koncert Archives - 55 News https://55news.al/tag/koncert/ Wed, 25 Dec 2019 14:27:48 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png koncert Archives - 55 News https://55news.al/tag/koncert/ 32 32 Nga qelia në koncert, ja çfarë do bëjë sot Aleksandër Gjoka https://55news.al/aktualitet/nga-qelia-ne-koncert-ja-cfare-do-beje-sot-aleksander-gjoka/ Wed, 25 Dec 2019 14:27:48 +0000 https://new.55news.al/?p=136538 “Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë. Ai u arrestua më 23 nëntor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l. Por […]

The post Nga qelia në koncert, ja çfarë do bëjë sot Aleksandër Gjoka appeared first on 55 News.

]]>
“Kam dy vjet pa pirë”, kjo ishte deklarata e artistit Aleksandër Gjoka në sallën e gjyqit teksa zhvillohej seanca për masën e sigurisë.

Ai u arrestua më 23 nëntor duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.66 mg/l, ndërkohë që shtetasi konsiderohet në gjendje të dehur kur testi del mbi 0.5 mg/l.

Por duke theksuar disa herë se ky ishte një rast i veçuar, Gjoka ka kërkuar nga trupi gjykues ta linte të lirë dhe të pranohej kërkesa e Prokurorisë për masën e siguriesë “detyrim paraqitje”, duke marrë parasysh edhe koncertet që ka të rezervuara me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se këngëtari shumë i dashur për publikun do të jetë sot në Korçë, ku do të performojë në një koncert përpara publikut vendas, por edhe turistëve të shumtë që zgjedhin qytetin juglindor për të kaluar festat.

Aleksandër Gjoka është lënë i lirë, por duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit./TCH

The post Nga qelia në koncert, ja çfarë do bëjë sot Aleksandër Gjoka appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtari italian/ Pupo: Një koncert në ndihmë të të prekurve nga tërmeti https://55news.al/aktualitet/kengetari-italian-pupo-nje-koncert-ne-ndihme-te-te-prekurve-nga-termeti/ Wed, 27 Nov 2019 14:09:01 +0000 https://new.55news.al/?p=131550 Një koncert për të ndihmuar Shqipërinë e goditur nga tërmeti. Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, është ndër të parët nga këngëtarët italianë që përcjell mesazh në Instagram e Twitter për popullin shqiptar, ‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë […]

The post Këngëtari italian/ Pupo: Një koncert në ndihmë të të prekurve nga tërmeti appeared first on 55 News.

]]>
Një koncert për të ndihmuar Shqipërinë e goditur nga tërmeti.

Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, është ndër të parët nga këngëtarët italianë që përcjell mesazh në Instagram e Twitter për popullin shqiptar,

‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm’, shkruan këngëtari.

I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, Pupo thotë se është i gatshëm ‘për çdo iniciativë serioze profesionale në mbështetje të Shqipërisë. Si personale, ashtu edhe me kolegët e tjerë’.

‘Jam gati të jap një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj’.

Eksperienca e Pupos në Shqipëri ka qenë pesë vjet më parë, kur pranoi ofertën e Agon Channel, në nëntor 2014.

‘Kam qenë gjashtë muaj atje dhe ishte fantastike. U njoha me shqiptarë, kulturën e tyre, traditat. I thashë po sipërmarrësit Francesco Becchetti dhe udhëtoja shpesh mes Italisë e Tiranës, ku ishin studiot. Drejtoja disa lojëra dhe në fund, kur ishim afër Krishtlindjeve, organizova një darkë të madhe për gjithë trupën që përbëhej nga rreth 100 persona’.

The post Këngëtari italian/ Pupo: Një koncert në ndihmë të të prekurve nga tërmeti appeared first on 55 News.

]]>
Rona Nishliu mban koncert në Gjermani, dhuron momente të paharruara https://55news.al/kulture/rona-nishliu-mban-koncert-ne-gjermani-dhuron-momente-te-paharruara/ Tue, 19 Nov 2019 10:09:36 +0000 https://new.55news.al/?p=129960 Me një faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme përshëndetej çifti gjerman Ahrens të shtunën mbrëma nga anëtarët e shoqatës URACult duka dalur nga salla e shtëpisë Altes Pfandhaus në Köln, pas koncertit „URACult Ethno Jazz“. Ishte ky një koncert i cili tingëllonte disi ndryshe nga koncertet tjera të kësaj shtëpie. Koncerti  për të cilin kishin […]

The post Rona Nishliu mban koncert në Gjermani, dhuron momente të paharruara appeared first on 55 News.

]]>
Me një faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme përshëndetej çifti gjerman Ahrens të shtunën mbrëma nga anëtarët e shoqatës URACult duka dalur nga salla e shtëpisë Altes Pfandhaus në Köln, pas koncertit „URACult Ethno Jazz“. Ishte ky një koncert i cili tingëllonte disi ndryshe nga koncertet tjera të kësaj shtëpie.

Koncerti  për të cilin kishin shkruar edhe gazeta të ndryshme Jazz-i në Gjermani, kishte zgjuar kurreshtjen edhe te shumë mysafirëve, si për artistët nga Ballkani por edhe për Ethno Jazz-in që do të prezentohej në këtë shtëpi në këtë mbrëmje.

Jo pa arsye, Altes Pfandhaus njihet si një nga adresat më e njohura të Jazz-it në Gjermani. Qysh në hyrje, mysafirëve të saj ju bien në sy muret e dekoruara me foto të yjeve botërore që kanë performuar në këtë shtëpi në dekadat e fundit. Të shtunën e kaluar, yjet në këtë tempull të Jazz-it ishin Rona Nishliu, Kiril Tufekcievski, Nesim Maxhuni dhe Edon Ramadani të cilët të bashkuar në grupin “Rona Nishliu Quartet” dhuruan momente të paharruara për publikun që përbëhej nga shqiptarë dhe pjesëtarë nacionalitetesh të ndryshme.

Pas promovimit të albumit “Mindil” në Prishtinë në Prill të këtij viti e disa javë më vonë edhe në Shkup, ishte ky prezentimi i parë i albumit në Evropën perëndimore. Shoqata URACult nga Köln, tashmë e njohur për organizime kulturore të nivelit të lartë në Gjermani për gati pesë vite, kishte bërë përgaditjet e duhura për prezentimin e “Rona Nishliu Quartet”.  

Për gati një orë e gjysmë, Rona Nishliu dhe kolegët e saj ofruan një performacë të shkëlqyeshme. Kurreshtja e atyre që për herë të parë dëgjonin këtë grup muzikor u shëndërrua në ngazëllim. “Moj e mira te pojata” e Haki Misinit apo “Mallëngjimi”i Muharrem Qenës por edhe secila këngë në këtë mbrëmjë u shpërblyen me duartrokitje të gjata. “Ta dëgjosh Bareshën në Prishtinë apo Tiranë është disi normale por ta dëgjosh këtë këngë në mes të Köln-it, ishte diçka e veçantë dhe emocionale” shprehej një student i ri shqiptar i posaardhur në Gjermani, pa fshehur befasinë që kishte gjetur një organizim të tillë kulturor nga komuniteti shqiptar në Gjermani.

Harmonia në skenë e Rona Nishliut dhe kolegëve të saj por edhe pjesët solo të gjithë anëtarëve të grupit, ishin me të vërtëtë mbresëlënëse dhe ngritën në këmbë gjthë publikun.  

“Një grup i talentuar dhe i këndshëm, një hapësirë e bukur dhe elegante shfaqjeje ku kishim mundësinë që të jemi shumë afër artistëve dhe të shijojmë shfaqjen në maksimum”, fliste australianja Jemima e shoqëruar nga miku i saj Anthony.

Mbresëlënëse ishte mbrëmja edhe për Rona Nishliun. “Eksperiencën e kësaj mbrëmjeje, secili nga ne do ta mbajmë si një kujtim plot magji” përshkruan Nishliu mbrëmjen në Köln. Këtyre fjalëve mbetet vetëm ti shtohet urimi për një performancë të shkëlqyeshme të një albumi i cili është një kontribut i rëndësishëm i ruajtjes së trashëgimisë muzikore.

“Gjatë vikendit në Altes Pfandhaus qëndroi e hapur ekspozita “URA” e artistit mitrovicas Kushtrim Istrefi.

The post Rona Nishliu mban koncert në Gjermani, dhuron momente të paharruara appeared first on 55 News.

]]>
Artistët spanjollë, koncert në Durrës dhe Vlorë https://55news.al/kulture/artistet-spanjolle-koncert-ne-durres-dhe-vlore/ Sun, 14 Jul 2019 12:29:00 +0000 https://new.55news.al/?p=109623 Violonçelisti i ri David Martin Gutierrez, shoqëruar në piano nga Miguel Angel Ortega performoi në dy koncerte në Durrës dhe Vlorë. Së bashku, të dy muzikantët shpalosën veprat e kompozitorëve si Bach dhe Prokofiev, si dhe veprat e dy prej kompozitorëve spanjollë më të rëndësishëm të shekullit të XX, Granados dhe Falla. Koncerti i datës […]

The post Artistët spanjollë, koncert në Durrës dhe Vlorë appeared first on 55 News.

]]>
Violonçelisti i ri David Martin Gutierrez, shoqëruar në piano nga Miguel Angel Ortega performoi në dy koncerte në Durrës dhe Vlorë. Së bashku, të dy muzikantët shpalosën veprat e kompozitorëve si Bach dhe Prokofiev, si dhe veprat e dy prej kompozitorëve spanjollë më të rëndësishëm të shekullit të XX, Granados dhe Falla. Koncerti i datës 12 korrik në Durrës u zhvillua në Muzeun Arkeologjik dhe u organizua në kuadër të Festivalit të XIV Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, ndërsa koncerti në Vlorë u zhvillua në teatrin “Petro Marko”, në kuadër të festivalit “Fabrika e peizazheve muzikore”. Dy artistët që këtë herë në vijim të aktivitetit të tyre muzikor ishin para publikut shqiptar janë të njohur me veprimtarinë e tyre. David Martin Gutierrez nisi studimet muzikore në vitin 2003 dhe që atëherë nisi njëkohësisht edhe karriera e tij profesionale. Violonçelisti Gutierrez ka fituar shumë çmime, mes të tjerash, në vitin 2016, i është dorëzuar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Sofia, çmimi i nxënësit më të mirë të violonçelit i katedrës së Jens Peter Maintz, si dhe ka fituar çmimin e parë të konkursit të 89 të përhershëm të të Rinjve Muzikorë të Spanjës, dhe çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Pedro Bote”. Nga ana tjetër Miguel Angel Ortega, i cili ka bashkëpunuar me ambasadat spanjolle në Vietnam dhe Tanzani, është gjithashtu fitues i një sërë çmimesh. Ka qenë pianist shoqëruesi mjeshtrave të mëdhenj, dhe aktualisht është profesor i pianos në Konservatorin Superior të Zaragozëssi dhe profesor pianist shoqërues në katedrën e violonçelit të Shkollës Superiore të Muzikës Reina Sofía, me profesor titullar Jens Peter Maintz. Dy festivalet “Fabrika e peizazheve muzikore” dhe ai Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës vazhdojnë me veprimtarinë e tyre në jetën artistike në vend. Në skenat e tyre janë ngjitur artistë shqiptarë dhe të huaj, ku këtë herë ishin dy artistët nga Spanja. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës” këtë vit po zhvillon edicionin e 14, me ansamble të ndryshme muzikore. Në kuadër të këtij aktiviteti koncertet po vazhdojnë për të përfunduar mbrëmjen e datës 21 korrik.

The post Artistët spanjollë, koncert në Durrës dhe Vlorë appeared first on 55 News.

]]>
6 kompozitorë, moncerti me muzikë moderne me veprat e tyre https://55news.al/kulture/6-kompozitore-moncerti-me-muzike-moderne-me-veprat-e-tyre/ Thu, 13 Jun 2019 09:54:30 +0000 https://new.55news.al/?p=104539 Koncerti i Muzikës Moderne solli në skenën e arteve veprat muzikore të gjashtë autorëve. Pjesa më e madhe e veprave ishte premierë, por dhe të shkruara ndër vite u luajtën në skenën e Universitetit të Arteve nga 14 instrumentistë. Koncerti bëri bashkë krijues të muzikës, që këtë herë prezantuan veprat e tyre të muzikës moderne. […]

The post 6 kompozitorë, moncerti me muzikë moderne me veprat e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Koncerti i Muzikës Moderne solli në skenën e arteve veprat muzikore të gjashtë autorëve. Pjesa më e madhe e veprave ishte premierë, por dhe të shkruara ndër vite u luajtën në skenën e Universitetit të Arteve nga 14 instrumentistë. Koncerti bëri bashkë krijues të muzikës, që këtë herë prezantuan veprat e tyre të muzikës moderne. Një koncert që ka shumë rëndësi kur dihen dhe problemet që po kalojnë autorët shqiptarë për krijimtarinë muzikore në vendin tonë. Në koncert u luajtën veprat e autorëve Ajet Çekiçi, Alban Dhamo, Enis Mullaj, Eriona Rushiti, Hamit Skilja dhe Kris Sopiqoti. Kompozitorja e njohur njëkohësisht dhe pedagoge e Fakultetit të Muzikës Eriona Rushiti shprehet se ky është një koncert, që ka nisur të zhvillohet prej disa vitesh. Koncerti i Muzikës Moderne sipas saj erdhi si një iniciativë e vetë autorëve. “Muzikë moderne është ajo kontemporane, muzikë e ditëve tona. Në këtë koncert janë dhe kompozitorë që janë të rinj. Ky është një koncert, që zhvillohet vit për vit nga vetë ne si autorë, pa ndihmën e asnjë institucioni dhe paguajmë vetë dhe instrumentistët. Pra është një iniciativë e jona thjesht për të mbajtur jetën artistike gjallë, që nuk duhet të jetë kështu”, shprehet mes të tjerave kompozitorja Eriona Rushiti. Autorët e rinj që janë pjesë e koncertit me veprat e tyre sipas kompozitores dhe pedagoges së arteve Eriona Rushiti kanë dalë nga klasat e profesorëve të Fakultetit të Muzikës. “Ata autorë që janë të rinj dhe marrin pjesë me veprat e tyre në këtë koncert ky është një brez, që nuk ka shumë kohë që ka mbaruar shkollën dhe ka kanë dalë nga klasat e profesor Aleksandër Peçit, Nestor Kraja, etj, është brezi i klasave ku është bërë përgjithësisht kompozicioni, ku ndryshoi dhënia e mësimit dhe u shndërrua kjo në klasa atelie dhe kjo është e reja. Njëri ka kuartet, një ka trio, unë kam solo piano dhe veprën time do ta luajë Milena Nikolla pianiste dhe pedagoge”, tregon kompozitorja Eriona Rushiti. Në skenë veprat u interpretuan nga artistët Fatjon Memaj, Era Canaj, Alessia Sadiku, Blerina Durmishaj, Igert Zeqiri, Gysi Teqja, Marsiona Bardhi, Fatos Bardulla, Blerina Foto, Ilir Kodhima, Milena Nikolla, Rubina Repa, Emi Murxhini dhe Enio Belegu.

The post 6 kompozitorë, moncerti me muzikë moderne me veprat e tyre appeared first on 55 News.

]]>
Tedi Papavrami sjell tingujt e sonatave të Beethoven në Tiranë https://55news.al/kulture/tedi-papavrami-sjell-tingujt-e-sonatave-te-beethoven-ne-tirane/ Mon, 13 May 2019 12:42:56 +0000 https://new.55news.al/?p=99626 Violinisti shqiptar me famë botërore Tedi Papvrami dhe pianisti François Frederic-Guy do të sjellin mbrëmjen e sotme një koncert ku do të interpretojë sonatat 2,7 dhe 10 të Beethoven. Ky koncert, që do të zhvillohet në sallën e katedrales Ortodokse në Tiranë, vjen në kuadër të “Different Trains”, pjesa e dytë e integrales së sonatave […]

The post Tedi Papavrami sjell tingujt e sonatave të Beethoven në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Violinisti shqiptar me famë botërore Tedi Papvrami dhe pianisti François Frederic-Guy do të sjellin mbrëmjen e sotme një koncert ku do të interpretojë sonatat 2,7 dhe 10 të Beethoven.

Ky koncert, që do të zhvillohet në sallën e katedrales Ortodokse në Tiranë, vjen në kuadër të “Different Trains”, pjesa e dytë e integrales së sonatave Beethoven.

Papavrami dhe Guy do të sjellin për publikun kryeqytetas sonatën e dytë, të shtatën dhe të dhjetën, ku kjo e fundit i është kushtuar një ndër etapave të vështira të gjeniut të madh.
Vitin E kaluar violinisti Papavrami dhe pianisti Guy kanë interpretuar 4 sonatat nr. 1,4,5 dhe 6 të Beethoven.

Papavrami dhe Guy në këtë koncert në Tiranë vijnë pas një bashkëpunimi të gjatë së bashku në shumë skena botërore.

Në vitin 2020, vit i 250 vjetorit të Beethoven, do të luhet koncerti i tretë dhe i fundit që mbyll ciklin e plotë të 10 sonatave që Beethoven ka shkruar për violinë dhe piano.

Tedi Papavrami me aktivitetin e tij ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogëood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj.

Në stinët 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj, si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capricci” të Paganinit.

Artisti Tedi Papavrami interpreton rregullisht repertorin e muzikës së dhomës së bashku me P.Bianconi, H.Sermet, M.Rubackyte, P.Meyer, E.Lesage, R.Oleg, G.Hoffman, etj./k.s/ 

The post Tedi Papavrami sjell tingujt e sonatave të Beethoven në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Olen Cesari, dy net koncert në Pallatin e Kongreseve https://55news.al/kulture/olen-cesari-dy-net-koncert-ne-pallatin-e-kongreseve/ Tue, 23 Apr 2019 11:00:06 +0000 https://new.55news.al/?p=96264 Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Koncerti që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme dhe nesër për publikun përcjell një program të pasur muzikor. Violinisti i njohur Olen Cesari  ka angazhime të shumta, që e bëjnë të udhëtojë […]

The post Olen Cesari, dy net koncert në Pallatin e Kongreseve appeared first on 55 News.

]]>
Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh për dy mbrëmje me rradhë në skenën e Pallatit të Kongreseve. Koncerti që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme dhe nesër për publikun përcjell një program të pasur muzikor. Violinisti i njohur Olen Cesari  ka angazhime të shumta, që e bëjnë të udhëtojë shpesh në të gjitha anët e globit, por ai thotë se dëshira dhe detyra e sjellin gjithmonë në Tiranë. “E ndiej të domosdoshme të vij në Shqipëri. Se ju do të më thoni: pse vjen? Është pjesë e dëshirës sime, që ajo që ne çojmë nëpër botë të vijë edhe në Tiranë, ta kemi edhe ne tonën këtu. Sepse është një ushtri njerëzish që vjen, është një ushtri muzikantësh, është një ushtri teknikësh”, u shpreh Olen Cezari. Bashkë me grupin e tij “Interneational Clandestine Orchestra” ai do të sjellë në skenë tinguj nga e gjithë bota, sëbashku me të ftuarit specialë. Ai tregon se janë emra të njohur artistësh të huaj, që me aktivitetin e tyre janë vlerësuar në botë. “Unë kam ftuar Alessandro Mannarinon, kantautorin e famshëm Italian. Nga Kina do të vijë Guo Gan, një instrumentist që do të luajë një nga meloditë më të famshme të Azisë. Vjen po ashtu për herë të parë në Tiranë, bateristi që ka performuar me Santanën, Pepe Sanchez. Do të jetë Eden, Shama Milan nga Kuba, Lavinia Mancusi dhe aktori shqiptar i humorit Bes Kallaku”, u shpreh artisti. Olen Cesari dhe “International Clandestine Orchestra” rikthehen në Tiranë për një tjetër koncert madhështor plot emocione në dy net, ku kanë mbështetjen edhe nga Ambasada e Italisë në Tiranë. Por sa i përket zhvillimeve politike që ndodhin në Shqipëri, ai shprehet se është artist edhe i përket popullit, ndërsa vendin e tij dhe Italinë në mbarë botën e përfaqëson si artist. “Nuk jam politikan edhe s’jam marrë ndonjëherë me të. Nuk i përkas asnjë ngjyrimi politik, por i përkas popullit, sikundër kam vite që prezantoj edhe popullin italianë nëpër botë. Ndihem si një urë e këtyre dy shteteve që kanë një vëllazëri shekullore me njëri-tjetrin. Por unë mendoj se Shqipëria ka nevojë për dashuri, ka nevojë që njerëzit të zbuten edhe t’i shprehin të gjithë dashurinë njëri-tjetrit, se janë të gjithë të tendosur si tel violine”, tha violinisti i njohur Olen Cesari.

The post Olen Cesari, dy net koncert në Pallatin e Kongreseve appeared first on 55 News.

]]>
Artistët italianë, koncert në Tiranë me veprat e Beethoven https://55news.al/kulture/artistet-italiane-koncert-ne-tirane-me-veprat-e-beethoven/ Thu, 04 Apr 2019 11:12:43 +0000 https://new.55news.al/?p=93088 Në vitin 2020 gjithë bota feston dhe kujton 250- vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven (1770-1827), dhe për herë të parë në Tiranë u dëgjua performanca e plotë e Kuarteteve për Harqe dhe Quintet op. 29 të kompozitorit gjerman. Koncerti u zhvillua mbrëmjen e së martës në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve. […]

The post Artistët italianë, koncert në Tiranë me veprat e Beethoven appeared first on 55 News.

]]>
Në vitin 2020 gjithë bota feston dhe kujton 250- vjetorin e lindjes së Ludwig van Beethoven (1770-1827), dhe për herë të parë në Tiranë u dëgjua performanca e plotë e Kuarteteve për Harqe dhe Quintet op. 29 të kompozitorit gjerman. Koncerti u zhvillua mbrëmjen e së martës në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve. Projekti dyvjeçar përfshin nëntë koncerte dhe është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe është bërë i mundur falë Kuartetit të Cremona-s. Artistët që performuan në skenën e Tiranës me krijimtarinë muzikore të Beethoven ishin Cristiano Gualco – violinë; Paolo Andreoli – violinë; Simone Gramaglia- viol dhe Giovanni Scaglione – violonçel. Artistët janë të njohur për koncerte e tyre në skena të ndryshme dhe këtë herë ata sollën muzikën e Beethoven në Tiranë në skenën e Universitetit të Arteve.

Që nga themelimi i tij në vitin 2000, Kuarteti i Cremona-s u afirmua si një nga realitetet e muzikës së dhomave më interesante në nivel ndërkombëtar dhe është ftuar rregullisht për të marrë pjesë në festivale muzikore në Evropë, Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Lindjen e Largët, duke fituar konsensusin unanim të publikut dhe kritikës. Ludwig van Beethoven u pagëzua më 17 dhjetor 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri. Ishte kompozitor i epokës klasike Gjermane. Beethoveni e kishte paraqitjen e tij të parë para publikut të Vjenës në vitin 1795 me koncertin e tij të dytë për piano. Gjatë fillimit të karrierës së tij ai më së shumti merrej me piano solo. Seria e tij e famshme e 32 soneteve për piano daton para vitit 1802 ku më e njohura është “Pathetique”.

Të gjithë muzikantët pajtohen se veprat e hershme të Beethoven-it ishin shumë të ngjashme me ato të Hayden dhe Mozartit. Rreth vitit 1801 Beethoven filloi ta humbiste dëgjimin. Ka histori që gjatë premierës se Simfonisë së Nëntë i është dashur që të kthehej nga publiku, që të shikonte apllauzin e tyre. Duke mos dëgjuar asgjë nga fund i vitit 1802 ai ra në depresion dhe tentoi të bënte vetëvrasje. Ai la Vjenën për një qytet të vogël Austriak, Hailkengstand, ku vazhdoi të jetojë përmes artit të tij. Ai vazhdoi të kompozonte edhe pse gati nuk dëgjonte asgjë. Pas një tentimi të dështuar, që të luante vetë veprën e tij për piano nr.5 “Emperor” ai nuk luajti më asnjëherë para publikut.  

The post Artistët italianë, koncert në Tiranë me veprat e Beethoven appeared first on 55 News.

]]>
Tjetër masë e Cakajt: Konsujt e nderit të dorëzojnë targat diplomatike! https://55news.al/politike/tjeter-mase-e-cakajt-konsujt-e-nderit-te-dorezojne-targat-diplomatike/ Mon, 01 Apr 2019 08:20:47 +0000 https://new.55news.al/?p=92558 Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka njoftuar një tjetër vendim nga ana e institucionit që drejton. Sipas ministrit Cakaj, të paktën 38 konsuj nderi nuk do të lëvizin më me targa diplomatik por do të pajisen me shenja të zakonshme. “Ju informoj se kam vendosur  për marrjen e masës së tjetër  të domdosdoshme […]

The post Tjetër masë e Cakajt: Konsujt e nderit të dorëzojnë targat diplomatike! appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka njoftuar një tjetër vendim nga ana e institucionit që drejton. Sipas ministrit Cakaj, të paktën 38 konsuj nderi nuk do të lëvizin më me targa diplomatik por do të pajisen me shenja të zakonshme.

“Ju informoj se kam vendosur  për marrjen e masës së tjetër  të domdosdoshme ka ardhur koha të bëjmë një praktikë. Jemi një vend në botë që kemi plot 38 konsull nderi që operojnë në targa diplomatike. bëhet fjalë për biznesmenë të ndryshëm që janë ngarkuar në Shqipëri, si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, Shqipëria edhe njëher e theksoj është e nderuar t’i ketë këta konsuj këtu.”-u shpreh Cakaj.

The post Tjetër masë e Cakajt: Konsujt e nderit të dorëzojnë targat diplomatike! appeared first on 55 News.

]]>
Sting, koncert në 2 qershor në Shkup https://55news.al/kulture/sting-koncert-ne-2-qershor-ne-shkup/ Mon, 17 Dec 2018 13:56:01 +0000 https://new.55news.al/?p=74618 Ylli i njohur britanik muzikor Sting më 2 qershor të vitit të ardhshëm, do të mbajë koncert në rajon  Ky do të jetë koncerti i dytë i këngëtarit me famë botërore në Shkup, pas performancës në “VIP Arena” në tetor të vitit kaluar, shkruan koha e përditshme. Koncerti i ri është në kuadër turit “My […]

The post Sting, koncert në 2 qershor në Shkup appeared first on 55 News.

]]>
Ylli i njohur britanik muzikor Sting më 2 qershor të vitit të ardhshëm, do të mbajë koncert në rajon 

Ky do të jetë koncerti i dytë i këngëtarit me famë botërore në Shkup, pas performancës në “VIP Arena” në tetor të vitit kaluar, shkruan koha e përditshme.

Koncerti i ri është në kuadër turit “My Songs”, e cila në thelb paraqet zgjedhje të këngëve të tij më të famshme. Sting sipas paralajmërimeve të organizatorit, do të ofrojë “një show jo të zakonshëm dhe dinamik, duke u përqendruar në këngët e tij më të famshme nga era e “Polis” dhe nga solo karriera.

The post Sting, koncert në 2 qershor në Shkup appeared first on 55 News.

]]>