komuna e drenasit Archives - 55 News https://55news.al/tag/komuna-e-drenasit/ Sat, 12 May 2018 14:07:31 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png komuna e drenasit Archives - 55 News https://55news.al/tag/komuna-e-drenasit/ 32 32 Kosovë/ Shpallet “Qytetar Nderi” Rainer Wieland, por pranon: Nuk ka anëtarësim për shtetet që kanë konflikt me fqinjët https://55news.al/bota-shqiptare/kosove-shpallet-qytetar-nderi-rainer-wieland-por-pranon-nuk-ka-anetaresim-per-shtetet-qe-kane-konflikt-me-fqinjet/ Sat, 12 May 2018 14:07:31 +0000 https://new.55news.al/?p=14981 Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland është shpallur qytetar nderi i komunës së Drenasit. Nga aty, Wieland ka premtuar se do të bëjë gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza dhe të mos jetojnë të izoluar. Megjithatë, ai nuk ka premtuar nëse do të ndodhë këtë vit liberalizimi i vizave, apo […]

The post Kosovë/ Shpallet “Qytetar Nderi” Rainer Wieland, por pranon: Nuk ka anëtarësim për shtetet që kanë konflikt me fqinjët appeared first on 55 News.

]]>
Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland është shpallur qytetar nderi i komunës së Drenasit. Nga aty, Wieland ka premtuar se do të bëjë gjithçka që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza dhe të mos jetojnë të izoluar.

Megjithatë, ai nuk ka premtuar nëse do të ndodhë këtë vit liberalizimi i vizave, apo kur do ndodh, sepse nuk ka dashur të jap afate për këtë.

Wieland ka folur edhe për vendet tjera që synojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk do ta pranojnë asnjë vend, i cili ka probleme të hapura me fqinjët.

“Me lejoni t’iu them një gjë, nuk mund të flas në emër të PE-së, as partisë sime ndoshta, por mund të flas në emër të grupit parlamentar që i takoj sepse kemi një qëndrim të qartë në këtë drejtim. Ne nuk do të pranojmë asnjë vend në BE i cili pas momentit të anëtarësimit në BE do të filloj të qes probleme të reja me fqinjët e vet dhe do t’i pengoj në rrugën e integrimit. Ne nuk duam që vendet të cilat do t’i pranojmë në BE të kenë probleme  të hapura me fqinjët e tyre”, theksoi ai.

The post Kosovë/ Shpallet “Qytetar Nderi” Rainer Wieland, por pranon: Nuk ka anëtarësim për shtetet që kanë konflikt me fqinjët appeared first on 55 News.

]]>