konflikt Archives - 55 News https://55news.al/tag/konflikt/ Thu, 05 Mar 2020 08:19:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png konflikt Archives - 55 News https://55news.al/tag/konflikt/ 32 32 Shembja e banesave në zonën e Unazës së Re, banorët konfliktojnë verbalisht me policinë.. https://55news.al/kronike/shembja-e-banesave-ne-zonen-e-unazes-se-re-banoret-konfliktojne-verbalisht-me-policine/ Thu, 05 Mar 2020 08:19:52 +0000 https://new.55news.al/?p=148525 Sot ka vazhduar aksioni i prishjes së banesave në  zonen e unazes se re .Banorët kundershtojnë forcat e policisë bashkiake dhe forcat “Shqiponja” dhe ku i akuzojnë këta te fundit që po mbrojnë pushtetarët që po u shkatërrojne jetën . Ka ndodhur një debat verbal mes banorëve dhe punonjësve të policisë. Banoret policeve:  “Skemi pune […]

The post Shembja e banesave në zonën e Unazës së Re, banorët konfliktojnë verbalisht me policinë.. appeared first on 55 News.

]]>
Sot ka vazhduar aksioni i prishjes së banesave në  zonen e unazes se re .Banorët kundershtojnë forcat e policisë bashkiake dhe forcat “Shqiponja” dhe ku i akuzojnë këta te fundit që po mbrojnë pushtetarët që po u shkatërrojne jetën .

Ka ndodhur një debat verbal mes banorëve dhe punonjësve të policisë.

Banoret policeve: 

“Skemi pune me ju por me Edi rame edhe Edi Ramen qe po na marri shpirtin. A ke familje ti? A ke shtepi ti? Me te marr djersen e nje jete te tere. “….

Polici: Un po bëj detyrën….

Banori tjeter policit:

“Ca ke me shume se un qe mbron kete padrejtesi qe po behet ndaj nesh. Na keni vu keni vene kemben ne fyt, cfar ka Siria me shume se ne. Vetem uniformen ke me shume se un, edhe femijet na kane emigruar vetem per faj te ketij pushteti te korruptuar. Nuk do iu lejojme te na i prishni shtepite ne qoftese nuk na sillni dokumentat se pse po shemben banesat ne menyre qe ata tiu drejtohen gjykatave per te marr shperblimin e shpronesimit.. Nuk iu lejojme ne asnje menyre pa na sjell dokumentat. Pa njoftim me shkrim ne nuk e lejojme IKMT .”…

The post Shembja e banesave në zonën e Unazës së Re, banorët konfliktojnë verbalisht me policinë.. appeared first on 55 News.

]]>
Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në shtëpinë e një qytetari, pasi konfliktohet me të gjuan me armë https://55news.al/kronike/polici-i-dehur-humb-kontrollin-e-makines-e-perfundon-ne-shtepine-e-nje-qytetari-pasi-konfliktohet-me-te-gjuan-me-arme/ Thu, 13 Feb 2020 07:50:32 +0000 https://new.55news.al/?p=144647 Ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier ku një punonjës policie i dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e një banese. Më pas efektivi i policisë, i identifikuar si Paulin Shpani është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur […]

The post Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në shtëpinë e një qytetari, pasi konfliktohet me të gjuan me armë appeared first on 55 News.

]]>
Ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier ku një punonjës policie i dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka bërë aksident duke përfunduar në oborrin e një banese. Më pas efektivi i policisë, i identifikuar si Paulin Shpani është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit ku punonjësi i policisë Paulin Shpani, 41 vjeç ka hyrë me mjetin e tij “Ford” brenda oborrit të shtëpisë së shtetasit Soni Meços.

Në momentin që ka dalë nga mjeti është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij, duke e plagosur në dorë. Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

The post Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në shtëpinë e një qytetari, pasi konfliktohet me të gjuan me armë appeared first on 55 News.

]]>
EMRAT/ Kush janë të arrestuarit për të shtënat në Shkodër, konflikti për prishje pazaresh droge, në kërkim pronari i ‘BMW-së’ https://55news.al/kronike/emrat-kush-jane-te-arrestuarit-per-te-shtenat-ne-shkoder-konflikti-per-prishje-pazaresh-droge-ne-kerkim-pronari-i-bmw-se/ Thu, 06 Feb 2020 09:38:33 +0000 https://new.55news.al/?p=143365 Janë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar në Shkodër si dhe rrjedha e ngjarjes. Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dheEnsion Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme. Pikërisht është shtënë në drejtim të automjetit tip BMË me targa gjermane që […]

The post EMRAT/ Kush janë të arrestuarit për të shtënat në Shkodër, konflikti për prishje pazaresh droge, në kërkim pronari i ‘BMW-së’ appeared first on 55 News.

]]>
Janë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar në Shkodër si dhe rrjedha e ngjarjes. Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dheEnsion Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme.

Pikërisht është shtënë në drejtim të automjetit tip BMË me targa gjermane që i përket Mesad Metës. Ky person është konfliktuar me persona të tjeër kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës .

Një atentat i ngjashëm ka ndodhur Mersad Metës edhe në Gjermani.

Por kësaj radhe Mersad Meta i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen. Por bilanci i ngjarjes në pedonalen e qytetit verilindor ishte një e plagosur aksidentalisht në këmbë e cila rezultoi të ishte një kalimtare 35- vjeçare me emrin Liljana Jeremia si dhe plumbat mbi automjetin me targa gjermanbe.

The post EMRAT/ Kush janë të arrestuarit për të shtënat në Shkodër, konflikti për prishje pazaresh droge, në kërkim pronari i ‘BMW-së’ appeared first on 55 News.

]]>
Si nisi sherri për një kalë dje në plazh. Pas debatit erdhën 4 veta me armë dhe…(detajet e reja) https://55news.al/aktualitet/si-nisi-sherri-per-nje-kale-dje-ne-plazh-pas-debatit-erdhen-4-veta-me-arme-dhe-detajet-e-reja/ Mon, 05 Aug 2019 11:24:06 +0000 https://new.55news.al/?p=112601 Konflikti me pronarin e një lokali në plazhin e vjetër në Vlorë dhe disa personave të shpallur në kërkim momentalisht, që përfundoi me një viktimë dhe dy të plagosur, ka nisur për një kalë që ka vënë në panik pushuesit. Gazetari i “Panorama” bën me dije detaje të reja nga konflikti i të dielës pasdite, […]

The post Si nisi sherri për një kalë dje në plazh. Pas debatit erdhën 4 veta me armë dhe…(detajet e reja) appeared first on 55 News.

]]>
Konflikti me pronarin e një lokali në plazhin e vjetër në Vlorë dhe disa personave të shpallur në kërkim momentalisht, që përfundoi me një viktimë dhe dy të plagosur, ka nisur për një kalë që ka vënë në panik pushuesit.

Gazetari i “Panorama” bën me dije detaje të reja nga konflikti i të dielës pasdite, ku humbi jetën pronari i lokalit Arben Beqiraj dhe u plasgos djali i tij dhe kushëriri i tyre. Sherri thuhet se ka nisur mes nje personi që ka kaluar me kale ne plazh. Ai është konfliktuar me Arben Beqirajn.

Por teksa u duk se konflikti kishte mbaruar, i janë rikthyer debatit kater persona të tjerë që kishin marrë me vete edhe armet.

Burimet thanë se të përfshire ne konflikt jane E.XH,A.K,C.L dhe G.L. Keta persona dyshohet se kanë plagosur rëndë Arben Beqirajn qe humbi jeten ne spital dhe djalin e tij Ergest Beqiraj dhe dhe kusheririn e tyre.

Katër autorët e dyshuar janë ende në kërkim nga policia që pas ngjarjes mbrëmjen e të dielës. Viktima nuk ka precedent të mëpaarshëm penalë, kurse mësohet se i biri i tij është përfshire dikur në një sherr në zonen e Skelës në Vlorë.

The post Si nisi sherri për një kalë dje në plazh. Pas debatit erdhën 4 veta me armë dhe…(detajet e reja) appeared first on 55 News.

]]>
Japonia, Rusia dhe një konflikt i vjetër https://55news.al/globi/japonia-rusia-dhe-nje-konflikt-i-vjeter/ Thu, 22 Nov 2018 18:09:22 +0000 https://new.55news.al/?p=69328 Evropa këtë muaj shënoi 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore. Përfundimi zyrtar i Luftës së Dytë Botërore mund të jetë i afërt, nëse Presidenti rus Vladimir Putin realizon një nga synimet e tij. Udhëheqësi rus ka ndërmarrë një nismë për të nënshkruar një traktat përfundimtar të paqes me Japoninë […]

The post Japonia, Rusia dhe një konflikt i vjetër appeared first on 55 News.

]]>
Evropa këtë muaj shënoi 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore. Përfundimi zyrtar i Luftës së Dytë Botërore mund të jetë i afërt, nëse Presidenti rus Vladimir Putin realizon një nga synimet e tij. Udhëheqësi rus ka ndërmarrë një nismë për të nënshkruar një traktat përfundimtar të paqes me Japoninë dhe për të zgjidhur një mosmarrëveshje të epokës sovjetike mbi fatin e disa ishujve të vegjël në Lindjen e Largët të Rusisë.

Vizita në ishullin Sakhalin të kujton ndryshimin e fateve të perandorive.

Nga Japonia Perandorake, deri në Rusinë Cariste, dhe më vonë sundimi sovjetik, luftërat dhe ndryshimi i kufijëve kanë formuar historinë e Sakhalinit dhe të familjeve që kanë jetuar aty.

“Kam lindur dhe jam rritur këtu. Deri në moshën 7 vjecare, u rrita nga një familje japoneze”, thotë Masaesi Sirokhata, banor i Sakhalinit.

Prindërit e Sirokhatas qëndruan në Sakhalin pasi forcat sovjetike morën kontrollin e plotë të ishullit në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ai vetë mësoi rusisht dhe më pas u bashkua me ushtrinë sovjetike për të mbrojtur ishullin nga japonezët.

“’Japonezët do të vijnë që andej!’ kështu na thoshin gjatë stërvitjeve. Ja ku është një, ngjitur me mua’ Bënim shaka gjithmonë”, thotë Masaesi.

Sot, banorët vendas preferojnë të shtojnë integrimin ekonomik në rritje me Azinë. Ndërsa Kremlini ka investuar shumë në ishull, industritë e naftës, gazit, peshkimit dhe turizmit të Sakhalinit, janë të gjitha të mbështetura tek investimet e huaja dhe vizitorët.

Është bërë një rrugë e gjatë nga ditët kur territori sovjetik ishte i mbyllur për të huajt.

“Ishim pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ne ndërtonim qytete dhe fabrika. Njerëzit vinin këtu për të jetuar dhe punuar. Kur isha nxënës shkolle, nuk isha fare i interesuar nëse kishim marrëdhënie me Japoninë apo jo”, thotë Sergey Prokopenko, profesor në universitetin shtetëror Sakhalin.

Por komuniteti korean i Sakhalinit — ende i pranishëm — nuk e ka harruar historinë.

“Historia e famijes sime është tragjike por ajo tragjedi nuk na preku vetëm ne. Po të pyesësh, çdo familje këtu ka të njëjtën histori.”

Sjellë në Sakhalin si krahë i lirë pune nga japonezët, diaspora koreane e ishullit u mbajt e izoluar nga vendi i tyre deri në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Edhe sot, procesi i ribashkimit të familjeve dhe kërkesat e paplotësuara të dëmshpërblimeve nga Japonia janë plagë të hapura për shumë njerëz.

“Shtëpia ime është Sakhalini por rrënjët e mija janë në Kore….dhe nëse harron rrënjët harron cili je”, thotë Oksana Pak Soon Ok, president e Qendrës Koreane në Sakhalin.

Dallimet mbi rrënjët janë gjithashtu në zemër të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël Kurile që kanë mbajtur Rusinë dhe Japoninë zyrtarisht në luftë për mbi 70 vjet.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka sugjeruar kryeministrit japonez Shinzo Abe që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje deri në fund të vitit.

Sa realist është ky synim, thonë disa banorë lokalë, do të varet nga gatishmëria e japonezëve.

“Rusia, sigurisht është një vend me zemër të madhe dhe e gatshme të harrojë borxhet e vjetra… por, të heqë dorë nga territori i saj? Jo, këtë nuk do ta bënte askush”, thotë Kirill, një ciceron në muzeun rajonal të Sakhalinit.

Dhe me Rusinë që përballet me një tjetër çështje territoriale lidhur me aneksimin e Krimesë, mosmarrëveshja e gjatë me Japoninë mund të ofrojë një mësim, se zgjidhja e disa mosmarrëveshjeve mbetet e largët… diku përtej horizontit.
Facebook Forum

The post Japonia, Rusia dhe një konflikt i vjetër appeared first on 55 News.

]]>
Sot Dita Botërore për parandalimin e shfrytëzimit të mjedisit në luftë dhe në konflikt të armatosur https://55news.al/aktualitet/sot-dita-boterore-per-parandalimin-e-shfrytezimit-te-mjedisit-ne-lufte-dhe-ne-konflikt-te-armatosur/ Tue, 06 Nov 2018 09:37:13 +0000 https://new.55news.al/?p=64718 Çdo 6 nëntor shënohet Dita Botërore për parandalimin e shfrytëzimit të mjedisit në luftë dhe konflikt të armatosur. Rezoluta e miratuar më 5 nëntor 2001 nga OKB ka për qëllim që të ndërgjegjësojë njerëzit për dëmet e shkaktuar për mjedisin nga luftërat dhe konfliktet e armatosura, përcjell KP. Deri më tani është diskutuar më pak […]

The post Sot Dita Botërore për parandalimin e shfrytëzimit të mjedisit në luftë dhe në konflikt të armatosur appeared first on 55 News.

]]>
Çdo 6 nëntor shënohet Dita Botërore për parandalimin e shfrytëzimit të mjedisit në luftë dhe konflikt të armatosur. Rezoluta e miratuar më 5 nëntor 2001 nga OKB ka për qëllim që të ndërgjegjësojë njerëzit për dëmet e shkaktuar për mjedisin nga luftërat dhe konfliktet e armatosura, përcjell KP.

Deri më tani është diskutuar më pak për rëndësinë e luftës në mjedis, pasi që gjithmonë më shumë rëndësi kanë pasur ushtarët apo civilët e vdekur. Ambienti ka qenë gjithmonë një viktimë “e heshtur” e luftës.

Për shkak të teknologjisë së re, nivelet e larta të uraniumit të përdorura në bomba dhe mjedis tjetër të armëve është në rrezik më shumë se kurrë. Dëmi i bërë në mjedis, për shkak të luftës ka efekt të gjatë të qëndrueshme i cila shkatërron burime natyrore dhe ekosisteme. Shëndeti dhe mirëqenia e qytetarit janë në rrezik më shumë se kurrë, që është arsyeja pse kjo ditë shënohet në gjithë globin për të edukuar njerëzit në lidhje me dëmet e luftës në mjedis.

The post Sot Dita Botërore për parandalimin e shfrytëzimit të mjedisit në luftë dhe në konflikt të armatosur appeared first on 55 News.

]]>
Bleinroth: Ballkani Perëndimor trafikon armë në BE dhe kudo ku ka konflikt https://55news.al/globi/bleinroth-ballkani-perendimor-trafikon-arme-ne-be-dhe-kudo-ku-ka-konflikt/ Tue, 23 Oct 2018 07:24:30 +0000 https://new.55news.al/?p=60289 Gjermania dhe Franca kryesojnë nismën në Ballkan: Një rajon pa armë ilegale deri në 2024, flet për DW eksperti Marcus Bleinroth. DW: Z. Bleinroth, një nismë e udhëhequr nga Gjermani a dhe Franca, e mbështetur nga BE -ja synon që deri në vitin 2024 të ҫarmatosë popullsinë në gjashtë vendet e Ballkanit nait Perëndimor (BP) […]

The post Bleinroth: Ballkani Perëndimor trafikon armë në BE dhe kudo ku ka konflikt appeared first on 55 News.

]]>
Gjermania dhe Franca kryesojnë nismën në Ballkan: Një rajon pa armë ilegale deri në 2024, flet për DW eksperti Marcus Bleinroth.

DW: Z. Bleinroth, një nismë e udhëhequr nga Gjermani a dhe Franca, e mbështetur nga BE -ja synon që deri në vitin 2024 të ҫarmatosë popullsinë në gjashtë vendet e Ballkanit nait Perëndimor (BP) nga armët e vogla dhe të lehta, të mbajtura ilegalisht. A keni të dhëna sesa armë të tilla janë në mënyrë të paligjshme në duar të popullsisë civile në këto gjashtë vende të BP?

Marcus Bleinroth: Shifra varion nga 4 – 6 milion copë. Këto të dhëna vijnë nga Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug-Lindore dhe Lindore, SEESAC, (South Eastern Europe and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons)

DW: Shifër e lartë, pothuajse sa 1/3 e popullsisë prej 18 milion banorësh e BP, që rrezikon seriozisht sigurinë në rajon dhe BE. Si perceptohet siguria në rajon nga europianët, p.sh. nga gjermanët?

Marcus Bleinroth: Gjermanët mendojnë se siguria në PB është problem. Ata nisen nga ngjarje dhe fakte: Në sulmin terrorist në Paris, në sallën e koncerteve në Bataclan, në 2015, armët që përdorën terroristët e kishin origjinën nga BP. Një incident i tillë e bën popullsinë në Gjermani të mendojë që…ja pra, BP është rajoni nga vijnë armët dhe më pas të sjellin ndërmend ngjarje të tilla si luftërat në ish-Jugosllavi dhe ta perceptojë sigurinë në BP si problematike. Ky perceptim që është i përgjithshëm në vendet e BE për BP duhet të ndryshojë. Kjo na nxiti të ndërmarrim nismën për reduktimin në maksimum të tregëtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në BP, që ky perceptim të mos egzitojë më që të mos kthehet në një pengesë për hyrjen e BP në BE.

DW: Shqipëria, ndër gjashtë vendet e BP, përbën një rast të veҫantë. Ndër të tjera para 20 vitesh, në 1997, në vitin e trazirave nga shembja e skemave piramidale, u hapën depot e stokut më se 50 vjeҫar të armëve. Armët ranë në duart e popullsise civile. Mijëra të vrarë, mijëra armë të trafikuara. A e keni parasysh këtë situatë?

Markus Bleinroth: Natyrisht, që Shqipëria është ndryshe nga vendet e tjera të BP. Nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe e luftrave të saj civile. Por nga stoku i armëve që ra në duart e popullsisë civile ende nuk është e qartë, sasia që mungon, sasia që nuk është mbledhur. Qeveria shqiptare na ka thënë se mund të jene 200- 300 mijë copë. Vende të tjera të BP p.sh. Bosnja ka 800 mijë, shumë më tepër se Shqipëria. Pavarësisht nga këto shifra, kemi të dhëna që këto armë trafikohen në vendet e BE dhe në vendet ku ka konflikt si p.sh. në Siri. Kudo ku ka treg për ato. Ambicia jonë është ta ndalojmë trafikun dhe përhapjen e armëve, të rrisim sigurinë në Shqipëri dhe vendet e tjera partnere të BP me BE.

DW: A janë të gastshëm donatorët ndërkombëtarë ta financojnë; ta mbështesin gjithë këtë nismë për sigurinë dhe jetën?

Markus Bleinroth: Kemi shumë besim në mbështetjen e tyre. Së pari jemi tre vende: Gjermania Franca dhe Britania e Madhe, shumë të përfshira. Projekti ynë, nisma jonë, kryesohet nga Gjermania dhe Franca por Britania e Madhe është zotuar ta mbështesë fuqimisht me fonde financiare. Në Samitin e Londrës, korrikun e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit, tema kryesore ishte siguria në BP. Po kështu edhe BE dhe SHBA, këto të fundit kanë qenë shumë aktive në ҫarmatosjen e popullsisë civile në Shqipëri, pas ngjatjeve në vitin 1997. Por nuk është thjesht gjetja e fondeve por duhen edhe ekspertët . Do marrim ekspertë nga shtetet anëtare të BE për treinime dhe hartuar standarte proceduriale. Shumë shtete, anëtare të BE kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar. Përfaqësues të tyre tanimë kanë qënë në terren.

DW: Cilat janë sfidat më të mëdha për të pasur sukses: një BP pa armë, një popullsi civile e ҫarmatosur nga armët e mbajtura ilegalisht?

Markus Bleinroth: Donatorët ndërkombëtarë, në 10-15 vitet e fundit, janë fokusuar në sigurimin e municioneve dhe armëve, që depot të jenë të sigurta dhe të mos grabiten. Njëkohësisht janë fokusuar edhe në numërimin dhe regjistrimin e armëve. Që të mos grabiten. Kjo tanimë është arritur. Sfida jonë e parë është siguria në kufi. Kufijtë në Shqipëri nuk janë krejt të sigurtë. Trafiku vazhdon. Nuk kemi informacion të saktë sesa armë trafikohen, sepse kapacitetet teknike nuk janë të shtrira kudo. Situata është e tillë edhe në vende të tjera të rajonit. Sfida tjetër është zbatimi i ligjit. Trafikantët duhet të përballen me drejtësinë, të dënohen për aktet e tyre kriminale. Sfida tjetër, ndofta më e vështira, është ndryshimi i kulturës për armën në vendet e BP. Për fat të keq armët janë pjesë e kulturës në rajon. Është mentaliteti, që arma i shton krenarinë burrit ballkanas. Por ka edhe një arësye tjetër: për t’u ndjerë të sigurtë dhe të vetëmbrojtur. Zbatimi i ligjit, funksionimi i reformës në drejtësi do të bëjë që qytetari të besojë tek drejtësia dhe jo arma. Mbajtja e armës nga burrat ka edhe një ҫështje gjinore: viktimat prej burrave që kanë armë janë kryesisht gratë dhe vajzat, dhuna në familje shprehet shpesh me armë zjarri. Dhe sfida e fundit është ajo e mbledhjes së armëve, ta bindim popullsinë të dorëzojë armën që e mban ilegalisht, të bëjmë fushata

DW: Kur do të fillojë konkretisht puna?

Markus Bleinroth: Kemi filluar në Bosnjë të ndihmojmë autoritetet dhe policinë kufitare të bëjnë kontrolle dhe zhbulojnë trafikun ilegal të armëve. Në bashkëpumim me SEESAC po punojmë që këtë ta replikojmë edhe në vende të tjera të BP, duke përfshirë edhe Shqipëtinë. Kemi mbështetje nga UNDOC (United Nations Office on Drugs and Crime) që është e pranishjme në BP, e financuar nga Gjermania për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, treinuar gjykatësit, prokurorët, doganierët kundër trafikut ilegal të armëve. Po përshpejtojmë dhe përpkjekjet dhe po trefishojmë ato. Qëllimi është ҫarmatimi i qytetarëve të BP, reduktimi në maksimum i trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta deri në vitin 2024.

The post Bleinroth: Ballkani Perëndimor trafikon armë në BE dhe kudo ku ka konflikt appeared first on 55 News.

]]>
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Palmer: “Konflikti i ngrirë” Kosovë – Serbi, paraqet rrezik https://55news.al/bota-shqiptare/zevendes-ndihmes-sekretari-amerikan-palmer-konflikti-i-ngrire-kosove-serbi-paraqet-rrezik/ Fri, 19 Oct 2018 16:01:05 +0000 https://new.55news.al/?p=59412 Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos e humbin “mundësinë historike” për të arritur një marrëveshje nga e cila “të dyja palët do të dilnin fituese”. “Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, tha zoti Palmer në Beograd gjatë punimeve të […]

The post Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Palmer: “Konflikti i ngrirë” Kosovë – Serbi, paraqet rrezik appeared first on 55 News.

]]>
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të mos e humbin “mundësinë historike” për të arritur një marrëveshje nga e cila “të dyja palët do të dilnin fituese”.

“Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, tha zoti Palmer në Beograd gjatë punimeve të Forumit të Sigurisë, me temën “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”, citojnë mediet në Beograd.

Zoti Palmer tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke përcaktuar ndonjë rezultat të caktuar të bisedimeve.

“Ne po inkurajojmë palët të gjejnë rrugën përpara si dhe një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme të cilën do ta pranonin dyja palët”, tha ai.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dëgjojnë dhe ndihmojnë, por nuk mund të flasë për ndonjë hollësi lidhur me një ndryshim të mundshëm të kufirit, pasi nuk është paraqitur asnjë plan i tillë. Për Shtetet e Bashkuara, tha ai, është i kuptueshëm shqetësimi për mundësinë që ndryshimi i kufijve të nxisë krizë në vendet tjera të rajonit, mirëpo, konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “po ashtu rrezikon qëndrueshmërinë e rajonit”.

Zoti Palmer, i cili u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij e mbështetë themelimin e ushtrisë së Kosovës. “Ky është një kalim që kërkon kohë dhe ne po punojmë me kujdes me partnerët tanë në Prishtinë që ta mbështesim atë dhe të sigurohemi se kjo do të ndodhë në një atë mënyrë që të ndihmojë rajonit dhe qëndrueshmërisë së tij”, citohet të ketë thënë ai.

Beogradi reagoi me zemërim pasi që një ditë më parë parlamenti i Kosovës miratoi në parim tri projektligje që i hapin rrugë ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë dhe shndërrimit të saj në ushtri.

Presidenti serb, tha të premten se shpreson që Shtetet e Bashkuara do të kuptojnë qëndrimin e Serbisë se “formimi i ushtrisë së Kosovës mund të rrezikojë paqen e qëndrueshmërinë dhe mund të çojë në pasoja tragjike”.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian. VOA

The post Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Palmer: “Konflikti i ngrirë” Kosovë – Serbi, paraqet rrezik appeared first on 55 News.

]]>
Policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit të armatosur https://55news.al/aktualitet/policia-parandalon-pershkallezimin-e-konfliktit-te-armatosur/ Wed, 17 Oct 2018 08:37:04 +0000 https://new.55news.al/?p=58618 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër morën informacion per një konflikt mes disa të rinjve, te cilet mund të përdornin armë zjarri. Falë një punë të mirë-organizuar është bërë ndërhyrja në kohë nga Policia duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, […]

The post Policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit të armatosur appeared first on 55 News.

]]>
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër morën informacion per një konflikt mes disa të rinjve, te cilet mund të përdornin armë zjarri. Falë një punë të mirë-organizuar është bërë ndërhyrja në kohë nga Policia duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve H.K. 25 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht dhe M.K, 21 vjeç, banues në Peshkopi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin në qytetin e Peshkopisë për motive të dobëta ata kanë goditur me mjete të forta dhe nën kërcënimin e armës kanë kanosur shtetasit A.S, 25 vjeç dhe D.M, 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Në vijm të punës për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt është ushtruar kontroll në banesat e tyre. Në banesën e shtetasit H.K. u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike kanabis. U arrestua në flagrancë shtetasi Lutfi Kaja, 60 vjeç, (babai i shtetasit në kërkim H.K), për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik dhe lënda narkotike.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. 

The post Policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit të armatosur appeared first on 55 News.

]]>
Petritsch: Është rasti që Kosova të mos mbetet konflikt i ngrirë https://55news.al/aktualitet/petritsch-eshte-rasti-qe-kosova-te-mos-mbetet-konflikt-i-ngrire/ Thu, 04 Oct 2018 05:31:20 +0000 https://new.55news.al/?p=54757 Lëshimi i rrethanave aktuale për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës e Serbisë, mund të shpie drejt krijimit të konfliktit të ngrirë. Kështu ka thënë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Wolfgang Petritsch, transmeton Koha.net. Ai ka thënë se, siç përcjell gazeta “blic” e Beogradit, përvojat nga rajoni flasin se zgjidhjet e imponuara nuk janë të […]

The post Petritsch: Është rasti që Kosova të mos mbetet konflikt i ngrirë appeared first on 55 News.

]]>
Lëshimi i rrethanave aktuale për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës e Serbisë, mund të shpie drejt krijimit të konfliktit të ngrirë.

Kështu ka thënë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Wolfgang Petritsch, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se, siç përcjell gazeta “blic” e Beogradit, përvojat nga rajoni flasin se zgjidhjet e imponuara nuk janë të mira.

Petritsch ka theksuar se është me rëndësi që dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës me ndërmjetësim të BE-së duhet të vazhdojë e të gjendet zgjidhja pasi, ka shtuar, rrethanat në BE do të ndryshojnë edhe më shumë jo për të mirë.

Sipas tij, nëse “Federica Mogherini dështon, atëherë nuk besoj se pasuesi i saj do ta inicionte këtë çështje dhe ekziston rreziku që çështja të mbetet konflikt i ngrirë në mes të Evropës” .

The post Petritsch: Është rasti që Kosova të mos mbetet konflikt i ngrirë appeared first on 55 News.

]]>