Albania”, jo vetëm Telekom Srbja! Cilat janë 2 kompanitë e tjera? Njëra shtetërore, tjetra në pronësi të miliarderit çek https://55news.al/aktualitet/gara-per-telekom-albania-jo-vetem-telekom-srbja-cilat-jane-2-kompanite-e-tjera-njera-shteterore-tjetra-ne-pronesi-te-miliarderit-cek/ Wed, 03 Oct 2018 13:47:56 +0000 https://new.55news.al/?p=54600 Në garë për të blerë “Telekom Albania”, tashmë të nxjerrë në shitje nga “Deutsche Telekom”, përveç “Telekom Srbija” që e ka konfirmuar edhe zyrtarisht ofertën e saj, në garë janë të paktën edhe dy kompani të tjera, bullgarja “Vivacom” dhe kompania çeke por me bazë në Holandë, “PPF”, që është e shtrirë në shumë sektorë, […]

The post Gara për “Telekom Albania”, jo vetëm Telekom Srbja! Cilat janë 2 kompanitë e tjera? Njëra shtetërore, tjetra në pronësi të miliarderit çek appeared first on 55 News.

]]>
Në garë për të blerë “Telekom Albania”, tashmë të nxjerrë në shitje nga “Deutsche Telekom”, përveç “Telekom Srbija” që e ka konfirmuar edhe zyrtarisht ofertën e saj, në garë janë të paktën edhe dy kompani të tjera, bullgarja “Vivacom” dhe kompania çeke por me bazë në Holandë, “PPF”, që është e shtrirë në shumë sektorë, raporton SCAN.

Telekom Srbija

“Telekom Srbija” është e pranishme në tregun boshnjak, malazez dhe atë austriak, përveç Serbisë. Kompania në fjalë është me e madhja në sektor në Serbi, si dhe më e madhja për ofrimin e shërbimit të internetit. “Telekom Srbija” ka 1 miliard dollarë të ardhura në 2017 dhe 124 milionë euro fitime neto. Aksionerja kryesore e kompanisë është qeveria serbe, me 58% të aksioneve, ndërkohë që 15% të aksioneve e kanë qytetarët e Serbisë dhe rreth 7% punonjësit dhe ish-punonjësit.
Vivacom

Kompania tjetër në garë është bullgarja e “Vivacom”, që është kompania më e madhe e telekomunikacionit në Bullgari, si në drejtim të telefonisë celulare ashtu edhe në drejtim të shërbimit të internetit, duke zënë mbi 80% të tregut. Edhe kjo është një kompani e drejtuar nga shteti. Të ardhurat e “Vivacom” në vit janë sa gjysma e atyre të “Telekom Srbija”.
PPF

“PPF” ndërkohë ka një profil krejt tjetër nga dy kompanitë e tjera në garë, pasi është një grup ndërkombëtar investimesh me bazë në Holandë, zotëruesi i së cilës është çeku Petr Kellner, njeriu i cili me 15 mld dollarë pasuri zë vendin e 88-të në listën e më të pasurve të botës.

“PPF” është e pranishme në 22 shtete dhe fokusohet në shumë sektorë, që nga bankat, real estate, sigurimet, shitja me pakicë, telekomunikacioni etj. Vetëm fitimet e kompanisë llogariten në 1.1 miliard dollarë në vit.
Pra, në garë për të blerë “Telekom Albania”, deri më tani janë tre profile mjaft interesante, që në rast se arrijnë marrëveshjen do të shkaktojnë shumë debat. Dy të parat parat për shkak se bëhet fjalë për dy kompani që i zotëron shteti, dhe e treta pasi përkthehet në afrimin e një prej njerëzve më të pasur të botës në tregun shqiptar. Por, nuk përjashtohet as mundësia që në garë të hyjë një ose disa kompani të tjera.

The post Gara për “Telekom Albania”, jo vetëm Telekom Srbja! Cilat janë 2 kompanitë e tjera? Njëra shtetërore, tjetra në pronësi të miliarderit çek appeared first on 55 News.

]]>
Kalifornia me ligj të ri: Kompanitë jo vetëm meshkuj në bordet drejtuese, do të përballen me masa ndëshkuese https://55news.al/aktualitet/kalifornia-me-ligj-te-ri-kompanite-jo-vetem-meshkuj-ne-bordet-drejtuese-do-te-perballen-me-masa-ndeshkuese/ Tue, 02 Oct 2018 05:22:08 +0000 https://new.55news.al/?p=54088 Kompanitë me seli në Kaliforni nuk mund të kenë të gjitha bordet drejtuese me meshkuj. Një ligj i miratuar më 30 shtator kërkon që të gjitha kompanitë publike të tregtisë të vendosin të paktën një grua në bordin e drejtorëve deri në fund të vitit 2019 ose do të përballen me masa ndëshkuese. Gjithashtu kërkon […]

The post Kalifornia me ligj të ri: Kompanitë jo vetëm meshkuj në bordet drejtuese, do të përballen me masa ndëshkuese appeared first on 55 News.

]]>
Kompanitë me seli në Kaliforni nuk mund të kenë të gjitha bordet drejtuese me meshkuj.

Një ligj i miratuar më 30 shtator kërkon që të gjitha kompanitë publike të tregtisë të vendosin të paktën një grua në bordin e drejtorëve deri në fund të vitit 2019 ose do të përballen me masa ndëshkuese.

Gjithashtu kërkon që kompanitë me pesë drejtorë të shtojnë dy gra deri në fund të vitit 2021 dhe kompanitë me gjashtë ose më shumë drejtorë të shtojnë të paktën tre gra.

Ky është ligji i parë i tillë i miratuar në Shtetet e Bashkuara, edhe pse masa të ngjashme janë marrë më herët në vendet europiane.

Shumica e kompanive në S & P 500 kanë të paktën një grua në bordet e tyre, por vetëm rreth një e katërta kanë më shumë se dy, sipas një studimi nga PwC.

Disa e shohin ligjin e Kalifornisë si një hap vendimtar drejt vendosjes së barazisë më të mirë në udhëheqjen e korporatave.

Por vendosja e kuotave mund të jetë e diskutueshme, tha Vicki W. Kramer, autori kryesor i studimit historik 2006, “Mass Critical on Corporate Boards”.

Kundërshtarët argumentojnë se presioni nga kuotat do të çojë në anëtarë të pakualifikuar të femrave dhe diskriminim të mundshëm ndaj kandidatëve meshkuj.

Kramer tha se legjislacioni i Kalifornisë është i dobët në krahasim me ligjet në Norvegji dhe vendet e tjera evropiane, të cilat kërkojnë një përqindje të caktuar të grave në bord. Për kompanitë më të mëdha norvegjeze, legjislacioni kërkon që gratë të përbëjnë deri në 40% të bordit.

The post Kalifornia me ligj të ri: Kompanitë jo vetëm meshkuj në bordet drejtuese, do të përballen me masa ndëshkuese appeared first on 55 News.

]]>
1 mld dollarë borxhe nga biznesi, kryesojnë kompanitë e naftës dhe kumarit https://55news.al/aktualitet/1-mld-dollare-borxhe-nga-biznesi-kryesojne-kompanite-e-naftes-dhe-kumarit/ Tue, 15 May 2018 14:00:55 +0000 https://new.55news.al/?p=15995 Borxhi që biznese kanë ndaj tatimeve në vendin tone vlerësohet vlerësohet të jetë rreth 1 miliardë dollarë. Kjo shifër është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare pasi janë në procese gjyqësore. “Deri në prill të vitit 2018, borxhi ka arritur në […]

The post 1 mld dollarë borxhe nga biznesi, kryesojnë kompanitë e naftës dhe kumarit appeared first on 55 News.

]]>
Borxhi që biznese kanë ndaj tatimeve në vendin tone vlerësohet vlerësohet të jetë rreth 1 miliardë dollarë.

Kjo shifër është bërë publike nga vetë administrata tatimore, e cila saktëson se një pjesë e këtyre detyrimeve nuk mund të quhen përfundimtare pasi janë në procese gjyqësore.

“Deri në prill të vitit 2018, borxhi ka arritur në 104 miliardë lekë pasi dihet që ekonomia prodhon shtesa borxhi në mënyrë natyrale”, thotë Flora Lamçe, përgjegjëse e sektorit të borxhit.

Ky borxh arriti kulmin në fillim të vitit të kaluar kur kërceu në shifrën 1.4 miliardë dollarë. Por përmes një ligji të posaçëm, qeveria fali rreth 500 milionë dollarë detyrime të bizneseve.

“Gjatë vitit të kaluar borxhi u ul me 35 për qind falë punës së mirë të administratës, por edhe ligjit të fshirjes”, vazhdon më tej Lamçe.

Nga ligji i faljes përfituan rreth 195 mijë biznese. Por edhe pse amnistia tashmë ka përfunduar, bizneseve debitorë sërish u ofrohet mundësia për të paguar me këste.

“Nëse pranohet kërkesa e tatimpaguesit, tatimpaguesi lidh marrëveshjen e pagesës me këste me operatorin rajonal, por njëkohësisht paguan dhe 20% të detyrimit që ka për të paguar”, thotë Lamçe.

Sipas një raporti zyrtar të vitit të kaluar, rreth 35 për qind e borxhit tatimor i përket vetëm një grushti kompanish, kryesisht në fushën e naftës, por edhe kumarit.

The post 1 mld dollarë borxhe nga biznesi, kryesojnë kompanitë e naftës dhe kumarit appeared first on 55 News.

]]>