komunizmit Archives - 55 News https://55news.al/tag/komunizmit/ Thu, 08 Nov 2018 19:07:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png komunizmit Archives - 55 News https://55news.al/tag/komunizmit/ 32 32 Rikthehen radhët e komunizmit, nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Laprakë https://55news.al/aktualitet/rikthehen-radhet-e-komunizmit-nuk-do-ta-besoni-cfare-po-ndodh-ne-laprake/ Thu, 08 Nov 2018 19:07:10 +0000 https://new.55news.al/?p=65702 Mjerimi ka pllakosur shqiptarët. Papunësia është në nivelet më të larta prej rënies së komunizmit, të gjithë turren të ikin pasi në këtë vend, me këtë qeveri nuk mund të ndërtosh dhe mbash familjen. Po ikin sepse po varfërohen çdo ditë, as lëmoshën e ndihmës ekonomike nuk e marrin dot e për pasojë as nuk […]

The post Rikthehen radhët e komunizmit, nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Laprakë appeared first on 55 News.

]]>
Mjerimi ka pllakosur shqiptarët. Papunësia është në nivelet më të larta prej rënies së komunizmit, të gjithë turren të ikin pasi në këtë vend, me këtë qeveri nuk mund të ndërtosh dhe mbash familjen. Po ikin sepse po varfërohen çdo ditë, as lëmoshën e ndihmës ekonomike nuk e marrin dot e për pasojë as nuk ushqehen. Ikin sepse Rilindja jo vetëm nuk kujdeset që të përmirësojë jetesën qytetarëve që ata të mos ikin, por po iu vret dhe shpresën dhe nuk po ngopen as me bukë!.

Qytetari Osman Levanku në rrjetin social FB shkruan një fakt tronditë teksa në mes të Tiranës, në një nga zonat më të populluara, qytetarët preferojnë të qëndrojnë në radhë për të marrë bukën me çmimin më të lirë.

Ja çfarë shkruan Osman Levanaku në FB:

“Ne këtë foto shihni si mbahet radha ne një furre buke ne Laprak, pronari një bamirës e shet bukën nga ora 11 deri ne 12 me 500 leke te vjetra, ja ku na katandisi ky njeri i lig ky maskara i ndyre.ku push burre qe eshte kthyer ne putane .ky frikacak e brek mut qe do na vij turp nga vetja kur ky mos jete me kryeminister.shihi njerëzit tuaj o psikopat qe po vriten për bukën e gojes”.

The post Rikthehen radhët e komunizmit, nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Laprakë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Trump nderon viktimat e komunizmit https://55news.al/globi/presidenti-trump-nderon-viktimat-e-komunizmit/ Thu, 08 Nov 2018 17:22:06 +0000 https://new.55news.al/?p=65648 Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbrëmje nderimin e tij për viktimat e komunizmit, mbi 100 milionë vetë që janë vrarë dhe persekutuar nga regjimet totalitare komuniste. Mesazhi presidencial erdhi në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit. “Ne rikonfirmojmë gjithashtu mbështetjen tonë të palëkundur për ata që kërkojnë paqe, mirëqenie dhe liri kudo […]

The post Presidenti Trump nderon viktimat e komunizmit appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu të mërkurën në mbrëmje nderimin e tij për viktimat e komunizmit, mbi 100 milionë vetë që janë vrarë dhe persekutuar nga regjimet totalitare komuniste. Mesazhi presidencial erdhi në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit.

“Ne rikonfirmojmë gjithashtu mbështetjen tonë të palëkundur për ata që kërkojnë paqe, mirëqenie dhe liri kudo në botë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Që nga Revolucioni Bolshevik në Rusi në vitin 1917, vazhdon deklarata, ne kemi qenë dëshmitarë të ideologjisë tiranike komuniste: makthit, shtypjes dhe vdekjes.

Viktimat e këtyre mizorive “janë një dëshmi e heshtur e faktit të pamohueshëm se komunizmi dhe ndjekja e tij, do të jenë gjithmonë shkatërruese për shpirtin njerëzor dhe për begatinë e njerëzimit”.

Presidenti tha se në këtë ditë “ne kujtojmë ata të cilëve u janë mohuar bekimet e mëdha të jetës, lirisë dhe lumturisë nën regjimet komuniste”.

“Së bashku ne mbajmë zi për humbjet e pashembullta që shumë kanë vujatur nën komunizëm dhe rikonfirmojmë angazhimit për të çuar përpara kauzën e lirisë dhe mundësive për të gjithë”. VOA

The post Presidenti Trump nderon viktimat e komunizmit appeared first on 55 News.

]]>
Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës https://55news.al/aktualitet/nderohen-viktimat-e-komunizmit-ne-mursi-te-sarandes/ Fri, 21 Sep 2018 05:08:45 +0000 https://new.55news.al/?p=50929 Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës. Kjo zonë në kufi me Greqinë, njihet si një nga zonat më të persektuara në Shqipëri. Krahas personave që u vranë, dhjetëra banorë bënë rreth 1200 vite burg […]

The post Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës appeared first on 55 News.

]]>
Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës.

Kjo zonë në kufi me Greqinë, njihet si një nga zonat më të persektuara në Shqipëri. Krahas personave që u vranë, dhjetëra banorë bënë rreth 1200 vite burg dhe vite të tëra interrnime.

Një memorial në qendër të zonës u ngrit dhjetë vite më parë, pikërisht në datën kur ish Sigurimi i Shtetit arrestoi dhe burgosi disa banorë në këtë fshat.

The post Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës appeared first on 55 News.

]]>
Dita e vikimave te komunizmit: T’i kujtojme sot https://55news.al/aktualitet/dita-e-vikimave-te-komunizmit-t-i-kujtojme-sot/ Fri, 24 Aug 2018 15:57:23 +0000 https://new.55news.al/?p=44165 Nga Frank Shkreli Dita e djeshme është Dita Evropiane e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazismit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, viktima të pafajshme të komunizmit dhe nazizmit. Është një ditë e cila shënohet në vendet e kontinentit evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe […]

The post Dita e vikimave te komunizmit: T’i kujtojme sot appeared first on 55 News.

]]>
Nga Frank Shkreli

Dita e djeshme është Dita Evropiane e Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazismit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, viktima të pafajshme të komunizmit dhe nazizmit. Është një ditë e cila shënohet në vendet e kontinentit evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, ndërkohë që njihet edhe si “Dita e Shiritit të Zi”. Parlamenti Evropian ka caktuar këtë ditë kujtimi për viktimat e komunizëm/nacizmit, në vitin 2008 dhe ç’prej atëherë shënohet zyrtarisht në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkohë që kjo ditë përkujtimore mbështetet gjithashtu edhe nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE). Dita e 23 Gushtit është zgjedhur si ditë kujtimi për viktimat e komunizmit dhe të nazismit, pasi historikisht, përkon me ditën kur është nënshkruar pakti famëkeq Molotov-Ribentropp, midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, pikërisht më 23 Gusht, 1939 nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, në bazë të cilit Moska dhe Berlini kishin rënë dakort për të ndarë, midis tyre, Evropën Lindore.
Sipas protokolleve të fshehta të Traktatit komunisto-nazist, përcaktoheshin ekzaktërisht sferat territoriale të influencës së Gjermanisë dhe Rusisë në Evropë, pas një invadimi të suksesshëm të Polonisë, për të cilin kishin rënë dakort Moska dhe Berlini. Sipas marrëveshjes, Rusia do të kontrollonte Letoninë, Estoninë dhe Finlandën, ndërsa Gjermania do të merrte Lituaninë dhe Danzing-un, ndërkohë që Polonia do ndahej, sipas këtij Pakti-komunisto-nazist, në tre zona të mëdha të cilat do bëheshin pjesë e territorit gjerman dhe rus. Siç dihet nga historia, forcat e Hitlerit pushtuan Poloninë nga perëndimi me 1 shtator, 1939 — ndërsa gjithashtu sipas Paktit nazisto-komunist, forcat sovjetike pushtuan territorin e Polonisë më 27 Shtator të njëjtit vit, duke i dhënë fund kështu pavarësisë së shkurtër të Polonisë, prej dy dekadash.
Siç dihet — përveç faktorëve të tjerë — nënshkrimi i paktit komunisto-nazist Molotov-Ribbentrop, ishte fillimi i krimeve dhe i gjithë të këqiave anë e mbanë kontinentit të vjetër – dhe si rrjedhim e mori djalli një pjesë të madhe të Evropës dhe historinë e saj të përgjakshme e kontrolloi komunizmi ruso-sovjetik për pothuaj 50-vjet. Një histori kjo e kontrolluar nga këto dy sisteme kriminale si-motra, që shkaktuan miliona viktima të pafajshme anë e mbanë Evropës dhe ish-Bashkimit Sovjetik – viktima — Ditën e të cilëve e kujton sot e mbarë bota e qytetëruar, më 23 gusht 2018 dhe çdo vit.
Duhet kujtuar lexuesit se historia e kësaj “Ditë Kujtese” e ka zanafillën në Perëndim. Në protestat që të arratisurit anti-komunistë nga vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, të vendosur pas Luftës së dytë Botërore në vendet perëndimore, mbanin çdo vit — pikërisht në këtë datë — nepër shumë qytete të perëndimit, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Më kujtohet se edhe Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe radio stacione të tjera ndërkombëtare perëndimore, nuk e harronin këtë ditë pëkujtimore, duke e shënuar me programe të posaçme, kushtuar viktimave dhe krimeve të komunizmit, që transmetoheshin anë e mbanë botës komuniste. Më kujtohet gjithashtu se shumë nga gazetarët e Zërit të Amerikës me origjinë nga Evropa Lindore e Qëndrore, e sidomos ata me prejardhje nga vendet baltike, me të cilët punoja tek VOA gjatë ‘70-ave dhe ‘80-ave, vinin atë ditë në punë me shirita të zi në xhaketat e tyre, për të kujtuar, “në shënjë zije”, thoshin ata, jo vetëm ditën e zezë të nënshkrimit të Paktit komunisto-nazist, Molotov-Ribentropp por edhe viktimat e këtyre regjimeve diktatoriale që pasuan atë marrëveshje djallëzore, midis Hitlerit dhe Stalinit.
Sivjet, edhe në Shqipëri me këtë rast janë kujtuar viktimat e komunizmit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, 1944-1991, ka organizuar gjatë ditëve të fundit disa aktivitete në kujtesë të vikitmave të komunizmit në Shqipëri. Fillimisht organizoi, para disa ditësh, ekspozitën me titull, “Persekutimi Komunist në zonën e Tepelëns”, ku u paraqitën dokumente arkivore dosjesh që dokumentojnë përndjekjen e ish-Siguimit të Shtetit në zonën e Tepelenës. Pjesë e kësaj ekspozite ishin, sipas Autoriteteit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit, edhe dokumentet e kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera.
Më 23 Gusht, 2018, enti në fjalë, organizoi gjithashtu një Simpozium Shkencor mbi kuadrin historik dhe juridik të punës së detyruar, ndër të tjera aktivitete, si pjesë e aktiviteteve kushtuar “Ditës Muze/Memorial Tepelenë”. Këto veprimtari janë sponsorizuar nga projekti, “Përkujtojmë për të Shëruar dhe Parandaluar”, i PNUD të OKB-së në Shqipëri, me mbështetjen gjithashtu edhe të Qeverisë së Italisë, si dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Në ceremoninë përkujtimore për të internuarit dhe vikitimat e kampit famëkeq në Tepelenë, në kuadër të “Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare” që u mbajtë në Tepelenë të ënjtën, njoftohet se mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Ilir Meta. Gjatë qëndrimit të tij atje, Presidenti i Republikës, Z. Meta, sipas Zërit të Amerikës, do nderonte disa prej të mbijetuarve të atij kampi.
Dita Europiane për Përkujtimin e Viktimave të Sistemeve Totalitare”, është një ditë e cila, në të vërtetë nuk kërkon koment as shumë fjalë, por nevojitë reflektim të thellë dhe kujtesë të mëshirshme dhe të pyesim: PSE?

The post Dita e vikimave te komunizmit: T’i kujtojme sot appeared first on 55 News.

]]>