konfrontimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/konfrontimi/ Sun, 30 Sep 2018 11:41:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png konfrontimi Archives - 55 News https://55news.al/tag/konfrontimi/ 32 32 Lavrov: Ballkani, linjë e re konfrontimi në Europë https://55news.al/globi/lavrov-ballkani-linje-e-re-konfrontimi-ne-europe/ Sun, 30 Sep 2018 11:41:55 +0000 https://new.55news.al/?p=53592 Ministri i Jashtëm rus në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së:: Shqetësim për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin. Kur flet për Ukrainën, ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse i shkon menjëherë mendja tek Ballkani. Dhe pa vonuar kalon aty. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të […]

The post Lavrov: Ballkani, linjë e re konfrontimi në Europë appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Jashtëm rus në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së:: Shqetësim për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.

Kur flet për Ukrainën, ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse i shkon menjëherë mendja tek Ballkani. Dhe pa vonuar kalon aty. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të premten më 28 shtator, Sergej Lavrov shprehu shqetësimin për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.

“Ne jemi të shqetësuar nga dëshira për të hapur një linjë tjetër konfrontimi në Europë, kësaj here në Ballkan. Shteteve të rajonit po u kërkohet me insistim të futen në NATO. Duke përsëritur mantrat për papranueshmërinë e çdo lloj ndërhyrjeje në çështjet e tyre të brendshme, liderët europianë dhe amerikanë janë duke bërë personalisht fushatë për futjen e vendeve të Ballkanit në Aleancën Euroatlantike”, tha Lavrov.

“Në Kosovë, prania ushtarake e autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të Komebev të Bashkuara është transformuar në bazë ushtarake amerikane. Forca ushtarake kosovare është krijuar. Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit ndërmjetësuar nga BE nuk është zbatuar,” tha Lavrov që i bëri thirrje palëve”të angazhohen në dialog në përputhje me principet e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

Ndryshe nga të gjithë palët e angazhuara në rajon që kërkojnë zgjidhje të pranueshme si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia, Lavrov kërkon zgjidhje të pranueshme për Serbinë. “Ne do të mbështesim një vendim që do të jetë i pranueshëm për Serbinë”, tha ai pa përmendur si do të jetë kjo zgjidhje.

Maqedonia

“Në përgjithësi ne inkurajojmë Ballkanin të mos kthehet sërish në arenë konfrontimesh ose të mos deklarohet pronë e dikujt. Njerëzit e vendeve të Ballkanit nuk janë të detyruar të përballen me zgjedhje të gabuara dhe duhet të parandalojnë shfaqjen e linjave të reja ndarëse”, duke patur këtu parasysh Maqedoninë dhe referendumin e atjeshëm, por pa e përmendur emrin e vendit.

Këtë e bëri më vonë. Mbas fjalimit që mbajti në Asamble, ai iu prezantua gazetarëve në një konferencë shtypi ku u pyet për pikëpamjet ruse për kriza të ndryshme në botë përfshirë Lindjen e Mesme, Indinë, Koretë, Venezuelën dhe Ukrainën.

Pa u pyetur ai foli për Maqedoninë në konferencën e shtypit, duke e marrë si shembull për ndërhyrjet e huaja. “Shikoni çfarë po ndodh para referendumit në Maqedoni. Liderët e vendeve të BE, personalisht, dalin në publik duke thënë, ju duhet të bëni një zgjidhje në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE, dhe të ndryshoni emrin po ashtu. E njëjta gjë është kërkuar edhe nga liderët amerikanë, së fundmi nga zoti Mattis, ministri amerikan i Mbrojtjes. Përfaqësuesja e lartë e BE, në një deklaratat në fillim të muajit tha se Ballkani është territor i Bashkimit Europian. Pra, aty ku jemi ne, nuk ka vend për të tjerët”, tha Lavrov.

Federata Ruse ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, organin vendimmarrës të OKB-së, dhe ka bllokuar me veto të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët në konfliktin Kosovë Serbi.

 

The post Lavrov: Ballkani, linjë e re konfrontimi në Europë appeared first on 55 News.

]]>
“Qeveria të largohet që konfrontimi të mos përshkallëzohet” https://55news.al/politike/qeveria-te-largohet-qe-konfrontimi-te-mos-pershkallezohet/ Mon, 28 May 2018 09:57:55 +0000 https://new.55news.al/?p=20277 Për deputetin e PD, Luçiano Boçi protesta e 26 majit e dha mesazhin dhe ishte një shprehje e aktit të zemërimit të qytetarëve. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News Boçi tha se qeveria duhet të reflektojë dhe të largohet në mënyrë që konfrontimi qytetar mos përshkallëzohet.  “Në rastin konkret PD dëshmoi qartë […]

The post “Qeveria të largohet që konfrontimi të mos përshkallëzohet” appeared first on 55 News.

]]>
Për deputetin e PD, Luçiano Boçi protesta e 26 majit e dha mesazhin dhe ishte një shprehje e aktit të zemërimit të qytetarëve.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News Boçi tha se qeveria duhet të reflektojë dhe të largohet në mënyrë që konfrontimi qytetar mos përshkallëzohet.

 “Në rastin konkret PD dëshmoi qartë se nuk kërkon një pushtet të vetëvetes dhe përdorim të masave, por kërkon që proceset demokratike të jenë bazike në mënyrën si menaxhohet demokracia në Shqipëri. Kërkon që kjo qeverisje të gjejë mënyrat për të reflektuar dhe të largohet dhe të marrë të gjitha masat me qëllim që ky konfrontim qytetar të mos përshkallëzohet dhe të kalojë në ato mënyra që janë të pamenaxhueshme edhe nga opozita por edhe nga policia që e gjen forcën reaguese vetëm për të kundërshtuar qytetarët dhe jo krimin”, tha deputeti demokrat Luçiano Boçi:

Referuar dhunës gjatë protestës, ku u godit edhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Boçi deklaroi se policia reagon me forcë ndaj qytetarëve që protestojnë dhe jo ndaj kriminelëve.

“Policia në momente të caktuara nuk ishte korrekte në detyrën e saj, jo në këndvështrimin tim politik, por edhe për mënyrën si reagonte, si provokonte, pati edhe indicie, apo raste siç ishte rasti i goditjes së gazetarit të “RD”, e cila u mundua ta kompensojë me pjesën e numrit të policëve të dëmtuar, që ishin pjesë të lehta dhe më shumë ishte një keqmenaxhim nga ana e policisë sesa ishte një goditje që erdhi nga pjesa e protestuesve. Reagimi i policisë për 15 të ndaluar ose fillimin e procedimit penal është një mënyrë për të ngjallur atë panikun që kishte nisur që para protestës për ta finalizuar. Pra është një lloj absurditeti që ndjek absurditetet e tjera të sjelljes në mënyrë reaktive të kësaj policie e cila kur bëhet fjalë për qytetarët që protestojnë, i gjen qytetarët, i ndalon dhe i arreston siç bëri në Kukës, siç kërkon të bëjë me protestën që u zhvillua në kryeqytet. Asnjëherë këtë forcë reaktive, këtë forcë të madhe të trupës policore nuk e tregon kur bëhet fjalë për të arrestuar trafikantët, kriminelët e këtij vendi, për të arrestuar familjet dhe klanet mafioze, që vërtet ministri i thotë në fjalime, por duken si paralajmërime që ato të marrin masa dhe të qëndrojnë larg policisë”, tha Boçi. /55news.al/

The post “Qeveria të largohet që konfrontimi të mos përshkallëzohet” appeared first on 55 News.

]]>